Serbia e gatshme për dialog politik me "shqiptarët e Kosovës"

31 Gusht 2012, 09:57Rajoni TEMA

Komisioneri i Zgjerimit i BE-së, Stefan Fule, ka thënë se normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për Serbinë nëse dëshiron përparim drejt nisjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.  Fule ka thënë se Serbia në këtë drejtim duhet të arrijë edhe përparim të prekshëm në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun mes Beogradit e Prishtinës të zhvilluar nën lehtësimin e Bashkimit Evropian. Fule i ka bërë këto komente në një konferencë për shtyp pas takimit që ka pasur me zëvendëskryeministren e Serbisë, Suzana Grubjeshic, e cila është edhe ministre e ngarkuar me integrimet evropiane.

Zëvendëskryeministrja e  Serbisë ka thënë se qeveria e re e këtij vendi është e gatshme jo vetëm të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane, por edhe ta përshpejtojë këtë proces. Por, ka thënë ajo, nuk do të limitojë me data, por do të punojë në përparimin e këtij procesi. Grubjeshic ka thënë se qeveria e Serbisë është e vetëdijshme se cilat janë kushtet e parashtruara nga ana e BE-së dhe do të punojë në përmbushjen e tyre. Ajo tha se kjo qeveri e re e Serbisë është e gatshme të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog me Prishtinën./KD

1 komente në “Serbia e gatshme për dialog politik me “shqiptarët e Kosovës””

  1. pirro says:

    Mire thone serbet: shqiptaret e Kosoves, pse si duhet thene kosovaret? ata jane shqiptare dhe me Shqiperine duhen te bashkohen sepse sot jemi si nje m.. i ndare me dysh, qe qelbet era orientalizem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje