Në kushtet kur Instituti i Statistikave ofron një terr të plotë informativ lidhur me treguesit ekonomikë, revista britanike “The Economist” ka shtuar dozat e pesimizmit lidhur me rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit.
Sipas “The Economist”, rritja do të jetë vetëm 0.5 %. Ky nivel është i njëjtë me parashikimet që ka bërë në fillim të vitit Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa pritshmëritë e qeverisë janë për një rritje prej rreth 3 %, raporton Vizion Plus.
Në raportin e saj më të fundit revista argumenton se Shqipëria do të vuajë efektet e krizës në eurozonë, si dhe do të preket ndjeshëm nga kriza e borxheve, në të cilën ndodhen dy partnerët e saj kryesorë ekonomikë, Greqia dhe Italia.
“Të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të këtij viti, i cili shënoi një rënie me 0.2% krahasuar me periudhën paraardhëse, kanë mjegulluar perspektivat afatshkurtra ekonomike. Kërkesa e importit për produkte shqiptare është dobësuar. Remitancat nga emigrantët kanë rënë. Megjithatë ka një rrezik të fortë që nëse recesioni në zonën e euros do të thellohet, Shqipëria do të jetë më e ndjeshme ndaj efekteve. Kjo për shkak se Greqia edhe Italia, si partnerët kryesorë, janë prekur nga kriza e borxheve dhe këto dy shtete kanë një prani të madhe të bankave në Shqipëri. Në këto kushte ne kemi rishikuar parashikimet tona, nga 1.2%, mendojmë se rritja ekonomike gjatë këtij viti do të jetë vetëm 0.5 %,” thuhet ne këtë studim.
E ndodhur përballë një krize të financave publike, qeveria ka shtrënguar ndjeshëm rripin, duke penalizuar fondin e investimeve, zëri që ndikon direkt në rritjen ekonomike.
Ndaj, shpëtimi i vetëm në këtë situatë, janë paratë që qeveria pritet të marrë nga privatizimi i “Albpetrol” dhe nga katër HEC-et, para të cilat pritet të mbajnë nën kontroll edhe nivelin e borxhit, i cili zyrtarisht ka arritur pranë kufirit të lejuar prej 60% të PBB.
E kush ju beson?
INSTAT, institucion i specializuar dhe fort i besueshem, neve na ben te lumtur, na mbush xhepat, ne sot blejme me shume, pyeteni Saliun, ne qofte se nuk besoni, ai i di te gjitha, sa blejme e sa hame,biles ai di dhe sa nxjerrim, po te doni shkoni dhe shifni tubacionet qe derdhen neper bregdet, spushon derdhja, kjo vjen se shqiptaret han shum dhe dhjesin shum.
Juve te shnderruar , perpara se te nxirrni lajme, bisedoni njehere me strategun tone, Sali dhe kryespecialistin e tij ne financa Boden, ata do tju tregojne me realizem se ne jemi vendi i pare mbas Kines me rritjen ekonomike.
Ju lutem, ne nuk pranojme medalje argjendi, ne jemi sic thote Saliu yne, te paret ne energjitike, turizem, arsim, ne berxolla me birr, ne rruge.
Juve nuk mund tja nxini punen Saliut tone.
Po mire sidoqofte , paska ritje .Sado qe eshte e vogel por prape treogn progres,
kur te tjeret as qe flasin per ritje aspak
Njerzit perdit duke ngordhur per buke,shkojn nxjerrin buken e gojes per 1000 lek dita e ato sdin kujt tja japin para,a CEZ-it apo ushqimores lagjes qe e kan ber listen…. Apo te blejn ilace? Apo te shkojn ne spital ku nuk te shikon njeri me sy po nuk fute doren n’xhep!?
“The Economist” kur te vini ta shikoni me syt e tuj do e besoni…
Damn it…E humba bastin…E kisha llogaritur 0.8%..
seshte aspak e vertete kjo gazete punon per opoziten vetem istat ne vartesi te qeverise eshte e sakte
i keni gabim shifrat, aq shume ngritje kemi sa kryemuti jone berisha shurros per 140 minuta pa levizur me pushim dhe pa pushim.
edhe kjo arritje eshte…
po japo na afrohen zgjedhjet o burra te votjojm edi ramen dhe siq thot vet pastaj shohim se program lesht
Ore aman ku eshte kjo rritje ekonomike se nuk po e shikoim.
Nese marim si rritje ekonomike vetem rritjen e cmimeve atehere pooooo “kemi rritje ekonomike”.
Nuk mund te vijne e te na thone se kemi ngritur rrogat kur ka bere vetem indeksimin e cmimit.
O Komunista eshte recesion Boteror duke filluar nga Usa deni ne Kine
Indi Japoni perfshi Eu Itali, Spanje,Portugali, Greqi, Serbi,Rumani,
Hungari.Edhe atje Saliu e ka fajin ju e keni ndritur kur keni qene ne
pushtet per 70 vjet nga qumeshti ne 2 te mengjezit deri te 2000 euro
meter katrori per shtepi kur piktori ishte kryetar Bashkie e deri te
Angjeli ku bananja bente 400lek copa.