Agim Çeku, më i paguari prej ministrave

31 Gusht 2012, 12:08Rajoni TEMA

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, del të jetë ministri më i paguar në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi. Ministri Çeku në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se paga vjetore e tij si ministër është 16 mijë e 200 euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar se përveç pagës merr edhe dy pensione një nga Ministria e Punës në Kosovë si pension i TMK-së dhe një tjetër nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.

Pensioni që ministri Çeku merr nga Kosova është 347 euro në muaj, ndërkaq ai nga Qeveria e Kroacisë është 1300 euro në muaj. I dyti për nga lartësia e pagës në Qeverinë Thaçi renditet ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, transmeton Telegrafi.

Paga vjetore e ministrit Hamza dhe e ministres Çitaku është 15 mijë e 246 euro. Por, pavarësisht pozitës, ministri i Drejtësisë i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës renditet në vendin e 10 për nga madhësia e pagës në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi.

Në vendin e 14 për nga madhësia e pagës gjendet edhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës. Po ashtu, paga vjetore e saj është 13 mije e 301 euro.

Por, pavarësisht se kanë funksion dhe punë të njëjtë në kabinetin qeveritar, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani del të jetë ministri me pagën më të vogël në kabinetin qeveritar të kryeministri Thaçi. Ai në AKK ka deklaruar se paga vjetore e tij është 12 mijë e 866 euro, apo 3334 euro më e vogël se e ministrit të Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku. Por, përveç pagës nga buxheti, ministri Agani ka deklaruar se merr edhe 3077 euro për punën profesionale në ordinancën e tij personale “Studio Agani”.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se pagat e ministrave kryesisht janë të njëjta, përveç pagës së Ministrisë të Forcës së Sigurisë, e cila sipas tyre është pak më e madhe se e ministrave tjerë. “Pagat janë të njëjta thuajse përveç ministrit Agim Çeku, i cili ka pagë më të madhe”, tha zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu.

Pagat vjetore të ministrave

Agim Çeku 16,200 euro,
Bedri Hamza 15,246 euro
Vlora Çitaku 15,246 euro
Dardan Gashi 15,240 euro
Enver Hoxhaj 15,240 euro
Fehmi Mujota 15,000 euro
Nenad Rashiq 14,820 euro
Sllobodan Petroviq 14,181 euro
Mahir Yagcilar 14,597 euro
Hajredin Kuçi 14,196 euro
Besim Beqaj 13,680 euro
Ibrahim Makolli 13,301 euro
Mimoza Kusari 13,301 euro
Memli Krasniqi 13,300 euro
Bajram Rexhepi 13,000 euro
Blerand Stavileci 13,296 euro
Ramë Buja 12,960 euro
Radoica Tomiç 13,296 euro
Ferid Agani 12,866 euro

11 komente në “Agim Çeku, më i paguari prej ministrave”

  1. Gazeta 55 says:

    Hajdeni ne gjirin e shqipes ku guvernatori i bankes se saj merr sa 7-8 ministrat e juaj!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  2. O rrushi i kuq, o rrushi i bardhë says:

    Për kokë të banorit i cili jeton në Kosovë paguan BE më shumë se pesë mijë euro në muaj. Po të ju jepnin këto para popullit, me një kontroll të zbatimit të ligjit, Kosova do të ishte shumë më e pasur se Dubai.

  3. gentian says:

    Agim ceku ka luftuar ne lufte per lirin e popullit Shqiptar,meriton me shum se cdo gje,Rrofshin patriotat Shqiptar!!

    1. Lul Aga says:

      Agim Çeku nuk duhet të vuaj nga uria dhe as fëmijët e tij. Pensionin e meriton nga shteti, ashtu sikur ushtarët amerikanë që kanë luftuar në Vietnam ose në Irak. Meritat e tija si luftëtar për çlirimin e atdheut duhet të respektohen. Nuk është kjo në diskutim.

      Po Gentian, më treg ti, tani që jemi çliruar:

      E mësimdhënësi i cili mund ta ngris ekonominë e kombit shqiptar në krye të listës në Evropë dhe gjithë botën, sa vite duhet të pres ai të shpërblehet sipas meritës nga qeveria e tij? A nuk na duhet ky më shumë tani në paqe, se sa luftëtari në luftë?

  4. lili says:

    ministri i shendetsise paska aq kohe te lire sa edhe ne ordonnace privat ende punon???!!!
    Nuk dihet kush fyet keshtu:shteti i kosoves ,apo klientet -paciente te ketij doktori…
    Po punet ne shendetsi po i shohim edhe tash po kuptojme se pse ministri Agani nuk paska kohe per te regullu punet e ministrise eshte ne ordonancen e tij!

  5. lenci says:

    Jam ekonomist dhe nyk mund te kuptoj burimin e likuidimit tyre, kur Kosova asht kq e varfer.

    1. suzana(Kosove) says:

      e kush te ka thene ty qe kosova eshte “kaq e varfer”?

      1. Teuta (Kosovë) says:

        Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara (UN), janë në Kosovë 45% të popullsisë të papunë. Çdo vit shtohen 30.000 njerëz të papunësuar. Më shumë se 37% e popullsisë ka më pak se 1 euro për të shpenzuar në ditë.

        Më shumë se 60% e popullsisë është nga fshati, mirëpo asnjë organizatë qeveritare nuk ka bërë diçka me zhvillimin e bujqësisë ose exportit të prodhimeve jashtë Kosovës. E kundërta bëhet në Kosovë nga qeveria. Më shumë se 80% të prodhimeve bujqësore importohen nga shtetet e huaja.

        Suzana, mos beso se çka thonë gazetat në Kosovë dhe çka thotë RTK-ja. Shko deri në një fshat dhe pyeti njerëzit vetë. Vetëm 1% e e popullsisë nga Kosova kanë xhipa dhe villa. Të tjerët turpërohen të tregojnë për varfërinë e tyre, por disa e kanë gjendjen më keq se në Afrikë.

        Në një shtet të pasur është turp të jesh i varfër. Në një shtet të varfër është turp të jesh i pasur.

  6. Mirashi says:

    Ma mer mendja se te gjithe keta te emrum ne poste ministrore ne ket qeveri,kane qene dhe jane bashkunetor te U.D.B ,nuk ka politikan Shqiptar ne Kosov,ne Maqedoni,e ne Mal te Zi te mos kete dosje bashkpunimi.Tash Kosona si nana e vete Shqipnija eshte ne katrahure,kudo rumpall hesapi,korupsin,vjedhje vrasje,cohen te ashtuquajturit veteren ta U.C.K dhe mburen mee lavdine e kalume,marin rroga qindra here me te medhaja se sa populli,kur dihet boterishte se cfare lufte bene ne kosove,duke vra njeri tjetrin per interesa klanore.Fitoren kosovaret tja dijne Amerikes,e jo Ceknave,Hajradinve,Thacve me kompani,qe tani jane bere si pashallare,nje lloje si ne Shqipni,ku zagaret e sigurimit jetojne ne mes luksit,dhe mirqenjes se pa pare dhe sundojne pa u bere syri tert.

  7. Gentian says:

    un nuk merrem me politik,edhe nuk dua te kritikoj njeri,por dua te them qe kurr nuk duhet arruar kush ka rrezukuar njeten per Atdheun,Rroft Agim Ceku,dhe gjith patriotat Shqiptar,dua te them vetem nje gje edhe ne Europ qe ka shum vite democracia,ka shtete qe kan ndejtur,pa qeveri,e kan ecur perpara,ne nuk duhet te pretendojme,por duhet te punojme!se po nuk punove e nuk ule koken nuk te fal gje njeri!!shtepia nuk mbahet me mjell borxh,prandaj mos prisni te nxirrni dhjamin,nga pleshti.

  8. nas says:

    Keto te holla qe po i merkan keta tipat brenda nate i harogjojne, e mira e tyre e e keqaja jone eshte se keta marin shumee me shumee, normal pa pike merite… lavdi per ministrat e gjall por te vdekur.. lavdi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje