Eksperti i PS-së në cilësinë e bashkëhartusit të kodit të ri zgjedhor ka dhënë alarmin për shkeljen nga Kuvendi i Shqipërisë të afatit për shpalljen e vendit vakant të kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Duke iu referuar përcaktimit të nenit 181 të kodit, Bledar Çuçi thotë se ky hap duhet të ishte bërë menjëherë pas dekretimit të kodit elektoral nga presidenti Bujar Nishani.
“Ligji është i qartë, menjëherëë pas dekretimit të Presidentit, Kuvendi duhet të shpallte vakancën. Fakti që nuk e ka bërë nuk është një shenjë e mirë. Kjo duhet të shpallet menjëherë, në mënyrë që personat e interesuar dhe që plotësojnë kushtet, të mund të garojnë, duke bërë të mundur kështu një proces të shpejtë, në mënyrë që brenda tre javëshit të parë të shtatorit KQZ të ketë anëtarët dhe kreun e ri të saj”tha ai.
Për “Ora News”, Çuçi konfirmon se PS-ja ka gati listën me emra për kandidat të mundshëm si anëtarë të KQZ-së, ku ende nuk është përcaktuar nëese do jenë edhe anëtarët aktual të këtij institucioni.
“Në PS ka filluar procesi i selektimit, ne kemi grumbulluar disa emra që mendojme se janë të denjë dhe të gatshëm për të kontribuar si anëtarë të këtij institucioni dhe në momentin e parë që do të na kërkohet, do të bëhet dhe publikimi i tyre”u shpreh Çuçi.
Çuçi i ka bërë apel qeverisë të nxitojë me nisjen e përgatitjes së infrastukturës zgjedhore, pasi koha shtrëngon dhe përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një element që kërkon marrjen sa më parë të masave.
Berisha do ta zvarrise edhe kete procedure deri ne maksimum dhe do te bej shakate e rradhes pasi e di fort mire se pas kesaj nuk ka me asnje aresye qe te jete ne pushtet.
Kafshet brenda llojit do te versulen te zhvasin cte munden dhe me te gjitha gjasat nuk do ta lene plakun Mere qe ti terrorizoi me gjyqe per korrupsion dhe ndjekje hetimore, apo me shish-in e tij te privatizuar tashme.
Zgjedhjen e prokurorit mund gjithashtu ta shtyje e te luaje si macja me miun per te kompleksuar opoziten dhe kundershtaret brenda llojit.
Sa me pare te hiqet ky zorzop oriental
U ba edhe ky te tregoj ligjet,ku nuk merre vare vesh nga kushtetuta.Ky i di mire vetem ligjet e Sali Sulltanit
PS ka nje grup parlamentar i cili eshte institucioni me i fuqishem i saj ne raportet me tre shtyllat kryesore qe “mbajne” ne kembe shtetin. Etj. Pra, kjo qe thote ky djali i mire dihet nga te gjithe. Pyetjet jane: PS do te beje gol? PS do te beje autogol? Apo do te ndaje barazimin me LSI?
Zoti Cuci ka harruar dicka qe eshte shume e rendesishme.
Neni i Kodit Zgjedhor me te vertete thote kete gje por zoti Cuci harron qe ligji i miratuar bashke me kete nen nuk ka hyre ende ne fuqi. Ai eshte botuar ne Fletoren Zyrtare me date 17 gusht keshtuqe hun ne fruqi me date 2 shtator 2012.
Cfaredo qe te parashikoje ky nen ai nuk mund te zbatohet para se ligji te hyje ne fuqi!!!!! Kjo eshte abc e cdo juristi.
Uroj qe Ejkspertet e PSte mos kene bere gabime te tjera kur kane shkruar nenet e Kodit Zgjedhor se nuk do te kene kujt ti ankohen pastatj!!!!!