Tragjedi në Elbasan, mbyten në pus babë e bir

16 Shtator 2012, 13:18Politika TEMA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun e Elbasanit. Babë e bir kanë gjetur vdekjen paraditen e sotme pasi janë mbytur në pus.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanë të Elbasanit ku Enver dhe Florenc Hoxha, përkatësisht 56 dhe 26-vjeç kanë rënë aksidentalisht në pus në momentin kur ishin duke e pastruar.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur nxjerrjen trupave të pajetë nga pusi.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

5 komente në “Tragjedi në Elbasan, mbyten në pus babë e bir”

  1. D.Shefkiu says:

    Po pse o Zot nuk mbyt ate qe duhet mbytur?

  2. baki labi says:

    Pranoni ngushellimet tona te nderuar pjestar te jamiljes Hoxha.

  3. zan Mani says:

    Ngashellime familjarëve të viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje