Feith: Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm

5 Shtator 2012, 10:48Rajoni TEMA
Feith: Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm

Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith ka vlerësuar se Kosovës nuk i duhen administratorë ndërkombëtarë, por politikanë vendorë më të përgjegjshëm, që qeverisjen e bazojnë mbi standardet e etikës.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, që gjatë katër viteve e gjysmë ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të Ahtisaarit, ka shprehur bindjen se në këtë drejtim bashkësia ndërkombëtare mund ta mbështesë Kosovën, por jo edhe të marrë përsipër rolin që duhet të luajë lidershipi kosovar.

“Politikanët duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi për shkak se marrin besimin nga votuesit. Ata duhet të kenë përgjegjësi për ruajtjen e standardeve të veprimit të pastër dhe moralisht të pranueshëm. Kjo është diçka në të cilën bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë, por nuk mund të marrë përsipër angazhimin. Nuk mund t’i zëvendësojmë liderët vendorë politik”, ka thënë shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një interviste për “Kohën Ditore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje