Vrasësit të Lenonit i refuzohet kërkesa për lirim

23 Gusht 2012, 19:28Lifestyle TEMA

Mark Dejvid Çepmen, 57 vjeç, autor i vrasjes së ish anëtarit të grupit Beatles, Xhon Lenon, i është refuzuar për të shtatën herë kërkesa për lirim të parakohshëm.

Çepmen është dënuar pasi më 8 dhjetor 1980, ka pranuar se e ka vrarë Xhon Lenonin në Qytetin Nju Jork, raporton REL.

Ai së pari e ka shfrytëzuar të drejtën për të bërë kërkesë për lirim të parakohshëm në vitin 2000.

Por, bordet e lirimit në mënyrë të vazhdueshme i kanë refuzuar kërkesat e tij, me arsyetimin se ai do të paraqiste rrezik për publikun dhe për vetveten.

Tani, Çepmen duhet të presë dy vjet për ta fituar të drejtën për kërkesë të re për lirim, që do të shqyrtohej nga një bord tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje