Politika shqiptare ngushëllon SHBA pas vrasjes së ambasadorit në Libi

12 Shtator 2012, 20:22Politika TEMA
Politika shqiptare ngushëllon SHBA pas vrasjes së ambasadorit në

Konsullata e djegur

Pas ngjarjes së rëndë në Libi, ku u vra ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe politika shqiptare.

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit amerikan, Barack Obama.

“Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta! Duke shprehur indinjatën time më të thellë për këtë ngjarje shumë të shëmtuar, shpresoj që pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë,” thuhet në mesazhin e Nishanit.

Edhe kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh presidentit amerikan.

“Qeveria shqiptare dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar e barbar ndaj Ambasadorit Stevens dhe tre punonjësve të Ambasadës Amerikane dhe ju shpreh Ju, familjeve të viktimave, qeverisë dhe kombit tuaj, ngushëllimet më të sinqerta, ndjenjat më të thella të simpatisë e solidaritetit, për këtë humbje të rëndë, si dhe mbështetjen më të plotë në luftën kundër terrorizmit në botë. Qeveria shqiptare shpreh bindjen se nën udhëheqjen tuaj të vendosur, monstrat terroriste të Al Qaedes që kryen në Bengazi aktin primitiv terrorist dhe falanga e tyre kudo në botë, do të marrin nga SHBA-të dhe vendet e lira ndëshkimin kapital që meritojnë”,” thuhet në mesazhin e Berishës.

Kurse në emër të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja Jozefina Topalli i shprehu ngushëllimet kryetarit të Kongresit Amerikan John Boehner.

“Jam e shokuar nga akti kriminal i ndërmarrë ndaj Ambasadorit Amerikan në Bengasi. Me trishtim të thellë dhe forcën më të madhe, shqiptarët dënojnë këtë akt dhune e barbarie ndaj njeriut që ishte në shërbim të lirisë së Libisë. Ngushëllimet më të thella e të sinqerta familjes së Ambasadorit Christopher Stevens dhe të tre amerikanëve të tjerë që humbën jetën në Libi. Kuvendi i Shqipërisë është në mbështetje të luftës kundër terrorizmit, ekstremizmit e fondamentalizmit të çdo lloji,” thuhet në mesazhin e Topallit.

Kurse kryetari i PS, Edi Rama, e quajti këtë një barbari kundër qytetërimit demokratik.

“Ky sulm ishte një barbari kundër qytetërimit demokratik, shpërthim i një vizioni obskurantist i cili si alternativë ndaj lirisë, drejtësisë e demokracisë ofron dhunën e verbër, urrejtjen e marrjen e jetëve të pafajshme.

Në këto momente të dhimbshme dëshiroj t’Ju shpreh miqve e partnerëve tanë amerikanë, por edhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet tona më të sinqerta. Por dëshiroj po ashtu të shpreh me më shumë forcë se kurrë solidaritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar krah tyre në çdo fushëbetejë kundër errësirës,” thuhet në prononcimin e Ramës.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe drejtuesi i FRD dhe ish-Presidenti Bamir Topi, duke e dënuar me forcë sulmin terrorist. Topi ndër të tjera u ka shprehur ngushëllime presidentit Obama, popullit amerikan dhe familjeve të viktimave për këtë ngjarje të rëndë.

“Shqiptarët kudo që ndodhen janë pranë popullit amerikan dhe familjeve të viktimave në këto moment”, është shprehur Topi.

 

7 komente në “Politika shqiptare ngushëllon SHBA pas vrasjes së ambasadorit në Libi”

  1. nensi says:

    Mos more na vjeq po ne shpresonim qe Libin do e bente amerika baçe me lule.

    1. Drita Hoxha says:

      U kujtuan korbat qe te ngushellojne. Po dje ishte 11 Shtatori,pse nuk u kujtuat?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  2. Si ka mundesi qe keta “talibanet” e salbanistanit nuk i vajten per vizite Arvizuse ? Mbase do i shkojne per te 9 at

    1. Arbereshi says:

      Ai anonimati tend “Pylli shqiptar” qenka zgjedhur tamam nga ty.S’ka pyll pa derra,thote populli yne, dhe ti qenke derr i eger e me dhembe gjithe helm e anti-shqiptare!Mos e dhente zoti te jesh ne nje vend te botes demokratike perendimore,se “talibane” si ti mund te te bejne namin.Haram e pac buken e deren qe te kane hapur!

      1. o arbresh, me trego perse ike nga shqiperia para 500 vjetesh ? Kjo eshte arsyeja edhe sot qe po ikin “arbereshet” e tjere. Por pyetja qe ju drejtoj ju humanist refugjat eshte; Kush i mbron keta qe po na bejne lesh ? Kush po ben lesh boten dhe ankohet perse jane kaq te keqinj ?

  3. Shkupi says:

    Ngushellime vellezer amerikane.

  4. m says:

    Ne Libi u vrane me dhjetra mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje