Dyshimet e para janë se shkak i kërcënimeve është gjyqit ndaj Dritan Dajtit
Ditën kur u mbush një vit nga vrasja e gjyqtarit nga Vlora, Skerdilajd Konomi, një tjetër gjyqtar është kërcënuar me jetë. Një letër me kërcënime ka mbërritur në drejtim të gjyqtarit të krimeve të rënda, Ardit Mustafaj më 9 shtator.
Menjëherë Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve ka vendosur mbrojte të veçantë me forcat e njësisë “Brisku” për këtë gjyqtar, raporton Top Channel.
Në këtë letër, shtuan këto burime të besueshme, gjyqtari paralajmërohet të ketë kujdes dhe të mos bëhet palë me ‘atë çfarë kanë bërë të tjerët dhe të japë dorëheqjen nga gjykimi’.
Për shkak të sekretit hetimor, por edhe ndjeshmërisë së kësaj çështjeje, burimet nuk konfirmuan se për cilin gjyq bëhet fjalë. Por referuar kalendarit të çështjeve që gjyqtari Mustafaj është relator apo merr pjesë, ai rezulton si gjyqtari që ka dhënë disa vendime mbi çështje trafiqesh ndërkombëtare, ndërsa ka ende nën proces dosje të trafikut të drogës dhe armëve.
I vetmi i ndjekur me interes nga mediat dhe ku gjyqtari Mustafaj është pjesë e trupës gjyqësore, por jo kryesues i saj, është çështja ‘Dajti’. Në këtë gjyq ka tre të pandehur, mes tyre edhe Dritan Dajti, nën akuzë për vrasjen e katër efektivëve të policisë. Në këtë proces ka pasur shpesh akuza në sallën e gjyqit dhe relatorja e mëparshme e çështjes me kërkesë të prokurorisë dha dorëheqjen.
Ndërsa gjyqtari Gurali Brahimllari e kallëzoi Dajtin në prokurori për fyerje ndaj trupit gjykues, çështje e cila ka përfunduar në gjykatën penale, ku Dajti është i pandehur sipas nenit 318 të Kodit Penal, seksioni Vepra Penale Kundër Drejtësisë, proces, i cili pritet të nisë më 26 shtator.
ajde dhe behu gjygjtare po deshe,,,, merr leket dhe rri rehat,,,KAFSHET kane dale nga kafazi
Ngrihen kembet ti bien kokes. Po as Al kapone n uk e krruajti me shtetin, kete e kane bere lecke!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html
Zoterinj gjyqetare !
Nqs do gjykonit drejt do ishim edhe ne me ju sepse shteti do ishte i shenjte por nqs ju gjykoni duke pare xhepat e njerezve dhe jo Ligjin,atehere nuk kemi cfare te themi…mbroni kokat tuaja si mbrojne njerezit padrejtesite me leket qe ju japin juve
Sa vete kercenohen per dite pa shkaqe serioze, per nje gervishtje makine, per nje parkim, dhe koka iken bum! Keta, sa kohe qe bejne gjykime kunder ligjit, duhet te mendohen se nje dite cdo gabim shpaguhet. Prandaj, shume shpejt, do e kemi gjithe klasen politike te ruajtur nga Brisku, tere gjykatesit te ruajtur nga Brisku, tere prokuroret te ruajtur nga Brisku, tere doktoret te ruajtur nga Brisku, pra do e kemi Briskun ne cdo cep, aq sa do na rruaje te tereve nga shpenzimet. Ky eshte shteti i Sali gerdalles.
Te dhimbset koka he mor?! Vete e sollet vendin ne kete gjendje. Keshtu eshte kur peshtyn lart do te bjere ne surrat nje dite
Le ta ndihmoje Agron Kulici!
http://www.google.it/search?q=Dritan+Dajtit&hl=it&prmd=imvns&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ei=VOFQUNmqEOTb4QS80oHIC
EKSKLUZIVE / Dritan Dajti: Si kam vrarë unë të gjithë policët
Publikuar më 2012-06-13 10:00:01
Dritan Dajti ne burgun “Mine Peza” ne Tirane
Lindita Çela
Për vite të tëra Policia e Shtetit kurrë nuk mundi të ruante sekretin për planet operacionale të arrestimit të Dritan Dajtit. Ai gjithmonë lajmërohej dhe ishte një hap para policisë. Edhe në ditën kur oficerët më të përgatitur të Policisë ishin shumë afër arrestimit të tij, ngjarja përfundoi në tragjedi. Katër efektiva të policisë mbetën të vrarë, ndërsa Dritan Dajti arrestohet i plagosur rëndë. Sot, mbi të rëndojnë një sërë akuzash, por në intervistën e parë pas arrestimit, Dajti e rrëfen ngjarjen nga pika e tij e vështrimit. Në një intervistë ekskluzive, Dajti rrëfen si ndodhi ngjarja e 7 Gushtit. Cilat janë marrëdhëniet me nëndrejtorin e Policisë së Shtetit? Përse është i bllokuar procesi në ngarkim të tij? Si dhe kë priste të takonte në Durrës ditën e vrasjes së policëve.
Ju akuzoheni për vrasjen e 4 policëve, a mund të kemi rrëfimin tuaj për këtë ngjarje?
Unë zyrtarisht akuzohem për 5 vrasje dhe 2 plagosje në harkun kohor prej 12 sekondash. Sigurisht që akuza mbi mua do të bindë edhe sikur kjo tragjedi të kishte marrë edhe me shumë jetë njerëzish, pavarësisht se në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 40 gëzhoja nga armët e policisë së shtetit. Kur kanë filluar të breshëritë e armëve unë kam qenë në sediljen e pasme të Tuaregut dhe kam shpëtuar gjallë me një plagë në dore, vetëm për faktin se jam përkulur në hapësirën midis dy sediljeve të para të automjetit. Për momentin kaq mund të them për ngjarjen, pasi pjesa tjetër e rrëfimit do të jetë në sallën e gjyqit.
Po provat që janë paraqitur në gjykatë nga prokuroria? Kundër jush ka shumë prova
Sigurisht që në këtë moment çfarëdo të them për provat jam i paragjykuar përpara opinionit, por një gjë them me bindje; nëse procesi do të jetë transparent, publiku do të shohë me sytë e vet dhe do të mësojë faktin se të gjitha provat e paraqitura prokuroria akuzojnë drejtpërsëdrejti punonjësit e policisë dhe prokurorët e çështjes për këtë ngjarje. E vetmja provë që nuk mund të paragjykohet është ajo e vjedhjes se 150.000 eurove nga automjeti im menjëherë pas tragjedisë.
Procesi gjyqësor ka zgjatur shumë. A ju shqetëson ky fakt?
Aspak. E vetmja gjë që më shqetëson në këtë moment është zhvillimi i rregullt, i paanshëm dhe publik i procesit. Siç mund ta keni konstatuar edhe ju vetë, tashmë procesi nuk ndodhet më në ngërç, ashtu siç është trajtuar gjerësisht në media, por në kaos. Ai aktualisht është kthyer në një konflikt personal i cili nuk ka më lidhje as me ligjin dhe as me institucionin.
Perse keni arritur në këtë konkluzion?
Fakti që një prej gjyqtarëve kërkon dorëheqjen nga gjykimi i çështjes sepse në bazë të nenit 15 të K.Pr.Penal ka pengesë ligjore për të qenë gjyqtar ngaqë ka bërë kallëzim penal kundër meje; dhe mospranimi i kësaj dorëheqje nga Kryetari i komanduar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, tregon një dekadencë e logjikës institucionale në raport me atë formalen. Fakti, që ish Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka nxjerrë një qarkore ku urdhëron regjistrimin audioviziv të të gjitha proceseve gjyqësore në atë gjykatë; dhe mospranimi nga trupi gjykues i regjistrimit audioviziv vetëm për procesin tim, ka sfiduar dukshëm transparencën dhe i ka hapur rrugën një manipulimi korruptiv të proces-verbaleve të seancave gjyqësore. Fakti që dy prej të pandehurve të tjerë të këtij procesi i kanë mbaruar prej kohësh afatet e paraburgimit; dhe trupi gjykues nuk pranon ti liroje, tregon qartë që tashmë çështja penale është kthyer çështje personale. Fakti që punonjësit e policisë të pranishëm në vendngjarje dëshmuan me dyer të mbyllura si dhe mosthirrja e qëllimshme nga gjykata e disa prej dëshmitarëve okularë të ngjarjes, tregon qartë frikën nga e vërteta tragjedisë.
Gjykata thotë se proceset shtyhen për shkak të trukimeve që bëjnë avokatët mbrojtës për të përfituar më pas nga procedurat ligjore…
Jam i bindur që edhe vetë gjyqtarët nuk janë dakord me atë çka thonë. Jam i bindur që ky justifikim nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit në këtë proces, aq më shumë që është përdorur gjerësisht edhe më parë në procese të tjera pranë kësaj gjykate. E vërteta është se të gjithë avokatët për të cilët bën fjalë gjykata janë të gjithë avokatë të caktuar kryesisht prej saj dhe si të tillë janë në dispozicion të gjykatës dhe jo timin. Për rrjedhojë në këtë rast përfitimet i ka gjykata sepse ajo i ka caktuar aq më tepër kur përmendet fakti që prej mëse dy vjetësh asnjë prej tyre nuk është paguar. Rasti i fundit, ku vetë Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda përjashtoi nga trupi gjykues kryetaren e seancës gjyqësore të procesit tim, tregon qartë që është vetë trupi gjykues që ka qenë në rrugë të gabuar.
Nga skena e ngjarjes më bën përshtypje dhe një makinë, tip benz, i ndezur, që nuk rezulton të jetë në dosjen e prokurorisë. A e dini ju kush ishte në këtë makinë?
Jo deri me sot nuk di gjë për të. Por në këtë moment jam i përqendruar kryesisht në analizën e provave si dhe në konkluzionet e akteve të ekspertimit mjeko ligjor, dy prej të cilave vërtetojnë qartë që punonjësit e policisë, Saimir Duckollari dhe Fatos Xhani janë vrarë nga pas shpine.
Keni njohje apo keni takuar atë ditë personin që posedonte makinën shumë afër vendit ku janë vrarë oficerët e policisë?
Jo. As kam parë dhe as kam takuar njeri aty. Isha duke pritur të takohesha me një shokun tim e më pas do të shkoja në Rrogozhinë të bleja disa vazo lulesh për shtëpinë, se bashku me kunatin dhe shokun e ngushtë të tij.
Z. Dajti, jo rrallë herë është përfolur dhe njohja juaj me Agron Kuliqin, zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Cila është marrëdhënia juaj me të?
Në pamje të parë pyetja është mëse sugjestionuese, pasi të thuash cila është marrëdhënia juaj do të thotë që ajo ekziston, ndonëse në fakt jo vetëm që skam pasur dhe nuk kam lidhje, por as kam pasur rast ta shoh ndonjëherë. Përfolja është pjesë e së drejtës zakonore shqiptare dhe si e tillë në këtë rast është thjesht çështje klanesh apo thashethem tavoline.
Si e gjykoni vetën tuaj?
Nisur nga kaosi në të cilin ndodhet sot procesi, mendoj që do të zgjasë shumë. Por pavarësisht nga kjo, për asnjë çast nuk do të rresht së kërkuari sigurimin e të drejtave dhe garancive ligjore si dhe do të insistoj me çdo kusht që të gjitha provat ti nënshtrohen shqyrtimit publik dhe regjistrimit audioviziv. Sigurisht që rruga është e gjatë dhe e vështirë, por besoj se nuk do të më lodhë.
Z. Dajti, për një kohë të gjatë, u tha se ju nuk gëzoni shëndet të mirë, a mund të më thoni si jeni?
Është mëse e vërtetë që nuk kam pasur shëndet të mirë, por aktualisht jam drejt përmirësimit, çka do të thotë një rikthim gradual. Për mua është tepër inkurajues fakti që kam filluar të lëviz me ndihmën e patericave.
A mund të më thoni cili ka qenë trajtimi që ju është bërë në spitalin e burgut, në kuptimin që a u është dhënë gjithë ndihma e duhur?
Përgjithësisht mjekimi, terapia, kujdesi dhe konsultat, kanë qenë në nivelin e duhur, përjashto këtu raste të veçanta burokracie apo keqdashje të ndonjë individi.
Gjygjtaret te gjithe me vila te gjithe me makina luksoze te gjithe me pushime lluksoze jashte te gjithe femijet kush i ka i dergon jashte me studime te gjithe deklarojne borxhe.Ku i kane marre paret?
Nane ne p..l tua q..e te tanve se keta e shkatrruen kete vend.
Nuk jane te varur nga politika por nga leku keta hajduter modern.
Mire e kane.
Mbase ndonje prokuror kesaj rradhe……..ishalla
Dyshimet e para janë se shkak i kërcënimeve është gjyqit ndaj Dritan Dajtit
une se marr vesh se cdo me thene autori me kete fjali !!!!!