Mosiu: Duhen ndryshime për mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe gjyqtarëve

30 Gusht 2012, 16:40Politika TEMA

Ish-presidenti Alfred Moisiu duke komentuar propozimin e maxhorancës për mbajtjen e një referendumi, për heqjen imuniteteve, shprehet se kjo çështje duhet të zgjidhet në rrugë kushtetuese.

Zoti Moisiu është i mendimit se duhen gjetur rrugët parlamentare në zgjidhjen e këtij ngërçi që ka përfshirë politikën shqiptare.

Forma e heqjes duhet parë si e lejon Kushtetuta. Duhet thënë se me problemin e imuniteteve për fat të keq, më shumë po luhet, kam përshtypjen unë dhe i ngjan si asaj punës së lojës me kungulleshkat.  Sepse kur ka dashur politika shqiptare edhe brenda natës ka bërë qametin duke ndryshuar gjysmën e Kushtetutës. Problemi nuk është se duhet referendum apo duhet me Parlament. Unë do të thoja se me Parlament është më mirë, sepse në fund të fundit duhet të ulen politikanët tanë dhe të mendojnë seriozisht për problemet që ka vendi përpara”, tha Moisiu.

Politika shqiptare nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën, sipas tekave të saj thotë Alfred Moisiu, i cili deklaron se ligji themeltar i shtetit ka nevojë edhe për ndryshime të tjera. Njëra prej tyre mënyra e zgjedhjes së Presidentit.

Kushtetuta ka nevojë për ndërhyrje por duhet ndërhyrë në mënyrë të studiuar, siç e bën e gjithë bota.Çdo ndryshim duhet bërë sic thotë populli ‘mat shtatë herë dhe prit njëherë’. Edhe problemin e zgjidhjes së presidentit ne duhet ta ndryshojmë në Kushtetutë. Dhe ne kemi dy vjet që e ngremë këtë problem. Urdhëro,u zgjodh Presidenti i ri, ku për mendimin tim u bë një zgjedhje nëpërmjet një procedure jo të hijshme, që mos të them se u bë një Pazar, se në fakt një pazari i ngjau. Pra, këtu ka nevojë që zgjedhja e Presidentit të bëhet nga populli”, tha Moisiu.

Ish-presidenti është i mendimit se duhen patjetër ndryshime në mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues dhe atyre në Gjykatën e Lartë. Sipas zotit Moisiu gjykatat janë zaptuar nga korrupsioni politik.

“Dhe që mos të zgjidhen tek ne gjyqtarë që vërtetë të anojnë, duhet patjetër që zgjedhja e tyre të bëhet me një shumicë të cilësuar. Ne për imunitetin bëjmë shumë zhurmë por kemi raste që është hequr imuniteti dhe asgjë nuk është bërë. Nuk qëndron e keqja te imuniteti, e keqja është se si ne i trajtojmë. Sa merret një rast kur ndërhyn prokuroria apo gjyqësori menjëherë politika zë e cirret. C’punë ka politika se c’bën drejtësia? Për mua korrupsioni politik është më i rrezikshëm se korrupsioni ekonomik. Pse? Sepse kjo e nënshtron gjyqësorin ndaj politikës, pasi politika i thotë që unë do të zgjedh anëtarë të Gjykatës së Lartë apo kushtetuese dhe ti bëj këtë që dua unë”, tha Moisiu.

Moisiu: Kakofoni qëndrimesh për kufirin detar me Greqine

Shqetësuese. Kjo është fjala që përdor zoti Moisiu në lidhje me zhvillimet e deritanishme që lidhen me rinegocimin nga qeveria shqiptar të  marreveshjes së kufirit detar me Greqinë.

Vetë mënyra si po zhvillohen ngjarjet të them të drejtën është shqetësuese sepse del ministri i Jashtëm dhe thotë një fjalë, del kryeministri dhe thotë një tjetër, del një deputet thotë dicka tjetër duke krijuar një kakofoni. Kjo do të thotë që këtu ose nuk janë menduar gjërat, ose fshihen gjërat. Sido që të jetë është keq. Unë gjykoj se ne shqiptarët, populli jonë duhet të jetë shumë vigjilent në këtë drejtim.Nuk mund të tregtohet me territorin e vendit qoftë i detit qoftë i tokës, qoftë edhe një pëllëmbë s’mund të jepen këto për interesa politike afatshkurtra”, theksoi Moisiu./TCH

8 komente në “Mosiu: Duhen ndryshime për mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe gjyqtarëve”

  1. opinionisti says:

    Zoti Moisiu, ja sa te pasurohen edhe nja tre vite kleptot e tiranistanit,pastaj beni ndryshimet.

  2. Integrim Shishtufina says:

    MOISIU ESHTE KONFUZ SI SHUMICA E POPULLIT QE NDJK AKOMA KETE ‘POLITIKE’
    Te pretendosh qe pas 22 vjetesh ,ndryshimet kushtetuese e ne teresi reforma istitucionale e ne veçanti ato per drejtesine e ANTIKORRUPSION ti beje nje parlament qe jo vetem nuk perfaqeson azgje por vetem krimin e korrupsionin o te le te dyshosh se je me ‘skleroze’ ose ‘kerkon qiqra ne hell’

  3. Lirim says:

    Shqiptaret te marrin fatin ne dore. Ne asnje menyre, me asne kusht, te mos lejojne nje komunist terrorist te vendose diktaturen nen emrin e Shqiperise demokratike.

  4. Blini nen rete e zeza te Londoni says:

    Si nuk e mori zoti kete korrak bukeshkele

    me duket se i jane cakerrduar edhe syte

  5. keti says:

    Qekur e zune sheshin ku luant domino – Moisiu ka filluar prape te merret me pulitike..

  6. Erion says:

    O Alfredoooo……!!!!!! Mos fol pallavra

  7. al says:

    cdo shkrim ka kritiken e tij po disa me lart japin urdhera kush do flas kush do mbyll gojen tjer ,ne qofte se nje ish president qe kishte kurajo ti pergjigjesh politikes se cdo krau qe nuk mbahet per te korruptuar qe rrjedh nga nje prej familjeve me te vjetra te vendit dhe qe i ka dhene ketij kombi qe mund te kete dhe te metat e tije.,ka te drejte te flas te jape mendime dhe mbyllni gojen se na cat trapin ju disa qe vetem ofendoni dhe nuk keni ide se per cfar flitet.te besh sot referendum per imunitetin eshte kohe e harxhuar dhe me kosto financiare dhe kur perfundoimi dihet qe populli do votoj 90 % e me shume. por kojo nuk zgjidh problemin i korrupsionit . z. moisiu thote me te drejte qe presidenti te zgjidhet nga populli se me kete hiqet emertimi qe ai eshte produkt i pazareve te partive. io jep te drejte morale dhe ligjore cdo miratimi te ligjit nga ana e tij. problemi i gjykates se larte dhe kushtetuese te zgjidhet perseri nga pop. dhe kryetaret te zgjidhen ne menyre te fshehte nga vet trupat e zgjedhura nga populli. atehere do te shihni do kete drejtesi apo jo. dhe per cdo gjykates qe jep vendime jasht kodit penal te behet gjykimi i tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje