Deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë do të censurohen për median

13 Shtator 2012, 10:49Politika TEMA

Kur dikush sheh një deklaratë zyrtare të pasurisë së një drejtuesi të shtetit, e para gjë që i shkon në mendje është pasuria që ai ka fshehur, e ka vënë në emër të personave të tjerë apo e ka kamufluar me dhjetëra mënyra.

Por edhe pse ekzistojnë shumë rrugë për të fshehur pasurinë, sërish njerëzit kur shohin deklarimet zyrtare që bëjnë zyrtarët pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, mendojnë se shumat janë të jashtëzakonshme.

Por edhe këto deklarata zyrtare nuk do dalin kollaj në media, pasi mazhoranca ka hartuar një amendim në ligjin për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë, ku kërkon që deklarata të bëhet publike në media pasi të shoqërohet me një dokument të ILDKP ku thuhet se janë verifikuar shpenzimet dhe të ardhurat.

Opozita e ka kundërshtuar një vendim të tillë, duke thënë se ky është censurim i medias, që interesohet të publikojë deklaratat e zyrtarëve në kohën e duhur, jo kur të bëhen verifikimet e kontrollet nga ILDKP. Kjo do e vështirësonte shumë publikimin e tyre.

Por mazhoranca pretendon se kështu deklarata e pasurisë do jetë më e ndershme pasi do pasqyrojë edhe gjetjet e ILDKP.

10 komente në “Deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë do të censurohen për median”

  1. Drini says:

    Hajde salpleh, tregoi mekatet, na trego sa pare ka fshehur ai mongoli yt i satshoqe, po ajo cita ,argita qe te ngjan ty, sa pare ka fshehur?
    Hjade pleh se do te te mbyse zullumi.

    1. kodra e diellit says:

      kjo tryeza per popullin quhet tryeza e djajeve ,
      tashme nuk ka mbetur asghe sekrete , cdo veprim i
      juaj eshte i publikuar ,jeni te ghithe te kapitulluar,
      mbaheni me pateriza ,por per te genjyer nuk
      tregoni lodhje , eshte e veja qe ju ka mbetur ,

  2. oriku says:

    Karo Sali Berisha kaq budalla po e ben kete popull. Po ti mendon se nje dite nuk do u beht llogaria juve, dhe te gjithve politikanve SHqipetar.Ti dhe familija jote duht ti jepni llogari ketij populli per te gjidha qe keni bere.

  3. arben demo says:

    Te nderuar lexues te ketij lajmi!

    Ligji i Deklarimit te pasurise eshte hartuar nga Qeveria demokratike dhe KLSh sipas modeleve perendimore e demokratike (atehere synohej qe Shqiperia te behej nje vend i tille), te cilat e informojne publikun per pasurine e atyre qe kandidojne e punojne ne poste te administrates, ne menyre qe publiku te vezhgoje ata ne se vene dore ne pasurine publike.
    Ne perendim çdo qytetar eshte i detyruar te deklaroj çdo vit te ardhurat si dhe te regjistroj, sa here qer ka ndryshime (shitje blerje) gjithe pasurite e regjistrueshme(te luejtshme e te paluejtshme). Atje kontrollin per evazion fiskal e bejne tatimet, dhe atyre nuk ju shpeton dot.
    Kjo tentative e felliqur e bandave te Saliut tregon se ata nuk duan te kontrollohen nga publiku, se me Llallat e & regullohen. Prandaj jo vetem opozita, por dhe opinioni publik, duhet te angazhohen kunder kesaj tentative per te mbrojtur hajdutet e pasurise publike dhe te korruptuarit.

  4. D.Ylli says:

    saliu kerkon te mbuloje mutin me shure,kaq e ka KI-tetit.

  5. Andi says:

    artan zeneli, avokati i krimineleve qe tani filloi te punoje ne gjykaten e larte, nuk ka deklaruar shumat e perfituara per sigurime shoqerore te te shoqes se tij valbona zeneli dhe te famshme per flirte dashurie e qe punon ne banken raiffesien por flet per page neto te saj!

    A nuk eshte kjo fshehje e deklarimit te te ardhurave?!

  6. 22 vite tranzicion says:

    VITH TE VJEDHIM.
    Te kam dhjere ne pasuri
    fituar me djallezi
    kudo te futeni or kodoshe
    zemren do tu bejme shoshe
    s’ron shqiptari pa nder
    ndaj ne shekuj ka luftuar
    me gjak e me duar
    per nder e drejtesi
    jo keshtu si ti sali
    njehere PS tejter here PD
    me marveshje nen rogos
    per vjedhje o pasuri
    s’jetoni kure ne Shqiperi
    Atje do tu mbyllim, ne qeli
    sketere tu bejme jeten
    gjer te zbardhim te verteten
    Populli e ka kuptuar
    c’muter jane PS-PD
    dy gjarperinj te helmuar
    alurijne me nje ze
    vith te vjedhim sa te mundim
    Shqiperine krejt ta shkundim.

  7. Genti says:

    Artan Zeneli eshte quajtur avokat kriminelesh dhe i perfshire me rryshfet.
    Nje si puna e Artan Zenelit nuk mund te jete garant i drejtesise per njerezit dhe popullin dhe ai duhet hequr. Tragjedia e Gerdecit mori jete te shumta njerezish kurse Artan Zeneli mbronte kriminelin te qendronte ne shtepi se nuk perbente sipas tij kercenim per njerezit, por me vone ne procesin me te bujshem nderkombetar dhe sepse vete Amerika ishte e interesuar per ngjarjen, ndodhi qe gjykata dha burg me shume e shume vite per ke donte te mbronte Artan Zeneli. A mund te garantoje drejtesi nje njeri i tille si Artan Zeneli? Vete SHBA duhet per rastin konkret te pozicionohet per te mos lejuar te tille njerez ne sistemin e drejtesise shqiptare ku korrupsioni ka kapur majat e tij me te larta.

  8. Migjeni says:

    22 vite trenzicion: Vjersha juaj eshte realiteti i gjalle i nje populli qe kerkon te hakmeret,per te gjithe ata qe ç’kane lene gje pa vjedhur,hipokritet e PS dhe krokodilet e PD.Populli nuk haron,djersa e gjaku nuk mund te vidhet,haku do shkoje tek i zoti.

  9. elinor says:

    Shkurt muhabeti, zyrtareve nuk iu plas shume se e marrin vesh nja 200 persona ne te gjithe vendin se sa pasuri kane ata por, qe ta marri vesh i gjith populli, kjo iu prish pak pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje