Gazetaria shqiptare e kronikës së zezë po arrin majat këtë fund gushti me historinë e Nazimes, vajzës nga malet mes Tiranës e Burrelit, që sapo ka mbushur të 18-at. Ka disa që thonë se gazetarët tanë nuk kanë “aftësi hulumtuese”. Pa lexoni njëherë deri ku ka arritur “hulumtimi” i Nazimes në këtë intervistë botuar në shtypin e dy ditëve të fundit. E pyet gazetarja (e ka intervistuar në burgun 313):
– Të doli gjak kur të përdhunoi Fiqiriu?
Po, më doli.
– Po ato, menstruacionet, të kishin ardhur?
Jo, më erdhën disa kohë mbrapa përdhunimit.
(!!!)
Dhe nuk ka mbaruar me kaq. Ca më tej vijon “intervista”:
– Po kur bënit dashuri çfarë të thoshte?
Asnjë fjalë, vetëm me forcë. S’më thoshte fjalë të mira.
– Ke ngelur ndonjëherë shtatzënë me Fiqiriun?
Jo, asnjëherë. Se kosovari i kishte thënë “mos e lër me barrë, se ndryshe nuk e dua”.
– Përdorte prezervativ Fiqiriu?
Ruhej.
Epo.. Më “hulumtuese” se kaq..! Kur lexoj thagma të tilla, më kujtohet anekdota e atij idiotit që shkoi të kërkonte punë në një gazetë dhe takoi kryeredaktorin me një krijim të vetin në dorë. Kur u kthye në shtëpi prindërit e pyetën: – Hë, si vajti? – Dhe ky u përgjigj: Mirë, mirë, veçse ai kryeredaktori mu duk një tip pak si shumë fetar.. – Pse?? – Po ja, lexonte shkrimin tim dhe pas çdo rreshti, thoshte: “O Zot, O Zot, o Zot…”
http://respublica.al/artikuj/2012/08/25/te-kishin-ardhur-menstruacionet-kur-te-perdhunoi-fiqiriu-pyet-gazetarja-nazimen
ajde pytje qe i ke bere . ti po je gazetare
GAZETARE KUDO QE NDODHENI; MOS U XHELOZONI HIC, PO KJO INTERVISTE ME DUKET SI DORA E SONILES!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
e vura re dhe pardje te nje interviste,atje luante rolin e hetueses,u ben si greket dhe keta.po kjo gazetarja rezik kishte fut duart mes te shlve kur e merte ne pyetje se nuk ka mundesi…mazoke komplet
Ja ky eshte nje reflektim i vetvetes ne gazetari. Sa me siper ka qene nje pasqyrim i rendomte i ca skenave te imagjinuara seksi, te cilat ne fund te fundit nuk eshte se te lene ndonje impresion, ndjehem keq kur shkrues (nuk mund tu them gazetare) kalojne cdo cak te gazetarise me shkrime denigrues, dizinformues, dhe deshirash e mendime te veta i sjellin per realitete dhe te verteta.
Po kjo gazetarja, ka kujtuar ato te vetat.
Te gjitha gazetaret ketu ne Shqiperi, perdhunohen perdite nga shefat e tyre, keshtu qe do te ishte mire qe ajo te bente nje interviste zhbiriluese per veten e vet.
Idjotja…!
Me siguri do te kete qene ndonje gazetare e Sandrit se ato jane te ketij kalibri.
Une njof nje gazetare qe asaj i kane ardhur adetet qe ne moshe 10 vjeçe.Mendoj se nuk eshte pjekur si femer nje 10 vjeçare pamvaresisht.Nuk ve doren ne zjarr per ato femra qe kane prirje qe te behen gazetare si kjo budallaqja qe ben ate pyetje.
GAZETARE V.K. (PO KU DO DALIN GAZETARE TE MIRE KETA MO AMAN, KETA NUK DIN TE SHKRUANJN GJUHEN E TYRE, KETA JAN GAZETARE 50 LEKESH, ME DIPLLOMA FALLCO DHE ME MIKE…
TE DEGJOSH LAJMET TEK NEWS24, ORA NEWS E DISA TE TJERA, ESHTE SKANDALOZE. DEGJON FJALE QE NUK JAN FARE SHQIP, QE NUK I GJEN NE FJALORIN E SHQIPES.
JAN GAZETARE KU TE THERRET QAMETI.
ku eshte e keqjq ketu ! Edhe une po ta kisha pyetur kete pyetje do ti kisha bere te paren ,dhe hetuesi kete pyetje i ka bere te paren
Nje here nje grua vajti ne gjyq dhe paditi nje burre se ai e perdhunoi ,gjykata e denoi dy vjet burg , pastaj gjykatesi i tha te pandehurit na thuaj fjelen e fundit .Ai tha te pakten per mundimin qe bera i hoqa mbathjet i ngrita dhe kembet me ulni nje vit,jo jo jo tha gruaja mos i ulni asnje dite se une mbathjet i hoqa vet dhe kembet i ngrita vet ky zoteria nuk u mundua anje cike.
Sa me ngrive gjakun une kujtova se per fjalen e fundit kishte kerkuar nje kreher.
Pyetjet jane te sakta. Ne raste te krimeve si keto eshte e nevojshme ( sidomos nga prokurori ) te behen pyetje te tilla edhe pse lexuesve mund tu duken te teperta apo te veteimagjinueshme. Nje mori pyetjesh ( ato qe ka bere gazetarja jane shume pak ) ndertojne nje strukture ne formen e nje gardhi ku genjeshtrat e thjeshta nuk mund te kalojne. Vetem e verteta mund te jete kompatibile me te gjitha pergjigjet.
Me fal po je komplet K*qe!
ti paske qejf llafet e pista…
po pse mor arsen per prokurorin behet fjale ketu?sa pa lidhje ju o shok…ajo eshte gazetare e cila mbi te gjitha shfytezon nivelin e ulet arsimor dhe IQ te asaj vajzes(nazimes)te ishte ndonje tjeter do shikonim nese do pyeste gjera te tila,megjithese imagjinoj se i ka bere ne lidhje me krahasimin e vetes kjo gazetare,probleme serioze psikologjike,nga saliu dhe deri tek institucioni me i fundit,shteteror apo privat(megjithese privat jane te sales apo shtetror prap te sales
Per gazetaret nuk ka limite ne pyetje. Eshte i tepruar sensibiliteti ne kete ceshtjen e pyetjeve. E verteta ne kete ngjarje eshte elementi me i rendesishem edhe per Nazmijen vete.
Disa komentues ofendojne opinionin tim por une ngul kembe dhe dua te sqaroj qe qendrimi im per pyetjet e gazetares nuk ka te beje me qendrimin tim per ngjarjen.
Arsen me fal por e ke shume gabim, ketu behet fjale per jeten e nje vajze pothuajse minorene qe ka kaluar nje traume dhe ne vend qe ta ndihmojme te gjithe, gazetarja e shkaterron me pyetjet e saj. Perse e ben gazetarja kete? Kush ja jep kete te drejte? Ajo nuk eshte hetuese e caktuar nga shteti qe duhet te zbardhin te verteten e krimit nepermjet periodave te Nazmijes.Vetem hetuesia dhe prokuroria kane te drejte te bejne pyetjet intime qe kane te bejne me ceshtjen dhe ato te kontrolluara dhe ne prani te avokatit. Gazetarja i ben ato pyetje sepse Nazmija eshte gardhi i ulet dhe e shkel me lehtesi se po te ishte nje njeri me para nuk do guxonte gazetarja ti afrohej jo ti bente ato pyetje shume te uleta qe ne fakt nuk ulin Nazmijen por vete gazetaren.
keto pyetje ta shpifin. kjo gazetari ta shpif. leqe ca flas dhe une… c ne gazetari ketu.. ja lexoni ca thot ky Arseni me siper qe me siguri do jet vet gazetari q ka bo intervisten: Kshu bejn hetusit, – thot.. O arsen me p…, po gazetarja shkon per hesap te publikut atje oj cuc, jo per hesap t prokuroris.. Apo eshte e SHIK=ut kjo gazetarja dhe nuk dim gje ne?? Ateher c’te semes do qe ben publike pyetje te tilla qe t sjellin zorret te goja. ti raportoj te shefat e saj ne hetusi apo shsih, sepse ata qe kan shef publikun nuk merren me kesi dokrrash, ndertojn opinion qytetar dhe e kapin demin nga briret jo nga breket e gjakosura te kesaj Nazimes se mjer
Te vjen ndot ta quash veten gazetar, ne kete lloj gazetarie qe behet ne Shqiperi.
Do ishte disi me ok te thoshim “Per fat te keq”, qe e fakt do teshmonte per fatin tone te zi si shqiptare, vuajtes dhe bashkefajtore te mynxyrave qe po jetojme.
Shqiperia ime e dashur qe kerkon nepermjet mrkullise qe u kthye ne ferr (internetit) mendim aristokratik dhe etike nga nje gazetare e gjore qe ska si te jete me e zonja se shefat medioker qe i mbajne ne pune per 200 mij leke dhe nuk i hapin vend talenteve se ane frike se mos eklipsohen.
Shqiperia ime e gjore dhee dashur e Berishes, ketij “fanari” te antikorrupsionit qe me te ardhur ne pushtet u be me zi se mafja siciliane. Shqiperia ime dhe e Edi Rames dhe e Braces qe bejne te njejtin faj kur kercenojne me ane te ligjit kur te vijne ne pushtet duke deshmuar se do bejne te njejten gje si Berisha… pra do kap[in shtetin. Shqiperia ime e universiteteve prvate ku lloj lloj rroskopesh, kartonizohen me diploma dhe i qepern si kepushat e zgjebes shetit ne strukture e infrastrukture. Sa tmmer te dashurit e mij shqiptare. Keta gati analfabete behen dhe pedagohe… madje dalin e flasin si te qene mencuria vete edhe neper TV te ndryshem.
Shqiperia imee dhe e Nazmiess se gjore. Pakush e brojti si duhet Nazimen e shkrete. EE pane si “joshese” dhe “bishtperdredhur”… fajsuan dhe familjne e saje, dreqin e te birin. Nazmia ishte femije kur ndodhi ai fakt. sot ai qe skupton se para se gjithash, dhe pavarsisht gjithckaje, nje shtet dhe shtetasit e tij duhet te marrin ne mbrojtje femijet. Ne vendet Afrikane, te quajturit babykiller qe kane vrare e masakrua sa kane mundur, jane marre e trajtuar per vite me rradhe me kujdes e dashuri. Askush nuk i denoi edhe pse qene vrases.
Nazimja e gjore ka qene nga ato femije qe enderrat me te bukura i shihnin duke u ngopur me buke. Shume njerez po e vrasin serish jo per faktin se eshte ne burg, por se kerkojne te bejne kronike te ndodhive me thelb arkaik dhe kafsheror, e kohen kur dirigjentet e thellimit t fajit kolektiv i kemi ne qeveri e parlament duke kultivuar e korrur filozofine e zhvatjes dhe ryshfetit. Te tjerat vijne pas… edhe “nazmiet” dhe heshtjet e perkoheshme qe ppllakosin para se te plasin tragjdi te tilla
.. e ca deshe me then ti??? ku deshe me dale…….se asgje nuk mora vesh!!!!
hajde pytje hajde?///
e shkreta vajze sa ka vuajtur nga ai monster dhe zhelefina bastardja pjerdh ne austri.
Ska gje Tema se nuk e publikuat komentim tim te pare shpresoj te publikoni kete te dytin se do ta bej pak me te bute se qe shume i ashper ai i pari. Ne fakt e kuptova kur nuk e publikuat se e kritikova shume “gazetaren” qe vetem gazetare nuk mund te jete. Kur u be qeni langua mortja qe nuk me hengri mua. Kjo demokracia ka bere gazetar lloj lloj njeriu qe nuk e ka idene e gazetarise si kjo gazetarja ne fjale qe e pyet Nazmijen per periodat. Cfar ti besh kur nje gazetar eshte i paafte te merret me investigime serioze qe e shqetesojne vendin seriozisht merret me periodat e Nazmijes.Po pse moj zonja gazetare te paskan shqetesuar aq shume ty perdhunimet e Nazmijes
dhe nuk je shqetesuar per problemet madhore qe shqetesojn sot vendin tone si ai i krimeve dhe vjedhjeve te prones se shqiptareve por qenke shqetesuar te shkruash nje pacavure vetem e vetem qe te shesesh gazeten per te bere para. Ndonjehere sinqerisht them qe gazetare si puna juaj abuzojne me detyren e tyre duke ju rene me qafe njerezve te varfer. Po nuk gjete gje andej nga Klani per te kritikuar ti por qenke bere kaq shume merak per jeten tragjike te Nazmijes. Nuk e di se si te ze gjumi naten por une po te isha ne vendin tend do me vinte turp nga vetja per ato pyetje qe ti i ke bere Nazmijes. Njeriu kur shkruan duhet te mendoje sikur te ishte vet ne vend te personit prapa hekurave kur shkruan per tjetrin ndryshe ai quhet abuzim me detyren e gazetarit. Kurajo Nazmije pa njerez te tille ne mesin tone nuk do te ishte i mundur “perparimi” i shoqerise.Shpresoj ta publikoni kete radhe komentin tim por edhe po se publikuat nuk ka gje ju kuptoj, se e keni kolege.
Kjo Nadia qenka per t`ja mbylluyr gojen me me ngjitese deri sa te miratohet ligji i pronave se aty i rrika mendja . Krahason problemin e pronave me dramen kesaj vajze te gjore. Bile dhe guxon te pagjykoje gazetaren pse merret me periodat e vajzes dhe jo me kthimin e pronave. Epo gazetarja ka pas hall me te madh : eshte perdhunuar nje vajze pa mbushur 14 vjec ( pa i ardhur akoma menstruacionet) per 4 vite me rradhe nga nje mik shpie. Ky eshte realiteti shqiptar. Disa nuk gezojne si gjithe moshataret diten qe behen zonjusha , kurse shumica si Nadia kane hall pronat ose ku te hane nje dreke te mire.
Ku ka etike pas gjithe ktij maskaralliku ??? Ato jane pyetje revolte
Shume mire ka bere qe e ka pyetur qe ta kuptojne te gjithe cfare kafshe ka qene ai qe e ka perdorur 13 vjecaren per epshet e tij.
Paragjukimi per kete pyetje eshte pavend
Po ty Lajla dhe ty Nadire kur ju kane filluar periodat per here te pare se me qmendet?
O Nostra_Dean nuk e kuptova se cfar kuptimi ka kjo pyetja jote? Nuk ke turp qe ben pyetje te tilla apo te erdhi keq per gazetaren nga qe une mbrojta Nazmijen. Njerez meskin e shpirt vegjel, tregon veten tende se mua nuk me ben gje.
E c’na shkrive moj Lajla, me siguri ti je vet ajo gazetarja e famshme qe po mbron veten tende. E pra edhe une po te them te te vije turp qe e mbron nje gazetare te tille qe diskrediton Nazmijen e gjore dhe kerkon te perdore tragjedine e Nazmijes se per te bere bisnes se nuk i plasi per jeten e Nazmijes. Ne nje shoqeri si kjo e jona kur jeta e nje vajze dhe gruaje paragjykohet jashte mase gazetarja ne fjale vete dhe i ben pyetje te tilla, pastaj edhe n.q.s nuk e kuptuar edhe vet titulli i artikullit te Temes e kritikon gazetaren per nje artikull te tille qe ben pyetje kaq intime dhe personale sa te vjen neveri ti lexosh kurse ti gjoja qenke shqetesuar periodat e Nazmijes dhe nuk te shqetesokan fare krimi dhe korrupsioni qe kane marre permasa te medha ne te gjithe vendin por merresh me pyetje te tilla qe nuk kane te bejne me perkrahjen qe duhet ti jepni Nazmijes por me diskreditimin e saj.
Me vjene shume keq per Nazmijen qe i ka ndodhur kjo fatkeqsi.Nuk e di se cdo beja po ti ndodhte vajzes sime.Per sa i perket asaj gazetares po i theme: vere veten ne vendin e saj ,cka hequr ajo ,dhe pergjigjen e pyetjes idjote qe ke bere ka pase mangut.Nazmije kurajo aty ku je, ne jemi me ty.
Edhe Tema e ka kaluar cakun në këtë rast: nuk citohet në titull çdo ndyrësirë që shkruhet në shtyp. Secila gazetë duhet të ruajë etikën për lexuesit e saj dhe seriozitetin e emrit. Është njëlloj sikur secili nga ne të tregojë këtu se çfarë ndyrësirash ka dëgjuar në një qoshe rruge. Tema mund ta citonte brenda në shkrim, por në titull kurrsesi. Unë që ia them këto jam gazetare, madje para se Mero Baze të merrte penën. Ia them këtë që të ketë kurajën të lypë falje për lexuesit e tij këtu. Kjo nuk do të thotë se Mero Baze nuk është ai që është, por këtu e ka shkelur.
me siguri ka perjetu te njejten gje kjo gazetarja ….
Me vjene shume keq per Nazmijen qe i ka ndodhur kjo fatkeqsi..Ketu nuk eshte ne gjykim gazetaria,por Nazmija qe vrau agresorin e vet, kur Polizia dhe shoqeria civile nuk ishin ne rolin e saj.Pra ka ber mir, apo ka ber keq…Gykata do gykoj edhe agresionin e Nazmies per vetmbrojtje ,dua te komentojne femrat SHqipetare se do i pelqente te kishin nje violentator qe ne mosh te Nazmies????.Ligji qe do bej gjykata eshte edhe per te gjitha femrat e tjera qe do gykohen ne te ardhmen nga violentator te keti lloji.Nazmija vuri gishtin ne plage te shoqeris SHqipetare qe vuan nga njerez qe nuk kan kod jetese ne shoqerin SHqipetare.
Ja me cfare e enformojne qytetarin gazetaret tane te nderuar,Kjo eshte nje ngjarje qe duhet te terheq vemendjen e gjithe shqiptareve,sikur nga kjo ngjarje do te varet fati i ketij vendi turp i madh per ate gazeta dhe te gjitha gazetat e tjera qe i kushtojne kaq rendesi kesaj ngjarje, pa u thelluar kuptohet se eshte nje ngjarje krejt e rendomte qe nuk ja vlen te merresh me te,por eshe shtypi ka kaluar ne nje degjenerim total kur nuk ke byth te merresh me gjera serjoze atehere do merresh me dicka qe nuk i sherben askujt.
E po gazetare te çmendur qe kemi?!
Pa etike profesionale. Turp t’iu vije per keto paçavure qe botojne por turp edhe per kryeredaktorin qe i pranon ne redaksi.
Kur dipllomat shiten me para, nuk ka se si te kemi njerez kopetente jo vetem ne gazetari, po ne asnje fushe tjeter.
Nese Shqiperia sot eshte ne kete gjendje, kjo vjen nga mediokriteti i nivelit te shoqerise shqiptare.
Gazetarja i servir lexuesit ushqimin qe ky i fundit kerkon.
Ne nje vend ku 70% te lexueseve jane fshatare, nuk mund te pretendohet te kete shtyp cilesor e ushqim intelektual pasi se blen me njeri.
ANALIZE : Kjo vajze ka njohur vetem dhune.
Shteti duhet te ndale dhunen kunder kesaj vajze fatkeqe.
Ne SHBA ne nje rast ku ishte mbajtur e ngujuar per vite te tera nje vajze e grabitur teksa shkonte ne shlolle. Sherifi i zones shkoi te bente nje kontroll ne shtepine e ku mbahej vejza, pas sinjalizimeve te banoreve te zones. Fatkeqesisht kontrolli nuk u i plote dhe sherifi nuk e gjeti vendin ku ishte e lidhur vajza. Shume vite me vone kur vajza arriti te arratisej nga vendi qe mbahej tregoi dhe per kontrollin siperfaqsor te Sherifit te zones.
Sherifi jo vetem qe i kerkoi tefalur vajzes pasi gaboi por u detyrua te jepte dorefeqjen si sherif i zones !!!
Nuk kemi degjuar akoma qe polizia ti lerkoje te falur kur ajo u rrembye e u mbajt ne pyll, denoncoi dhe e pagoi rende denoncimin, pasi familia ebraktisi dhe ano u gjend perseri para kriminelit te saj. Tani Shteti Shqiptare e mban te burgosur jo sepse ajo vrau nje kriminel por per ta detyruar perseri te tregoje ngjarjet ashtu siq don Shteti i Zhelefines !!!
Keto jane rruget qe hap Zhelefina e OSBE per grate Shqiptare drejt suksesit !!!
Habitem se si asnje parlamentare nuk ka pranuar ta mbroje kete fatkeqe …