UPDATE- Njerëzit e LSI brenda Bankers po blejnë Albpetrolin? Ja lidhjet!

11 Shtator 2012, 20:15Politika TEMA

Një kompani e krijuar në vitin 2010, e quajtur Sherwood International Petrolium, e autorizuar nga Bankers, me qendër në Sheq në Fier, dhe me përfaqësues ligjor një shtetas shqiptar, është në pronësi të Abdel Fatah Zaki Badwi, i cili praktikisht është në detyrë funksionale zëvendëspresident i kompanisë Bankers. Badwi është me profesion gjeolog me një përvojë mbi 35 vjet në fushën e kërkimit të naftës dhe është CEO i Bankers në filialin shqiptar.

CEO i Bankers

 

Kompania bie ne zone OFFSHORE

Kompania e krijuar prej tij, pasi Bankers kishte disa vite në Shqipëri, është bërë pasi Ministria e Ekonomisë e LSI i ka ofruar atij dy vendburime nga më të mirat e naftës në zonën e Patoz Marinzës, në emër të kompanisë së re.
Duke qenë edhe Zëvendësdrejtor i Bankersit, në Bordin e Drejtorave të saj, dhe CEO i Bankers në Shqipëri, dhe po ashtu pronar i një kompanie tjetër nafte në Shqipëri me njerëz të LSI, duket se ky është person kyç influent që lidh LSI me Bankers dhe që po tentojnë të çojnë Albpetrolin në duart e tyre.
Nëse u hedh një sy ekstrakteve të Bankers dhe kompanisë së formuar nga CEO i Bankers dhe njerëz të LSI, shihet qartë se puset që Bankers u ka kërkuar qysh më 2008, u janë dhënë më 2010 – 2011 njësoj në të njëjtën kohë dhe Bankers dhe CEO së Bankers, në kohën që Ministria drejtohej nga LSI.
Kompania e tij le gjurmë në një regjistrim në një zonë offshore në ishujt Cayman Islands me adresë Walker House, 87 Mary Street dhe aktualisht dyshohet se ajo është pjesë e konsorciumit “kinez” të Hong Kongut, që kanë dhënë shifrën 297 milionë.
Burime të besueshme nga Ministria e Ekonomisë thonë se përmes këtij mekanizmi gara e Bankers-it ka qenë fallco dhe dyshimet janë se në lojë është CEO i Bankers-it në bashkëpunim me njerëz të LSI, dhe me kompani të regjistruara në zona offshore, ku identiteti i kompanisë nuk është i qartë.
Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, shmangu një qëndrim të qartë të qeverisë lidhur me konkurrentët për blerjen e Albpetrol, duke theksuar se gjithçka është në fazën e shqyrtimit të dokumenteve. Pas mungesës së transparencës për konsorciumin e 850 milion dollarëve dhe mungesën e garancisë bankare të plotë për Bankers, duket se në lojë po rifutet sërish kompania kineze e regjistruar në Hong Kong, për të cilin u fol qysh në fillim se kishte shanse të ishte fituese pasi kishte mbështetjen e qeverisë.
Haxhinasto nga ana e tij u përpoq ta shmangte marrjen e një qëndrimi duke theksuar se janë në fazën e administrimit të ofertave. “Nuk duhet të merremi me përfolje. Duhet të shikojmë, të ndjekim procesin, i cili është krejtësisht ligjor, krejtësisht transparent. Ju keni parë që janë administruar ofertat e dhëna nga kompanitë. Është periudhë verifikimi dokumentacionesh dhe shumë shpejt do të kemi vendimin përfundimtar të komisionit përsa i takon ofertave që janë paraqitur për privatizimin e Albpetrolit,” tha Hasxhinasto gjatë inspektimit të punimeve në Ashtë.
 Burime nga Ministria e Ekonomisë thonë se konsorciumi i quajtur “kinez” me qendër në Hong Kong “Win Business”, ka dhënë një ofertë prej 297 milion dhe ka depozituar në mënyrë të rregullt garancinë bankare. Gjurma që lë kompania e CEO së Bankers-it me njerëz të LSI në Tiranë në një zonë offshore, dhe lobimi i fortë i Ilir Metës për këtë kompani, kanë rritur sigurinë se pas ofertës së Hong Kongut qëndron kjo lidhje.
Bankers Petrolium, e cila është e vetmja kompani që punon me naftën shqiptare, është ngushtësisht e lidhur në terren me njerëzit e LSI, biles drejtues të lartë të saj, disa prej të cilave kanë kontrata prej miliona euro si nënkontraktore me të.

Bankers ka importuar naftë më shumë se ka harxhuar?

Një burim nga dega e Tatim Taksave në Fier i ka shkruar sot gazetës Tema, duke dëshmuar se nga kontrolli që kanë bërë kohë më parë në Bankers, ka rezultuar se kompania ka importuar naftë për nevojat e veta më shumë se sa ka nevojë. Kontrolli ka përgatitur një gjobë dhjetë milion euro, sipas kësaj dëshmie, dhe kallëzim në prokurorinë e Fierit. Prokurori i Fierit duket se e ka mbyllur çështjen në heshtje dhe ende nuk ka informacion çfarë bëhet me kontrollin e bërë nga sektori VIP për këtë kompani, lidhur me importin e naftës.

9 komente në “UPDATE- Njerëzit e LSI brenda Bankers po blejnë Albpetrolin? Ja lidhjet!”

  1. Besart says:

    Mekanizmi eshte shume i qarte, eliminohet Bankers sepse garancia esht e pamjaftueshme dhe fitojn kinezet, dmth kinezet e tipit Meta. Po atyre amerikaneve cfar ti bejn kta horra se papritur e pakujtuar dalin kta kingat amerikan qe te na shpetojn neve nga kta antishqiptar te ndyr qe i bejn planet si minj halesh. Mjaft ore makuter te ndyr se lojen tuaj e ka mar vesh gjith bota, prandaj nderhyjn amerikanet me ate superçmim vetem e vetem per te shpetuar Shqiperine dhe shqiptaret.

    1. Maksut Derrasa says:

      LSI SHPK eshte kompania me e suksesshme persa i perket kohes se shkurter nga themelimi te miliardat e fituara. I takon me ligj Albpetroli.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html

  2. ardian says:

    LSI per integrlesh jo integrim po ca bohet keshtu SHPKja e ilir monika kryemodhit qenkan te pangopur e te paskrupullt kjo eshte marrezia SHQIPERIA PO NDRYSHON ose sic e quan KOK LOPA META QEVERIA E INTEGRIMIT iku prona djersa e gjaku i kombit tone kto jon MON KOKOLESHAT e LSI harom i qoft ketij njerezimi qe me mendjen akoma ne letargji mbeshtet akoma keta hajduten eshte e pa tolerushme qe nje cete hajdutnish floriri e kriminelesh te pervetsoje gjakun e sakrificen e popullit zgjohu o popull frikacak qe mos u zgjofshit kurre nga ajo letargji qe ju ka pllakosur akoma nuk u ngopet me keta politihajduten e kriminela turp e faqe zeze ..

  3. Kudo që është LSI-është dora e zezë dhe e ndyrë e mafjes…Ilir Meta,do ta paguajë shtrenjtë këtë lloj grabitjeje dhe shpërdorimi që i bën pasurisë kombëtare…!Gjithë forcat politike duhet të protestotjnë për të ndaluar privatizimin e këtij sektori nga më të rëndësishmit e ekonomisë në vend…Për ta bërë privatizimin në një kohë më të paqme…dhe pasi ta studjojnë ekonomistët më të mirë të vendit.

  4. Fred says:

    Me shume gjase privatizimi i Albpetrolit eshte dhe do te mbetet interesi me i madh ekonomik ndonjehere ne hapesiren Shqiptare,ne nje vend qe ne 20 vjet beri gjithe shkollen e mafies me dhe pa pushtet nje gje me ben pershtypje ,ne nje kohe kur politikisht opozita cirret per perqendrimin e pushteteve ne nje dore,duket pa kuptim qe klani i metes te marre thelen e madhe dhe ai qe ka pushtetet ne nje dore sipas opozites te beje roline spektatorit,megjithe keto manovra te tipit ofshore onshore dhe outshore nje gje duket qe :eshte ndertuar nje rrjet qe xhiron vemendjen e gjithkujt nga asgjekundi ne asgjekund,por edhe nese dikush si ky i Temes gjen dicka ,dhe nese kjo dicka merr permasat e skandalit ,le ta paguaje Meta se ai ka ministrine e Ekonomise, ne qs nuk zbulohet asgje keta dalin te gjithe te ngopur se ka nentoka Nafte per LSI e per PD,por edhe po u morr vesh e verteta,ky popull qe del per dritat dhe bllokon rrugen se nuk “ka deshire ” te paguaje energjine,i fut nje tavell ,kruan prapanicen dhe shkon e vendos lloto te shtunen

  5. Cakalli7 says:

    na mbyten arabet bosnjaket edhe kinezet ja qifte kina nene qeverise se malokeve

  6. Landi says:

    Po c lesh LSI thoni po Leonidha eshte ai Drejtor Teknik i Bankersit qe e nxjerr pa fitim,qe te mos paguaje taksa me fatura false

  7. enea says:

    o juve u ka shkare mendja te gjitheve,bashke me kete legenin qe shkruan per njerzit e lsi ne blerjen e albpetrolit.Shikon endra gjithe naten dhe shkruan diten ky legen shpirtlig.Jane qarqe te caktuar brenda ps qe ushqehen nga sali berisha per te mbajtur luften ndezur me lsi.Po ka truthare qe i besojne keto gjepura.Duhet fryme bashkpunimi per zgjedhjet dhe strategji dhe jo legenlleqe te tilla.Legenat brenda ps marrin goxha leke nga saliu te sulmojne lsi per ta mbajtur larg vendit ku i takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje