Banka e Shqipërisë poshtëron 100 vjetorin e pavarësisë

12 Shtator 2012, 20:03Sociale TEMA
Banka e Shqipërisë poshtëron 100 vjetorin e pavarësisë

Duket se shekulli i parë i pavarësisë së vendit e gjen Shqipërinë mbytur me ngërçe politike, ekonomike dhe sociale. Pas debateve të ashpra për “braktisjet”, që futbollistë të talentuar me gjak shqiptari i bëjnë kombëtares së Armand Dukës, radha i vjen një tjetër skandali dhe gafe historike nga Banka e Shqipërisë.

Skandali që TemA po rizbulon sot është paksa i vjetër. U zbulua fillimisht gjatë vitit 1998 nga gazeta “Koha jonë” e vërtetë dhe u premtua se do të korrigjohej menjëherë. Kaluan gati 12 vjet, banka tashmë ka guvernator tjetër, por përsëri kartëmonedha 200 lekëshe përmban të njëjtin gabim gramatiko-historik.

Në njërën anë të kartëmonedhës qëndron i dizajnuar portreti i korifeut të Rilindjes Kombëtare dhe poetit më popullor Naim Frashëri. Në anën tjetër ndodhet shtëpia muze e lindjes së vëllezërve Frashëri në fshatin Frashër të Përmetit dhe një nga strofat më të famshme të poezisë “Bagëti dhe bujqësi”. Këtu qëndron edhe gafa.

Poezia sërish u shkruhet qytetarëve shqiptarë:

“Je Shqipëri më jep nder”…në vend të “Ti Shqipëri më jep nder”.

Kartëmonedha mban firmën e guvernatorit Ardian Fullani, është emetuar dhe rihedhur në qarkullim gjatë vitit 2008.

Ndërkohë akademikët e Fakultetit Histori-Filologji UT, pritet t’i shkruajnë një letër proteste Bankës së Shqipërisë për një tjetër gafë trashanike. Në kartëmonedhën 2000 lekëshe ndodhet një pamje nga qyteti antik i Butrintit dhe poshtë saj është shkruar; AMFITEATRI I BUTRINTIT. Dihet botërisht dhe nga historia,zbulimet dhe arkitektura që Butrinti kurrë nuk ka pasur amfiteatër por TEATËR. Në gjithë literaturën e heritixhit dhe antikitetit botëror dihet tashmë që Teatri i Butrintit me një kapacitet prej 1500 vendesh, u ndërtua në shek IV- III-të para Krishtit. Nëse do flasim për amfiteatër, atëherë le ta dijë banka dhe gjithë stafi i saj. Durrësi dhe jo Butrinti ka pasur amfiteatër.

Kjo është e vetmja kartëmonedhë në botë shkruar me gabime gjuhësore ende në qarkullim.

10 komente në “Banka e Shqipërisë poshtëron 100 vjetorin e pavarësisë”

  1. fieraku4u says:

    POR CFARE PRISNI, KUR SHQIPERINE E DREJTOJN SPIUNET, TE PA AFTIT DHE INJORANTET0, ME DIPLLOMA FALLCO OSE TE MARRA ME MIK.

  2. Dean says:

    Kur ka edhe Shqiperia,ministri ”Kulture”,-thone ata te Fiksit,- pse mos te kete edhe Zvicra Ministri te transportit Detar…hahahahaaaaaa.Po keshtu edhe muhabeti i Bankes Shqiptare.Te pakten per Qyfyre s’na e merr njeri.Jena te paret ne rajon e ne tan Evropen mbare.

  3. ja kishin me hile komunistat fullanit,,, JA sollen ta firmoste kur po nxirte TAVEN E PESHKUT nga furri…E HA SHUME peshkun fullanja plus qe 200 lekshi LLANIT NUK I ka pelqyer asnjehere

  4. qerramudhi says:

    Hec mor burre se ska problem se nuk na bien me ne dore 200 lekshat edhe 2000 lekshat . Vetem tek 10 lekshat 20 lekshat 50 lekshat atje mos bejne gabime se ato na bien ne dore

  5. miri says:

    Shoke qytatre,,bashkeqytetare,
    Zoterinj shqiptare.
    Kam nje propozim, bankenotat shqiptare duhet te pasqyrojne drejt realitetin shqiptar,,dhe momentet e tij me te vecanta historike.
    Psh,,po sikur te printohej krevati i Fullanit?
    Ashtu do e kemi perhere para syve vleren e vertete…te lekut.

  6. alfonsi says:

    Aulona e ka marre ferra uraten themi nga vlora.Nuk ka shtet ,s’ka ministri kulture dhe s’ka nje gjuhe zyrtare perfundimisht.Po te shikosh neper rrjete sociale gjuha shqipe nuk shkruhet e sakte por kushdo e shkruan sipas dialektit qe e flasin pa dallim krahine si ne jug dhe veri te shqiperise.Me e keqja eshte se edhe ne gazeta te ndryshme lexon artikuj qe shkruhen sipas dialektit nga gazetaret qe i shkruajn.Kjo eshte nje skandal i madh dhe tregon degradimin e gjuhes shqipe dhe reagimin e ministrise se arsimit.Besoj se duhet te reagojne te gjithe njerezit e penes dhe te artit, profesora dhe akademikper te frenuar ky fenomen qe per mua eshte shume serios per nje komb.

  7. Kondra says:

    Turp BKSH për mungesën e informacionit para emetimit (hedhjes në treg) e turp për mos-korrigjimin e gabimeve pas emetimit të monedhës me gabime. Por, turp edhe gazetarit për gabimet gjuhësore në këtë artikull. “Heritixhi” është një gabim trashanik dhe, personalisht mendoj, i panevojshëm. “Ne kemi fjalën tonë të bukur shqipe”, për të përdorur një dialog të filmit “Mësonjëtorja”, trashëgimi/a. Apo mos ndofta “heritixhi” është fjalë më e bukur? Të paktë të përdorej në formën e saj të shqiptarizuar “heritazhi” e jo aq e bastardizuar (se sikur nuk thuhet e “kopilizuar”) sa këtu. Më lind pyetja, autorit të artikullit nuk ia vret veshin kjo fjalë e çuditshme?

  8. I-Liri says:

    Po c’mut shteti serioz jemi ne kur akoma kryeministri flet me leke te vjetra, ne mbledhjet zyrtare te qeverise. Dhe nje coban nuk duhet te flas ne media me te vjetra, jo me kryeministri.
    Pastaj, kaq e veshtire qenka te kthehet mentaliteti i lekeve te vjetra apo te reja. 50 vjet dhe nuk po gjendet zgjidhja. Nuk e vrasin mendjen se zgjidhje ka.
    Te emetohet lek e ri, ne pershtatje me vleren e euros dhe te jete, supozojme 3.7 here me i forte se leku i sotem.Keshtu nuk ke mundesi te besh llogari e te shumezosh e pjestosh me 3.7, ore e cast. Nuk eshte njesoj si me dhjete.

  9. Drini says:

    Kjo gjuhe e shtremberuar neper kartmonedha e ka fillesen tel shpellari injorant Sali-qen-sheqere-ram-kelysh-sahalea dhe tek bucja, e perdala, spiunja dhe injorantja zhozevrima calashi. Keta dy monstra qe jane injorantet e gjuhes se bukur Shqipe, inkurajojne dhe mbledhin mbas vetes gjithe injorantet e tjere kryesisht makole veriu, por edhe injorante jugu qe nuk kan iden e shqipes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje