Konsumimi i tepërt i alkoolit kishte bërë që kryetari i Shterpcës, Bratislav Nikolic, dhe truprojat e tij të festonin me armë në qendër të Graçanicës. Kohavisioni merr vesh se derisa mesnatën e së martës ata po festonin festën ortodokse Zoja e Madhe, kryetari Nikolic disa herë radhazi kishte shtënë me armë zjarri. E më pas, dikush nga qytetarët të pranishëm kishte informuar Policinë e Kosovës. Për këtë rast, gjatë ditës Nikolic dhe truprojat e tij janë intervistuar nga Policia e Kosovës. Megjithatë, intervistimi i kryetarit Nikloic nuk është konfirmuar nga policia, edhe pse ai është parë duke hyrë në stacionin policor në Graçanicë. Pavarësisht kësaj, KTV-ja merr vesh se policia tashmë ka konstatuar se arma e cila është përdorur është ajo zyrtare e kryetarit Nikolic. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e personave të tjerë të intervistuar, pasi sipas tyre, këtë nuk e lejon procedura e hetimit.
po te kishin qene,qytetare kosovare do bonte nomin policia
polici leshi,ka frike nga ca serb zhulsa dhe legen qe krekosen
vetem kur jane te pire,,,taman si jevgjit!!