E gjithë skena e ndërtuar mbi vrasjen në Shijak bazohet deri tani tek përpjekja e viktimës për të kontrolluar një makinë dhe hapja zjarr nga brenda saj mbi komisarin.
Një burim i gazetës Tema në Shijak thotë se shkaku për vrasjen ka nisur nga një kontroll rutinë i komisarit të policisë dhe një ndihmësi të tij ndaj makinës ku udhëtonte nipi i Ilir Xhakjes. Ky i fundit i ka telefonuar Xhakjes, duke i thënë se polici po sillet shumë keq ndaj tij.
Pas kësaj Xhakja ka mbërritur tek postblloku dhe ka debatuar fillimisht me ndihmësin e komisarit. Në këto moment komisari ka ndërhyrë dhe Xhakja ka hapur zjarr mbi të.
Sipas këtij burimi, mes Xhakjes dhe ndihmësit të komisarit ka pasur një histori armiqësie dhe ky ka qenë shkaku që ai ka dyshuar tek kontrolli ndaj nipit të tij.
Vërtetësia e këtij versioni mbetet të provohet nga hetimi, i cili gjithsesi nuk e lehtëson asnjë rrethanë për vrasjen ndaj shefit të komisariatit.
wow ca shtet plasmasi.O do paguajme te fortet,o te fortet.Un them shtetin si gjith bota,,,,ose disa zhulsa
Po jo morr burre, si mund ta duronte Iliri qe kryekomisari ti bllokonte nipin e tij!! Goxha figure, goxha personalitet, ti mbaje nipin nje cope funksionar i larte i shtetit :p
Ky eshte sitemi qe eshte themeluar e konsoliduar. Shume veshtire per tu shkullur nga rrenjet, sepse rrenjet kane arritur ne maje dhe lolot bejne ministrin:
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html
Vaj Vatani e mjerë mileti.
100 vjetë pavarësi e shtetë ende jo.
Eshte temeresisht e ulet menyra se si ofroni lajme ordinere. Me shume respekt per punen e asaj policie e cila mer mbi vete edhe plumba. Te besh gjasme punen e kronistit duke u fshehur sipas nje burimi, dhe te poshterosh punen e policise duke e servirur si inate personale, jo jo kjo nuk eshte gazetari, nuk eshte shtyp i lire dhe mbi te gjitha i besueshem.
O ti Ilir je naiv apo bene vete. Policia e solli rendin ne kete derexhe. Te keqes po i sherbeve vjen te ha dhe ty nje dite se ajo eshte si kucedra pa rregulla. Ky eshte nje nga mesimet me te famshme qe ka provuar me miliona here historia.
Ti qe i sherben cdo dite neper blogje, mos kujto se ke imunitet. Po te vjen verdalle, por je verbuar dhe nuk po e kupton dot.
KESHTU ESHTE KU SHTETI FITON ME FOTA TE VJEDHURA,NJE SHTET ME VOTA TE VJEDHURA KETE REZULTAT DO KETE.
Ti LILI ne semafor punon?
O shtet Ka….r!
Thirrini te gjithe keta te klanit Xhakja, te gjithe ata me precedente penalë, “per te rindertuar ngjarjen” dhe shker……ani Klanin, ekzekutojini. Keshtu beni me te gjithe keta te fortet.
Por puna eshte se ju duhen per zgjedhje more morra qe keni pushtet. Si ju te majtet ashtu dhe ju te djathtet (qe jeni me te majte se te majtet vete)
P.S. Uarda po kerkon kolege?
uarda po ti akoma ketu je nuk ke shkuar te protestoc se te shane profketin harap? meqe rra llafi po pazarin sa e ke
Krim i rëndë i kryer nga një kriminel i njohur, dënuar më parë por i liruar nga drejtësia jonë që vetëm drejtësi nuk bën. Ngushëllime të sinqerta familjes të Komisar Ademit! Ikja e njeriut në rrethana të tilla të pa justifikuara është një humbje që nuk mund të kompesohet në çfar do lloji mënyre për familjen, shoqërinë dhe në detyrën që kishte. Por dëmi më i madh, si pasojë e rritjes të kriminalitetit në përmasa të tilla, është instalimi i plotë i pasigurisë për jetën për çdo qytetar i cilit do niveli e shkalle shoqërore qoftë. Ky është realiteti tronditës që sundon në vendin tonë, në Shqipërinë ,,që po ndryshon”, në Shqipërinë që po e shkatërron me ritme të shpejtë një njeri që quhet Sali. Ky është realiteti tronditës ku është katandisur Shqipëria jonë- viktimë e një klase politike të pa përgjegjëshme që veç fryhet e dhjamoset në kurriz të një populli të nënshtruar paradoksalisht…!
Ketij i kane ndaluar nipin …qe do te thote se mund te kish dicka ne makine …ose ” cenonte” dinjitetin e emrit te “madh ” te familjes…
Tipike si sjelljet e Sali Berishes….. Kush guxon te hetoje rreth tij ose familjes….ndeshkohet …
Zygari i vicidolit ka tani edhe kelyshet e tij si vetja ..
ore si nuk e permend njeri qe ky xhakja eshte njeriu i olldashit.eshte ky xhakja qe ka ber fushaten olldash pleres gruqirit
Ajo qe ndodhi ne shijak eshte pasoje e reniesse shtetit nen kthetrat e krimit
Landi n.q.s Xhakja ka bere fushaten per Sokol Olldashin kjo do te thote qe ai ose mund te jete edhe vrasesi i Fatmir Xhidit ose ai e di se kush e ka vrare Fatmir Xhindin.Sokol Olldashi dhe Alibeaj kane bere namin ne rrethin e Fierit per zgjedhjet e 2009-tes dhe e vodhen nje mandat deputetit te PS-se ne Fier. Keta te dy ishin jashtezakonisht te dhunshem ne zgjedhjet e 2009-tes ne rrethin e Fierit.Gjithmone kam pasur dyshime se keta te dy kane dijeni per vrasjen e Fatmir Xhindit.Po keta po thone qe e paskn liruar kete Xhaken apo kush varu dhe nuk u lirua ketu tek ne, prandaj vrasin ne mes te dites ata dhe nuk vrasin ata qe shkojne rruges per ne kryeministri por vrasin policet e shkrete qe u del shpirti ne sherbim.
ai kishte probleme nderi moj nadia,prandaj nuk ja var kush
Shtet prej kartoni i thone ketij tonit.Shtet made in Sali
Ngushëllime për familjarët e komisarit,i cili dha jetën pafajësisht,në krye të detyrës!I dënuar me 21 vite burg…dhe për një seri vrasjesh…dhe të mos jetë kapur kaq vite…?!-Ku tjetër mund të ndodhin çudira të tilla,këto janë përralla,legjenda…!Duket qartazi që ka pasur pazare politike…Dhe këto pazare po i vuajnë njerëzit e rendit dhe qytetarët e pafajshëm shqiptarë…!Një mësim tjetër i madh,për administratën publike,por dhe për qytetarët e thjeshtë shqiptarë..mos toleroni kurrë shkeljet sado të vogla qofshin…ato..Pas atyre vjen vetë Hataja…!
O shtet Ka….r!
Thirrini te gjithe keta te klanit Xhakja, te gjithe ata me precedente penalë, “per te rindertuar ngjarjen” dhe shker……ani Klanin, ekzekutojini. Keshtu beni me te gjithe keta te fortet.
Por puna eshte se ju duhen per zgjedhje more morra qe keni pushtet. Si ju te majtet ashtu dhe ju te djathtet (qe jeni me te majte se te majtet vete)
Ekskluzive/ Kryekomisari ishte në lokal me Xhaken para krimit !
Detaje tronditëse dhe që rrisin shumë dyshimet për mënyrën se si u vra kryekomisar Adem Tahiraj mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Shefi i Komisariatit Shijak dhe Ilir Xhakja janë parë së bashku në ambientet e një lokali në Katund-Sukth para ngjarjes. Dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar këtë fakt, që nuk dihet nëse është dokumentuar nga grupi hetimor, pavarësisht se Policia e Shtetit njoftoi se ishte në operacion. Kryekomisari është parë të dalë nga lokali i zonës dhe të drejtohet për nga makina e tij e punës. Por sapo ka hapur derën, është ndjekur nga pas prej Ilir Xhakjas, 38-vjeçarit të liruar në mënyrë të mistershme nga gjykata, që përflitet nga FBI si mik i Sokol Olldashit dhe që ishte i lirë, megjithëse i dyshuar për katër vrasje. Aty është qëlluar me pistoletë me një krehër karikatori. Tahiraj ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar. Me të nuk kanë qenë as shoferi dhe as ndihmësi siç fliten. Nuk ka pasur as makinë Patrulle. Dëshmitarët thonë se vërdallë zonës kanë qenë vetëm dy oficerë që po qëndronin rastësisht në këtë zonë, në distancë të konsiderueshme dhe që nuk kishin dijeni për lëvizjet e kryekomisarit. Paraprakisht konfirmohet debati i fortë mes palëve. E moshuara e plagosur deklaroi publikisht se mes kryekomisarit dhe Xhakjas ka pasur konflikt me zë të lartë dhe ajo është bërë kurioze për të parë. Gjetja e Tahirajt te dera e makinës konfirmon faktin se ai ka qenë duke hipur në mjet. Por informacionet e rezervuara flasin për një grindje të ashpër brenda lokalit mes Xhakjes, Tahirajt dhe nipit Ledio Krasniqi, në kërkim. Nuk dihet përse kryekomisari e ka takuar Xhakjen, ky ligjërisht i lirë pas vendimit të gjykatës dhe ende në apelim, ndërsa ishte kontingjent i rrezikshëm. Policia e Shtetit thotë se ishte në krye të detyrës. Por një fakt i tillë nuk shpjegohet prej Burgajt duke e shoqëruar me patrullat në operacion. Cdo aksion shoqërohet me postblloqe e përforcime. Prej një viti Tahiraj ishte shef komisariati dhe me 20 vite karrierë në operacione speciale. Pra ai e njihte Xhakjan dhe nuk do të shkonte kurrë i vetëm për t’i bërë kontroll atij apo të afërmve të tij nëse kishte dyshime. Kjo përforcon edhe një herë se nuk ka pasur plan operacional dhe se kryekomisari sipas dëshmitarëve ka qenë me të dyshuarin para vrasjes. Gjatë sherrit në lokal Xhakja mund të jetë nxehur (motivet ende mbeten mister, por backgroundi i Xhakjes lë të nënkuptohet motivi), e ka ndjekur nga pas kryekomisarin duke e vrarë në vend. Më tej është larguar dhe fshehur në Shënavlash. Aty është strehuar nga miqtë e tij, deri dhe politikanë apo autoritete të larta vendore të qarkut. Madje ka një fakt tepër interesant, që për vetëdorëzimin e Xhakjas kanë negociuar politikanë dhe autoritete vendore, që janë aleatë apo pjesë e qeverisë aktuale. Të gjitha këto informacione mund të zbardhen me kalimin e ditëve apo javëve, pasi situata të qetësohet dhe të zbardhet në detaje ngjarja, pavarësisht se Xhakja ka thënë se nuk e njihte shefin e komisariatit, por e mendonte si një njeri që donte t’i bënte keq atij dhe nipit të tij !!!. Por në fakt kryekomisari kishte në detyrë në Shijak po aq kohë sa ishte i lirë Xhakja prej vendimit të gjykatës. Për më tepër që kryekomisari ishte me makinën e punës, që lexon “Policia”. Një kriminel që akuzohet për 4 vrasje, i dyshuar dhe nën vëzhgim, që e di rrezikun, por nuk njeh kryekomisarin apo makinat e policisë, kjo është e vështirë për t’u besuar si alibi…për më tepër që nuk mund të mungojë ndonjë surprizë edhe nga ekspertiza balistike. Fillimisht u tha se u qëllua me automatik, kurse sot se iu kap arma e krimit pistoletë “Glock”. E nëse arma nuk përputhet me predhat atëherë…..Përsëri gjykata do e dënojë për armëmbajtje pa leje…si zakonisht.
O milet Xhakja duhet te ishte ne burg 22 vjete por doli i pa fajshem si
Ilir Meta e Dritan Prifti pra policia e varfer e ka bere detyren dhe po vriten bijt e nenave per 400 mije leke kur Prokurori i Durresit qe u shkarkua para 3 vjetesh kushuri i Ina Rames 32 vjec kishte pasuri
800.000 mije euro. Shikoni pasurite e makinat e rob qijve prokurore
e gjygjtare nga 4 – 5 apartamente ne Tirane 1 ne plazh nga 1 benz avangard 300cdi te 2005 6 7 8 9 10 11 12 dhe per grun golf 5. Qe ketu fillon e keqja se keta njerez nuk ndeshkohen per fajet e tyre se e vetmja gje qe keta i i ve perpara ligjit eshte pasuria e cila o fitohet o trashegohet o Dhurohet asnje nga keto keta nuk e vertetojne.Duhet te behet njeri shembull o nga ligji ose nga vetegjygjesia vetem ashtu vendosen raportet. 3 jane hallkat e se keqes avokati qe eshte sekseri =prokurori= gjygjtari.Ps ca bohet me Dritan Dajtin vrau 4 baballare e bij nenash dhe ky sistem i felliqur prokurori-gjykate hesht.
Tu pa lajmet ke Top-i,qe thojte trupa gjykuese e Durresit e la te lir,e perber nga “X Y Z”. Ne qoft se familja e Kryekomisarit do morin hak,un them tja fillojn nga ato 3 qelbsirat qe moren 1 valixhe me lek per ta shpall te pa fajshem!
Pastaj t’pagujn 1 rob mrena n’burg tja fusin kacaviden n’fyt Ilir “Gangsterit”.
Plani B: Eleminim i Saliut!
Ke te drejte,ketu ne Shqiperi,prokuroret dhe gjyqtaret duhet me u pushkatu pa gjyq,totalisht.Vetem pare duan,edhe sikur te vrasish 10 njerez pernjehere (ky rasti ketij Xhakjes eshte super skandaloz).Si rasti i ketij kriminelit,ka me qindra ne Shqiperi,ku pasi kane vrare,gjykatat me trup gjykues te perbere me Sashenka,Arjanra Fullani e Toma i nxjerr te pafajshem,me lloj lloj marifetesh.Nuk e kuptoj pse habitet opinoni me kete ngjarje,ne Shqiperi jane vrare,police,deputete etj,dhe asnje nuk arrestohet.Ne kete vend ku krimineli quhet trim,hadjduti-rob i shkathet,dhe i ndershmi trap,jo vrasje komisaaresh,por edhe me keq do shkoje.
Pazaret që bëhen nëpër kafene,këtë fund të palumtur kanë….!
Lexova nje lajm qe ne Guatemala nje kriminel vrau dy femije ne nje shkolle. Pasi u kap ligjin e mori vete populli dhe ai u torturua dhe ne fund u dogj. Nuk ishte rasti i pare por plot i 40. Çfare dua te them me kete mos duhet ta mari ligjin populli ne dore se ne nuk kemi shtet…..
Me pelqen shenimi i Epirioti ||. Bukur e ka thene :e keqja eshte si KUCEDRA. Ajo kuceder qe po ha popullin e thjeshte,do te haje edhe ata qe e ushqejne:prokuroret-gjykatesit-policet…politikanet shqiptare.
Nese eshte e vertete ajo qe thote “ama” atehere eshte treguesi kryesor se shoqeria jone eshte e kalbur plotesisht. Nuk kemi shprese. Dmth, per interesa te castit ndodh qe shteti njeriun kriminel e fut dhe e nxjerr nga burgu, tjetrin per te perligjur deshtimin e vete e ben deshmor te atdheut. Te gjithe Kane frike te thone te verteten perfshire liderin shterp dhe kandidat per k/minister zotin Rama qe del e flet no si lider I opozites por si Alabak lagjeje qe nga frika nuk guxon te shaje vagabondin e lagjes tjeter dhe kur ky I fundit eshte I vdekur. Cfare hipokrizie, sot ishin bllokuar rruget be tirane sepse gjithe paria e ketij vendi po ziheshin kush te qante me shume tek shtepia e oficereve. Turp per te gjithe ne. Te gjithe e dime se cfare Jane Shefat e komisariteve, por kur na e do puna ndos dhe varrezen e she it’s te deshmoreve
Dihet pyetur Sokol Olldashi dhe duhet hetuar a ishte Xhakja nje dite me parë se te vritej deputeti Xhindi ne Fier me Olldashin ku u konfliktuan per votat me te majtet e Fierit?Merreni në interviste Olldashin se keni shume per te mesuar…Mundet komisari u vra per arsye pazari…Si mundet nje komisar të shkojë pa patrullë në takim me nje te dyshuar si kriminel(ta zeme keshtu)pavarsisht se eshte koburja e paguar e Olldashit!Mafja qeveritare ka dorë teper të gjate ne Shqiperine tonë!Olldashi celesi që kurdis perherë kete kriminel!Komisari te vjen keq por nuk perfaqson denjesisht policinë tonë qe vertet po ndeshkohet nga krimi i organizuar!Visho Ajazi di te vertrten me mire se kushdo!Ai ka nje arsye të thirret ne parlament për interpelancë!Te shohin shqiptaret kush jane politikanet qeveritare!Ngushellime familjes,por vrasja eshte nje goditje e rende per shtetin!Komisari eshte vrare dhe do mbetet enigme e verteta!Si gjithmonë!Shteti im i mjer ndër kembet e mafjes qeveritare!
