Kompanitë e parakualifikuara për të privatizuar Postë Telekomin e Kosovës(PTK), janë duke shqyrtuar mundësitë për të marr kredi sepse nuk kanë para të gatshme për ta blerë atë. Me tu marrë vendimi nga Komisioni Qeveritar për Privatizim për parakualifikim, blerësit potencialë kanë kërkuar informacione nga këshilltari i transaksionit “Lazard Freres” se si mund të marrin kredi nga Korporata Financiare Ndërkombëtare(IFC), anëtare e grupit të Bankës Botërore.
“Katër nga kompanitë e parakualifikuara kanë kërkuar informacion nga këshilltari i transaksionit në lidhje me kreditë e IFC-së”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”.
Komisioni Qeveritar për Privatizim javë më parë ka parakualifikuar këto kompani për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së: Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom, Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom), M1 International Limited, Turkcell, Tëelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom).
Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë se interesi i kompanive të parakualifikuara për kreditë e IFC-së tregon se këto kompani nuk kanë fuqi të veten ekonomike dhe sipas tij, nuk janë partnerë seriozë në privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës…/ZERI
Ore, ju te Kosoves! tallet bythen me nishonin e doni me e tall edhe me ne?!!
http://imazheshqip.blogspot.com