Sun Myung Moon, i vetëshpallur si profet, që drejtonte Kishën e Unifikimit, vdiq në moshën 92 vjeçare në një spital në Korenë e Jugut.
Ai kishte famë të madhe për mirë dhe për keq si dhe një pasuri prej miliarda dollarë, përfshi gazetën Washington Times dhe hotelin New Yorker në Manhattan.
Bizneset e tij shtrihen në botim, arsim, pasuri të patundshme, hoteleri, spitale, madje edhe prodhim armatimesh, raporton VOA. Konglomerati tij besohet të jetë furnizuesi më i madh i ushqimit japonez sushi në Amerikë.
Moon u lind në vitin 1920 në atë që është tani Koreja e Veriut. Ai filloi kishën e tij në vitin 1954. Ndjekësit e tij u bënë të njohur si “Munies”. Kisha fitoi reputacionin e një kulti me taktika mashtruese në rekrutimin e pasuesve dhe kontrollin e rreptë mbi jetën e tyre.
Grupi fitoi famë për dasma masive ku ai kryesonte ceremonitë i veshur me një mantel dhe një kurorë në kokën e tij.
Gjatë viteve, Mun u përpoq për të ndikuar në politikat e Koresë së jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Në vitet 1970 Mun ishte objekt hetimi nga qeveria amerikane. Në vitin 1982 ai u dënua për mashtrim taksash dhe kaloi 13 muaj në një burg federal amerikan.
Edhe pse dikur një anti-komunist, Mun la mënjanë ideologjinë për të bërë biznes me udhëheqësin Kim Il Sung të Koresë së Veriut ku në fund të viteve 1940 ai edhe ishte burgosur.
Kjo kishë ka një numër besimtarësh edhe në Shqipëri dhe emri i Moon ishte përfolur për realizimin e një vizite në vendin tonë.
mos ishte ai qe beri kishen paralele te krishtit?
http://kokqepa.com/2012/09/kisha-e-re-e-jezuit-avancon-teorine-qe-jezui-u-gozhdua-ne-dy-copa-paralele-derrase/
Ironia se ky muni qe vdiq ishte pronari i Washington Times(tani pronesia i kalon te birit)
truri eshte gje e madhe
profet po car libri i ka zbrit zoti ketij ?
nejse
zoti na udhezofte ne rrugen e drejte
dmth ne rrugen e vertete
amin
Pershendetje Niku!
Sigurisht qe la nje liber dhe ky eshte “Parimi Hyjnor”, plus 650 volume fjalimesh te botuara ne gjuhen koreane dhe disa qindra te tjere ne gjuhen angleze. Gjithashtu ne shqip jane botuar Mesazhet e Paqes, Autobiografia e tij “Si qytetar Global Paqedashes”, Shkrimet e Shenjta Qiellore ose Çon Son Giong. Nese ke deshire t’i shfletosh mund t’i kerkosh.
Te uroj gjithe te mirat.