Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese zgjat plot 2 minuta

11 Shtator 2012, 19:44Politika TEMA

Pasi Berisha foli dhe mazhoranca ndërroi mendje, të martën në mbrëmje është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, të propozuara nga Partia Socialiste. PD dhe PS po nxitojnë, edhe pse palët e kanë shprehur qëndrimin e tyre. PD nuk do i votojë ndryshimet, por vetëm sa do kënaqë PS-në me idenë se po ia shqyrton propozimet.

Ndaj në momentin kur të gjithë prisnin një diskutim për këto ndryshime, seanca e Këshillit të Legjislacionit ka zgjatur plot… 2 minuta e 40 sekonda.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli njoftoi se palët kanë rënë dakord për caktimin e Pandeli Majkos dhe Paulina Hotit si relatorë të çështjes.

Po ashtu është rënë dakord që të premten të zhvillohet seanca dëgjimore me konstitiucionalistë dhe përfaqësues të institucioneve kushtetuese.

Opozita ka propozuar mes të tjerash, emërimin me 3/5 të Prokurorit të Përgjithshëm, të kryetarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe të gjithë anëtarëve të këtyre gjykatave, duke argumentuar se kështu sistemi i drejtësisë fiton një pavarësi më të madhe nga politika.

PD ka deklaruar votën kundër duke thënë se PS synon të vendosë diktatin e pakicës.

6 komente në “Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese zgjat plot 2 minuta”

  1. aqifi says:

    PS-ja dhe PD-ja kerkojne kot pavaresi te gjyqesorit. Gjyqtaret jane totalisht te varur nga LEKU!!! Atyre nuk ja ndjen hic as per PS-ne dhe as per PD-ne. Kushdo qe t’i zgjedhe dhe sido qe te zgjidhen, ata jane thjesht makina qe prodhojne pare. Per mendimin tim, me mire zgjedhja e tyre te behet me tender si ne Romen e lashte kur blihej e drejta per te qene zyrtar shteti!!! Keshtu te pakten edhe buxheti i shtetit perfiton dicka…

  2. aqifi says:

    PS-ja dhe PD-ja kerkojne kot pavaresi te gjyqesorit. Gjyqtaret jane totalisht te varur nga LEKU!!! Atyre nuk ja ndjen hic as per PS-ne dhe as per PD-ne. Kushdo qe t’i zgjedhe dhe sido qe te zgjidhen, ata jane thjesht makina qe prodhojne pare. Per mendimin tim, me mire zgjedhja e tyre te behet me tender si ne Romen e lashte!!! Keshtu te pakten edhe buxheti i shtetit perfiton dicka…

  3. BERISHA LARGOHU. ESHTE TURP PER SHQIPTARET QE DO TE FESTOJNE 100 VJETORIN ME BERISHEN! says:

    Berisha jua ben mire kesaj opozite te ndryshkur, kjo opozite ndaloj te berjes opozite pas 21 janarit 2011. Kjo opozite nuk e meriton te votohet ne zgjedhjet e ardhshme, jam opozitar, por jo me kete opozite qe drejtohet nga Edi Rama.

  4. Nadia Shabani says:

    Edi Rama mos e votoni heqjen e imunitetit pa bere ndryshimet kushtetuese se keni te beni me nje fashist.

  5. malsori says:

    Po luhet nje loje. Berisha ulet ne tavoline vetem per te perfituar. Ato ndryshime behen vetem nese ai gjykon se nuk i sjellin dem.
    Si skile e vjeter ai e di se ne Shqiperi nuk mungojne ligjet e mira, por vendosmeria e njeerzve per ti zbatuar. Pra pa ndryshimet, apo me ndryshimet kushtetuese, ai do t’u beje presione nga me te ndryshmet organeve te pavarura,te cilat ne nje menyre ose ne nje tjeter do te gjunjezohen para bandes se tij.
    Ja pse ai mund ta votoje amendimin e kushtetutes. Ne Shqiperi mungon kurajua per t’u perballur me te keqen. Ndrysho ligje sa te duash, asgje nuk ndryshon per mire ne kete vend me kete brez politikanesh.

  6. qytetar says:

    SOCIALISTË

    THOJANI POPULLIT NË TË GJITHË AUTOPARLANTET.

    Berisha dhe mazhoranca nuk ndërron mendje, Këshilli i Legjislacionit diskuton kot në lidhje me ndryshimet kushtetuese,
    të propozuara nga Partia Socialiste.
    PD e ka shprehur qëndrimin, nuk do i votojë ndryshimet.
    PD NUK E DO ANËTARSININ NË BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje