Puglia nuk do e lejojë gazsjellësin TAP: Na dëmton ambientin

12 Shtator 2012, 10:24Politika TEMA

Nichi Vendola, drejtuesi i rajonit të Puglia-s, i cili është territori strategjik në kalimin e gazsjellësit TAP, e ka konsideruar si një masakër ndërtimin e këtij projekti në territorin e këtij rajoni.

Kështu sipas një raportimi në “Shqip”, duke u cituar e përditshmja italiane “La Repubblica”, bëhet e ditur se Italia mund ta ndalojë kalimin e gazsjellësit TAP në territorin e saj. Një komitet i rajonit të Puglia-s i ka dërguar shkresën përkatëse ministrisë së linjës, duke i bërë të ditur se projekti aktual që do të sjellë gazin nga vendi aziatik  nuk i ka kartat në rregull. Ky mendim i rajonit nuk është ndalues, por përbën një sinjal për qeverinë “Monti”, e cila ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e gazsjellësit, që duhet të kalojë edhe në Shqipëri.

Sipas këtij komuniteti, dokumentet e këtij projekti janë cilësuar si të dëmshme për ambientin dhe shëndetin publik, madje të konsideruar njësoj të rrezikshme pasi gazsjellësi do të kalojë në plazhet Melendugno, një nga zonat me dendësi më të madhe turistike të zonës së Salentos.

Barrikadat kundërshtuese janë ngritur fillimisht nga qytetarët,  të përfaqësuar nga komiteti “No TAP”, të shoqëruar me pas edhe nga komuna. Kundërshtime ka pasur edhe nga shoqata apo grupe të ndryshme interesi.

Ekspertë të komunave dhe rajonit të Puglia-s kanë përcaktuar  “dokument të mangët teknik” nga ana e hartuesve projektin TAP, pasi nuk jepen të dhëna për uljen e presionit të gazit.

Në shënjestër të tyre është vënë kryesisht kabina e uljes së presionit, që duhet të ishte realizuar në Acquarica , një zonë me vlerë të madhe mjedisore.

Drejtuesit e rajonit të Puglia-s janë shprehur se ky rajon ka dhënë shumë në lidhje me diversitetin energjetik dhe se nuk kanë nevojë për një megaimpiant në këtë zonë. Ata kanë theksuar se  qeveria italiane duhet të përçojë interesat e qytetarëve dhe të kërkojë autorizimin e tyre.

13 komente në “Puglia nuk do e lejojë gazsjellësin TAP: Na dëmton ambientin”

  1. Dean says:

    Oboboboboooooo,ja dhjen te gjitha planet doktorit te shqiperise.Ai kishte ne plan me e bo Shqypnin,”superfuqi” energjitike te Ballkanit dhe ja ku dalin disa tipa dhe ja prishin te gjitha planet.

    1. Dean says:

      Mos,mo burri i dheut,mos e thuj at fjale.Atij i digjet xhani per kyt popull trim,biles per kunj te italjonve ai ka me ndertue linjen hekurudhore Tiran- Pekin……Ne jemi gallat,plako,vetem se refuzojme t’a shikojme veten ne pasqyre.

      1. Burgaxhiu UK says:

        Ne shikohemi ne pasqyre shume, por nuk shohin gje tjeter pervec “haircut style” ne jemi te papare per cdo deshtim kemi nje shkaktar e gjejme nje “armik dhe nje teori konspirative” nje here grekun, serbin turkun tani prijesi yne do beje fajtor “taljonet”
        Edhe pse te ne sikur te behen 10 gazsjelles nuk na hyne ne pune se ne vetem me BOMBOLA furnizohemi si Europa ne vitet 50 besoj.

        p.s personalisht mendoj qe ne shqipot (edhe kjo e cudithshme ne Shqiperi ska sorra jo me shqiponja) nuk e meritojme te jetojme ne kontinentin europian.

        Me te mira

        1. Dean says:

          Gabim,Burgaxhiu UK,ne e meritojme te jetojme ne kete kontinent,te pakten ne tokat tona,,por ajo qe nuk arrijme te kuptojme eshte se kjo histori Deshtimesh nuk eshte thjesht Fatkeqesia e Shqiptareve te sotem,por 1 zinxhir mekatesh dhe dobsish i trasheguar nga 1 brez ke tjetri,me 1 perpikmerite cuditshme dhe te lumtur se keshtu ruajme Identitetin tone Iliro-thrako-Arberor.Per Ironin e fatit,Iliret kane qen po kaq Debila dhe Kaotik sa c’jane edhe Shqiptaret sot.Mbreteresha Teut,nga njera ane dhiste ne brek nga frika e Romakeve dhe nga ana tjeter egzekotuj pa meshire te derguarin e Romes.Dhe me e bukura eshte se ajo bitch,e dinte shume mire se c’a do ndodhte.Asnjehere nuk ka pas 1 unifikm te fiseve ilire dhe kjo pikerisht eshte edhe 1 nga defektet tona:Anarkia.Por sot kemi kapacitetin e nevojshem Intelektual qe te ndrysojme,dhe si perfundim shikon 1 BABAR si berisha dhe Klanin e sharlataneve nga veriu qe e mbron,qe te vetmen gje qe di te beje me mjeshteri eshte si te Ricikloj frikat,injorancen,pabesine tone dhe t’i paraqese si vlera morale per te cilat populli shqiptar duhet te votoje 1 here ne 4 vjet.Fuck Evropen,pasi Evropa eshte thjesht 1 Hipokrizi e madhe dhe 1 keshtjelle prej rere.Neve na duhet te fitojme Vetveten.Te tjerat jane ceshtje kohe,por me kete malok qe kemi ne krye,hmmmmm,s’me ha buza kulac.

          1. durresstar says:

            Dean

            ky komenti i sotem,me pelqen dhe brravo

            por ne fund,e ke dhi prap,nuk ka verior dhe jugor

            te gjithe jemi,shqipetare..! i dikujt qe si pelqen

            nuk eshte. termi geg e tosk,qe ti e perdor shpesh

            pa dyshim eshte nji term i shpikur,nga armiqte tane.

            cic e shef tani nuk te kundreshtoj dot,se kam frik dhe

            ishen e saukut,,,tani eshte ora qe del ishja,se i ka maru

            punet me pulat,dhe tani kullot delet,te muti i dajtit.

            1. Dean says:

              O durresstar?,te hudhesh ndo1 fjale kunder meje,nuk ka ndo1 problem,pasi une e di shume mire se c’a reaksioni shkaktoje ke te tjeret me retoriken time,dhe per rrjedhoje jam i pregatit edhe per reagimet.Plus,mua s’me bo shume pershtypje se c’a thote dikush tjeter ne adresen time,pasi jam ngop me fjale te mira dhe te keqija.Mua nga njeni vesh me hyjne, dhe nga tjetri me dali.Troc,as qe e rruaj fare.Por problemi eshte se ate dite ti bone ”armiqesi”,ne thonjeza sigurisht,me 3 persona ne te njejten kohe.Mbi te gjitha ti u krujte kot me ”Aishja prej Sauku”,qe eshte 1person teper pozitiv dhe i kalo gjonat me te Qeshur,si dhe me Tironci Lugano qe eshte 1 djal teper Indiferent dhe qe nuk te bie kot me qafe.Indiferentizmi,sado qe duket gjo e keqe,per Ironi eshte edhe 1 nga vetite qe na duhet ne Shqiptareve,ku cdokush te shikoj punen e vet.Keshtu pra,nderhyrja jote ishte krejt banale dhe e panevojshme.Ndersa,sa per diferencat veri-Jug,une e kam bindje,dhe e shikoj si 1 nga Shkaqet kryesore te gjendjes se mjeruar ku jemi dhe padyshim s’ka burr none me ma kthy mendjen deri sa ne realitetin Shqiptar te shfaqen dinamika te reja.Dhe padyshim,ti as qe behet fjale fare,sado ”komplimenta” apo sharje te dergosh ne adresen time.Nese do t’a dishe,edhe ”Aishja prej Saukut” nuk me duron dot fare dhe me ka kundershtu disa here,kur vjen puna ke ceshtja ver-Jug,por me shume Zgjuarsi,Humor dhe Ironi disa here.Eshte me efektive se te shamet,me beso.Ndersa e fundit,shqiptar nuk o vetem ai qe pellet nga mengjezi der ne dark ”oh sa mire me ken shqyptar”,se ket gjo nuk e bo askush me mire se sali berisha,por edhe ata qe shajne dhe kritikojne realitetin e dhim shqiptar.Ka shume forma paralele te shqiptarizmit.

              1. TA says:

                Dean pergjithesisht jam ne sintoni me opinionet e tua, eshte e drejta juaj te keni nje opinion per iliret dhe Teuten gjithashtu, por nqs do te lexoni me teper rreth shtetit dhe imperializmit ilir ne raport me nje fuqi boterore ne ritje sic ishte Roma ne ate kohe, besoj se do te kishit nje opinion tjeter. gjithe te mirat.

                1. Dean says:

                  Kam pershtypjen se ”imperializmi Ilir” mbeti thjesht 1 tentativ,me teper se sa mori edhe formen e vet perfundimtare.Kryesisht disa ekspedita ndeshkuese ndaj Epiroteve dhe Dardanve.Sidoqofte,faleminderit per nderhyrjen dhe nese do kishe dicka per te shtuar do isha teper i vemendshem.Problemi eshte se ”arratisja” ne te shkuaren varet shume nga sinqeiteti apo aftesia e dikujt per te interpretuar ate informacion te paket qe kemi.Pra eshte si puna e 1 pazzel,ku 2 mendje jane me te forta se 1,prandaj je i mirpritur te shtosh dicka me shume si dhe te debatosh.Do ishte edhe kenaqesia ime,se edhe une mesoj dicka me shume.Gjith te mirat.

          2. llaqi says:

            dean me pelqen shume e drejt ajo qe shkruan.

            1. Dean says:

              Faleminderit,llaqi,por kujdes e mos u perzje shume me mu se une njifem si ”greku” ne kete forum.Do fte qepen edhe ty dhe hajde t’i degjosh pastaj….hahahaaaaaaaaaaa.Gjith te mirat.

  2. Berlin says:

    Ndertohet apo jo ky gazsjelles, nuk varet nga pulia sepse ata si pjerdh njeri, vendimi merret komplet diku tjeter.
    Kjo per mendimin tim eshte vetem nje presion i hapur i grekerve kundra shqiptareve. Ndonje puliez atje ka marre pare ne dore nga greku dhe po luan te fortin.
    Vendimi per ndertimin e TAP-it eshte marre tashme.

  3. Divers says:

    Nuk ka interes te kaloje nje gazsjelles nga nje vend me male dhe gerxhe i banuar nga 2 milion barbare ,as sot as mot nuk kalon thjesht ska pike interesi.

    1. trak says:

      O Divers po ti per cfare e mban veten kur 2 milion shqiptare qenkan per ty barbare o bastard i ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje