Një sqarim për qëndrimin tim ndaj aktit normativ

14 Shtator 2012, 20:53Politika TEMA

Nga Gazmend Oketa

Dje dhe sot media pranë qeverisë kanë spekuluar lidhur me votimin në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë të aktit normativ që ka të bëjë me lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm.

Deklaroj se gjithë sa janë thënë e shkruar nga këto media, të cilat thonë se Oketa bashkoi votën me Partinë socialiste, janë një spekulim i pastër, një diversion politik dhe kjo pasi unë dje nuk kam qenë i pranishëm në votimin e kryer në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse do të ecim me logjikën e përdorur i bie që dhe kryeministri Berisha, i cili nuk ka votuar këtë akt normativ dje, ka bashkuar votën me Partinë Socialiste, gjë e cila është e vërtetë në fakt. Kjo pasi kryeministri Berisha dhe zoti Rama, sa herë iu është dashur, kanë bashkuar votat e tyre. Mjafton ti referohemi vitit 2008 ku ndryshuan Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë brenda një nate, duke prishur balancat e shtetit shqiptar, mjafton ti referohemi votimit të Kodit Zgjedhor të bërë dy muaj më parë e sa e sa të tjerave.

Kuptohet që ky diversion politik bëhet kundër Frymës së Re Demokratike, bëhet për qëllime të pastra elektorale, pasi maxhoranca aktuale apo me sakte Partia Demokratike, pas humbjes se identitetit politik, humbjes se moralit qeverisës duhet të pranojë atë që dhe duket qartë, se ka humbur dhe votat në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe votat në Kuvendin e Shqipërisë nuk i ka humbur për shkak të mungesës së deputetit Oketa, por i ka humbur për shkak të arsyeve që thashë më lart. Mjafton ti referohemi rastit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku mbledhja u anulua pikërisht se maxhoranca aktuale nuk siguronte dot votat.

Pavarësisht këtyre le të rikthehemi tek çështja kryesore, që është çështja e aktit normativ që ka të bëjë me pronën. Ritheksoj, si dhe kam deklaruar në gjithë prononcimet e mia të mëparshme si deputet i Kuvendit të Shqipërisë se unë personalisht dhe gjithashtu Fryma e Re Demokratike jemi në favor të zgjidhjes së problemit të pronësisë në tërësi. Jemi absolutisht për zgjidhjen e kësaj çështjeje përfundimisht dhe jo për trajtimin e pjesshëm të saj, jemi për trajtime ligjore dhe të pacenueshme dhe jo për arnime ligjore që sjellin tensione sociale siç bën dhe akti normativ në fjalë.

Kryeministri Berisha ka pasur në dispozicion gjithë kohën e duhur gjatë këtyre 22 viteve për të dëshmuar se është i aftë të zgjidhë këtë çështje. Gjithë situata kaotike që mbizotëron sot në Shqipëri për çdo çështje dhe njëherësh dhe sa i takon çështjes së pronave, vjen pikërisht për shkak të paaftësisë së klasës politike shqiptare, kryesisht dy forcave të vjetra politike, të cilat kanë bashkuar vazhdimisht votat edhe kur ka qenë çështja për trajtimin e pronës. Mjafton të kujtojmë këtu qoftë dhe vetëm Ligjin 7501.

FRD dhe unë personalisht si deputet i Kuvendit të Shqipërisë deklarojmë edhe një herë gjithë vullnetin  pozitiv për të zgjidhur një herë e mirë këtë çështje. Do të dëshiroja tu bëja të qartë pronarëve të ligjshëm të këtyre banesave që të mos mashtrohen nga këto spekulime të pastra politike, si dhe ti siguroj ata se unë personalisht, por edhe FRD do të japim gjithë kontributin tonë pozitiv për zgjidhjen e kësaj çështje. Ne angazhohemi për të sjellë për pronat një zgjidhje të plotë dhe të saktë dhe jo një  zgjidhje të pjesshme, apo më saktë të ashtuquajtur zgjidhje, që fund të fundit nuk sjellin asgjë tjetër, vetëm sa krijojnë tensione sociale.

31 komente në “Një sqarim për qëndrimin tim ndaj aktit normativ”

  1. Saimir says:

    Gazmend, ben mire te jesh proaktiv, sidomos me keto plehra te pamoralshem ne qeveri. Jo te gjithe qytetaret jane te edukuar e te moralshem, shume syresh edhe nuk marrin vesh e manipulohen si “katundare”, ashtu sic thote Sh. Rama. Mos u ler kusur pa u dhene, ashtu si e meritojne. Sa me i prere e mbare, aq me shume do te kene frike. Por mos harro se jane qene qe lehin diten e kafshojne naten.

    1. El Hasani says:

      Gazi, meqe ke pas reputacion ke nje pjese e madhe e deputeteve te PD. Mbushje mendjen Mulit:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/act-now-flamur.html

  2. Dhimbje per Atdheun. says:

    Zotni Oketa ju dhe FRD jeni shpresa e shqiptarve.
    Ju lutem shpetojeni Shqipnin prej Sali Berishes dhe Edi Rames.
    Nuk ka dite qi nuk na pridhet gjaku dhe dita merr pikllim kur degjojm per vrasej dhe krimet ne atdhe.
    Un e doja te vinte demokracia,por tani i lutem Zotit te me kthej Diktaturen e Proletariati,i lutem qe shqiptaret qe u katandisen si cifutet neper bote,ta kuptojn se Shqipnia eshte ne rrezik.

    1. gjirokastriti says:

      kush do ju japi vota tani?

  3. Dean says:

    ”Bravo” Oketa,na mallengjeve dhe na sqarove.Shqiperia kurre nuk ka per t’a harruar aktin tat heroik te mosperzierjes se votes me PS-ne.Je i modh,per koken tate,je i modh.

    1. Nadia Shabani says:

      O Gazmend Oketa sinqerisht jeni nje hic fare. Cfar partie jeni ju more te vdekur kur vazhdoni te bashkoni voten me kriminelet qe vazhdojne te vrasin dhe tmerrojne shqiptaret. Si ore pranon ti te biesh dakord me Berishen qe te mos behen ndryshimet kushtetuese per panvaresine e organeve te drejtesise? Cfar partie jeni ju qe nuk flisni si opozitare te Partise ne pushtet apo e keni lene per ne fund kur te bashkoni voten me Sali Berishen. Turp te keni.

  4. As says:

    O hajvan, po nuk thua shyqyr qe te vendosin ne te njejtin krah me socialistet??? Eshte i vetmi shans per te mbetur ne politike. Po te hyni ne zgjedhje te “pavarur” nuk merrni asnje keshilltar komune dhe jo me deputet…

    1. Albana says:

      Po si mo as te thote shyqyr qe e vendosin ne te njejtin krah me socialistet, kur kjo parti nuk ka asnje gje te perbashket me PS. FRD eshte me dinitoze te mos marre asnje vote sesa te beje allishverishe me PD ose PS, kjo parti mendoj lindi si nje levizje qe po zhvillohet ne Shqiperi kunder partive PD dhe PS qe e kane bere atdheun tone si capaure.

    2. o i ceket, o matrapaz gjallese qe dhe petullat per te ngrene i ke shume o Dean

  5. cudia says:

    O bishti i qenit ,ti nga do te vertitesh bisht qeni ke per te mbetur.Ju te perzenet me hu nga P.D.ja nuk jini gje tjeter vetem se jargavece per ju dinjiteti eshte zero dhe kjo ju ben qe nje kope me idiote te pretendoni se do zgjidhni problemet e shqiperise.Nuk kini sy e faqe ju deshtake te pretendoni per sinqeritet se aty ku milituat per 20 vjet e treguat veten se nuk jini me shume se sa sehsnlepires qe per pushtet te gjunjezoheni perseri para Berishes.

    1. ska perse says:

      o pordhe kur flasin dhe lloje fendash si ty me kete mendje mjere ky popull

  6. pronari vjeter says:

    Fajle fjale fjale…nese zotrote do ishe ne favor te zgjidhjes se prones do e kishe votuar aktin normativ. Edhe ti Z. Oketa, po behesh si Rama. Cdo veprim i mundeshem (direkt ose indirekt, si kete here), kundra qeveris eshte zgjidhja. Ai i gjati cffare nuk ben qe mos te merret statusi i vendit kandidat…edhe ti njesoj. Dua te zgjidhjet ceshtja e pronareve, por tani qe po e zgjidh Sala, ti nuk merr pjese. Thjesht se nuk do ti japesh PD pike ne elektorat. Asgje me shume

