Aleanca KuqeZi: Qeveria po shet gjithçka, brezat që do vijnë do jenë argatë në vendin e tyre

13 Shtator 2012, 13:21Politika TEMA

Aleanca KuqeZi ka reaguar ndaj privatizimeve të fundit të qeverisë. Sekretari për Ekonominë, Dashamir Uruçi tha se tenderi për Albpetrolin ka mungesë transparence. AK e quajti shqetësues mungesën e kompanive të mëdha si Shell e Eni në këtë privatizim.

“Aleanca Kuqezi po ndjek me shqetësim të veçantë privatizimet e njëpasnjëshme të sektorëve nevralgjikë e strategjikë të ekonomisë shqiptare. Kanë dalë në shitje pasuritë nëntokësore e mbitokësore, burimet hidroenergjetike, nafta e gazi si dhe çdo gjë që ka një vlerë dhe që mund t’i sigurojë qeverisë aktuale para për të mbajtur në këmbë pushtetin agresiv e totalitar. Privatizimi i shpejtë i Albpetrolit nëpërmjet një konkurrimi problematik, i ka hapur rrugën dyshimeve të shumta si dhe ka rritur shqetësimin në opinionin publik të vendit.

Gjithnjë e më shumë po krijohet bindja se paratë e ofruara në këtë tender në vlerat 850 milion euro si dhe 790 milion euro si dhe vlerat e kompanive të tjera nuk janë rrjedhoje e konkurrimit, por rrjedhojë e bashkëpunimit dhe marrëveshjeve paraprake midis konkurrentëve dhe segmenteve të caktuara pranë kreut të qeverisë. Pjesëmarrja në këtë tender e kompanive pa asnjë eksperience në fushën e naftës si dhe mungesa e kompanive me fame botërore si Shell, Eni, British Petroleum etj, flet hapur për mungesë transparence dhe interesa klienteliste,” tha Uruçi.

Sipas zyrtarit të AK, qeveria po shet gjithçka dhe një ditë shqiptarët do jenë argatë në vendin e tyre.

“Tenderi i shitjes së Albpetrolit dhe më pas i katër HEC-eve të remontuara në vitet e fundit flet qartë për pazare të kësaj qeverie të shitur. Shitja e Albpetrolit në masën 100% së bashku me shumë asete të tjera që e shoqërojnë, i jep pronarëve të rinj 1400 puse në fushat naftëmbajtëse duke hedhur në rrugë afro 1800 naftëtarë.

Shfrytëzimi barbar i naftës në fushat naftëmbajtëse në Marinëz, Roskovec, Zharrëz, Sheqishte dhe Patos po shoqërohet me lëkundje të herëpashershme të tokës, të cilat kanë dëmtuar rëndë banesat e popullsisë në ato zona. Ata njerëz jetojnë mbi arin e zi dhe me zor sigurojnë kushtet minimale të jetesës. Shitja e qindra mijërave hektarë tokë me çmime qesharake biznesmenëve të huaj, shitja e burimeve të naftës dhe e hidrocentraleve, po e kthen Shqipërinë në një republike bananesh ku brezat që vijnë do të jenë të zhveshur nga pasuria dhe do të jenë argatë në vendin ku kanë lindur,” tha Uruçi.

Ai paralajmëroi se AK do jetë në krye të aksioneve politike kundër këtyre privatizimeve.

“Aleanca Kuqezi denoncon me forcë politikat ekonomike të qeverisë aktuale, të cilat po shesin çdo gjë që prodhon para dhe të mira materiale. Qëllimi është mbyllja sa më parë e deficitit buxhetor si dhe financimi i fushatës elektorale për të fituar me çdo kusht në zgjedhjet e vitit 2013.

Aleanca Kuqezi shprehet kundër shitjes të pasurive strategjike kundër shitjes së burimeve të naftës, pasurive të tjera nëntokësore dhe burimeve hidro e termoenergjetike. Ajo do të jetë në krye të aksioneve politike, protestave e demonstratave për të ndalur me çdo kusht shitjen e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Qeveritarët e sotëm duhet ta dinë mire se një ditë shqiptarët do të kërkojnë llogari, do të zgjohen e do t’i akuzojnë për tradhti kombëtare.”

30 komente në “Aleanca KuqeZi: Qeveria po shet gjithçka, brezat që do vijnë do jenë argatë në vendin e tyre”

  1. Lom Leka, Peze e Modhe says:

    Ky Niku, pa hyp ne pushtet, u bo diktator.
    Imagjinoni kur te jete mbi gamor!
    Ik or Nik ke baba!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. Hasan says:

      Per pasurite kombetare per trojet tona duhet te behemi te gjithe diktatore.

      1. Blog nga zyrat e PS. says:

        Ik o Lom se na e shpife me keto link qe futesh ne Tema. THIRRJE MOS E HAPNI ATE LINK

      2. Mos e hapni imazhinshqip.blogspot says:

        Ik o Lom boll u fute me emra te ndryshem se na e shpife. Mos e vizitoj askush ate faze plehrash

        1. qytetari says:

          o lomo ti nuk din nga pshurr pula

    2. Tirona says:

      O lom a ka mundesi te mos postosh keto link se na cave trapin ke tre muaj

      1. Tirons pabuks says:

        @ Tirona
        Te cuditshem ju tironsit e vone!
        Ke shtegu yt e ka postu qe te cau trapin?!!
        A te postoj ene un ndonje hajdar qe te ta caje me shume?
        Boji yzme rroges ke AK or koqe kanari!

    3. dukaqoti says:

      Po nuk ju shau babane a ju qifja udhet. Ju i beni vete udheheqesit diktatore. Me mire tju shac mamane qe ju ka dhene gji se Edin, Saliun apo kete qumeshtorin qe blegerin si kec i shtire.
      bejini yzmet famijeve e te keqen vellai.

      1. Tradhetar i Socialisteve says:

        O dukaqi qe shkruan me emrin e imazhshqip dhe e njejta ftyre. ik o plere dhe mos u fut me. idiot. Ketu po shitet cdo pus nafte dhe ti tall trapin. shih punet e tua o parazit

        1. dukaqoti says:

          Une shkruaj me ca me do rrocka mua e nuk te marr leje ty more vesh.
          mo e krruaj me mua po krruaje me ate qe po te terheq per hunde e qe ti ka zene topet me dare!

    4. Sulo Hodaj says:

      Ve re qe jane shtuar shume militantet e AK ne kete forum.
      Ne vend qe te bejne propagande ketu, le te shkojne perballe kryeministrise, parlamentit, ministrisese jashme etyj. Aty ku ka vertete nevoje per patriotizem
      Une jam 67 vjec, pensionist e nuk mundem te perballem me rregjimin e tradhetarit Berisha. Po gjithe keta qe shkruajne ketu, sikur te bertisnin atje, do i kishin bere nder vetes dhe atdheut.
      Atdheu nuk eshte Sali Berisha, Nuk eshte Edi Rama, nuk eshte Kreshnik Spahiu etj
      Atdheu eshte ai njeri, qe ne fillim mendon per familjen e tij, per fisin,pastaj per shoqerine, e ne fund per udheheqesin!
      Ju faleminderit!

    5. Arber says:

      Nuk mendoj qe ka lidhje me diktatorizmin apo te qenit diktator,thjesht pasurite tona nentokesore nuk duhen shitur! Ato jane te shqiptareve. Dhe “Niku” kete gje po ben,po mbron asetet e shqiptareve!

    6. lulkuqja says:

      o lomooo perse eshte diktator se po dikton se cfare ben
      mafia e qeverise ,sepse mbron interesat kombetare ?

    7. shamikuqja says:

      ju pergezoj zoti spahihu per perpjekjet qe beni ,per te nxjere
      kete shtet nga varferia e madhe ,.por per mendimin tim eshte
      teper e veshtire per ta ngritur ne kembe kete shtet . eshte nje
      kurajo e madhe qe kerkoni te merrni shtetin ne dore,
      me nje dificit kaq te madh financiar ,
      ku do ti ghesh lekat per ta rikembur shqiperine ??????????????9

    8. ilir says:

      o lom gamori pash zotin kur je pijshem mos shkruj
      se ti nuk je per ket pun , merr gamorin dhe shko per dru

  2. Enri says:

    Po ty lom leka te kane punesuar qe te sash Spahiun sa here del nje artikull. se sa ere lexoj komentet ti je kudo se dukesh nga menyra e te shkrojturit. po me behet qefi qe eshte ulur papunesia duke ju punesuar ju si shares neper blogje.

    1. Pal Doci says:

      Pash zoten o Enri, Tirona, Hasan!
      Sa je ka fiton me AK, se jam ka ja baj mutin gazets 55 e vi e punoj per ju te tan.

  3. Populli bageti says:

    O Niko te ishin ne terezi ata njerez e ai popull bageti nuk do te prisnin ty e Bamken si shpetimtare per te rrezuar Saliun po do te ishin ngritur ne protesta pa pushim siç ben bota deri ne rrezimin perfundimtar dhe futjen ne burg te kesaj plehre qe ka zene Shqiperine. Nqs dikush thote se Saliu qellon atehere pergjigja eshte qelloni edhe ju, per ça leshin i ka armet ai popull bageti, per tu vrare me njeri-tjetrin? Epo kur te te beje bytha fllad rrini e duroni atehere deri sa ta marre zoti Saliun se vete se ka ne plan te largohet dhe mire ben perderisa ka gjetur bageti perballe tij. Nuk ta sjell demokracine kush ne shpi si dhurate o popull bageti qe jeni akoma ne mesjete per nga formimi intelektual dhe ndergjegja kombetare te cilin nuk e njihni fare si fjale. Popull qe pi kafe e raki ncncnccncn ça mund te kerkosh nga njerez te tille qe se dine pse jetojne, ndoshta jetojne per inerci.

  4. Landi- Sverige says:

    Po mire more Spahi! Po nuk u shiten dhe jane prone shteterore, brezat e sotem dhe ata qe do vijne cfar do te jene?! Mos do te jene pronare?! Nuk e di se cfar pronaresh ishim ne (brezi jot dhe imi apo brezi i prinderve tane) ne 45 vjet “komunizem”?! Me keto qe thua sikur kopjon metodat e shtetezimeve te zbatuara nga Hugo Caves ne Venezuele? Sigurisht metodat mafioze dhe te koruptuara te qeverise per shitjen e pasurive kombetare jane skandaloze dhe mbi te gjitha antikombetare, por eshte tjeter gje menyra e shitjes dhe tjeter gje ajo qe thua ti, qe te ngelet pasuri e “popullit”. Perse? Sepse ne qoftese ato do te ngelen apo do te kthehen shteterore, kush do te financoj ato per funksionimin, mirembajtjen, rikonstruksionimin me teknologji te re, etj? Sigurisht shteti. Me cfar te ardhurash kur dihet se jemi nje nga shtetet me te varfera ne Europe? Me para nga taksat e popullit. Por do perballohej kjo bare e rende nga populli? Kam frike se jo. Ne rastin e shitjes tek firma (vendase apo te huaja) me tendera serioze, firma private nuk do te marri taksa nga populli, por do te paguaj taksa ne shtet, te cilat nje qeveri normale do i perdorte per pensionet, per shendetesine, per arsimin, per policine, etj, etj. Frika ndaj kapitalit, eshte frika ndaj perendimit, ndaj tregut te lire, eshte izolim, varferi dhe kthim mbrapa ne epoken e “lumturise” me triska e tollona.

    1. Albanos says:

      Sigurisht qe ky pseudo shtet qe kemi nuk mund t’i menaxhoje keto asete kombetare,pikerisht per kete duhe te vije ne krye te vendit nje parti qe ka nje plan te qarte pe rta mire qeverisur vendin,kete jemi te bindur qe mund ta beje vetem Aleanca KuqeZi!

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Eshte e vertete ajo qe thua por mos te shkojme ne ekstremitet ku kompania merr fuqine te germoje, prodhoje, shperndaj, mirembaj (me standartet e tyre), importoj, kontrolloj dhe pazarin…Izolimi mund te ndodhe edhe si pasoje e privatit ku shteti nuk ka asnje fuqi ligjore kontrolli nen te..Kjo ndodhi ne 2008 ne Amerike, kur shteti kishte humbur kontroll kundrejt privatit…Fllucka e shitjeve te shpive dhe cmimi real i stakut amerikan pikerisht u krijua sepse shteti nderpreu rregullat e kontrollit dhe u be i pafuqishem per te ndaluar nje situate katastrofike per te gjithe shtresat..Landi, po nuk pati shtet te fuqishem, nuk mund te kesh privatizim te ndershem dhe konkurues…Nje shtet i dobet, perfundon ne nje privat te pandershem dhe monopolist.. Tregu i lire nuk do te thote qe te funksjonosh pa rregulla dhe standarte..Tregu i lire pa standarte e kthen fuqine punetore ne skllav ku te drejtat e saj minimizohen deri ne poshterim..Dhe qeveria hyn si ndermjetesore qe te bej te sigurt qe ka standarte dhe rregulla te lojes ne menyre qe te jene te barabarta dhe te funkjonoj si me biznesin por edhe me punonjesin (qytetarin)..Askush nuk po thote qe kjo pasuri nentokesore te shfrytezohet…Por jo 100% e pamvarur kur nje dite mund te bie ndesh me interesat e popullit dhe nuk ke c’fare i ben (se me kete menyre shitjeje pikerisht kete po ben)…

    3. Vepro dhe ti says:

      Nje pergjigje per ju,e vertete este se privati do te paguaje taksa tek shteti dhe shteti nuk paguan taksa tek vetja e tij por mos harrojme se ne te gjithe vendet e botes per kompanite shteterore ose kombetare githmone shteti ose ka aksione ne shumicen e rasteve 51% me 49 ose ka ligje specifike rregulluese per ato kompani qe i blejne dhe mundohen qe te mos i shesin tek kompani te huaja qe keto kompani te mos e perdorin me vone si mjet kercenimi ndaj cdo qeverie,mire e ka thene Z.Spahia do jemi hyzmeqare ne token tone,se e kemi pare dhe me kompani te tjera ku shumica e punonjesve jane te huaj kur ne kemi vete te papune.Besoj qe mesuam nga shitja e pothuajse gjithe bankave dhe telefonine tek Greku apo diku dhe teke Turku,keto lloj ompanish jane asete shume te rendesishme per ekonomine shqiptare dhe po qe se nuk ke kontroll mbi to ne nje fare menyre kto mund te perdoren dhe nda teje se presion apo cdo gje tjter.Kur te bejme nje koment apo analize duhet te mbeshtetemi tek te vertetat dhe realiteti dhe jo tek ana politike .Pasurite kombetere nuk jane te qeverive por jane te gjithe kombit shqiptar keshtu qe populli ka te drejte te dije dhe te behet pjese e ketyre marveshjeve.Dhe per veprat hidrike qe jene te ndertuara nga qeverite e meparshme nuk besoj se duhet te shiten komplet tek kompani apo individe sepse keto jane ndertuar me taksat e ketij poulli,mund te jepen me koncension nuk do kish ndonje problem,kete e pame tek shitja e kompanise shteterore te shperndarjes se energjise dhe i shikojme cdo dite problemet qe krijojne.Kur interesat e ketyre kompanive prishen ose perballen me ligjin atehere hyn ne fuqi ana e korrupsionit ku keto e kane shume te lehet te korruptojne pothuajse cdo minister apo kryeminister.Gjithashtu mendoj qe duhet tju jepet prioritet companive shqiptare perpara atyre te huajave ose atyre qe jane ne bashkepunim,vleresimet e tyre duhet te behen me shume kujdes jo vetem shiti per dy leke meqe kemi nevoje dhe ja kalojme per pake kohe dhe pastaj asgje,kur ti shesim te gjitha tek te huajt cfare do na mbetet pastaj?Jam kategorikisht kundra shitjes se tokes e cdo lloji qofte shtetasve te huaj,kjo nuk duhet te ndodhe absolutisht ne asnje menyre sepse eshte njelloj si ta japesh ate dikujt kur kjo quhet tradheti kombetare jo vetem tek ne por ne gjithe boten .Cdo veprim i ketyre qeverive qe po bejne, nuk jane me te besueshme qe tte tregoje se po punojne ne te mire te kombit sepse nuk kane lene vend qe tju besohet,prandaj cdo qytetar duhet te mendoje dhe veproje ne te gjitha menyrat demokratike,se ne shqiptaret jemi mesuar ma ate se c’me duhet mua deri ne momentin qe na preket interesi personal por atehere do jete shume vone se asnje nuk do kete mundesi te beje ndonje gje ndaj ketyre padrejtesive.Une nuk jam antar i asnje partie apo grupimi politik por do ja jepja voten cdo partie apo individi qe mua me tregon se do drejtoje ne te mire te kombit dhe popullit shqiptar .Dhe nqs ne nuk do te bejme shembuj me qeveritaret qe jane te korruptuar apo punojne ne te keqen e kombit atehere kjo do te vazhdoje gjithmone dhe nuk do kemi perparim.Cdo individ duhet ta shikoje punen e qeverise si dicka qe ndikon ne jetene tij personale ,familjare,sa individe kane menduar para se te shkojne ne kutine e votimeve se sa te papune kane keto ne shtepite e tyre,sa jane te ardhurat e tyre vjetore,sa mundesi kane keto me keto te ardhura,si eshte sistemi arsimor sa ndikon kjo ne familjen dhe femijet e tyre per te ardhmen e tyre.Si eshte sherbimi shendetesor pse duhet ti ofrosh para nje mjeku apo dikujt tjetri per te te kryer nje pune qe e ka per detyre dhe paguhet per kete?Nqs secili do ja bente keto pyetje vetes se tij nuk besoj se do votonin te njetit njerez per 20 vjet rradhazi,kete ka demokracia nqs nje qeveri nuk punon dhe nuk di si te punoje atehere qytetaret kane te drejte te zgjedhin nje tjeter.Por jo ,kjo nuk ka ndodhur akoma tek ne ,sepse njerezit votojne pa asnje pergjegjesi ,duhet te kuptojme tani se ajo vote eshte shume e rendesishme si per vete kete individ,familjen e tij ose saj apo per te gjithe ne.

      1. kreshniku says:

        o zotni vepro dhe ti nuk eshte per te dyshuar fare tek vota
        e popullit , dyshimet hidhen te manipuluesit , kunistst nuk
        dorzohen kurre ,

    4. Arberia says:

      Dobiçi grek i Janullaqe pedofiles perseri ne aksion! Ne Suedi ke shkuar per te masazhuar ndonje peshkop qimegjate grek apo per te punuar si argat o legen?

  5. taipi says:

    ore kush ma shpjegon cfare dmth argat nga rrjedh kjo fjale?pu pu pu se mos eshte ne fjalorin e armiqeve tane.

  6. beso says:

    ketu AK e ka shume mire.

  7. fati says:

    Nuk e kuptoj se cfare popull injorant qe jemi. Ketu del nje force politike e cila kerkon te sensibilozje vendin per krimin qe po i behet nepermjet ketij privatizimi kriminal dhe neper forume dalin njerez kundra. Eshte e cuditshme qe niveli kulturor ne kete vend ka mbetur ende 20 vjet prapa kur kerkonim njeshat si enveri tani duam salen edhe edin.
    Me thoni se c’po bejne sala po e shet ne menyre me mafioze ndersa edi del me ate arben ahmetajn hajdutin e telefonise dhe flet per koncesion. Ore a e kupton o popull qe eshte pasuria jote qe realisht ka nje vlere mbi 2 miliarde dollare dhe qe duan keta BQ e PD, PS dhe LSI ta shesin per te vjedhur. Ketu del nje force tjeter dhe thote jo stop privatizimit pa u bere transparenca dhe dalin lloj lloj zagaresh neper blogje dhe shajne here duke mbraojt sal malokun, here duke mbrojtur ciu ciun dhe here duke mbrojtur floririn. Ky eshte niveli i ketij populli per fat te keq…

  8. AHA says:

    NJE QYTETAR OPTIMIST,mua me dukesh shume pesimist e pesimizmi yt ze fill ne padije,aty ku ze fill edhe guximi i politikaneve shqipetare qe shijne e korrin sikur te ishin ne pronat e tyre…SHqiperia asnjehere nuk hyri ne rendin kapitalist sepse kapitalizmi kerkon nje pike referimi,nje treg te aseteve me vlere kombetare e ky treg ne boten kapitaliste quhet BURSE,kuptove ? Shtetet qe duan te ruajne keto asete u japin te drejten te blejne AKSIONE qytetareve te thjeshte deri ne nje perqindje te caktuar ,ndermarrjeve vendase deri ne nje perqindje te caktuar e ndermarjeve te huaja te fuqishme qe do te merren me menaxhimin e me investimin e metejshem nje perqindje te caktuar,ke degjuar gje te tille ti ne ALBISTANIN e shpellareve pushtetare qe shiten cdo gje per skrap aq sa lane edhe romet pa buken e gojes …,ky nuk eshte kapitalizem ky eshte thjesh babazi ,makuteri ,hajni,peshtirosje e ndyre !Ku katandise o ZOJE E RANDE,kosh plerash e trojkes” WOLF FARTS LOUD and CO”…

  9. llogjika says:

    C’shte kjo demagogji genjeshtare qe ben ky kacagjel?Kush eshte ay shtet qe nuk i ka shitur dhe nuk i shet pasurite e tij.Pikrisht shitja e tyre e rrit me tej pasurine,medernizimin dhe mirqenjen e vendit.Qe PPSH-qe ajo qe,megjithse nuk la gje pa shitur,gjer edhe ushqimet e popullit qe s’kishte c’hante,i perdori gjithe te ardhurat per bunkjere e arme per te mbrojtur diktaturen.Por te shesesh per te zhvilluar vendin tend,per rruge,shkolla,spitale,ujsjellsa,paga,pensjone etj.,e tj.,eshte detyra numer nje e nje qeverije.Mundesite e vendit tone per te shfrytezuar nentoken,ujrat e tj.jan minimale,keshtuqe eshte e domosdoshme thithja e investimeve te huaja.Keshtu vepron cdo vend,gjer edhe vete Amerika ka miljarda investitore te huaj,qe jane te specializuar te kryejne nje aktiviteteve me cilsi dhe me me leverdi se firmat e vendit.Propoganda prej mashtruesi qe ben ky kendez,qe do te katandiset ne nje thelle,eshte per te ushqyer ate shtrese injorantesh qe e ndjekin nga pas…e qe mburren me “nacionalizmin” apo gjoja “patriotizem”e tyre,nderkohe qe jane thjeshte nje turme e paditur qe terhiqen prej hundesh nga nje aventurjer politik…

  10. luli says:

    llogjika , ketu AK e ka shume mire.kur komentoni deklaroni partin me ke jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje