Opozita: Albpetroli të mos shitet, të jepet me koncesion!

12 Shtator 2012, 21:23Politika TEMA
Opozita: Albpetroli të mos shitet, të jepet me koncesion!

Tenderi i shitjes së kompanisë me të rëndësishme dhe strategjike në vend, Albpetrolit, pas një hutimi të përgjithshëm, por dhe euforisë për shkak të shifrës së lartë, po shoqërohet me një heshtje si nga qeveria, por po ashtu edhe nga opozita.

Qeveria është justifikuar deri tani me faktin se po verifikohet dokumentacioni dhe vendimi kërkon kohë. Ndërsa opozita, këmbëngul në qëndrimin e saj kundër ligjit që privatizon Albpetrolin, jo kundër vetë procesit.

Në një lidhje nga selia rozë me edicionin qendror informativ në Top Channel, deputeti socialist Arben Ahmetaj argumentoi votën e socialistëve kundër ligjit të privatizimit të Albpetrol, pavarësisht ofertës prej 850 milionë eurosh. Sipas tij, ky ligj është anti-kushtetues dhe shet të drejtat dhe interesat kombëtare, që në standardet ndërkombëtare i takojnë gjithmonë shtetit.

“Në atë seancë votova kundër ligjit të privatizimit me qartësi. Arsyeja e parë është se në atë ligj shiten interesat kombëtare të shqiptarëve. Operatori ka marrë nëpërmjet atij ligji anti-kushtetues të drejta që i takojnë shtetit, që shkojnë deri në 50 milionë dollarë. Këto të drejta duhet t’i shkojnë shtetit sic është edhe standardi ndërkombëtar. Shitja e interesave të qytetarëve shqiptarë është në kundërshtim me gjithë standardet ndërkombëtare”, tha zoti Ahmetaj.

Deputeti socialist tha se nëntoka shqiptare, sipas studimeve, ka rreth 30 milion tonë naftë, e përkthyer në 18 miliard dollarë me vlerën e tregut të sotëm. Ahmetaj tha se opozita është për dhënien me koncesion të kësaj pasurie, jo për shitjen e saj. Koncesioni tha ai, është zgjidhja më e mirë që mbron të drejtat dhe interesat e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, sa i takon privatizimit, Ahmetaj përfundoi se duhet të ketë transparencë mbi operatorin që do të bëjë ofertën më të madhe,që do të ketë planin më të mirë, me kusht që interesat e tij të përputhen me interesat strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Pyetjes se si do të veprojë Partia Socialiste në rast të ardhjes në pushtet, zoti Ahmetaj iu përgjigj duke thënë se do t’i rikthejë buxhetit të shtetit paratë që humbet nga ky privatizim.

13 komente në “Opozita: Albpetroli të mos shitet, të jepet me koncesion!”

  1. me KONçESION??????????? E KUR te mbaroje konçesioni çfare ka ngelur??????? o shoku nafta nuk mbillet .. beji SHUREN baçes mbas KONçESIONIT

    1. ija e Baldushkut says:

      Mire e ke po nuk te nigjo kush. Ata jane leshuar si qente per kocka, kush e kush te marre copen qe mos e gezofshin ishallah!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

      1. raimondi says:

        Bukur ka folur ky Ahmetaj _-Shume bukur

    2. N.VJOSA says:

      E degjova direkt Zotin Ahmetaj!
      Opozita nuk duhet te flase me zerin e nje deputeti neper dhembe!….
      Por te dale vet Kryetari i Opozites dhe te prononcohet qarte dhe prere!
      Dhe me maksimumin e zerit!…
      Se flet per gjera te vogla dhe nuk ndihet per Pasurine nentoksore me te madhe te Popullit shqiptar!!!
      Asnje shtet i Europes nuk nxjerr ne ankand Burimet Energjitike!
      Por i kontrollon vet shteti ose me shumicen e investimeve, ose ne forma te tjera!
      Sali Hajduti,
      I Çorodituri,
      Euforiku dhe Primitivi,
      Eshte gati te shese dhe Bythen e vet per Pushtet!
      Kryerar i Opozites,
      deklaro vet qarte dhe prere se Nafta shqiptare ka zot Popullin shqiptar dhe nxjerrja e saj mund te behet ne bashkpunim me shoqerite me te perparuara te Botes, duke ndare fitimet, sic ben gjithe Bota dhe jo duke shitur këte Pasuri Strategjike qe Perendia u ka falur shqiptareve!
      Populli shqiptar eshte sot si nje TRUP PA KOKË !….
      Poshte Doktori i Çmendur,
      Kriminel dhe Hajdut!

    3. zan says:

      Kete lloj termi, “KONCENSION”, zoteria i PS-se e ka shume per xhan, sepse ata e aplikuan te paret dhe jam i sigurte se ia kane pare lezetin. Me koncesion mund te jepet nje rruge, nje fushe sporti qe nuk kerkon, perveç te tjerash angazhim te madh njerzor (krahe pune quajeni)por jo nje industri si kjo e naftes. Pse nuk evokohet edhe nje here krijimi i “JOINT VENTURE” apo i ‘KONSORCIUMEVE” ME FIRMAT E HUAJA? Sepse normen e fitimit e percakton qe ne krye te heres, rrit shkallen e investimit nga te dyja palët, bilanci i prodhimit dhe ai financiar behet i njohur per cdo fund muaji dhe per me teper eshte transparent, per rrjedhoje ka nje kontroll te ndersjellte dhe jo si sot qe eshte mjaft e veshtire te revizionosh keto dy zera tek koncensionari . Problemi social i punesimit minimizohet shume, sepse ke nje kontigjent te afte tekniko-inxhinjer vendas qe jane te prirur per teknologjine.
      Shmanget shume evazioni fiskal apo tregu informal qe mendohet se fshehin sot koncesionaret.
      Jashte ketij komenti, NUK KA KOMISION VLERSIMI PER OFERTAT QE TE REFUZOJE 850 MILION $, prandaj ka vlere qe vete antaret e ketij komisioni ta bejne transparencen e procedures si hapur apo dhe me forma te tjera komunikimi me median.

  2. FEVZULLAHU says:

    O IJA E BALDUSHKUT;;;; SA E BUKUR KJO FOTO;;;; ME PELQEU shume fevzullahu

  3. kitara e thyer says:

    po qe se e doni sa dopak shqiperine, atdheun tone, jo tuajin, se ju potalleni dhe duke e shitur , beni nje seance spirituale dhe te gjithe ju te perbuzurit apo te zgjedhurit ne rastin e mire, shikoni filmin gjeneral gramafoni ne varjantin e integrimit,tone, jo te bandes anti shqipetare qe ju manaxhon.

  4. miri says:

    E cpresim tjeter nga spitullaqet Ahmetaj me shoke,.
    Mesuan artin e mashtrimit dhe u diplomuan politikane.
    Ikni ore plera..nuk jini burra me te mire.
    Me koncesion thote,,po pse mor pisa, ju pelqejne leket qe xhirohen qyl, pa fitimet e naftes le ti marri kush te doje, vetem populli jo.

  5. lili says:

    kush jane tradhearet,footbolistat e diaspores apo deputetet e pozites e opozites qe shesin pasurine kombtare??
    Plus asj pa ja ditur as vleren reale?5prej 30 millions deri ne 850 million,ka dicka qe nuk shkon ketu)

  6. Asnjehere ska qene i zgjuar mgjs i eshte dhene oportuniteti vazhdimisht ketij njeriu. Nese nuk ja ka sugjeruar dikush tjeter dhe nese kete kohe parazitare ne opozite nuk e ka kaluar ne palester apo “bordell” duke lexuar gazetat, si profesionist qe pretendon se eshte te na ndricoje me konkretisht me kohezgjatjen e koncensionit, si shteti te kontrolloje dhe te nderprese nje koncension jo fisible, cfare perfiton ekonomia, … apo ka ndermend skemen e koncensionit te Rinasit, ku vetem shqiptaret (ekonomia e vendit) jo vetem sperfitojne gje por paguajne me shtrenjte se kudo pa llogaritur dhe cmimet miqesore ekskluzive te Bel Family Air..

  7. albanez says:

    o z.ahmetaj. te gjitha asetet publike jepen
    vetem me koncesion sipas kushtetutes.
    edhe albpetroli do jepet me koncension qe fillon
    nga 25vjet deri ne dyfishimin e afatit.
    meso ligjet para se te besh opozite..

  8. Nigjoni o milet ket ahmetin Si I pergjigjet pieties CFARe do beje PS kur Te vije Ne pushtet ( Qe se pari s’ ka Si Te vije, po Nga Pergjigja duket Edhe tradhetia ‘pasive’ e Kupoles PS, Qe ki e mbulon me tym demagogjik),
    ki ahmeti pra, dhe Jo krietari Mao/ edvinushi, se ki flet me vete, ose twiteron per te kalu rradheni, po thote nje idjotizem demagogjik ( tyms, per Te mbulu bashketradhetine e rradhes):
    Ka me I kthy buxhetit Te shtetit parate Qe humbet nga kjo shitje…!!!
    Amon o kermeMostra!
    Kaq fort jeni Te Kapur sa jeni katandis Ne Kellir -Mostra idjote, nga i pari tek i fundit!…
    E tere c’mollois ahmetaj ne emere te PS dhe vecanerisht kjo ‘trimeria’ Qe do beje, kur Te vije Ne pushtet, tani nuk ka takat te beje ndonje trimni, do mbetet epistolare per nga autodeshmia e Super bashke-Kapjes se KupolesPS.
    Nderkohe Qe Topet: top, kreshnik nuk po leshojne as bubullima as cicerima, per kete Super-Tradheti Te fundit!

    Ja o milet, a I shihni kreshniket pozitare dhe opozitare,
    Ul te tere Ne Sofren makbethiane;
    festen qe Shqipnin e cun me sukses te plote ( sipas detyres qe fillun ne ’90)
    ne sgrip Te gremines,
    Festojne; per 100 vjetor….
    Mallkimin Ne 7 breza, kini
    O Kerm-Mostrat Rurale!!!

    A shihni gjo ju o deeeeeeeeeeeeeeeeele edviniste e saliste?!

  9. andrea says:

    Ku e gjetet Albpetrolin, kur e sendertuat juve qe keni pushtetin dhe juve qe dje e kishit?
    Nafta shqiptare u ngrit me shume sakrifica deri vetmohim nga naftetaret dhe u ndihmua fuqishem nga Shteti i asaj kohe me ne krye Enver HOXHEN. Pasi e shate dhe kerkoni ta hiqni nga kujtesa popullore dhe historike, po i cfrytezoni Veprat e ndertuara per ato 50 vjete. Energjine elektrike po, shkollimin po, tani po vini ne ankand per te mbuluar borxhet dhe keqqeverisjen tuaj duke shitur Naften shqiptare. Perse silleni si padrone te Veprave qe ndertoi populli per 50 vjete gjate Diktatures se Proletariatit, gjate Pushtetit Popullor, Perse? Perse nuk e pyesni Popullin per keto tjetersime te Prones se tij? Edhe nje shtepi private nuk shitet po nuk deshi njeri prej pjestareve te shtepise. Po juve ku e gjeni te drejten qe per Albpetrolin – Naften shqiptare, nuk respektoni ligjet qe sikur edhe per nje shtepi te vogel te nje grushti njerezish nuk mund te vendosni dhe te beni si te doni juve PUSHTETaret?
    Kuptohet qe kjo Politike eshte antikombetare dhe antipopullore, ndersa klasa politike ne Shqiperi eshte komplet e varur ne gozhden qe i a ngulen ne vitin 1991 Shtetet e medha te Perendimit ne bashkepunim me agjenturen e brendeshme me Ramizin ne krye. Ndaj ata i lane dore te lire grabitesve te vegjel ordinere per te krijuar terenin e Grabitesve te medhenj. I vetmi shqiptar qe po i kundervihet hapur kesaj politike eshte Albin KURTI dhe Partia *Vetvendosja*. Gjej rastin ta pershendes duke i uruar Fitore per bllokimin e skllaverimit modern te Kosoves, te nekolonizimit modern te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje