Rama: Privatizimet, humbje e madhe. Berisha po rrënon vendin për një gusht njerëzish

15 Shtator 2012, 13:19Politika TEMA

Pasi zhvilloi takime me tregtarë e biznesmenë të ndryshëm, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli edhe në një forum të organizuar nga kjo parti, të quajtur “Dialog për të ardhmen e Ekonomisë”. Kryetari i PS tha se Berisha po e ccon vendin drejt rrënimit për të rritur fitimet e një grushti njerëzish.

“Kryeministri po e udhëheq vendin drejt rrënimit të mëtejshëm për të rritur fitimet e monopoleve dhe të një grushti ortakësh të tijtë në biznes. Nuk gjen një njeri sot që të merret me biznes që të mos të të thotë që fuqia blerëse ka marrë tatëpjetën. Nuk gjen një njeri sot që të jetojë me rrogë dhe mos të të thotë që blen më pak seç blinte dje dhe që nuk e di se si do ia bëjë për nesër. Gjen vetëm një njeri sot që flet çdo ditë për një mrekulli ekonomike në Shqipëri,” tha Edi Rama.

Më pas kryetari i PS foli për dy privatizimet, atë të Albpetrolit dhe të katër hidrocentraleve shtetërore.

 

Privatizimi i hidrocentraleve

“Dje dështoi për herë të dytë shitja e katër hidrocentraleve pronë publike, pronë e shtetit shqiptar, pronë e të gjithë shqiptarëve, që janë nxjerrë në privatizim. Pse janë nxjerrë në privatizim? Ato janë katër hidrocentrale që praktikisht në katër vitet e fundit janë rindërtuar tërësisht dhe i japin arkës së shtetit 20 milionë dollarë. Të privatizosh është një domosdoshmëri për të rritur efiçiencën në një ekonomi të lirë, por kur shteti privatizon, privatizon për të kufizuar, apo eliminuar humbjet e tij dhe për të ndarë barrën e administrimit me një privat, duke pranuar të ndajë dhe fitimet. Por të privatizosh siç po ndodh me këto katër hidrocentrale, do të thotë në fakt të paralizosh vetëm fitimin, t’ja heqësh publikut dhe t’ia japësh një individi apo një grushti individësh.

Nga ky lloj privatizimi jo vetëm shqiptarët humbasin 20 milion dollarë dhe vazhdojnë të humbasin vit pas viti miliona e qindra miliona e miliarda dollarë, por nga ky lloj privatizimi ndodh edhe diçka tjetër, thellohet borxhi i shqiptarëve, sepse ata që i marrin privatizojnë fitimin,” tha Rama.

 

Privatizimi i Albpetrol

“Le të kthehemi tek privatizimi tjetër, ai i Albpetrolit. Dua t’ju siguroj se asnjë shtet tjetër që ka një pasuri të tillë siç është nafta, nuk ka nxjerrë në privatizim të drejtën e vetë në emër të qytetarëve që përfaqëson mbi këtë pasuri. Sigurisht, kudo, janë koncesionuar burime për të përfituar teknologjinë, për të rritur eficiensën e shfrytëzimit të tyre, por asgjëkundi nuk janë privatizuar të drejtat e shtetit, pra të publikut mbi këto burime. Shuma që kjo e drejtë përbën në një vit është 50 milionë dollarë. Pra, ata që e marrin Albpetrolin sikur thjesht të nxjerrin nga zyra drejtorin e shtetit dhe të vënë një drejtor të tyre dhe mos duken më fare atje në fund të vitit fitojnë 50 milionë dollarë.

Më tutje akoma. Në këtë proces është bërë një ofertë e cila është quajtur bombastike. Për ne nuk është asfare bombastike.

Së pari, ne nuk e dimë saktë se çfarë përmbajtje ka oferta, nëse të gjitha këto para 850 milionë dollarë janë para që ofrohen cash apo nëse përmbajtja e ofertës ka brenda shumën e investimeve të llogaritura si para dhe cashi është më i vogël. Por, le të marrim rastin që oferta është cash. Vlera e Albpetrolit në fakt nuk qëndron tek asetet dhe tek kapitali që ai ka sot. Kjo është një vlerë e përgjithshme e kontabilizuar, 350 milionë dollarë dhe duke u nisur nga kjo vlerë duket sikur shifra 850 milionë dollarë është një shifër bombastike. Jo! Vlera reale e Albpetrol qëndron tek e drejta për të cilën fola, pra e drejta e qeverisë, qeveria këtu në këtë rast lëshon një të drejtë, duke e kthyer të gjithë sektorin e naftës në një sektor jo vetëm privat por edhe të qeverisur nga privatë. Duke dorëzuar kështu, edhe fjalën e vet si qeveri përfaqësuese e interesave të popullit, mbi vetë sigurinë energjetike të vendit. Më tutje akoma, privatizon rezervën nëntokësore të aksesueshme të naftës në Shqipëri. Privatizon të ardhmen e rajonit ku sipas shumë gjasash mund të kemi një terminal të mundshëm të rrjetit energjetik ku pjesë e të cilit mund të jetë dhe Shqipëria, dhe privatizon të drejtën e kërkimit në det. Pra, zona ekskluzive ekonomike që përfshin detin kalon nga pasuri e shfrytëzueshme e shqiptarëve në pasuri pronë e patundshme e një individi apo një grupi individësh për gjithë jetën.

Në rast se do të bënim një llogari të thjeshtë, në dhjetë vite vetëm e drejta do të sjelli 500 milionë dollarë. Pa lëvizur vendit fare. Pa bërë asgjë!

Albpetroli sot ka një prodhim të deklaruar 36 mijë ton dhe një vjedhje të pranuar 80 mijë ton. Në rast se bëjmë një turn over në dollarë me kalkulime të sakta në 10 vite do të kishim 560 milionë dollarë, plus 500-qindëshin për të cilin folëm. Dhe më tutje kemi depozitimin e gazit që do të kishim një të ardhur të kalkulueshme lehtësisht dhe jo duke marrë maksimalen, por duke marrë një mesatare të arsyeshme, 240 milion dollarë. Siç shihet sikur asgjë të mos ndodhë në Albpetrol, asnjë lloj investimi të mos bëhet vetëm mbi këto shifra kemi 1.3 miliard dollarë në 10 vjet të garantuara për atë që merr Albeptrolin. Pa hyrë më tutje se çfarë do të ndodhte sikur të investojnë në teknologji, sikur të bëheshin të aksesueshme rezervat që janë potenciale dhe me radhë dhe kemi pastaj një shifër që shkon shumë më lart sesa kaq.”

26 komente në “Rama: Privatizimet, humbje e madhe. Berisha po rrënon vendin për një gusht njerëzish”

  1. F.Cenaj says:

    saliu per fronin ben ate qe s’ta pret mendja.Shitja e Shqiperise s’eshte azgje per te.

    1. KARABRUNI says:

      Saliu nuk po e shet Shqiperine per te mbajtur Pushtetin.
      perkundrazi Ai po ben ate qe beri edhe Zogu.
      Interesant eshte fakti se brenda 100 vjeteve
      kemi dy burracake nga germadhat qe bene te njejten gje;
      Njeri Sh.Naumin,tjetri Detin,
      Ai M.e Zi,ky i sotmi Kosove e Metohi.
      Ai ja mbathi,dhe ky i sotmi po behet gati.
      duke na lene te dy me gisht ne goje…
      dhe Rama thote se po e shet vendin per te mbajtur Pushtetin.
      E cfare i duhet Pushteti?!apo aq sa ju desh edhe A.Zogut.
      me nje fjale Maloket nje tabjat paskan,
      Te rrojme per vete,pa per te tjeret cu qi temen.
      e po me pare se te na i besh Ti,do ta bejme ne ty more kodosh Sali…
      o zagar i ndyre,qe gjithcka mund te jesh,por Shqiptar JOO!!!

      1. O SOT O KURRE says:

        O Edi Rama
        Harroje se do behesh ti Kryeminister.
        Ti e shove opoziten shqiptare!
        Greven e uris, 21 Janarin, vjedhjen e hapur te votes ti i kaperdive per arsyet qe ti i din me mire vete dhe urrejtjen e popullit per kriminelin Berisha e ktheve sic thote i madhi Sali ne hartime dhe cicerima zogjsh ne zyren tende luksose te PS.
        Zemrimin e pupullit ti e ktheve ne mjerim dhe deshperim popullor, ne humbje shprese!
        Me breke neper kembe ti e di pse ke frik nga Berisha si djalli nga temjani!
        Jeni kthyer te gjith ne nje klan frikacakesh dhe larosh te pushtetit me Majkon, Rucin, Kacin, Blushin dhe shoke dhe pervec ndonje klithme te vetmuar te Erjon Braces opozita shqiptare mbaroi.
        Ta harroni ju te PS se populli shqiptar qe ju i kthyet shpinen ne dit te veshtira do ju votoje!
        Vec mendja juaj delirante beson ne nje fitore me editoriale qe i shkruan kryetari juaj duke ciceruar ne twiter dhe me urime per emisionet e Fevziut dhe Klanit te Sandit qe sipas Edi Rames duhen shikuar.
        Do te hyni ne histori si opozita me qesharake e shekullit te ri dhe si opozita qe u tallet me gjakun dhe zemrimin popullor qe pa dyshim do tju japi dhe noten perfundimtare ne zgjedhjet e 2013!
        Haram ju qofte mbeshtetja qe ju dha populli deri me sot!!!!

  2. demokracia says:

    Nuk e mban me pushtetin Berisha jo, sepse nuk ka mbetur gje per te
    shitur, ai i shiti te gjitha. Tani Berisha ta dorezon pushtetin
    me deshire, sepse nuk ka me per ti marre shqiperise, ta gezosh
    pushtetin zoti RAMA..

    1. shqipja says:

      rama nuk eshte i zoti te qeverise shqiperine
      dificitet e shqiperise jane dhume te medha .

      1. PD+PS=PPSH says:

        Ec e Rame se shok je me Saliun, as edhe nje here nuk ja ke
        prish qejfin, sa here ka pasur nevoje Saliu ti ja ke dhene
        konsensusin.

  3. qerramudhi says:

    O Komandare , e pare pune uroj edhe shpresoj te fitosh . e dyta e punes uroj qe ti mbash keto premtimet per fshatin . eshte mese normale qe ekonomia edhe mirqenia fillon nga fshati , nese fshati ka bereqet edhe qyteti do kete bereqet me cmime me te lira kshu qe edhe ne xhepat e qytetit do ngelen me shume leke . po vetem ti realizosh jo ti thuash e ti lesh , sic kan bere te gjithe me radhe .

  4. sherifi says:

    Mire more z.Rama,por ju po flini gjume si opozite, tani te gjithe e kuptoin qellimin e saliut qe do e dorezoi pushtetin kur ju nuk do kini nga tja filloni, mileti i shkrete ka kohe qe ju pret juve,por ju nuk e kuptoim pse po qenbroni kaq pasiv.

  5. elinor says:

    Mor po ka per ta shite, ka per t’i vjedhe dhe ti do te jesh prape ne 2013n duke ba auu iuu, se ia ke marre doren tashme….per gje tjeter s’je.

  6. kalorsi says:

    zoti rama cdo opozitari i takon te demaskoj , por kjo
    eshte sa per sy e faqe . realiteti qendron ndryshe , berisha
    ju ka futur te ghitheve ne thes , populli ka pervoj te mire
    shumevjecare , ju te ghitheve ju ka dale boja .

  7. Taku says:

    ja ku gjeta nje artikull ne nje gazete te Kosoves:

    SHITJA E ALBPETROLIT

    Nga Prof. As. Dr. Vangjel Kici ( gjeolog )

    Gazeta
    Tribuna Shqiptare

    Albpetroli është kompania shtetrore, që përfshin të gjitha fushat e njohura të naftës në Shqipëri. Nafta e prodhuar nga këto fusha i sjell të ardhura vjetore të rëndësishme ekonomisë tonë. Dhe këtë e din mirë qeveritarët tanë. Nga ana tjetër, shumë punëtorë janë të punësuar në këto fusha nafte. Deri tani vet e kemi shfrytëzuar naftën e këtyre fushave, pa pasur nevojë nga jashtë. Pse duhen shitur (“privatizuar”) këto fusha? Janë pa leverdi ekonomike kur çmimi i naftës ka vajtur në kupë të qiellit? Jo, fushat ekzistuese të naftës janë me leverdi ekonomike. Ato po shiten badihava që të mbushet sado pak arka e shtetit, që është e boshatisur. Ato po shiten që të grabiten. Nga shitja e Albpetrolit do të hidhen në rrugë mbi 1400 punëtorë. Kështu shtohet edhe më tej papunësia dhe varfëria e popullit tonë. Këto fusha nafte, nëqoftëse shiten sot, nesër e tutje nuk do i sjellin më të ardhura ekonomisë tonë. Për këto arsye, dhe për faktin se nafta dhe gazi janë pasuri strategjike kombëtare, pasuri e gjithë popullit, Albpetroli nuk duhet shitur (“privatizuar “) në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim. Shitja e Albpetrolit është një krim i shëmtuar ndaj popullit shqiptar, është tradhëti kombëtare, dhe kjo duhet thënë hapur dhe me zë të lartë, sepse nafta dhe gazi janë pasuria më e rëndësishme e popullit tonë. Nafta është jetike, si gjaku. Nuk duhet lejuar shitja e të gjithë “gjakut” të Shqipërisë!!

    Bashkë me Albpetrolin po shitet, si pa u ndjerë, edhe nafta dhe gazi, që ndodhen në 60% të sipërfaqes së Shqipërisë. Këtu përfshihet gjithë Shqipëria lindore, e cila ka perspektivë të jashtëzakonëshme për naftë dhe gaz të kalibrit të Azerbajxhanit. Këtë perspektivë të lartë e di mirë kryeministri Berisha, sepse ka shumë vite që i është dërguar qeverisë studimi gjeologjik për këtë problem. Por, në vend që të mendonin për të bërë kërkime për naftë dhe gaz në këto zona, qeveritarët tanë kanë menduar gjatë gjithë kohës si t’a shesin (= grabisin ) këtë pasuri të madhe. Në Shqipërinë lindore pritet të zbulohet aq shumë naftë dhe gaz, sa t’a bëjë të lumtur jetën e popullit shqiptar. Por qeveria nuk mendon aspak për jetën e popullit tonë. Ajo i shet badihava rezervat e mëdha të pritëshme të naftës dhe të gazit dhe e mbyll krejt këtë perspektivë të madhe për popullin shqiptar. Me shitjen e Albpetrolit, po shitet edhe perspektiva naftëgazmbajtëse e Shqipërisë lindore, dhe ky është krimi i dytë edhe më i madh që po i bëhet popullit tonë.

    Çmimi i shitjes së Albpetrolit, dhe i naftës së madhe dhe gazit që pritet të zbulohen në Shqipërinë lindore ( shitje për 25 vjet ! ), me shumën 300 deri 850 milion dollarë, është një çmim qesharak. Në fushat ekzistuese ka shumë rezerva nafte, por sidomos në Shqipërinë lindore pritet të zbulohen fusha gjigante nafte dhe gazi, të krahasueshme me Azerbajxhanin e famshëm. Vlera e pritëshme e kësaj nafte dhe e këtij gazi do të jetë qindra miliardë dollarë. Prandaj, kjo shitje bëhet badihava dhe kjo nuk është shitje, por grabitje e një pasurie kolosale. Kjo pasuri e popullit shqiptar nuk duhet shitur për asnjë çmim. Ku janë shkencëtarët e naftës shqiptare? Pse nuk flasin? Ku janë shkencëtarët e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar? Pse heshtin? Nesër do të jetë vonë. Kështu i mbrojmë ne interesat e popullit tonë? Turp për ne!

    Për të dalë nga kriza financiare e tanishme është shumë më mirë të marrim borxhe nga jashtë se sa të shesim badihava naftën e madhe dhe gazin e gjithë Shqipërisë. Kjo dihet mirë edhe nga qeveritarët tanë, por çfarë t’i bëjnë ata oreksit të tyre të madh për grabitje?!! Duke ua shitur të gjitha pasuritë kombëtare të huajve ( dhe vendasve ) populli shqiptar po bëhet pa pronë. Populli pa pronë shndërrohet në skllav, pa atdhe. Prandaj, i bëjë thirrje gjithë klasës politike dhe popullit tonë që të mos lejojnë në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim shitjen e Albpetrolit dhe të naftës së madhe të pritëshme të Shqipërisë lindore. Kjo duhet bërë urgjentisht, sot, sepse nesër do të jetë vonë. Po u firmos kjo marrëveshje, për shitjen e Albpetrolit dhe të aseteve të tjera shoqëruese, nuk mund të shfuqizohet në të ardhshmen, sepse bota ka gjykatë arbitrazhi, që vendos gjoba me shuma marramendëse. Prandaj, ndalojeni sa më parë këtë marrveshje kriminale, marrëveshje mafiozësh.

  8. Shqipetar says:

    SHko ne parlament the fol jo neper gazeta …upss Harrova se nuk je deputet !!Kryetar partie dhe nuk je deputet ,shiko neper vendet demokratike a ka nje rast si ky i yti !!??

    1. fl says:

      Cfare po ndodh ketu, e ku te rreh mendja-lehte ty. Po pse vetem te jesh ne Parlament vlen te flasesh per te ardhmen e vendit? Aq me teper te ky parlament zagaresh.

      Ore po me trute e ketij mileti si puna jote, Sala dhe 10 te tjere qe do vijne pas tij ka per te vjedhur e s’ka per ti hyr gjemb ne kembe.

  9. robert says:

    O PALLE AI PO E SHET ,PO NA THU NJE GJE TE RE TI KOSTATON DHE DENONCON
    NE MONOLOGUN TEND BAJAT QE KEMI SHUME KOHE QE E DEGJOJME PROBLEMI
    ESHTE SI TE VEPROJME E TE MBROJME KETE KATRAHUR. NA THUAJ O KRYETAR SI
    DHE KUR KOHA NUK PRET KUR TE BEJNE 1 MILIARD EURO I RRUAJME BYTHEN
    SALIUT E ILIR FLORIRIT. O TANI O KURRE.

  10. AH VERTET E KA BERE DHE KTE KRYKRIMINELI SHPELLAVE !!!!

    HE HE NUK KA SHQIPTAR NE ATE VEND PA JA KISHIN SHKAPERDHY RRACEN

    KUFOMES ANTISHQIPTARE .

  11. bato says:

    Na duhet nje fryme e re ,na duhen dhe kemi nevoje per politikane te huaj,se keto qe kemi si te majte si te djathte duhen djegur me benxine !

  12. MALOKU SI GEDAFI says:

    Tama si Satrai-Zog.
    Dihet historikisht se “raca maloke”
    ka shitur Shqiperine vetem per te sunduar,
    me ndihmen e te tjereve, pasi nuk dine
    te drejtojne, jane pa kulture dhe nuk
    dine c’eshte puna dhe sakrifica.
    Per nje cike post shesin dhe grate.

  13. PATRIOTI USA. says:

    ZOTI RAMA TE UROJME SHENDET DHE SUKSESE NE RRUGEN E MBARE QE JINI PER TA RILINDUR EKONOMINE DHE SHQIPERINE NE TE CILEN E KA CUAR KRYEBANDITI SALI BERISHA. NXJERJA NE ANKAND E SHQIPERISE DHE BORXHET E MEDHA QE KA MARE PER SHIRITAT QE PRET PER FUSHATA ELEKTORALE NEPER RRUGET VETEM E VETEM TE GENJEJE SHQIPTARET PER TE MARE VOTAT E PER TE MBAJTUR PUSHTETIN SI LOPE PER TA MJELE AI DHE FAMILJARETE TE AFERMIT E TIJ. SHPRESOJME RIKETHIMIN E PS NE PUSHTET QE EDHE NE NGA JASHTE TE VIME NE VENDIN TONE SA ME PARE.

  14. Aleko says:

    Ramaflet pas pilafit kur ka mbaruar cdo gje per shitjen e kesaj pasurie gjigande qe ka vendi.Une nuk e di se cfare mund te beje kur te vije ne pushtet kur burimet kryesore te shqiperise u shiten te gjitha.

  15. Dukati says:

    Rama! Je pa droboçka!

  16. kel ukaj says:

    Nuk i hiqet nje presje as s’ke çfare i shton. Por Z. Rama me ka pelqye nje thenie e Ilir Metes “nuk rrihet gjithe jeten ne opozite”. Kjo i thote te gjitha, une kam zgjedhur gjithe jeten opozite per kete e kam paguar une dhe familja e ime me ekzil. Te gjitha çfare thua jane me se te verteta e te drejta. Hidroçentralet nuk hane as nuk pine perse duhen shitur. Perse nuk perdoren koncesionet e me kapital te perbashket ku paketen e kontrollit e mban shteti. Duhet perdorur te gjitha format e ekonomise e jo vetem nje forme. Po Saliu eshte si Enveri. Enveri thoshte prone e perbashket edhe grate megjithese se ai ishte impotent (thonin maskarenjte), Salehu thote te gjitha privatit, FAMILJES SE TIJ. Mor Edi e din se ai pupoll eshte kafshe! Te vetmen kenaqesi qe ka eshte kur kryqezon profetet e tij. E mban mend Z. Edi kur kelyshet e qenrit e Sali Qenit te rrahen per vdekje sa shqiptare dolen ne proteste! Ishte krim politik?
    Ai popull nuk luan pa e henger deri ne fund. Une kam mendimin me e lene ta haje krejt at te Salehut. Mos premto asgje qe nuk i perket asaj qe quhet SHTET, pasi kur te ike Sala ata duan edhe thesin e mellit ta çoje Edi Rama. Sikurse thonin “puno pelikani e ha hajvani”, duhen premtue gjera qe jane te drejta, naturale e te realizueshme. Te premtosh, Shtet, Ligje, Drejtesi, Konkurrence, Vellazeri, Barazi ne Opotunita, Konkurrim dhe vetem konkurrim afesish, tranparence etj etj.
    Ne shpresojme ne Personin Edi Rama Ne do te bejme detyren tone Ju beni Detyren Tuaj.

  17. Shtegtari says:

    Mjaft bere gam-gam o Edi, dil qarte me nje progarm perj disa pikash ku me te rendesishmet te jene ato ku te thuhet se qe ne sesionin e pare te parlamentit te ri te paszgjedhjeve te 2013 ne se ke shumicen do te abrogosh apo shfuqizosh te gjitha marrveshjet apo privatizimet qe kane cenuar apo qe mund te cenojne qofte edhe nje grime integritetin territorial (tokesor apo ujor) te vendit si dhe pasurite prrallore te nentokes shqiptare. Per keto nuk te duhet asnje qindarke per te tjerat bej sa te mundesh, eshte kohe krize, Saliu i I-re e ka kredhur vendin ne borxhe dhe mjerim dhe njerezit do te kuptojene se perkohesisht mundesite e tua do te jene te kufizuara.

  18. etika says:

    Jemi velur,o z.Edi me te tilla sllogane puro enveriste…Ti qaj hallin tend,c’do te shkruai dhe pasqyroi shtypi europjan,nese behesh ndonjehere kryeminister,per ato fotografite tuaja top les.Ke degjuas se c’behete c’thuhet per princi anglez,e tj.,megjithse nuk kane dale aq cupllak sa ju…?

  19. Anonim says:

    Nje shkrim qesharak pro-Rama sot tek qenefi i Çilit…
    Zheji po ben ate qe e ka bere fort mire deri me sot. Nuhatjen e rotacionit te rradhes, dhe arratine nga barka e shpuar (e mare fund) e Berishës. Zheji ka mjaft kohe qe po I thote Rames ” une po te vije mbrapa” – si Ajo puna e histories se Nanos – cdo gjë qe thua une po I jap viston six gjenalitet. Shikoni sesi e beri Bashën kryebashkiak Zheji….

    Zheji our Kingmaker ,qe e paçim sa malet!!!

  20. Kol Tivari says:

    Posa botohet nje editorial i thjeshte i E Rames ne kete gazete,vrapojne qente e terbuar te Shpellarit me komentu,sikur jane socialista e nuk e durojne Ramen.Keta jane zagaret e Saliut,qe paguhen me ndej gati ne lap-top e me ju kundervu Rames.Ps po ndergjegjeson popullin per krimet e qeverise.Mos pritni me marr pushken opozita??? Me 21 Janar ishin me duar ne xhepa,kurse Kurva e Vicidolit akuzoi per stilolapsa e cadra pistolete.Z Rama po i thote troc popullit se Sala ka shite e po shet te gjitha pasurite kombetare,per pak para,sa me mbush xhepat e familjes.Ka shite hapsiren detare tek greku,duke konsumu tradhetin ndaj Atdheut.Ka vra njerez te pafajshem,ka uzurpu te gjitha pushtetet dhe ka kriju garden e vet me kriminele.Njeri u vra dje,prisni kur te vriten edhe te tjeret,si ne 97-ten.Atehere Kurva e Vicidolit,mbetet bythjasht.Edhe ketu ku jetoj une,ne UK,protestat nuk i ban opozita,por populli i thjeshte,shoqeria civile etj.Rama duhet te premtoje qysh tani,se ne ardhet ne pushtet,do coje para gjyqit te gjithe te korruptuarit,jo vetem Salen me familje,por edhe sherbetoret e tije,qe kane pervetesu pasurite e popullit,per te ngritur media Gebelsiane ne sherbim te diktatures.Gebelsi ishte shef i propogandes se Hitlerit,sic asht sot A Frangaj.Por Gebelsi u vetvra familjarisht,per te mos shkuar ne Nurenberg.Kete premtim kerkon populli nga Z Rama,si dhe te shkepuse cdo marrdhenje me regjimin,ta quaje saliun te pandehur dhe diktator,duke e shpallur boterisht armik i kombit.Populli te jete i bindur tek vota e tije dhe ta mbroje ate me gjak,kunder bandave te Flamut Nokes,te mbushura me morracake Tropoje e Kukesi{nga pjesa e ndyre e Tropojaneve e Kuksianeve,sepse shumica jane Zoterinj}

  21. e verteta says:

    Gjithcka e skjarojne ngjalat ne gjirin e Lalzit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje