Manipulohet presidenti Nishani

30 Gusht 2012, 11:26Politika TEMA
Manipulohet presidenti Nishani

Vërejtja e bërë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës kolegjeve private që të mos thirren si universitete, por ashtu siç janë akredituar- kolegje, nuk ka bërë punë. Këto kolegje nuk po maniplulojnë vetëm me të rinjtë që duan të bëhen studentë, por edhe me institucionet më të larta shtetërore në Kosovë, tani dhe Shqipërisë.

Para syve të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë dhe institucioneve tjera të Kosovës, me apo pa vetëdije presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka rënë pre e këtyre manipulimeve. Nishani do të mbajë një fjalë rasti në kolegjin AAB, por që në ftesën e dërguar zyrtarëve të lartë të shtetit, i shkruhet titulli Universiteti AAB.

Krerët e këtij kolegji e quajnë këtë një gabim teknik i bërë në ftesa nga administrata. Në ftesë, një kopje të së cilës dërguar institucioneve ka siguruar gazeta, përmban këto fjalë: “Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në solemnitetin e organizuar me rastin e vizitës së Presidentit të Shqipërisë, z. Bujar Nishani , në Universitetin AAB. Ky solemnitet organizohet të premten, më 31 gusht…”. Ndërkaq, në fund të ftesës shënohet “Institucioni i Arsimit Universitar AAB”. Gazeta përmes telefonit ka kontakuar dhe Ambasadën e Shqipërisë.

Nga zyra e ambasadorit, Andi Gjoji i është përgjigjur gazetës përmes telefonit se ambasada nuk ka marrë ftesë me shkrim për këtë ceremoni. Madje, ai ka theksuar se i kanë marrë në telefon nga AAB-ja për t’i pyetur nëse do të jenë në këtë ceremoni dhe kush do të marrë pjesë. Gjoji ka thënë se është e natyrshme të jenë në këtë ceremoni pasi do të jenë dhe në shoqëri të Presidentit gjatë gjithë ditës bashkë me ambasadorin. Ai ka thënë se ftesë nuk kanë marrë as me email./Zeri

19 komente në “Manipulohet presidenti Nishani”

  1. Ben Chicago says:

    kot meremi kaq shume me kete nishanin

    1. Marko Boçari says:

      oooouuuu paska shku ne Kosove ky, po çne apo ngaqe mbaroi sezoni turistik dhe po del andej nga prishtina per ne ndonji vend kamarieri

      1. Tan lapraksi says:

        E ka cu sala me morr ndonji kov uje me shu zjarret!
        http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/fshati-digjet.html

      2. Bledi says:

        Hahhahaha me shkrive me ket punen e kamarjerit, ky Andi qe asht pergjigj ne telefonin e ambasads ka punu kamarjer dhjet vjet ne malejsi. Tani asht diplomat.

  2. eli-Tiv says:

    ..sa plera paska edhe ne kosove??

    1. Dean says:

      Sikur e thote edhe kenga:
      Kosovaret:O mir se na erdhe…
      Nishani: O mir se ju gjeta,ketu midis malesh,ka lulzue jeta….
      Keni te fala ene nga ”BACA” i gegve ene tan Shqipatarave te Shqypnise me perjashtim te atyre te Jugut se jan greka edhe serba.Jane te shit dhe tradhetara.

      1. durresstar says:

        nishani me te vertet eshte legen dhe nji njeri pa karakter

        dhe kte tani e dine dhe bufi,,,po ti Dean je me i degjenerum

        se baca dhe ky tjetri se ne shkrimet e tuja injorante perpiqesh

        te ndash shqipetaret ne jug- e veri,dhe veri e jug.

        po rri o pler atje ku je se na cave k,,,,.

      2. Gjelosh Lulashi says:

        Boll o hajvan Dean se u telendise me keto budalleqe. Po flet idiotsira nuk ke me c’te thuash…boll ik tani, pi nje redbull me pak Bixh

      3. Qazim Gerrneta says:

        Dean je versioni i BL idiot, por ti je me update me horizont intelektual qe te me ben edhe me keq se e din cfare thua.

  3. xha Jaho says:

    Mos u tallni me handikapatet e politikes, o njerez se ju mallkon djalli SS. “Presidenti yne i nderuar eshte njeri shume i ditur dhe supermen i vertete me nje pash mustaqe, i drejte, i paanshem, patriot i perkushtuar, oficer i dalluar, strateg e politikan i sprovuar ne betejat kurder opizites kundershtare te regjimit, kunder tradhetareve te popullit dhe partise”.
    Kush e shan eshte i share!
    “Po kjo ishte nje loje more!!!!!” Ai eshte i manipuluar qe ne veze.

  4. hahahahahha na bote te qeshim per cilin president e keni fjalen per nje president kukull qe nuk e njeh populli.prsident eshte vetem ai qe zgjidhet nga populli me referendum jo nga politika e degjeneruar e shqiperise.

  5. kosova says:

    Mireseerdhe Nishan djali,se neve na kish mare malli…

  6. hahaha says:

    i duhen vota nga thaci nishanit ka vajt me siguri besen se do i mari.

  7. mali says:

    eli-Tiv : Mos te vije çudi nga plehrat. Cdo dite ne mengjes, presidenti kalon tynelin tek “rruga e kombit Nr 2” tek Kopeshti Botanik. Banoret qe banojne aty shpresuan se se paku me zgjedhjen e tij president do kishim te pakten vetem nje perfitim, te hiqeshin plehrat qe jane bere mullar.
    Por plehrave nuk ju bejne pershtypje plehrat!

  8. Fatmiri says:

    Ky andi gjoji eshte out fare. Qenka gjithe diten nen shoqerine e nishanlliut e nuk e ditka vendin ku do shkoje ai. As per portjer nuk vlen. Me keta tipa si gjoji(xhoi) diplomacia shqiptare ben hapa prapa. Ai vetem callmen e hoxhes ka mangut, se per hoxhe e ka mbaru shkollen.

  9. mergim tari says:

    Mendoni se cfare sforcimi eshte per nje njeri te zgjuar te degjoje 30-60 minuta Nishanin….

    Mendoni per nje cast Profesor Qosen te degjoje pellitjet e ish oficerit te Shkolles se Bashkuar, qofte edhe per per 10 minuta……

    A e kuptoni qe eshte vetevrasje…….

    Uroj qe te shkojne njerez te nivelit intelektual te Jozefines nese nuk duan te behen “DERR” me gomarrlleqet e Nishanit…..

  10. Emigranti_UK says:

    Nuk e kuptoj ne cilin vend afrikan eshte Nishani president?
    Me ngjason shume me presidentin e Libise…

  11. Anti-kta says:

    O Dean O bo*le

  12. nev says:

    Po pse nuk eshte Bashkim Rama ambasador ne Kosove? ha ha hah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje