Një tragjedi ironike me një çift zviceran (FOTO)

1 Shtator 2012, 13:14Lifestyle TEMA
Një tragjedi ironike me një çift zviceran (FOTO)

Një çift zviceran kaloi pesë vjet duke udhëtuar nëpër botë, por në mënyrë ironike, vdiqën vetëm dy ditë pas u kthyen në shtëpi, pasi u përplasën nga një tren.

Daniela Weiss dhe partneri i saj, Daniel Oelter, 38 vjeç, udhëtuan ndër zonat më të rrezikshme në botë, si në Azi, Lindjen e Mesme apo Amerikën e Jugut, dhe nuk pësuan asnjë dëmtim.

Por, në mënyrë tragjike, dy ditë pasi ishin kthyer nga udhëtimi i tyre në Grainchen të Zvicrës, ata u goditën nga një tren pak metra larg banesës së tyre, duke gjetur vdekjen.

Daniel gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkoha që Daniela vdiq një ditë më pas në spital. Mamaja e saj u shpreh se gjithmonë ishte e shqetësuar për udhëtimet e së bijës nëpër botë, për shkak se mund t’i ndodhte diçka e keqe. Por, nuk e kishte menduar që kjo gjë do t’i ndodhte pikërisht përpara shtëpisë së vet.

5 komente në “Një tragjedi ironike me një çift zviceran (FOTO)”

  1. kulla e bjeshkve says:

    Me vjen keq,,keta te shkretet si me qene shqiptar,qe i vrasin dhe i shtyp makina ke rruga para shtepise.

  2. P. Kola says:

    Si pafatsia e nje shoku tone nga Shkodra I. Dibra(jetoi dhe ne Lezhe), ne marinen tregtare, i cili sapo u kthye nga nje udhetim i gjate nga Kina, erdh e mbeti i gjori ne uren e vjeter te Lezhes (ne fillim te viteve 70′,) teksa kishte hipur ne nje skode qe trasnportonte cimento. Si tani e kam parasysh ate skene tragjike, kur Sado (e njohin ne Lezhe) Haçkaj e djem te tjere te qytetit zhyteshin per te nxjerre trupin e marinarit.S’i dihet fatit! Marinari u fol se kishte sjelle me vete televizor dhe dhurata per te fejuaren, prinderit etj.

  3. aleksandri i madh says:

    Mamaja?Ne kemi fjalen tone te bukur nene. Deri kur me keto italianizma? deri kur me keto barbarizma te gjuhes se bukur shqipe? sa per temen. nje fjale e urte popullore thote: shko ku te shkosh perseri ne k*****n e babait do te shkosh.

    1. tefta says:

      MAMAJA = MAMA = AMA = ANA = NANA = MEMA = IME ME = NONA = MOMA = NENA = ANE = MAMI = MAMA = MAMAKA = MOTHER = MOTER = MITRA = MAJKA tec etc etc

      fillimi i kesaj fjale ka qene AN,me vone

    2. Dean says:

      Fjala MAMA nuk eshte fjale e huaj apo 1 Komb/Kulture e caktuar ka Ekskluzivitetin mbi kete fjale.Thjesht ka lind si fjale duke u bazuar ke Belbezimat e Femijes ne momentet e para te jetes.MA dhe BA jane 2 prej tingujve te pare qe femija leshon ne perpjekje per te imituar gjuhen e te rriturve,apo per te shprehur 1 ”mendim”.Ky fenomen eshte i vezhguar ke femijet ne te gjitha anet e Globit,prandaj mos e merr si 1 Huazim te Shqipes nga te huajt.Eshte thjesht 1 fjale pa ”Atdhe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje