Shkodër, vritet për gjakmarrje 49-vjeçari

12 Shtator 2012, 10:12Politika TEMA

Gjakmarrja shënon viktimën e radhës në qarkun e Shkodrës. Një 49-vjeçar është qëlluar për vdekje gjatë orëve të vona të natës, raporton Ora News.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në Dukagjin ku 49-vjeçari Marash Tonaj është ekzekutuar me armë ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

14 komente në “Shkodër, vritet për gjakmarrje 49-vjeçari”

  1. Peti pe verteti says:

    PABESIA, VRASJA NE PRITE FSHEHURAZI, JANE VIRTYTE NE RREGJIMIN E SOTEM TE SALISTANIT!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html

  2. Dean says:

    Po he te shkreten,se kishim 2 dite pa degjuar krisma.Kushedi se si ka qen problemi,ndoshta gjyshi i viktimes do ket sha para do dekadash gjyshin e te pabesit qe kish zan pusi.Ohhhhhhh,sa mire me ken shqiptar,ohejjjjjjjjjjj.

    1. elinor says:

      Jo, nuk eshte pune gjyshersh; dikur, daci i viktimes, i ka pase perdhunu micen ketij tjetrit dhe…ja perfundimi. Cili shqiptar e duron nje gje te tille??

      1. Dean says:

        Tamam,jena komb krenar ne.1 dite pashe,diku para 2 javesh,1 tufe te revoltuarish qe punonin per Hekurudhen Shqiptare,ne Tirane qe po u prishnin mitingun atyre te AKZ-se dhe thuhej se ata te AKZ-se u kishi shajt TRENIN.Pse,pak te duket ty kjo??????????? Lol

        1. elinor says:

          Mire qe nuk paskan thirre Garden t’i sharronte ne MP5! Nuk i shahet treni tjetrit!!

  3. Bono says:

    Te lumsha pallen o koqe kandari…Komb injorant gjithe jeten do ngelemi me kete shtrese debilash. Perfundimisht ngelemi race “muti”

  4. V says:

    po ku jeni o vllavrases se na latë shurdh! 1-2 dite pa degjuar per hakmarrje-vrasje!! Çudi!! Ashtu pra, vritni njeri tjetrin..
    Kafshë. Kafshë.

  5. e verteta says:

    Nje fjale e urte e popullit tone idiot thote.Jo gjithmone ka faj ai qe vret.

  6. lali says:

    Kapja e shtetit nga miliarderët anonime!Kjo eshte demokracia e, o ,sale.vrasesi kishte pistolet e asnjeri se pa….

  7. Po pse nuk bëhi burra e të qitni pushkë te shkjau ore të ligj ,por vraheni me gjakun tuaj .

  8. beni says:

    tani duhet ti vere gishtin kokes drejtesia shqiptare vetem ajo e ka ne dore se qe te zhduk gjakmarrjen, policia do ta kape autorin dhe se ku e gjen hapsirat drejtesia kete nuk e di por ai do te denohet shtate vjet,atehere ai tjetri do te dale perseri dhe do te vrase keta te tjeret.
    politipordhacat e ketij vendi duhej gjetur deri tani zgjillja e ketij fenomeni, duhet te kete nje nen te vecante ne kodin penal vetem per gjakmarrjen.

  9. kondi says:

    Nuk e quajti Berisha vendin superfuqi ,por ne vend te vrsin te tjeret vresim njeri tjetrin ..

  10. primavera says:

    keto kriminelet qe drejtojne shtetin , e kane mbyllur
    njerin sy per popullin ato duan te vriten cdo dite qe
    te ngelin 1milion banore , se nuk kane ku ti punesojne

  11. xxxxxx says:

    Ore Dean me shume mllef flet per ket popull e ket Shqiperi ore po nuk te pelqeu pse nuk ja mbath nuk te mban njeri me zorr ne ket toke shko atje ku te pelqej se ndoshta do te gjesh me mire ndoshta do te te respektojn me teper atje ku te shkosh ne dhe te huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje