Çdo veprim për largimin nga detyra të Ina Ramës në nëntor të këtij viti do të ishte i kundërligjshëm, sipas juristit Spiro Peçi.
Këshilltari ligjor i ish-presidentit Topi, që emëroi në këtë detyrë Prokuroren e Përgjithshme 5 vite më parë, në një intervistë për “AS” thotë se këtë rast do të bëhej fjalë për shkarkim, e për një hap të tillë, maxhorancës i duhet të faktojë shkeljet e Ramës.
“Ndërmarrja e veprimeve për ta konsideruar një mbarim të mandatit në nëntor të këtij viti meqenëse është emëruar në nëntor të vitit 2007, nuk do të ishte largim për shkak të mbarimit të mandatit, por do të ishte një shkarkim nga detyra, që pë mua do të ishte i paligjshëm. Efektivisht Kushtetuta e ka të përcaktuar kur mund të shkarkohet një Prokuror i Përgjithshëm para mbarimit të mandatit. Mund të shkarkohet me kërkesë të Kuvendit e miratim nga Presidenti, kur ka shkel Kushtetutën, kur ka shkelur rëndë ligjin e kur ka kryer veprime që cenojnë rëndë figurën e Prokurorit të Përgjithshëm”, deklaron Peçi.
Ish-ministri i Drejtësisë shprehet i bindur në faktin se llogaritja e mandatit 5-vjeçar të Prokurores së Përgjithshme fillon që në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të 2008-s.
“Llogaritja e mandatit për Prokuroren që është sot në detyrë bëhet nga data që ka hyrë ligji deri kur mbushet 5 vjet dhe 5 vjet i mbush sipas ndryshimeve të Kushtetutës, në maj të vitit 2013”, sqaron Peçi.
Ai mendon se beteja për largimin në nëntor apo në maj të Prokurores së Përgjithshme aktuale, do të pasohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Prokurorja e Përgjithshme mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese por jo pa dalë vendimi i largimit të saj sepse efektivisht nuk janë cenuar deri më sot ato marrëdhënie pune që ajo ka në bazë të Kushtetutës së vjetër. Personi që mund të jetë emëruar duhet ti lirojë vendin Prokurores se Përgjithshme që padrejtësisht mund të lirohet nga detyra në muajin nëntor”, u shpreh Peçi.
Në mënyrë të përsëritur maxhoranca aktuale ka bërë të qartë se në nëntor të këtij viti Prokurorja e Përgjithshme duhet lirojë karrigen.
Një skenar i mundshëm nëse ajo arrin të qëndrojë në detyrë deri në maj të 2013-s, është shpërndarja e Parlamentit në këtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e si rrjedhojë, zëvendësimi i saj i mbetet detyrë në shtator Parlamentit të ri të dalë nga këto zgjedhje.
Une propozoj te bejme Citenn kryeprokurore te pergjithshme!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
Ka te drejte zoti Pici, sipas “interpretimit brilant” te juristit te shqyer, nese ajo do te ishte emeruar psh 5-vite para dalies se ligjit, duhej te kishte mandat edhe 5 vite te tjera.Keshtu nuk i interpreteonte edhe denimet e drogazhinjve shqiptare te denuar ne Greqi, kur i ekstradonin ketej, perkundrazi u pergjysmonte “mandatin”.
Ajo duhet te kishte dhene doreheqjen me kohe qe kur drejtori i Pergjithshem i policise nuk zbatoj urdher arrestet per shefat e gardes qe vrane ne 21 Janar.
Z.Spiro ti je kaur mor djale, allbanistanin e drejtojne turqit me KI zero.A s’kemi 100 vite “shtet” pa drejtesi? kush e ka fajin? A s’jemi te fundit? kush e ka fajin vecse drejtuesit me KI zero.
O derr komunisti i pangopur shoku Spiro te rroj demokracia per ju kriminel
Ciljeta eshte ne forumet e larta te PD-es,me siguri do ket bere dhe ndonje master ne drejtesi ne universitetin Kristal si djali i Umberto Bosit,pse mos me e vu prokurore te pergjithshme,nuk i dihet mbase behet Silva Konti.
Shiko mare Zoti Spiro kush ju mbron ju KOMUNISTEVE http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Spiro Peçi nje nga kriminelet e diktatures se kuqe qe veprimi i tij i pare mbas vitit 91 duhet te kish qene qe ti kerkonte falje popullit dhe te zhdukej nga syte kembet,te shkonte andej ku e kuptojne greqishten e tij te ndyre.
Spiro per nje kohe te gjate ka qen prokurori i rrethit te Durresit dhe ka qen tamam nje bastard prokuror me bemat e tija si njeri maskara.Ka qen ne periudhen kur ne rruget e durresit nxirrnin te lidhur me tela me gjemba shume djem durrsake qe kapeshin ne zonat e kufirit per gjate tentavise se arratise nga fanari ndricues.
Ky maskara duhet te jape llogari deri ne nje per te gjitha krimet qe mbajne vulen e prokurorise dhe firmen e tija.
Spiro Peci e nxorri koken tani i duhet te gjej vendin se drejtesia ndodh qe vonon por s’harron.