Dhjetëra biznese në vend rrezikojnë falimentin për shkak të gjobave të larta që kanë marrë nga tatimet dhe mosrimbursimi i TVSH-së.
Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me punën e administratës tatimore pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ndonëse në takimin për adresimin e këtyre shqetësimeve u kërkua prania e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, por zoti Gazmir Spahia nuk ishte i pranishëm.
“Bizneset shqiptare po përballen me probleme serioze. Kontrolle të përsëritura dhe të pajustifikuara kanë vështirësuar jetën e tyre. Kontrollet e mëparshme tatimore konsiderohen gabim nga inspektimet e tjera që vijnë më pas. Inspektorët ndryshojnë interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Ka inspektorë që vazhdojnë të kontrollojnë e rikontrollojnë për të dhënat dhe veprimtarinë që nga viti 2006. E gjithë kjo situatë është shumë larg premtimit për të krijuar një klimë të qëndrueshme për biznesin dhe një atmosferë mikpritëse për investitorët dhe veçanërisht për investitorët e huaj,” tha David Anderson, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Sipas presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mosrimbursimi i TVSH-së po shkakton pengesa thelbësore në veprimtarinë e bizneseve.
“Rimbursimi i TVSH-së po shkon shumë ngadalë. Afatet ligjore për rimbursim kanë kaluar dhe kjo ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë pengesa thelbësore në veprimtaritë e kompanive. Kjo gjë ndikon në kushtet financiare të kompanive dhe sidomos likuiditetit. Sipas ligjit në fuqi bizneset tashmë pretendojnë që rimbursimi i TVSH-së duhet të përfshijë dhe interesat për periudhën që nuk është bërë rimbursimi,” tha Anderson.
Rastet e paraqitura pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë të bëjnë me industrinë e telekomunikacionit, çimentos, hidrokarbureve, sektorin e import-eksportit, universiteteve private etj. /TCH
Por po te vesh drejtor te pergjithshem te tatimeve nje mesues anglishteje qe e ka marre shkollen me mik si i nipi i Ali Spahise atij kelyshit te Saliut qe kur fliste dukej si i pire cdo te presesh.Ate une nuk e ve as te ruaje lopet e jo me tju vije ne mbledhjen e dhomes tregetise qe po ti bejne pyetje te flase brockulla se nuk ka idene e tatimeve.Ai vjedh taksat e taksapaguesve duke ju kerkuar gjysmen e rimbursimeve te TVSH-se fasoneve.Mos kete merak se fundin do ta kete para gjyqit dhe te turpshem ai dhe gjithe hajdutet e tatimeve
Po pse o, akoma nuk keni falimentuar ju o?!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
Nje shokun tim qe punonte kamarier ne nje lokal,e takova rastesisht ne rruge dhe e pyeta se ku merrej mbasi nuk e kisha pare ne ate lokal.Mu pergjigj se kishte rreth tete muaj qe kishte filluar pune ne tatimet.E urova dhe i thashe se je mire se atje qit edhe ndonje lek sepse kishte blere e makine.Ai mu pergjigj se akoma nuk ka bere leket e tij se kur e futen ne pune daroviti 8 000 Euro atij qe futi e ishte ne zyrat e P.D.-se.Por me bindjen e tij se edhe per keto muaj qe do te jete P.D.-ja ne pushtet ai do ti beje leket e tij dhe do te blinte edhe nje hyrje pallati tek Zogu i zi.Sa te jete ai miku im ne P.D. me tha nuk me heqin nga puna sikur edhe edhe te flasin per mua se e dine qe jam futur me leke.