Kur perzihesh me krundet te hane pulat thote populli. Keshtu dhe kjo pune, por problemi qendron ne se pavaresisht faktit nese Kryekomisaro ka qene apo jo ne lokal me Xhaken apo eshte vrare sipas versionit zyrtar, eshte SKANDAL dhe KRIM. Skamdal per arsyen e vetme sesi nje njeri me kete te shkuar kriminale lirohet si pa gje te keq, nderkohe nje qe vjedh nje gje krejt banale kalbet ne burg se nuk ka leke te paguaj prokurorin apo gjykatesin.Cfare rendesie ka nese arma qe i eshte gjetur perkon me gezhojat o “specialiste” leshi, ai e vrau diten per diell ne mes te vendit ne sy te te gjitheve.Ju keni ujkun, tashti po kerkoni gjurmet!!!!!!!!
Z. Mero! Duke pare edhe rastin e fundit, te vrasjes se shefit te policise te Shijakut, kam arritur ne nje konkluzion.
Pothuaj te gjithe policet, te vrare nga kriminelet, ne aksione, apo ne rruge, kane treguar nje pergatitje shume te ulet, ne mos zero pergatitje, ne perballjen me kriminelet.
I keni pare policet ne rruge, si afrohen, tere mendjemadhesi, tek automjetet. Kane nje rregullore, qe duhet ta zbatojne me rreptesi, policet, apo jo. Jashte shteti, policia kur te ndalon, te drejton armen, njeri afrohet, tjetri rri gati per zjarr, dhe te urdheron dil nga makina me duar ne qafe.
Ndersa polici yne: He shkerdhate, ku ecen me kete shpejtesi. Dhe i afrohet makines se kriminelit, i cili bam…
Shikoni rastin e vrasjes se kater policeve nga D. Dajti. Teresisht, jo vetem mungese profesionalizmi dhe pergatitje, por edhe shenja pordheshitjeje. Dhe pasojat… Tragjike.
Tjeter. Ne shume raste, jane vrare shefa komisariatesh, te cilet nuk duhet te ishin aty ku ishin ku dhe u vrane. Cfare pune ka nje shef komisariati te dale ne patrulle, apo te shkoje ne postbllok. Ai mund te dale te kontrolloje kryrjen e sherbimit nga vartesit e tij, por jo ai vete te ndaloje kriminelin. Ketu vetem shefa vriten, se nuk dine detyren funksionale.
Le qe flas kot. Shih me 21 janar. Gjenerali , plagoset me gure dhe nga inati nxjerr pistoleten dhe vret dy vete. Po c’do gjenerali, bashke me ushtaret, aty eshte vendi i tij? Ai drejton nga vendkomanda. Kur te vriten te gjithe policet, atehere do ti vije radha gjeneralit per te nxjerre pistoleten. Por jo per te qelluar mbi kundershtariin, por per te vrare veten. Keshtu, mor Ndrea Prendi?
Bej nje analize z. Mero, dhe do te bindesh se te pakten 90 % e policeve te vrare, nuk kane vepruar profesionalisht dhe taktikisht ne rregull. Te vjen keq, se jane djem nenash, dhe kane lene femije jetim. Dhe faji eshte teresisht i shtetit, qe vetem i perdor policet e shkrete deri ne sfilitje dhe nuk i stervit ne luften kunder krimit. Aq sa duket sikur policet nuk e dine se plumbi te vret.
Shkodranet thone: Ka njerez qe harrojne se, ka.i t’q. dhe pushka t’vret…
Shtet rrumpalle, vendimi i gjykates vret shefin e komisariatit. Jam i sigurte se me shume punohet nga organet e drejtesise per te mbuluar gjurmet e krimit, se sa per te analizuar shkaqet e kesaje gjendje te mjeruar. Te pakten, policia e shtetit te jete e sakte per informacionin; nese nuk ka burime, te mbaje lidhje me burimet e informacionit te shtypit! Kaq jashte lojet eshte qeveria, sa akoma nuk eshte verefikuar ngjarja, i jep titullin shefit deshmore i atdheut, jo per ta perjetsuar, por per ta harruar sa me shpejt se vjene tjetra mbrapa dhe keshtu pa mbarim. Deri sot, rregjimi sundues i Berishes ka vrare, plagosur, humbur dhe ikur jashte Shqiperie mbi 1 milion e gjysme shqiptare, genocidi me i madh ndaj atij kombi deri sot. Kush e beson te veteten se perse eshte vrare komisari i policise se Shiakut, une kam me shume besim nga komentuesi “ama” se sa fjalet e gjeneralit te policise se shtetit, vartesit e tij e genjejne!