Borxhi arrin kufirin maksimal, vetëm 0.1% larg pikës kritike

11 Shtator 2012, 16:42Politika TEMA
Borxhi arrin kufirin maksimal, vetëm 0.1% larg pikës kritike

Qeveria ka ndryshuar sërish programin e borxhit publik, këtë herë duke e çuar shifrën e tij rrezikshëm, në kufirin maksimal ligjor.

Dy muaj më parë Komiteti i Planifikimit të Strategjive, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha e ndryshoi programin buxhetor dhe kuadrin makro-ekonomik afatmesëm. Në variantin e ri, borxhi publik në fund të vitit 2012 shkon në 59.9 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, vetëm 0.1 pikë përqindje poshtë kufirit ligjor.

Në fakt kjo rritje e borxhit nuk vjen për shkak të huamarrjes shtesë të qeverisë, por është e lidhur me një tjetër faktor, parashikimet jorealiste të buxhetit.

Në fund të vitit të kaluar kur hartoi buxhetin e shtetit për 2012-ën, qeveria parashikoi zyrtarisht një rritje ekonomike prej 4.3 për qind pavarësisht kundërshtimeve të forta të FMN-së, që e cilësonte këtë si një vlerësim thellësisht jorealist, që është konfirmuar që në tremujorin e parë. Sipas INSTAT në tre muajt e parë të vitit, rritja e Prodhimit Kombëtar ishte negative në 0.2 për qind, duke i përmbysur që në fillim parashikimet e Qeverisë, e cila është detyruar që ta ulë shifrën zyrtare të rritjes ekonomike nga 4.3 në 3 për qind. Për shkak se treguesi i borxhit llogaritet si raport ndaj Prodhimit Kombëtar, tkurrja e rritjes ekonomike çon automatikisht në rritjen e borxhit publik dhe qeveria ka vetëm një rrugë ta ndalë atë, të ulë huamarrjen e parashikuar vjetore.

Por në dokumentin që ka miratuar në Komitetin e Planifikimit të Strategjive, qeveria ka vendosur ta mbajë të pandryshuar huamarrjen në rreth 41 miliardë lekë ose 3 për qind e Prodhimit Kombëtar ashtu siç e kishte parashikuar në fillim të vitit. Me kërcimin edhe zyrtarisht në nivelin 59.9 për qind të Prodhimit Kombëtar, shifra e borxhit tashmë rrezikon të dalë jashtë kufirit ligjor prej 60 për qind. Dhe rreziqet për këtë mund të jenë disa, që nga zhvlerësimi i monedhës, rritja sërish e pasigurt ekonomike dhe deri tek përsëritja e një skenari të ngjashëm me vitin e kaluar, kur Qeveria u detyrua ta rriste borxhin për të subvencionuar KESH-in.

Por në këtë pike e vetmja shprese qe financat e vendit te mos zhbalancohen, mbetet suksesi i privatizimeve./TCH

11 komente në “Borxhi arrin kufirin maksimal, vetëm 0.1% larg pikës kritike”

  1. loni says:

    ne nuk pyesim nga borxhet,,,do vij ne pushtet edi rama ne vitin 2013 dhe borxhet e huaja nuk do ti njohi si polikan gankster qe eshte,,prandaj edhe sali berisha nuk pyet nga borxhi,,prandaj ne nuk pyesim nga borxhi kritik,,rroft edi rama bashke me sali berishen ne krye,,,,urra urra urra

  2. adriangj says:

    Tema – Nuk them se financate dhe ekonomia po manaexhohen sic duhet por perpara se ta beni alarm duhet te keni parasysh se kete problem nuk e perballone vetem shqiperia.

    Japan 225.8%
    Italy 118.1 %
    Singapore 102.4 %
    France 83.5%
    Belgium 98.6%
    Ireland 94.2%
    Portugal 83.2%

    Source http://www.businessinsider.com/debt-gdp-world-rankings-2011-04?op=1

    1. elinor says:

      Shiko se ato vendet qe ti merr si shembull, me i keqi nder ta eshte 100 here me i zhvilluar se albanistani. Pra, per nje vend si Japonia, ai nuk quhet borxh por investim i cili i kthen dy-tre fish ato fonde te investuara. Kjo per arsye se Japonia ka nje ekonomi qe prodhon vazhdimisht dhe gjeneron te ardhura publike. Keto te ardhura menaxhohen me shume efektivitet.
      Kurse tek ne, jo vetem qe ka shume pak te ardhura publike, por edhe ato pak keqmenaxhohen…1/2 e tyre humbet rruges. Gjithashtu, borxhi publik tek ne nuk egziston per qellime investimi por klasifikohet si shpenzim qe perdoret per te paguar zhelalet e saliut. I lypet ketij te fundit per te mbajtur administraten ne kembe dhe per te financuar vjedhjet e fushatave elektorale.
      Numrat nuk kane shume rendesi pa interpretimin. Po qe per manipulim statistikor, ate e qan me lot saliu…ta nxjerr humbjen fitim.

    2. Besart says:

      Ti je injorant qe shkruan te tilla te dhena e krahason kte Shqiperi te dhjer me Japonine etj. Ngaqe ka idjot si puna jote ben qejf SALI.

  3. leone-53 says:

    Adriangj-i nuk e di nga “flet” por me qe po permend ITALIN po i “pergjigjem” une shqiptari emmigrant qe jetoj ne Milano (kryeqyteti ekonomik i Italis). Vertet qe shifra eshte e larte per Italin (118.1 e ndoshta dicka me shume) por mos harro zotri qe Italia eshte Itali e jo Shqiperi. Po te jap nje shifer te “vogel”. Vetem provinca e Varrezes (prej vetem 850000-900000 banor) ne veriperndim te Milanos eksportoj ne 2010 plot 9.6 miliard euro. Pra ketu po te jap vleren e eksportit e jo te gjithe prodhimit te saj. Po Shqiperia sa eksportoj ne 2010 e pastaj pse nuk permend shifrat e vendeve fqinje me Shqiperine se sa e kane kete tregues etj. etjera. Shifra 60 eshte teper teper e larte per vendin tone pasojat e se ciles nuk do te vonojne. Milano.

  4. artiles says:

    Kaq del perqindja e borxhim me aq shifra sa ka deklaruar qeveria. Po te llogarisesh punet e bera dhe te pa paguara qe qeveria i ka biznesit (se edhe ai borxh eshte ne fakt), perqindja shkon pa frike tek 70-ta

  5. sindikalisti says:

    Per Adriangj.
    Meqenese ke kaq shume informacion me thuaj te lutem ku i kane mare keto borxhe sepse permende shume shtete te zhvilluara,edhe para disa ditesh The economist shkruante te njejten gje per borxhet biles e gjithe bota eshte ne borxh.

  6. per SINDIKALISTIN::::PO te pergjigjem … pyetja juaj eshte e drejte…. atehere::: supozojme se nje bank ka 100 euro,, dhe keto euro do ti hedhi ne treg me interes,,,, ne fund te vitit banka do te kerkoje INTERESIN plus 100eurot qe vuri ne qarkullim,,PRA 110…KJO 10 NUK EGZISTON DHE QUHET borxh…

  7. te gjitha shtetet duhet te futen ne borxhe,,,,jane pak ato shtete qe nuk pranojne te marrin borxhe… kjo politika e borxheve DETYRON popujt drejt skllaverimit MODERN…. SHUME SHTETE nuk duan ti paguajne keto borxhe…populli ISLANDES E ZGJITHI ne menyre per tu marre SHEMBULL…

  8. sindikalisti says:

    nuk kerkove kete por kerkova nje gje tjeter sepse te thashe e gjithe bota eshte ne borxh qe nga amerika ne japoni qew nga afrika e jugut e deri ne islande e ku di une se ku sipas te dhenave te gjithe kane borxh bile dhe gjertmania ka borxh bile edhe kina as me thua te lutem dhe mendoj se ti e dise ku i ksne mare borxh faleminderit per pergjigjen qe me dhe dhe per ate qe do me japesh.

  9. PER SINDIKALISTIN;;;;KJO politika e borxheve eshte shume e gjate;;; mos harro se leket jane letra;;;; dhe te shtypesh letra nuk eshte e veshtire…. leku MERR vlere ne momentin qe ti e pranon….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje