Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka mbërri në Kosovë qysh mbrëmë, në një vizitë treditore, sot u takua me homologen e Kosovës Atifete Jahjaga. Ndërkohë, në orën 12 e 30 minuta ai do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët sot filluan sesionin vjeshtor, me një rend të dendur pikash. Kosova e pavarur është tashmë një realitet dhe se Kosova është faktor i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.. Kështu është shprehur presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit që zhvilluan sot.
Nishani tha se Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë shtetin e ri dhe se dy vendet ndajnë sfida të përbashkëta.
Nishani ka përshëndetur punën e institucioneve të Kosovës dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar që Kosova të arrijë në përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.
Jahjaga është shprehur se e çmon dëshirën e Presidentit Nishani që vizitën e parë ta bëjë pikërisht në Kosovë, sepse kjo e ka porosinë dhe simbolikën e vet në këtë “100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën të parët tanë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm”.
Duke folur për vazhdimin e dialogun të Kosovës me Serbinë, presidenti Nishani ka thënë se Shqipëria mbështet të gjitha agjendat e institucioneve të Kosovës. Ai ka shtuar se dialogu është mënyra më efikase e trajtimit dhe zgjidhjeve të çfarëdo problemit, i cili krijon parakushte për të fituar fryma e pajtimit dhe prosperimit kah rruga e Integrimit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga ana e saj tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i plotë. Sa i takon dialogut me Serbinë, presidentja e Kosovës tha se ai duhet të jetë i qëndrueshëm. Pas takimit me Jahjagën, Presidenti Nishani do të takohet edhe me kryeministrin Thaçi, e po ashtu edhe me parlamentarë të Kosovës e personalitete të tjera të jetës publike atje.
Nishani do të ketë takime të veçanta edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, me zëvendëskryeminstrin Behgjet Pacolli, me drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe me autoritete të tjera vendore në Kosovë, si dhe me zëvendëskryeministrin, Sllobodan Petroviç. Ai po ashtu do të vizitojë edhe muzeun e Lidhjes së Prizrenit, shtëpinë e Haradinajve, si edhe mbajtjen e një fjale në Universitetin AAB./KD
Love story.
E pandare na qofte miqesia midis 2 popujve miq,atij Shqiptar dhe Kosovar.
Ti love store me dukesh si shejtan budalla mua !!!!
Deanushe, nje gje kemi te perbashket une dhe ti , jugoret dashurine e tyre per bashkimin me Grekerit ta bejen realitet kurse shqiptaret, Kosovaret, shqiptaret e maqedonis ,te malit zi ta krijojen Shqiperin e madhe. kêshtu do ishte me se mire
Nuk ndertohet Shqiperia e Madhe me gra te liga si puna jote,moj Ramize.
Po c`te duhet ty Shqiperia more Deanushe, ne ju kemi falur tek Greku ashtu edhe siq ishte deshira juaj e kahêmotshme per asimilim ne grekofil, a po nuk je e knaqurê qe je bere Europiane lol
Shqiperia mua me duhet se eshte vendi im,por pa barbar si puna jote(qe per fat te keq jeni jashtzakonisht shume),oj Ramizeja e veriut.
”…ashtu edhe siq ishte deshira juaj e kahêmotshme per asimilim ne grekofil…”
C’a po thua,oj drane?!?!?!?!?
A e kupto ti se Shqiperia sot eshte 1 shtet i pavarur,vetem e vetem prej Deshires dhe Intelektualeve nga JUGU,apo s’un e kuptosh dot??????
Hap librat mor gjo e Trash,dhe leni perrallat qe te ka thene gjyshi dhe qe i’a tregoni njeni-tjetrit.Gjyshi yt me te degjuar e kishte,por ti ke mundesi me lexu dhe me i hap syte,o Barbar,se ke boll materiale qe e vertetojne kete qe po te them une.
no_greece_in_albania:D
qeveria thaci eshte e pavarur,se kosovaret jane te gjithe te varur nga hashimja
Dy “kukulla” ne pushtet, degjonim per qeveri “kukulla” kur ishim me te rinj por nuk e kuptonim c’a ishte. Dy hunj qe bejne sikur kuptojne ndonje gje, ky handikapati jone merr edhe ndonje kocke nga mortja qe e ka qelepir. Turp i Zotit.
Deklarat idiote qe e bene me per te qeshur situaten ,lere ore gjytyrym per ndonje personalitet te huaj ta thote kete ,se do kete dhe pesh dhe sens ,se nuk ka rendesi me sa duket c”themi ne po c”mendojn dhe thote bota . Se kaluan 4vjet dhe nuk ka asnje perparim ne njohjen e kosoves ,arsyeja!!!! politika juaj mjerane dhe e pangopur e te dya aneve. Nuk ka faj ky gogoli qe kushtetuta jone nuk I jep rolin primar presidentit ,se celsat e kashtes ka po te pakten kufizohu me c”deklaron bej dhe ndonje gje nga vetja mos degjo per te gjitha kapobanden,dhe ndro lukun se na e peshtire me ato mustaqet si bisht miu dhe ate qethjen si beqir balluku……
Se mos te prishet mendja e nuk na kthehesh se na e dhive muhabetin pastaj.
Po të ngriteshin nga varri ata që kanë dhënë jetën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, e të shihnin vizitat zyrtare të ministrave shqiptarë nga Prishtina në Tiranë dhe nga Tirana në Prishtinë, do të mendonin se viset shqiptare ende janë të pushtuara nga të huajt, përndryshe dy qytete shqiptare me dy ministra të ndryshëm shqiptarë do të ishte e pakuptueshme.
dy presidente te nje trualli shqipetar ,por qete dy jan te pa denje,ma mir mos mi pa.
Atyfute jajacja dhe nishanlliu handikap! Njera dava police( shefat e asaj te bejne goje) tjetri me damlla ne koke, po qe e ka marre shkarazi, vetem urinon dhe defekon me pampers, keta do na nxjerrin ne selamet si komb. hahahahahahahha mjere shqipot.
Pohim absurd. Deklarata pakuptim per aq kohe sa Kosova eshte shtet i pavarur. Per aq kohe sa askush nuk e kercenon pavaresine e saj. Shterpesi politike institucionale dhe vetiake. Me gojen e tyre, dy presidentet, i thone pales serbe: mbaj shenim. “Edhe ne vitin 2012 – Kosova e pavarur nje realitet i pakthyeshem – e pabesueshme na duket”. Besojme, do te ishte me e frutshme qe te kendonit e hidhnit valle, si ne shtepine tuaj, gjithe se bashku; sesa te ndotni keshtu mjedisin qytetar te shqiptareve te Kosoves.