Kur Dora zgjati dorën dhe e mbajti gjatë të shtrënguar, një buzëqeshje e gjerë u stampua në fytyrat simpatike të dy kryediplomatëve të vendeve fqinje. Ishte një gëzim i përbashkët në dukje; ngjante sikur të dyja palët ishin të fituar nga një mirëkuptim i përbashkët, por më vonë do dilte mbi “ujët e detit” një marrëveshje e fshehtë, duke anashkaluar institucionet kryesore të vendit dhe lënë në duar disa ushtarakëve dhe një grupi të vogël nëpunësish të Ministrisë së Jashtme. Firmën kësaj marrëveshjeje të ndarjes së ujrave detarë Shqipëri-Greqi do ta hidhte Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, nën vëzhgimin e vazhdueshëm të kryeministrit Sali Berisha. Ishte data 27 prill 2009 ku kjo marrëveshje tashmë ishte zyrtarizuar. Deti ishte ndarë, gjithçka dukej se shkonte mirë, sidomos për palën greke dhe vetë Bakojanit, që pak para se të largohej i la vendit të saj një pasuri të madhe, e shprehur kjo edhe publikisht nga kryediplomatja greke në parlament, ku foli për një “fitore të rëndësishme”.
Ajo marrëveshje figuron e rrëzuar tashmë, pasi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e konsideruan si të jashtëligjshme, se binte ndesh si me ligjet e vendit, ashtu edhe me konventat ndërkombëtare. Ka sërish lëvizje, asgjë nuk harrohet, sepse rinegocimet kanë nisur me grupe specialistësh mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm aktual Edmond Panariti mund të jetë nënshkruesi i dytë i një marrëveshje të re, por situata në dukje e mirë mes dy vendeve, fsheh të pathëna të shumta dhe dilema të mëdha. Një marrëveshje e ngutshme, e përafërt në terma me të parën, por me forma të tjera, endej në ajër si frikë për shuma nga ata që e kundërshtuan projektin e parë.
Një vit më parë kryeministri urdhëroi nisjen e punës për ngritjen e një komisioni ndërinstitucional për të rinisur negociatat me palën greke për ndarjen e ujrave. Kësaj radhe kryeministri nuk kishte në duar kompasin mbi hartën e detit, por një vendim për hapjen e negociatave të reja. Kur u nënshkrua marrëveshja e parë ngjante sikur të dyja palët ishin të fituara, por më vonë doli se bisedimet jo vetëm ishin zhvilluar në një mënyrë krejt të fshehtë, por shumëçka nuk shkonte. Akuzat se i ishin falur Greqisë 255 kilometra katrorë det, u zbuluan më vonë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ishte çlirimi nga një marrëveshje qeveritare, që binte në dëm të shtetit tonë. Të parët që këmbëngulën për nënshkrimin e marrëveshjes ishin grekët, që gjetën miratimin e palës shqiptare. Mirëpo zërat kundër saj po gjallonin gjithnjë e më shumë. Gjithçka ishte bërë në mënyrë të fshehtë dhe u bë fakt i kryer me nënshkrimin e një marrëveshje ministrore. Bakojanis u largua e qetë nga një vizitë që për të ishte historike. Me vete mori jo vetëm “çelësin” e Tiranës të dhuruar asokohe nga kryebashkiaku Edi Rama, por edhe një dosje të nënshkruar për ndarjen e ujrave territoriale mes dy vendeve që mbante firmën e ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Marrëveshja e fshehtë po bëhëj publike gradualisht, kur nga Ministria e Jashtme dolën disa informacione mbi koordinatat e përcaktuara. Reagimet ishin të shumta, por politika qeveritare ishte e qetë, ajo e kishte hedhur firmën dhe për të treguar se ishte e barabartë me palën greke, kryeministri bëri një demonstrim publik me një kompas në dorë. Ai pretendonte se askush nuk kishte dalë i humbur, por ishin përcaktuar kufijtë detarë në bazë të ligjeve të vendit. Këtu gaboi, pasi ishin të tjerë që vendosin mbi ligjshmërinë. Pas ankesës së kryer nga Partia Socialiste, më datë 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë hodhi poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Për anëtarët e Kushtetueses që rrëzuan marrëveshjen, shkeljet ishin të shumta e lidheshin me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje, nuk ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë dhe nuk ishin zbatuar parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare mes dy vendeve, me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm. Greqia nuk tërhiqet, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese Shqiptare.
Kanalet janë hapur dhe ndonëse Greqia po lundron në “ujrat” e krizës ekonomike, nuk është dorëzuar për çështjen e ndarjes së ujrave detare me Shqipërinë. Përkundrazi, po këmbëngul që të rinënshkruhet marrëveshja e re, duke iu përmbajtur pikë për pikë së parës. Vizita e shpejtë e ministrit të Jashtëm shqiptar Edmond Panariti në Greqi pritet për një “fjalë të dhënë” për rinegocimin e marrëveshjes së re detare. Panariti, në prag të vizitës në Greqi, ka mohuar faktin se Greqia do të kushtëzojë gazsjellësin transadriatik TAP, me marrëveshjen e ujrave. “Jam i njohur me interpretimin që i kanë bërë mediat projektit TAP. Dua të them që nuk ka varësi mes këtij projekti dhe marrëveshjes së ujrave. Progresi i njërës nuk do kushtëzohet nga regresi i tjetrës prej palës greke”, tha Panariti. Sipas tij, grupet e punës së ngritura për rinegocimet e marrëveshjes detare janë duke diskutuar, por mbi bazën e legjislacionit ndërkombëtar dhe pa anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila anulon praktikën e mëparshme. Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Jashtme shprehen se negociatat e reja do të kenë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese në disa pika, ku njëra prej tyre është përfshirja e institucioneve të rëndësishme, siç është presidenca. Do të ngrihet një grup pune ku të përfshihën shumë institucione. Ndërsa për atë që është më e rëndësishmja, pikërisht koordinatat detare, do i përmbahen marrëveshjes së parë, me ndryshime të vogla. nga të dhënat konfidenciale mësohet se mund të negociohet për një hapësirë të vogël që mund t’i kalojë palës shqiptare, por do t’i përmbahen më shumë marrëveshjes së parë.
Njeriu që u bë i njohur për kundërshtimin mbi baza profesionale të kësaj marrëveshjeje, kolonel prof.dr.Myslym Pashaj, në një intervistë për revistën tregon momentet kritike të marrëveshjes së parë dhe përuljen shtetërore të qeverisë sonë, duke mos qenë të barabartë me palën greke. “Në këtë mjedis diplomatik e profesional midis të dy vendeve unë nuk hyra për të bërë disa kritika, po reagova në bazë të fakteve të hulumtuara për ta hedhur poshtë në mënyrë tërësore atë marrëveshje. Këtë mori dhe Gjykata Kushtetuese dhe e shqyrtoi me aq kujdes në aspektin teknik dhe ligjor gjer në gremisjen e saj të plotë”, shprehet Pashaj. Sipas tij që nga ajo kohë e rrëzimit të marrëveshjes dhe deri tani kanë “lundruar” në ujra krejtësisht të dyshimta. Sepse e dyshimta e parë për kolonelin është vetë qeveria, e cila nuk ka pasur transparencë lidhur me këtë problem. “Problemi është shumë kompleks, sepse pala greke e ka një marrëveshje të firmosur dhe as që do që t’ia dijë se ç’bëhet me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Së fundi Ministri i Jashtëm grek Avramopulos u shpreh se ‘ne e kemi një marrëveshje dhe atë do të zbatojmë’. Ja pse, këtu ndër ne nuk kaq tejdukshmëri, se këtu nuk dinë ç’bëjnë, nxitojnë dhe nuk lëvizin”. Aktualisht koloneli 67 vjeçar i është futur politikës duke qenë në postin e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Kuqezi, një arsye më shumë që në lidhje me ndarjen e ujrave detare me Greqinë të vazhdojë të jetë aktiv. “Deri më tani nuk ka negocime konkrete, se nuk kanë se çfarë të çojnë në atë tryezë të re, se askush nuk ua pranon. Duhej që të ishtë vepruar shumë kohë më parë, po nuk është bërë, sepse fajtore nuk është pala greke, por ajo shqiptare”, kujton Pashaj.
Ndërsa në lidhje me dyshimet se pala jonë është detyruar të rinegociojë për ujrat detare për kushtëzimin që bën Greqia mbi gazjellësin, Pashaj ka tjetër mendim. “Për Gazsjellësin TAP unë e besoj ministrin Panariti. Se ato janë hamendësime dhe nuk kanë lidhje njëra me tjetrën. Por shqiptarët nuk i afrohen dot një marrëveshjeje të re, sepse kjo është është e vështirë, sepse që në fjalën e parë s’kanë se çfarë të thonë, mbasi pala tjetër e ka marrëveshjen”. Ndoshta e vetmja hulli shpëtuese për qeverinë tonë është drejtimi në Gjykatën e Arbitrazhit. “Marrëveshja kishte shumë aspekte, ajo ishte sëmurë, kudo që të klikoje do të gjëje mangësi. Po kryefjala që doja ta theksoja është ajo se: Në rastin e Greqisë me Shqipërinë, në mënyrë nga më të dyshimtat është përzgjedhur ‘Metoda e Baraslargësisë’, kur do të duhej të përdorej një metodë tjetër; ‘e zgjidhjes së drejtë dhe të ndershme mbështetur në rrethanat e ndryshme”, shprehet Pashaj. Kjo është e përcaktuar edhe në ligjet ndërkombëtare të Detit. Ndonëse kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e parë, personat që hartuan dhe nëshkruan këtë marrëveshje nuk mbajtën përgjëgjësi, qoftë edhe morale. Që të gjithë specialistët që u morën me marrëveshjen janë rritur në detyrë, ushtarakët fituan grada më të larta, ndërsa specialistët e tjerë poste më të rehatshme. As politika nuk u lëkund. Ministri që nënshkroi marrëveshjen e rrëzuar nga kushtetuesja kaloi nga një post në tjetrin dhe tashmë është në krye të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa kreu i qeverisë “noton’ i qetë në ato ujra deti që ende janë tonat. Marrëveshja e re është në prag, por kësaj radhe është treguar kujdes që sa për imazh të përfshihen disa institucione. Për ndarjen e ujrave detare, shumë vende të botës kanë negociuar për dhjetra vite dhe ende nuk kanë arritur mirëkuptimet e ndërsjellta. Ndërsa për vendin tonë u deshën vetëm pak muaj që të hidheshin firmat e mirëkuptimit. Që nga viti 1976, në marrëdhëniet midis dy vendeve janë nënshkruar 47 marrëveshje, 1 traktat miqësie, 5 konventa, 9 protokolle dhe 3 memorandume. Marrëveshja e parë është realizuar më në vitin 1976 dhe marrëveshja e fundit u nënshkrua ndërmjet një protokolli më 2010. Mirëpo ajo që bie më shumë në sy ishte ajo e prillit 2009, ku me një të rënë lapsi, sipas specialistëve, Shqipërisë i ikën 255 kilometra katrorë det.
Mos vdeksha pa e pare live ne tv kete skene!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html
Ore Ky RAMY Berishjani spo na ben ndonje Koment, Ku humbi ky djale valle??? Perseri ne Maloket e Jugut e kemi fajin . ne i bejme te tilla gjera.
ka shkuar ti mbaje uturakun saliut
Ketu ba ere tradhetie he burra, skom cte themi. Ma e keqja asht se Doktorin e kapen kamunistat me presh ndore. Ja pre qi dhe Lymi din me pranue gabimet
JustLymi
o lym djali,ata jane krejt komunista,nuk ma mbush me njeri mendjen mua.po na shet pjes pjes,prit kur te vijn e te na thone dilni nga shpiat se jan shit,nuk ju takojn ma.xhsi tha pardje ne austri se ne jemi model per grate e shkalluarae kishte fjalen per grate e shkolluara),dhe jane shkulluar me universitet shumica e grave(dmth jane shkolluar)me lek sigurisht.dhe shtoise ne jemi model persa i perket sistemit financiar,jemi i vetmi ven qe nuk jemi ne recension dhe europa po adapton(adopton dmth)sistemin tone.per me qa apo per me qesh??!shqipen cop cop.por eshte romantike ama,tha per shkodren e permbytme qi ngjan me venecien,ironi apo injoranc nuk di…tung
deshe me thane “me presh ne b…”
Jan ngritur grupe pune, sjane ngritur grupe pune per diskutimin e shitjes se ujrave detare.A ka shqiptar qe ta kuptoje kete lajm qe jep qeveria mafjoze,e droges, e plehrave, e korrupsionit dhe e vrasjeve.Po bejne te pamunduren qe tja arrijne qellimit dhe pse jane zbuluar komplet.Tani kan vendosur ta bejne shitjen e ujrave me forcen qe i jep idjotizmi.Ka arritur momenti qe nuk i bejne syte drite se çfar vjen prapa.
ANALIZE : Ju lumte Tema !!!
Une propozoj per nje demostrate disa diteshe ne rrugen qe te qon per ne aeroportin e Rinasit disa dite para udhetimit te Ministrit te Jashteqitjes z. Panaritis. Me parulla te shkruara ne gjuhen Shqipe, Greke dhe Angleze te ndeshkohet kjo vjedhje e territorit Shqiptare.
Ne kete menyre opinioni publik Shqiptare ai Grek dhe ai Shqiptare e kupton me se mire se Shqiptaret dine te reagojne !!!
Fprca AK nxehni motorrat !!!
o shqipetare a doni nje mut te madh, shqiperia eshte e shitur e gjitha, nga veriun deri vlore e ka marre serbi ,le te marri dhe greku nje cope det, ne spo mbajme dot token kurse ju doni detin
po a dha me deshire apo u detyrua njeri te jape doreheqjen??????????????????
shqiptari leht gnjehet, ashtu edhe ahmet zogu na genjeu e arriti te vet shpallet mbret gje kjo qe shqiptaret dikur e prenan e kesaj kohe eshe berisha qe e mbajm si mbret me gjdo vot qe 2 dekada …
urime marreveshja urime shkurtimi i ujrave shqiptare dhe urime per JANULLATOS spiunin antikombetarin e kishes orthodoxe shqiptare qe SHQIPETARET i deklaron si grek dhe i fal ne gjuhen greke ..
gjum te thell kemi e kur so quhemi
per cfare territori ujor shqiptar e keni fjalen mor kokecepa,kur dihet qe nder shekuj deti Ionio ,madje deri ne Skoumpini ishte territor grek…….
I nderuari Kolonel MYSLYM PASHAJ ne vend qe te falenderohej u ofendua nga vete Kryemuti i Qeverise duke e quajtur… “sharlatan”!!!!!!!!!
VETEM PER KETE QENDRIM AI TRADHETAR DUHEJ ZHDUKUR NGA KRYEMINISTRIA!!!!!!!!!!!
Megjithate ZULLUMI ESHTE TRASHUR…”fale” qullesise se Edi Rames…
Kryesore eshte qe POPULLI ZJEN SI NJE VULLKAN I HESHTUR…
Koha eshte e maskarenjve
Por Shqiperia – e Shqiptareve!!!!!!!!
Ku ka arrit Shqipria e shkrete me e mor neper goje dhe Turkofagos kopil e bir kopili halabak Kinostudije morracak Polene
arapi mou,ja shikohu njihere ne pasqyre se ndoshta nderron ide…..ustttttt palio tourko!