  7. Largësia... says:

    Në kuvendin shqiptar ka pak njerëz të edukuar,që dinë të flasin dhe replikojnë publikisht.Oketa,është njëri prej tyre!Pronat,nuk zgjidhen me një votim hazër-xhevap në parlament,dhe ja ku u lamë…Gjynahet e kryeministrit aktual,Nanos,Metës e co….nuk mund ti marrin mbi shpinë intelektualë dhe njerëz që ndershmërisht punojnë në administratën publike.Atë çështje duhet ta zgjidhë një parlament i ri(depudetë të tjerë,është fjala…),kjo do të ndodhë pas një viti,në zgjedhjet e ardhshme.Ajo që mendoj se duhet ta thotë edhe Oketa,ashtu sikur e thotë K:Spahiu,E.Rama..etj..se do kthehet prona tek i zoti,me ligj dhe drejtësi…Por jo si në rastin e tanishëm,thjesht me një akt-normativ!Kjo do të thotë të ndezësh një zjarr tjetër aty ku nuk ka zjarr…!Mirëpo,ku dëgjojnë a kuptojnë servilat e kryeministrit e pushtetit në përgjithësi që janë zhytur si minj të qelbur nëpër thasët me para të grabitur nga pasuria e shqiptarëve…Ky çudia psh…këtu poshtë këmbëve tona,la mendjen se si mund të flasësh edhe qetë,pasi të akuzojnë,horrat dhe vemjet e pushtetit…,as-i nën mëngë mbeti gjithë jetën e vet…e sdoli që s’doli kurrë në dritë,të ofrojë shansin që ka…!

  8. tirona says:

    o i djathti leshit gaz oketa, u thyve ne mes, njeri bosh, pa ide e pa iniciative, po ti ishe 7 vjet ne krye te PD e Qeverise dhe ca bere per pronat, te kishe bythe dilje si kol olldashi qe demaskoj te gjith plehrat e durresit qe rrine ne shtepi te pronarve,

  9. 1.1.1.1.1 says:

    Oketa eshte nje politikan qe nuk le hapesira per te arritur ne paragjykime anormale,madje eshte nder politikanet per tu marre si pike referimi ne jeten politike te Parlamentit Shqiptare….
    Ky eshte realiteti,por realiteti eshte i hidhur dhe pasohet nga militarizmi…

  10. Flau says:

    Zoti Oketa, ne radhe te pare dua t’iu shpreh respektet e mia..Sikur te gjithe ata qe drejtojne kete vend sot te kishin intelektin tuaj, besoj se sot do te jetonim ne nje vend shume ndryshe nga ky qe eshte..Pavaresisht ketyre komenteve keqdashese, ju dhe Fryma e Re Demokratike s’duhet ta humbisni shpresen, sepse Shqiperia ka dhe njerez te denje per te cilet duhet te luftoni qe t’i nxirrni nga kjo gjendje…Suksese te metejshme!

  11. Realiteti says:

    O ju te pashpreset e Sali kriminelit, hajdutit dhe te te gjitha te zezave qe mban fjalor shqyptar… , nuk keni me cfare te beni dhe vetem lehni a thua se ju digjon kush… Kot nuk thone, qeni qe leh nuk te ha. Nuk e kuptoni o te mjere se toka po ju rreshket, se njerezit nuk po ju ndjekin me qorrazi, perkundrazi po kthjellohen dhe po kuptojne cdo dite dhe me shume se vendi po shkaterrohet gjithnje e me shume nga klani i Berishes qe vetem te shesi pasurite e shqyptareve di, qe ti marri leket per vete?
    Ju qe vetem vidhni, e keni te veshtire dhe te papranueshme qe te besoni ne virtytin e njerezve te ndershme, por per fatkeqesine tuaj, ka njerez te tille qe e duan vendin dhe nje i tille eshte Gaz Oketa.
    Eshte turp i madh te mbeshtesesh kryeministrin e sotem qe eshte fatkeqesia me e madhe e kombit tone te vuajtaur.

  12. Arditi says:

    Zoti Oketa ne radhe te pare ju pershendes per inicjativen qe keni mare per ti rikthyer politikes shqiptare moralin dhe etiken e komunikimit sic e kini ju. nuk e di por edhe nuk e besoj qe paska akoma njerez kaq medioker edhe ne vitin 2012 qe besojne akoma ne keta njerez qe kane 22 vjet qe na genjejne na mashtrojne dhe na vjedhin per dite. ku sejcili nga ne ka frike te dale lirshem neper rruget e qytetit se mos e vjedhin apo mos e vrasin.eshte e pa pranueshme qe te mbeshteses dy partite e vjetra. mendoj se FRD bashke me grupin eshte e vetmja menyre per te ringjallur shpresen e shqiptareve dhe per nje mirfunksionim te qeverisjes.

  13. arben says:

    gezmend je njeriu me qytetar dhe me i kulturuar qe ekziston ne ate parlament shqiperia ka nevoje per njerez si ju

  14. parti koti says:

    oketa topi,kane krijuar nje parti as mish as peshk,kur po e lexoja artikullin,nuk kuptova as gje bosh,lesh e li. nuk e dine me ke jane e kuner kujt jane,topi ne syte e mij eshte nje njeri i mefsh ,te gjith e pame ne rolin e presidentit,u zgjua vetem kur e preken ne kallo,u be armik me qeverine sepse e quajten hor i bulevardit,ne syt e mij eshte nje thengjill i mbuluar,punet e veta i ka ne regull,ben jete lluksoze,keshtu topi i shkrete nuk di as vete me ke eshte me pd ku krijoj ato qe i gezon si gjithe pd e pushteteshem,epo dicka duhet te tregoi se populli nuk nevoi per pleq odash per te zgjidhur problemet jam 100% E sigurte qe z oketa dhe topi e bene sh mire,parta e topit dhe kreshnikut jane gogla qe i kane sherbyer deri ne fund sales deri tani ata nuk dine me ke jane e cfar do bejne,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    1. ciljeta says:

      parti koti , po vazhdove keshtu ik ne Somali se me kete llogjike vetem atje je i dobishem, sepse as parti plot me komuniste, e doktor enver Saliut nuk te ben pune ty, sepse ajo eshte e zene nga sigurimasit e shikasit e vjeter, qe keshtu….

  15. adem says:

    nuk e kuptoj se si mund te gjykohet ne te tille menyre nje person si Z.Oketa qe tregon mjaft qarte arsyet mos marrjes pjese ne votim…pastaj ke te mbeshtese hajdutin e pronave te shqiptareve apo “opoziten” e zymte te gjatoshit?! kembanat bien per ata qe kane veshe…nqs i degjoni mundohuni te reagoni… ose te pakten shifni realitetin me sy hapur…mjafton te ktheni pak koken mbrapa dhe duket pasojat. uroj qe FRD te vazhdoje kte rruge te veshtire qe ka nisur, por qe me deshiren e mire per te ndryshuar asgje sdo jete e veshtire.Suksese.

  16. Goodluck Jonathan says:

    Na hapet barkun me kete barazimin e Berishes me Ramen. Barazoni vrasjen e njerezve te pafajshem me gabime politike… Nje mut do fitoni keshtu!

  17. ‘TA KESH MIK S’TE MBARON PUNE,TA KESH HASEM TE HA M…’
    (populli)
    3pyetje shqipetarit qe perfaqeson popullin:
    ————————————–
    1-Ti, Topi dhe ‘subjekti’ qe perfaqesoni jeni te ndergjegjshem e te pergjegjshem per gjendjen katastrofike ku eshte katandisur ky vend nga te gjitha pikepamjet?
    2-Si pjese e ‘shumices’ parlamentare me sa deputete perfaqesoheni si subjekt,perfshi edhe ndonje deputet qe mund te jete ne te ardhmen me AKZ?
    3-PO QE SE RUANI AKOMA NDJENJEN E SHQIPETARIZMIT(dhe per momentin i kini 4 deputete ne kete parlament) PSE NUK I LARGOHENI ‘SHUMICES’ PER TE Ç’bllokuar parlamentin e asgjeje e ti jepni frymemarje ‘demokracise’ se lindur çyryk e per ta çuar sovranin ne zgjedhje te parakoheshme?

  18. albani says:

    Z. Oketa! Flitet se ju jeni nje njeri i mire. Nje njeri i mire nuk eshte ai qe nuk ben keq, por qe ben mire! Ti, ku hyn tek ata qe nuk bejne keq (qe nuk e nxjerrin qimen nga qulli), apo tek ata qe bejne mire? Mos harro se ke tere jeten qe je nje anetar i partise fashisto-naziste me emrin PD, dhe tere jeten ke ngritur kartonat sipas deshires se vrasesit dhe hajdutit Sali Berisha. Me e mira qe mund te beje, eshte te heshtesh dhe te perpiqesh te korrigjosh ato gabime qe ke bere persa kohe ke qene ne PD dhe deputet i PD. Ke edhe te tjera, ti di shume gjera per historine e Gerdecit, se kot nuk u bere Minister i Mbrojtjes, menjehere mbas Fatmir Gerdecit. Prape, perpjekja per t’u shfajsuar, te ben fajtor. Uroj qe te mos jesh kolone e peste (si puna e Ilir Metes dhe Kastriot Islamit ne PS), por te sherbesh me ndershmeri dhe perkushtim. Nese nuk ke mundur te besh gjera te mira deri tani, perpiqu ne te ardhmen.

  19. arditi a says:

    po kaq te pa fe jeni o komentues te deshperuar nga nje e vertete qe dhe ju qe kujtoni se ajo mungese ju ka demtuar, jeni komplet aut, po 22 vjet cfare pritet, ikjen e z. oketa o te paudhe

  20. patrioti says:

    ardit a qenke nje rot kavaje qe sdike as te shkruash,se dhe vete me ato qe shkruan je njeri i pakuptushem si ata,miqte e tu,thone per oketen eshte i urte.,edhe une them te njejten gje,po dhe mu.. urte ri levize nga te gjith hanet vetem ere leshon,keshtu dhe topi dhe oketa ndenjen pa bere ze,pa ngritur zerin per te gjitha ato qe ka bere per 22 vite pd,vjedhe,shkaterime,korupsion,sic e thashe me lart keta filluan te mbajne ere e te levizin kur ju prek interesi i tyre,si nuk i degjuam keta zoterinj bashke me kreshnikun qe na doli kaq patriot qe te flisnin vetem nje here kunder sales,t thonin ne sy per te keqiat qe i ka bere ketij vendi dhe popullit,edhe tani ata dhe ne nuk kuptojme me ke jane,nuk e kuptoi kur ti ngreh nje parti tjeter me te tjera aspirata pse duhet te justifikohesh,jo votova per kete jo per ate,ju jeni parti koti,ju beni mire te shkoni neper odat e pleqeve per te zgjidhur shum probleme qe i ka bere paria juaj e lavdishme me sh sal shpellen i cili ne shqiperi hapi shume plage te mbyllura,ju me qe jeni te urte dicka jo shum e sigurt mun te beni,shtrengoni ato qe keni mre e fituar e mos shikoni endera me kryeminister,poulli besoi eshte bere i ndergjegjshem dhe besoi e di ke te votoi,

  21. oketa says:

    ju falenderoj per mendimet tuaja, jeni shume te mire, une mendoj qe sali berisha duhet te pyeste topin, poshte sallaku hajdut, rrofte FRPD

  22. shpresa says:

    * Zoti Oketa ju jeni shume “i urte” sepse nuk dilni te jepni deklarata ku te shani, te bertisni dhe te perdorni nje fjalor rrugesh….
    * Ju jeni “i ceket” sepse jeni me i arsimuar sec duhet!
    * Ju jeni “hajdut” sepse nuk rrini gjithe kohes duke akuzuar te tjeret per vjedhje dhe nderkohe siguroni jeten e 10 brezave te tjere!
    * Ju jeni te “pashprese” sepse doni te ngjallni shpresen te shqiptaret, doni ti zgjoni nga gjumi e nga zhgenjimi, doni tu premtoni se me mundim e pune Shqiperia mund te BEHET vendi qe te gjithe enderrojme!

    ********ashtu sic keni ngjallur shpresen tek ne te rinjte, jam shume e sigurt qe te gjithe se bashku do ta ndryshojme kete situate***********

  23. KASA E HORIT says:

    TE ME FALIN LEXUSIT PO KAM NJE FJALE PER SHPRESEN;PIRDH PIRDH SE LIROHESH TI DHE OKETA;JU PRISNI TU ZGJOI NGA GJUMI ATA QE KANE 20 VJET QE FLENE;PRIT O SHPRES PRIT GOMAR TE MBIJ BAR; SA PER PASURI MOS JA U QAJ HALLIN;SE E KANE SIGURUAR JETEN;I QAN HALLIN KALORESVE SE U VAREN KEMBET;QAJ HALLIN TEND O SHPRES;KUSH KA THENE TE DALIN E TE BERTASIN KOT;A KANE KETA PER TE THENE PER PPSH E SAL SHPELLAERIT A SKA NJERI TJETER;SHPRESO O SHPRES SHPRESO ;SHIKO ENDERA NE SIRTAR;E QAUA HALLIN TI , GJITHMONE SKANE QENE NE LUFTE ME SAL HAJNIN;KUR I KANE PAS PUNET MIRE I KANE MBUSHUR TRASTAT;QAJ HALLIN TEND SE PASKE DESHIRE TE BASHKOHESH ME KETE PARTIN E RE PER TE NDRYSHUAR SHQIPERIN;UNE TE THEM HAP KASEN DO GJESH GLaSEN QE KA LENE SHPELLARI ME SHOKET E VJETER E TE RINJ;

    1. shpresa says:

      Nqs njeriu humb shpresen, besoj se ska me arsye per te jetuar…Gjithsesi secili ka mendimin e vet dhe do ta respektoja nga gjithkush qe eshte i afte te ngjalle respektin tek te tjeret! Me vjen shume keq qe e ulni kaq shume nivelin tuaj me kete fjalor! Nuk mund ta besoj qe jemi nje komb!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje