Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle ka thënë se kusht për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën e jo njohja e saj, njofton Tanjug. “Shefat e shteteve të BE-së në dhjetorin e shkuar kanë nxjerrë konkluzionet e qarta për zhvillimin e dukshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, përkatësisht për normalizimin e tyre e jo për nevojën e njohjes”, citon Tanjug të ketë thënë Fyle për gazetarët në Bruksel.
Ai ka shtuar, raporton kjo agjenci, se “BE-ja nuk ka kurrfarë planesh të tjera jashtë kësaj dhe këto kushte janë thënë në konkluzionet nga dhjetori i vitit të shkuar dhe janë përsëritur edhe sot në bisedimet me kryeministrin Daçiç”.
“Ne kemi përsëritur sot se shefat e shteteve në dhjetorin e vjetëm kanë nxjerrë konkluzione në të cilat flitet qartë për zhvillim të dukshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo ka të bëjë me normalizimin e jo me nevojën e njohjes. Ky mandat është shumë i qartë dhe nuk ka plane përtej tij”, ka thënë Fyle.
Ndaj deklaratës së Martin Schultz ka reaguar edhe kryeministri serb Ivica Daçiç, i cili ka thënë “se askush në Bruksel nuk e ka përmendur pavarësinë e Kosovës, e as Schultz”, ka përfunduar ai./KD
Normalizim domethene njohje indirekte apo jolegale
-DUHET KUPTUAR SIPAS MEJE NORMALIZIM TE MAREDHENIEVE,PASI ESHTE E NJOHUR PAVARESIA.PERFUNDIMISHT KOSOVA ESHTE E LIRE,E SHKEPUTUR SI SHTET NE VEHTE.