Krasta, qyteza e minatoreve te kromit, është tronditur sot nga një tjetër ngjarje e rëndë në një nga galeritë e shumta të shfrytëzimit, ku një minator ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më parë në një nga galeritë e minierës, ku dy minatorët teksa po punonin për nxjerrjen e kromit janë aksidentuar rëndë pasi i ka zënë nën vehte një masiv i madh gurësh dhe dheu dhe si pasojë ka gjetur vdekjen minatori Murat Kaceli, ndërsa është plagosur Abdullah Hoti, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, raporton Ora News. Nderkohe grupi hetimor ne vendgjarje po punon per te evidentuar shkaqet e aksidentit tragjik.
Ky është rasti i dytë brenda gushtit, që aksidentet në këtë minerë përfundojnë me humbje jetësh njerëzore, pasi me 10 gusht një tjetër minator ka gjetur vdekjen në ambientet e kësaj miniere. Viktima ishte Gani Toçi 61 vjeç, i cili teksa po punonte për nxjerrjen e kromit është aksidentuar rëndë pasi është zënë nga një masiv minerali. I aksidentuari eshte nxjerre nga minatoret e tjere jashte galerise, por fatkesisht nuk mundi t`i rezistojë plageve te marra dhe ndërroi jetë gjate rruges per ne spitalin e Bulqizes.
Ngushellime te sinqerta familjes Kacelli si dhe i uroj sherim te shpejte minatorit tjeter z,Hoti.
Nuk vihet tashme ne dyshim se minierat tona jane bere vendi punes me i rezikshem per minatoret kjo per shkak te babezise per te fituar qofte dhe mbi jete njerzish,po mire qe qeveria e Ministria e Ilirit nuk ka ndermend qe te kontrolloje subjektet koncesionare per kushtet e punes ,sigurine ne pune dhe investimet ne miniera se tashme dihet ato nuk behen, por parate ndahen mes kocesionarit dhe ministrit te Ilirit(metes),po ai burri i Konfederates te Sindikatave te Shqiperise Kol Nikollaj apo nuk eshte kthyer nga haremi dhe nuk e ka mare vesh akoma, kujdes o kocesionar se po e mori vesh Kol Nikollaj die se duhet te besh gati nje shuk te madh me lek se ndrushe te ben greve ai, dhe demet do ti kesh me te medha prandaj po pate pak takt mund ta regullosh nje shuk me lek dhe hopa ti fiton ai fiton packa se ndonje minator tjeter lar qofte humb jeten.maskarenj mos u ngopeshi.
EHHH ZOT I MADHE, SA PER GJYNAH JAN KETA NJEREZ NE KETE ZONE…KETA KUR DALIN CDO DITE NGA SHPIA PER PUNE, I BEJNE NJE PEYETJE VETES: A DO TA KEM SHANCIN TE KTHEHEM I GJALLE NE SHPI SOT…??
Ngushellime familjes, dhe nje akuze e forte per pushtetin qe te ngrihen qenat dhe te mbrojne jetet e njerezve.
I ndrihte shpirti.
Se pari, ngushellime familjes se viktimes dhe gjithe familjeve te viktimave te aksidenteve ne pune ne gjithe Shqiperine.
A ka ndonje veteran te minierave te kromit, qe te na jape nje statistike se ka qene numri i aksidenteteve ne minierat e kromit gjate periudhes se komunizmit?
Njesia matese mund te jepet ne:
– aksidente ne vit, ose
– aksidente per xxxx ton mineral,
– aksidente per xx kilometra miniere,
– ose ndonje njesi tjeter me e pershtatshme.
Falemindrit!