Nënë Tereza e nëpërkëmbur në 100 vjetorin e pavarësisë

16 Shtator 2012, 19:45Politika TEMA

Ku është vendosur busti i Nënë Terezës në sheshin Nënë Tereza? Pak vetë mund ta dinë. I inauguruar me ngut para nja 10 vitesh (duhej sajuar shpejt para një samiti ballaknik), ai është lënë në një cep të ‘verandës’ të Universitetit të Tiranës, i padukshëm nga sheshi me të njëjtin emër, i rrethuar, siç thotë Ben Andoni te ‘Milosao’ i sotëm, nga bishta cigaresh e kanaçe birre, me mbeturina ngado. Por “Nënë Tereza nuk preket, edhe kur fëlliqësirat lënënga dashnorët nokturnë dhe endacakët i përzihen para vetes në një pështjellë të vërtetë ciklonike”. Ka një problem me këtë bust si dhe me shumë të tjera. Respekti i vërtetë i munguar për të.

Aleksandër Meksi, nën petkun e studiuesit e arkitektit thotë se vende mund të gjenden plot në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të vënë bustin e saj. “Por, ata që marrin vendime s’duan që ajo të jetë në qendër të sheshit që mban emrin e saj. E kanë marrë një vendim formal, se duhej bërë, por pa ndjerë rëndësinë e asaj se duhej bërë për të. Po kështu, vendosja është aq e pastudiuar sa dhe dekoratat që jepen… ”

Ndërsa pedagogu Genc Mulliqi thotë se problemi nuk është i veçuar. “Po të shikosh, pothuaj të gjtiha monumentet e vendosura në këto 20 vitet e fundit, janë në vende të papërshtatshme. Edhe në ndonjë rast kur vendosja e monumentit (…) mund të jetë bërë me përpjekjen për të qenë në harmoni me vendndodhjen, me kalimin e kohës kjo situatë ka degjeneruar duke ndërtuar diçka pranë, me apo pa leje, nji mur, nji bar, nji pallat, janë prerë 2-3 pemë…”

Pyetja e vërtetë është: nëse nuk kemi respekt konkret për të kaluarën tonë e për figurat e saj, pse i mëshojmë kaq fort “gëzimit të pavarësisë”?

http://respublica.al/artikuj/2012/09/16/nene-tereza-e-neperkembur-ne-100-vjetorin-e-pavaresise

9 komente në “Nënë Tereza e nëpërkëmbur në 100 vjetorin e pavarësisë”

  1. delhi says:

    Nuk ka asnje gje per te qene pjese e 100 vjetorit.Eshte detyre e c’do qeverie te kujdesohet deri ne qytetarin e fundit.Tiganin kokes qeverise,jo me me nene Tereza,jo me meshire!

  2. leka says:

    Eshte e natyreshme,kur ne kete vend eshte rikthyer sundimi anadollak, shoqeruar dhe me monumentet e gjeneraleve osmane,bashke me te eshte rikthyer dhe urrejtja gjenetike, per njerzoren dhe etnine shqiptare.Nga cdo ane shikon fytyra te egra me mjekra arabesh dhe turqish shoqeruar,nga vendalinj injorant dhe te eger,te tredhur keq nga trut.Rrukullusija ne greminen ku na ka shtytur Saliu,nuk ka te ndalur.

  3. ortodokspedera says:

    pune serbo greko ruso bullgar maqedonas rumun moldavo ortodoksesh,sa fatkeqesi qe ne shqiperi kemi te njejtit njerez qe i besojne zotit sikur serbo greket,prandaj kjo eshte fatkeqesia e jone

  4. Zeni says:

    Politika jone rrumpalle vlereson ata qe nuk duhet dhe nenvlereson ose nuk vlereson ata qe duhet, sepse ajo nuk ka kohe te merret me ceshtje nderi.Ajo eshte perfshire nga etja per pasurim te kryetarit Berisha ,te familjes dhe te afermeve te tij si dhe te njerezve qe jane vene verberisht ne sherbim te tij.Biles akoma me keq se ne kete 100 vjetor te pavaresise ajo synon te mohoje shume figura te rendesishme te historise sone dhe te vleresoje tradhtaret e Atdheut dhe te kombit.E tille eshte llogjika e tyre.Kjo politike Nene Terezen jo vetem qe nuk e ka vleresiar dhe nderuar por e ka denigruar edhe me keq,duke e vendosur ne nje vend te tille,ku cdo mengjes pastrueset duhet te fshijne shurren dhe spermen e hedhur nga njerezit injorante gjate nates.Nje vend i tille i takon Ahmet Zogut,kockat e te cilit ai perpiqet te sjelle ne SHqiperi,megjithese ai asnjehere nuk i ka sherbyer Shqiperise,por interesave te tij personale,duke i grabitur pasurite dhe duke e bragtisur ne castet me te veshtira.Turp per keta politikane qe na drejtojne.

  5. Latif Dreqi says:

    E tmerrshme! Ne shqiptaret nuk kemi respekt per historine, per monumentet..dhe kjo eshte e pergjithshme. Jo vetem busti i Nene Terezes vuan nga kjo. Shihni ku ka perfunduar busti i Nolit, i cili vec te tjerash eshte shume i shemtuar. Nuk e di kush i ben keto buste, ndonje pocar? Vereni maqedonasit se cbejne, nuk kane histori dhe e shpikin..

  6. denkoka says:

    ca thua mor muciiiiii

    po ne shqiperi nuk ka asnje personazh qe i eshte bere respekti me shume se nene terezes.Ju kujtoj:

    1.AEROPORTI NENE TEREZA
    2.SPITALI UNIVERSITAR NENE TEREZA
    3.SHESHI NENE TEREZA

    per mendimit tim nene terezes i eshte bere me shume respekti sesa cna ka dhene neve si komb ne kembim.

    Jam dakort qe duhet ta mbajme si ikone e si ambasadori e shqiptareve,ne syte e perendimit,pooor mos na hapni barku tani me kto shkrimeee….

    ka figura historike qe kane derdh gjake per kete vend,,,e nuk u dihen varri…..

  7. albani says:

    O popull frikacak, servil dhe i paditur!

    Akoma nuk e keni mesuar dhe kuptuar se “100 Vjetor”, do te thote “Sali Berisha!”, “Une, Sali Berisha ne kete 100 Vjetor”, etj., etj. Cdo gje qe behet ketu tek ne, behet per te ngritur lart figuren e madhnueshme te Ramadanit qe e ka emrin Salih Berisha, biri i Rames dhe i Zeheres nga Vicidoli i Tropojes. Edhe aty ku eshte Nene Tereza eshte mire, se fundamentalisti islamik Salih Berisha edhe mund te mos e lejonte qe busti i saj te ishte me kembe, por nuk ka cfare t’u beje disa forcave te tjera qe e duan. Po me mire aty se ne nje vend te dukshem, se perndryshe do ta kishin hedhur ne ere me dinamit keta islamiket tolerante te Shqiperise dhe Kosoves.

  8. BENI says:

    ikni me gjithe nen terezen. kena berishen ce dum nen terezen . nuk na dha asisend o trapa i dha botes ne jo . ikkkkkkkkk ku ka si berisha , na dha te gjitha. tok shtepi pune pare . edhe te plerat pak e ka nen tereza ti bejm nje bustye babes berishes dhe nanes berishes qe ja u futi te gjitheve ju. pshtetin e mori paret po , ju jeni budallenj vet je dhate paret , berisha u ka faje. ju jeni budallenj e frikacak or tejjjjjj . ja u bejm si ja bem ps se or tejjj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje