Rama premton: “Ajo që ne jemi shumë të angazhuar për të rivendosur menjëherë është norma europiane lidhur me trajtimin e këtij biznesi. Nga ana tjetër në tërësi për biznesin e madh si gjenerator kryesor për ekonominë kombëtare, është heqja e taksës së korrupsionit, heqja e taksës së kohës, janë dy taksa që nuk llogariten në statistikat zyrtare, por janë dy taksat më të rënda për biznesin. Pastaj me radhë, heqja e referencave, shtimi i sigurisë për biznesin
“Rënia dramatike e punësimit e shoqëruar me humbje të vendeve të punës është një konstante e vazhdueshme që duhet ndalur me çdo kusht. Është një rrënim i mëtejshëm që duhet ndalur me çdo kusht”. Me këto fjalë u është drejtuar kryesocialisti Rama presidentit dhe drejtuesve të Kompanisë ANAS SHPK, e cila operon në fushën e tregtimit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre. Gjatë një vizite të zhvilluar sot paradite në këtë kompani, lideri i PS është interesuar nga afër me situatën që po kalon ky lloj biznesi. Sipas drejtuesve të kompanisë vetëm në 10 muajt e fundit për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat gjendet ky lloj biznesi janë detyruar të shkurtojnë personelin me 30%, por edhe pagat e atyre që kanë mbetur në punë me 30%: “Fuqia blerëse ka rënë shumë, ndërsa vetë shteti ka humbur një TVSH në vlerë 14 milionë euro në vit.”
Për përfaqësuesit e kompanisë ky biznes është një investim prej 70 milion euro në vit, që ishte në rritje nga viti në vit, por që ka disa vite që po rënkon. Presidenti i kompanisë ANAS SHPK, Ferdinand Ibrahimi është shprehur: “Ne kemi shkurtuar shumë njerëz nga puna. Rreth 30% të punonjësve të servisit jemi detyruar t’i largojmë nga puna këto 10 muajt e fundit. Janë mbi 50 koncesionarë që kanë bërë një investim vetëm për servisin, sallonin e makinave të reja dhe zyrat, që shkon në një vlerë rreth 50 milionë euro. Pikërisht, këtë vit të gjithë janë në stanjacion, për mos të thënë që janë në rënie. Rënia është shumë e madhe qoftë në largimin e njerëzve nga puna, qoftë në xhiro, po kështu edhe fuqia blerëse. Po kështu edhe tek makinat, duke patur parasysh që 3 mujorin e parë të 2012 ka një mungesë të theksuar dhënieje të kredive dhe leasing për blerjen e makinave. Tani makina blejnë vetëm ata që kanë para në dorë, sepse bankat nuk funksionojnë për këtë biznes. Ne kemi rënie mbi 50% të makinave, ky është fakt”.
Nga ana e tij kryesocialisti Edi Rama është shprehur se PS në qeverisje do të zhdukë taksën e fshehtë të korrupsionit dhe se biznesi i madh i cili është gjenerator kryesor për ekonominë kombëtare do të marrë frymë lirisht: “Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse nga njëra anë ka një tkurrje dramatike të kapaciteteve dhe të gjenerimit të të ardhurave për veten dhe për shtetin në një pjesë dërrmuese të biznesit të madh, që vjen si rezultat i klientelizmit, i rënies së konkurrueshmërisë, i korrupsionit. Së fundmi të dhënat ndërkombëtare për konkurrueshmërisë janë dramatike, kemi humbur shumë shkallë, por nga ana tjetër në këtë biznes specifik ka një shqetësim shumë serioz për të gjitha ato çka thatë.”
“Ajo që ne jemi shumë të angazhuar për të rivendosur menjëherë është norma europiane lidhur me trajtimin e këtij biznesi. Nga ana tjetër në tërësi për biznesin e madh si gjenerator kryesor për ekonominë kombëtare, është heqja e taksës së korrupsionit, heqja e taksës së kohës, janë dy taksa që nuk llogariten në statistikat zyrtare, por janë dy taksat më të rënda për biznesin. Pastaj me radhë, heqja e referencave, shtimi i sigurisë për biznesin në raport me krimin dhe në raport me gjithë mjedisin e molepsur që vetëm e tkurr biznesin dhe vendosja e sipërmarrësit shqiptar në piedestal. Sipërmarrësi shqiptar përfundimisht duhet të çlirohet nga gjithë zinxhirët e frikës, nga gjithë zinxhirët që sot e mbajnë lidhur dhe tkurrur dhe do të kthehet në një figurë simbol për zhvillimin e vendit. Përndryshe ky vend nuk ka asnjë gjasë të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të gjenerojë një aftësi për biznes, që pastaj të sjellë vende pune. Rënia dramatike e punësimit e shoqëruar me humbje të vendeve të punës, siç e përshkruat dhe ju, është një konstante e vazhdueshme që duhet ndalur më çdo kusht. Është një rrënim i mëtejshëm që duhet ndalur me çdo kusht. Në qoftë se flasim për rilindje ekonomike, unë besoj që sipërmarrësit e mëdhenj janë një nga pikat kryesore për t’u mbështetur, por duke u dhënë mundësinë të punojnë të barabartë në garë. Duke u dhënë njëkohësisht mundësinë që të ndjehen pjesë e një vendi europian ku trajtohen sipas standardesh europiane.”
Pritni se do ju vije Rama ne pushtet, si ben ky Rama sikur e ka te garantuar pushtetin. Ne te cilin xhep e ke pushtetin, ne xhepin e djathte apo ne ate te majte? Sepse ne xhepin e djathte i takon Berishes, sepse thot qe eshte i djathte.
kane ngateruar dere…– duhet ti qahen BERISHES…
Do bajm moratorium edhe per makinat.
Nuk i nxijme na rruget ma te bukura te Evrops!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html
Shkoni tek lulka, se ju beri shum premtime. Se kujtuat se do te merrni ndihme nga hajduti.
Nashi e hodhte lumin te nderuar biznesmene, sapo te vije Rama ne pushtet me 36 GUSHT te 2013. Vetem mos harroni se KOMANDANTI gjithmone e ka marre pa pushke po asnjehere nuk e ka leshuar e nuk ka per ta leshuar PA PUSHKE ate te bekuar pushtet (njesoj si mesuesi i tij xhaxhi Enveri)
thika pistolete,,, puhke me helm,,, çadra si kallashnikov…snajpera qe bejne magji,,,,a qe ste ha mortja TY dhe NEVE qe te degjojme ty O SAL BIRISHA….
Mos u merzisni se sa te vij Rama ne pushtet jua heq edhe juve taksat,besojini ! Dhe shtetin pastaj ay do ta mbaje me premtime e lavdrime sic beri nena e tij parti,per 45 vite rrjesht…
KA RA FUQIA E PORDHES E BLERJES KA RA ME KOH, ME PARE PORDHA KAPTE EDHE 7 BALLE PO SOT SE NIGJON MO AS ME 2 DCB