Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë skenar sekret për kufirin detar me Greqinë

13 Shtator 2012, 13:51Politika TEMA
Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë skenar sekret për kufirin detar me

Ministria e Jashtme ka deklaruar sot se s`ka asnjë raport apo skenar sekret me Greqinë për kufirin detar.

Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu, hodhi poshtë publikimet në shtyp, duke mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë me shtetin helen.

Sipas tij, materiali i dorëzuar në Komisionin e Jashtëm përmban vetëm opinionin e grupit teknik të Ministrisë së Jashtme

“Shprehim keqardhje që dokumentet zyrtare bëhen publike në cenim të funksionimit të institucioneve shtetërore”, theksoi Turdiu.

Gjithashtu, ai tha se, “Ministria e Jashtme siguron opinionin publik se çështja e ujërave me Greqinë po trajtohet me transparencën e nevojshme dhe në përputhje me ligjet e vendit”.

Ministria e Jashtme në një raport që u ka shpërndarë deputetëve të Komisionit të Jashtëm, pohonte se druan që Greqia do e bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE në rast se nuk i japim detin.

Në raport thuhet se Greqia nuk pranon rinegocim dhe është gati që të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse nuk pranohet marrëveshja e nënshkruar mes Lulzim Bashës dhe Dora Bakojanis.

8 komente në “Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë skenar sekret për kufirin detar me Greqinë”

  1. Lulja.com says:

    O Turdi. Ik o burre se nuk e ke bere ti halene!
    Ai qe e ka bere, Lulzim Basha, le ti rrije persiper! Mos e shperqendro vemendjen!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje.html

    1. Marko Boçari says:

      na plasi trapi per bashkimin e europianeve,te sllaveve,te ortodoksve e te sojit e sorollopit.Nuk duhet me leshu as nji meter pellembe per zagaret qe u zmadhuan duke i mare Turqis tokat e Shqiptareve….

      ….po çflas un mer jahu keta thone shyqyr qe paska njerez te interesuar qe paguaj per te bler pjes nga Shqiperia….jepini shiteni o ZAGAR E MALOK QE NGA MITROVICA DERI NE KONISPOL

  2. mergimtari says:

    Ju pushta sikur greku tu kerkoje grate tuja ne kembim te BE-se do ti jepnit ? ptu rrace e felliqur , mos befshi hajer sa te jete jeta me gjithe çkini . Paris

  3. Palla says:

    Po pse mor K…Turdiu? C’fare mendon ti? Yt ate apo jot eme ta ka lene ty dhe atyre te tjereve kete vend qe te beni pazare. Ne te semes te veje edhe BE nqse duhetti falim grekut detin qe te na thote po. Nuk shikoni se cfare ben Maqedonia qe 20 vjet shtet ka? Po ju duheni varur nga gjuha mor plehra.

  4. Lex Rex says:

    Gaz Turdiu dhe koleget e tij duhet te futen ne burg si anetare te grupit (pseudo)negociator te marreveshjes famekeqe per detin. Te dale dhe te na tregoje tani ligjet ky injorant qe u be Ambasador nga Sabri Godo eshte tallje me publikun.

  5. hasani says:

    O shqiptare a keni pyetur ndonjehere se ku jane njerezit qe bene negociatat aq shume te diskutuara (per mua jane tradhti kunder atdheut).
    Ferit Hoxha, me nenshtetesi Franceze eshte Ambasador ne Nju Jork
    drejtoresha Juridike -aktualisht Zv/Ambasadore ne Rome
    A duhet te pergjigjen nje dite keta njerez te pamoral dhe te pa -atdhe??????

  6. Ben Chicago says:

    nese evropa na do te falim troje shqiptare grekut,si ben saliu ,ne dreq europa greku dhe saliu.

  7. ALPET SHQIPTARE-FR says:

    MJSH,dron se Greqia do te bllokoje integrimin e Shqiperise ne BE ne rast se nuk i japim detin.Kjo eshte brenga e kesaj ministrie:e pavend,absurde,inegzistente dhe e turpshme per ta thene.Bej pyetje:-Cili shtet ne Ballkan dhe Evrope ka dhene,pjese deti ose toke,nje shteti tjeter per te qene ne BE?! Ose,si mundet te deklerohet Ministria dhe Qeveria Shqiptare keshtu,boterisht,perball nje shteti siç eshte Greqia:hegjemoniste,pretenduese e tokave shqiptare dhe tanime,okupatore e Epirit te Jugut!Qeveria e Shqiperise,duhet ta kete te qarte se:tokat,detin,malet,liqejte,lumenjte e Shqiperise,i mbrojne dhe sigurojne,te gjithe shqiptaret e Shqiperise Etnike-Natyrale me diaspore dhe jo veç QSH ose 3 milione shqiptare brenda shtetit tone MEME.Deklerohem biterisht se asnje meter toke as det nuk duhet dhene armiqeve tane shekullor per BE.Keshilla ime,te punojme qe Shqiperia te behet Evrope, ne qofte se duam qe BE ta gjejme ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje