Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër krim i rëndë, pasi vetëm pak minuta më parë mësohet se ka ndodhur një vrasje.
Burime pranë policisë bënë me dije se viktima është Frederik Marku, 47, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe i biri 21 vjeç, Jurgen Marku. Fillimisht u mendua se u vra dhe ky i fundit, po burime pranë policisë bëjnë me dije se ai është në spital.
Sipas këtyre burimeve, atë e bir kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre, kur u ka dalë para një makinë, e cila u ka zënë rrugën dhe prej saj persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku.
47-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend nga plumbat e shumtë që ka marrë, ndërkohë që autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet që krimi i rëndë të ketë ndodhur si pasojë e hakmarrjes për hasmëri. Policia bën me dije se ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Nje vit me pare Frederik dhe Jurgen Marku, 46 dhe 21 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, kanë goditur në fytyrë me tytën e armës së gjahut 50-vjeçarin me inicialet Z.D.
Markët e kanë zbritur nga makina e tij 50-vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin. Për pasojë, shtetasi Z.D. ka marrë disa dëmtime të lehta në pjesën e kokës. Më pas babë e bir kanë goditur automjetin tip “Ifa” me të cilën udhëtonte 50-vjeçari, duke i thyer të gjithë xhamat. Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tyre, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip çifte që këta persona e mbanin pa leje.
Në momentin e ndalimit, personat në fjalë nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë. Ndaj shtetasve Frederik dhe Jurgen Marku janë ngritur akuzat “kanosje e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim prone, e kryer në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje të armëve të gjahut” dhe “plagosje e lehtë me dashje
Vetëm pak ditë më parë po në Shkodër u regjistruar një tjetër krim i rëndë, ku një 20-vjeçar u vra për hasmëri në oborrin e shtëpisë së vet, ndërkohë që u plagos dhe vëllai i tij.
Na rruat Saliu.O e mjera Shqipëri,pse bën sikur se di kush ta qiti kryet në hi?
Nese Presidenti, kryeministri, ministri i brendshem, drejtorat e drejtorive … jane komplet jashte funksioneve e profesioneve te tyre. Cfare mund te presesh?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
Leshi leshi….
SI NUK PO VRET NJERI SALIUN MO BURRI DHEUT…VRASIN NJERIN TJETERIN KOT SE KOTI. VRISNI ATE QE PO MERR JETEN E TE GJITHVE.
Pse sshkojne keta maloket ta bejne kte pune ne belgjike se dhe I paguajn atje per kete pune qe dine ta bejne shume mure
Moza , Saliu i ka faijet edhe kur burri yt nuk te punon mire
Saliu ka faj qe ka punesuar gruan ty ramysh, dhe jo ty.
Keshtu e do gjendjen Saliu dhune e terror…Dhuna dhe terrori mund ti japin atij fitoren ne zgjedhje…Ai qe do votoje do mendohet mire se si dihet ce pret jashte (pas pergjimeve qe jane normale ne nje vend te dhunshem)
Na diftoni vendin se ku ka ndodhe kjo vrasje ju lutem…………,ne shkoder e morem vesht por lagjen,fshatin etj…..
Lagja “Pese Heronjte e Figut” fshati Koplik.
pune korrakesh,sikter milet…..
cdo dite vrasje ,droge zjarre cfare bohet jemi kethy ne kolombi, vend pa ligje dhe pa qeveri, gjykata te korruptuara, doktora qe nuk te shohin po nuk dhe leke ,vendi eshte degjeneruar,populli po vuan,krimenelet e ketij vendi po rigrihen do ju bojne dhe lapidare . nuk ka me shqiperi por afganistan ne qender te europes
po pse berisha ika fajet pse vrahen shqiptart gjdodit ne itali greqi bisha tegra
I lumt pushka ku ska ligj punon pushka rrahen nje 50 vjecar me pushk gjahut dhe jan ne liri turp per shtetin shiptar deturon popullin me marr ligjin ne dor
obobo cdo dite vrasje vetem shikoj nga emrat kafsh…..