Vendimi i gjykatës për Xhakjan “vrau” kryepolicin Tahiri

14 Shtator 2012, 13:52Politika TEMA
Vendimi i gjykatës për Xhakjan “vrau” kryepolicin Tahiri

Vrasja e kryekomisar Adem Tahirit nga një person i shumëkërkuar është produkti tragjik i drejtësisë së munguar në Shqipëri. Nëse nuk do të ishin vendimet shpesh absurde të gjykatave tona, autori i ekzekutimit të shefit të komisariatit të Shijakut do kishte qenë në burg.

Ilir Xhakja, një emër i njohur që prej viteve ‘90 për uniformat blu, është arrestuar disa herë, dhe herën e fundit në korrik të vitit korrikut 2007, pas një operacioni të RENEA-s në grykëderdhjen e lumit Erzen.

Pikërisht pas këtij arrestimi nis edhe historia tragjike e drejtësisë. Pas arrestimit prokuroria e kalon çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë dhe u dënua me 21 vjet burg, vendim të cilin e konfirmon edhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë. Por gjithçka përmbyset me një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila në mënyrë të pakuptueshme akuzën e vrasjes për të cilën gjykohej Xhakja, e cilëson jo kompetencë për krimet e rënda dhe e kthen në Shkallën e Parë në Durrës, raporton Ora News.

Pas një procesi disamujor në Gjykatën e Durrësit, prokuroria kërkon dënim maksimal prej 25 vitesh, por trupi gjykues e liron në sallën e gjyqit duke u mjaftuar më dënimin e tij vetëm për armëmbajtje pa leje.

Në fund të vitit 2011 Ilir Xhakja kthehet në liri dhe pas afro 8 muajsh rishfaqet duke ekzekutuar kryepolicin e Shijakut. Gjatë kësaj periudhe, procesi ka vijuar ende në Apel pas ankimimit të prokurorisë, proces i cili vazhdon deri ditën kur arma e tij akuzohet se ka marrë një tjetër jetë, atë të shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj. Një histori tipike për drejtësinë shqiptare, për të cilën ka nisur menjëherë një hetim dhe pritet që të inspektohet dosja dhe të kërkohet procedim për gjyqtarët, që firmosën lirimin e tij.

30 komente në “Vendimi i gjykatës për Xhakjan “vrau” kryepolicin Tahiri”

  1. zimi says:

    Mur ska shtet ska gjykate vepron gjakmarrja. Kesaj radhe gjakmarrja duhet ti drejtohet atyre qe e liruan apo do ta lirojne perseri.

    1. Granit Xh. says:

      Une them te behet Bujar Nishani minister i brendshem! Ka integritet, konseguence, i bie Adriatikut mes per mes me tren dhe ballkanit mes per mes me skaf!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hajgare-me-nishanin.html

    2. gabi says:

      More gazetare te nderuar te temes! A ka emer ky gjykates qe liroi kete plehre? Kush ishte ky njeri, qe nxori ne treg kete produkt vrases.Ai duhet burgosur i pari.Ky gjykates duhet vrare,jo burgosur.Nje grua pa burre,dhe 3 femije jetime.Ky eshte nje turp,,,turp,,,turp ardhur nga nje gjykates monster.Ky eshte me vrases se vrasesi.Ju lutemi emrin,keshtu funksionon.Kush eshte ky VRASES me imunitet.

      1. Artan Notari says:

        O Gabi gjykatesi quhet NeritanTabaku dhe eshte nip i nje deputeti socialist nga Kavaja (Ejup Tabaku), ndersa vrasesit vellezerit Xhakja jane njerez te PD-se perkatesisht Sokol Olldashit me te cilin deri vone ndanin parate. Sot nuk e di si i kane maredheniet me zotin Minister te transporteve.

        1. gabi says:

          flm artan,kaq desha,pasi tani do shikoj si do rrjedhin ngjarjet,ne ket shtet bythe

        2. gabi says:

          dmth artan,mere me long,se mishi maroi.Po si do i dalim kundra ketyre, majtas djathtas.

        3. Selman says:

          Nuk i ka mire punet me oldashin tashi,grupi xhaka, ndaj me sa duket ju erdhi dita

  2. zimi says:

    Kur ska shtet ska gjykate vepron gjakmarrja. Kesaj radhe gjakmarrja duhet ti drejtohet atyre qe e liruan apo do ta lirojne perseri.

  3. salistalin says:

    Keta jane trimat e politikaneve. S’ma do mendja qe te jete e larget dita qe vete te hane ndonje belcik bythes nga azganet e tyre.

  4. Shtegtari says:

    “Një histori tipike për drejtësinë shqiptare për të cilën ka nisur menjëherë në hetim dhe pritet që të inspetkohet dosja dhe të kërkohet procedim për gjyqtarët ???? që firmosen lirimin e tij.”

    Kadinjte (s’ma thote goja e dora qe ti quaj “gjyqtare” ata bajga) qe per para jane gati te shesin te jatin e te jemen, siç thoshte i madhi Hasan Zyko Kamberi, duhet te rrasen ne burg e mundesisht te vihen ne te njejten qeli me bishen qe liruan per para, qe te mund ti bjne shoqeri pasi ne permbajtje jan po aq kriminele sa dhe kafsha qe liruan.

  5. Ben Chicago says:

    ndrea prendi vrau live dhe u vertetua nga F.B.I. dhe eshte i lire
    kur ta vrase ndonjerin do themi pse nuk u fut brenda.
    por saliu ju dha 3 paga shperblim per vrasjen e qytetareve me duar ne xhepa ne mes te bulevardit
    mos eshte me i keq se prendi ky xhakja?

    1. Shtegtari says:

      I lexoj shpesh komentet e tua dhe me dukesh i pjerdhur nga trute o Ben Chicago”.
      Askush nuk mbron vrasesit e martireve te 11 janarit, dihet nga te gjthe qe “porositesit” e ketyre vrasjeve ishin Sala dhe Luli. Prendin, qe eshte po aq fjator sa dhe shefat e tj do te mund ta quanim vrases me pagese dhe natyrisht qe te tre meritojne denimin me te ashper nga nje drejtesi e pavarur dhe e panshme egzistenca e se ciles per momentin nuk eshte veçse nje enderr e bukur per vendin tone te martirizuar.
      Krahasimi qe ben zotrote qe nga Chicago midis Prendit e Xhakes eshte njesoj sikur te shtroje per diskutim çeshtjen se cila nga bishat eshte me e mire apo me e keqe (me bute apo me e eger, me shume gjaksore apo me pak gjaksore); Luani, tigri, leopardi, krokodili, hijena, çakalli, ujku etj. etj.
      Te rrosh vete o BEN se trute te paskan lene.

      1. daku says:

        ai eshte thjesht nje idiot mer shtegtar,qe ka nje vit qe shkruan me pseudonim tjeter,,,,,,,,,,,thjesht palle. Ai tjetri ben chikago, shkruan me nickname blu,,,ky paLLA me nickname te zi,eshte bolle e paepur

      2. Ben Chicago says:

        o shtegtaro
        kur une i ve ne nje plan xhaken me prendin kam parasysh qe te dy jane njelloj vrases qe kane terhequr kembzen e armes ndryshimi eshte se prendin e urdheroi saliu kurse xhaken nje fare daku qe nuk e kuptoj pse i ha bytha dhe kruhet me mua.

        kur ishte rasti i metes me 700 000 mije euro une isha per mos denimin e tij sepse lul basha vodhi 250 milion te ruga e kuksit luli vodhi dhe u be kryetar bashkie kurse meta vetem tentoi
        nuk ka arsye te denohej meta
        falen nderit qe me urove te roj vete

  6. qerramudhi says:

    E keqja ne kete vende nuk vine nga kriminelet se krimineli ate zanat ka krimin , por e keqja vjen nga Gjykata qe ka si zanat te veri drejtesi dhe bene zanatin e kriminelit duke bere krime . Kte policin nuk e vrau krimineli po e vrau Gjykatsi

  7. juristi says:

    nese doni vertete drejtesi, fillojeni hetimin dhe ndershkimin nga antaret e Gjykates se Larte qe kane prishur vendimet e gjykatave me te ulta dhe pastaj me rradhe gjyqtaret e rrethit gjyqesor Durres, pasi po nuk beme shembuj, krimi do triumfoje mbi shtetin.

  8. emigranti says:

    Gjyqtaret e Gjykates se Larte jane njerzit me te pasur ne Shqiperi. te gjitha parate i depozitojne ne llogari bankare jashte vendit. behet fjale per miliona euro per koke 20-30 milion. per te marr nje emerim ne Gjykate te Larte (mandat 9 vjecar)pazari thone ka shkuar 500.000 euro.

  9. Ramy says:

    E cfare prisni nga sali berisha? ky stan mender kete bulmet ka…

  10. HORRI bulevardit says:

    I lutemi gjykates, qe ne kohen kur te filloje fushata elektorale, dmth. 40-dite perpara dites se zgjedhjeve, te na e liroje militantin e Sokolit, ne qofte se doni te fitoje perseri Saliu, ne te kundert po fitoi PS-ja, shume nga ju gjyqtare, sipas deklarimeve te Rames, do te shkojne para gjyqit, per korrupsion.
    Keshtu qe denimi me afat te gjate, do te jete nje bumerang per vete ju si gjyqtare.
    Edhe mund ta denoni me burgim te perjetshem, por kjo mbasi presidenti Nishani te japi garanci se militanti i Sokolit, do te perfitoje nga anministia e radhes, ose me leje pa afat, per te kontribuar ne fushaten e zgjedhjeve.
    Kjo eshte nje detyre partije dhe sic e dini edhe ju, kur flet partija, pushon drejtesia.

  11. asso says:

    hajdeni se eshte denuar vec per sot se para zgjedhjeve e nxjerr nga burgu ortaku i tij, ose me mire sic thote turku ” arkadashi”, Kol Qorri,keshtu e therret ky krimineli.Mjer ai qe vdiq dhe mjer ai qe nuk e kuptoi se duhej te bente me gjasme se nuk duhej vertet ti kapte keta kriminele me tentakula ne qeveri!!!!!!!!!!!

  12. Anti talebani says:

    Iku nje funksionar shteti.

    Me shqeteson fakti, qe shefit te komisariatit i bejne pordhe perpara kembeve. Skuadra qe ka qene bash me shefin e komisariatit sduhet tu kishte lene kohe te reagonin jo me tu kishte lene kohe te benin debat e te pergatiteshin per te qelluar.

    Kulmi. Historia perseritet. Si me Dajtin.

    Krimineli mbetet gjalle dhe funksionari i vdekur.

    Si nuk e vrane aty tre shpia dhe te thonin u vra ne perleshje.

    Ca batare 10 min ne erresirre dhe mbarote muhabeti. Hidhje ca gezhoja kendej, ca andej. Dhe provat dalin.

    Hahahaha, po kush ta beje!!! Felliqesirat.
    E hengri shefi i policise. Tani te tjeret do zbythen, se po shikojne qe po ikin per kocka per qen ne kazan te plerave.

  13. trust_no1 says:

    Kot shqestesoheni. Prisni vetem tre dite. Aq zgjat cudia me e madhe ne kete vend.

  14. kombi says:

    Me keqeardhje u njohem per vrasjen e kryepolicit. Ngushllime te perzemerta per familjen e tij. Ishte kush ishte, nga jugu apo nga veriu, kjo tani nuk ka rendesi.Ai ishte nje perfaqesuese i shtetit dhe pati fatin e tij te keq qe u vra po nga shteti i tij.Pashe kryepolicin e shtetit ton Burgaj qe premtonte se do te ndeshkohej krimi. Deri ketu cdo gje eshte normale por pyetja jon eshte se perse ky person me gjithe keto bema te kunder ligjeshme ishte akoma i lire nuk e dije ti zoti burgaj. ti munde te thuashe jo por populli i zones e di mire lidhjet e tije me policin tende dhe te saliut.
    Doni ndihmen e popullit per te zhdukur kriminelet, mos beni deklarata larte e poshte por arrestoni gjyqtaret qe e liruan dhe jo nje por komplet trupen gjyqesore,arrestoni avokatin mbrojtes qe per hire te parave te pista mer kurajon te mbroje kriminelet,
    PO PREKURORIJA PSE HESHTE CFARE PRET PER ARRESTIMIN DHE CUARJEN PARA LIGJIT TE PERSONAVE PERGJEGJES.Por juve jeni te pazote sepse ju keni frike ju jeni ne ato vende pune per ti sherbyer kryekriminelit SALI.
    MJER SHQIPERIA NGA KUSHE MBROHET,MJERE NE NEDORE TE KUJTE KEMI NGEL.

  15. arben says:

    Kryetare dhe relatore e trupit gjykues ne Gjykaten e Larte ,e cila mori vendim per rrikthimin e disjes ne shkallene pare ne Durres,une di fare mire ka qene Ariana Fullani e shoqja e Adrian Fullanit Guvernatorit te Bankes se Shtetit.Kuptohet qe pa 150 000 Euro nuk ka ndenjur Arjana Fullani,se sic thone ajo eshte shume e kripur dhe e lige nga zemra.Ajo vetem Euro kerkon per cdo gjyq

    1. gabi says:

      familja e komisarit,ta shqyeje per bythesh kete zonje,dhe ti mari eurot me vete ne pi,,te se,,,s

  16. beni says:

    Nese nuk do te ndalet dora e drejtesise te abuzoje me ligjin ky vend do te marre fund, por duhet qe gjakmarrja te drejtohet nga gjyqtaret dhe jo nga ai qe vret,vetem keshtu do te vendoset rendi dhe qetesia dhe rendi.

  17. AGIM DEGA says:

    GJYKATES E PROKURORE APO BASHKEPUNETORE NE EKZEKUTIMIN E SHTETIT LIGJOR !

    – Mesazhi i vrasjes se kryekomisarit Adem Tahiri per shqiptaret!

    – Nga Agim Dega, Nju Jork

    Dite zie per mbare Shqiperine ne lufte te pashpalllur !

    Cdo shqiptar sot eshte ne zi. Eshte ne zi per vdekjen perfundimtare te shtetit ligjor ne Shqiperi. Brenda nje muaji u vrane, masakruan mbi 50 shqiptare te pafajshem. Mbi 500 eshte numri i te vrareve qysh prej nje viti.
    Nje sirene alarmi , nje kushtrim lufte ne nje shtet qe nuk eshte ne lufte me asnje shtet tjeter.
    Shqiperia eshte sot ne gjendje lufte te pashpallur. Ne gjendje lufte te shqiptareve kunder shqiptareve. Kur qytetaret, kur shtetasit rrokin armet e vriten me njeri- tjetrin si ne Siciline apo Chicagon e viteve 30 kur benin ligjin Mafia dhe Al Kapone, si ne Irak, Siri apo Afganistanin ne lufte sot , kur ata marrin guximin e qellojne sikur te pinin nje kafe mbi perfaqesuesit e mbrojtesit e ligjit, aty ligji ka marre fund.
    Aty vepron vetem ligji i xhungles, ligji i luftes! Vrasja brenda oborrit te shtepise se vet e ish- deputetit te opozites Fatmir Xhindi, ekzekutimi ala Al Keida i ish- kryetarit te PDK-se per Malesine Madhe, Aleksander Keka, masakrimi barbar i gjykatesit te Vlores Kolombi ne mes te dites e ne qender te qytetit… e sidomos vrasja makaber e kryekomisarit shembullor Adem Tahiri ne krye te detyres e ne mbrojtje te shtetit jane nje sirene alarmi se Shqiepria eshte ne gjendje lufte.
    Nuk di cfare pret President i Republikes, ish ministri i Brendshem Nishani per dekretimin e ketij ligji kur lufta eshte shpallur e po korr per dite viktima gati sa ne ato vende ne lufte qe permenda me siper.
    Ka edhe nje rruge tjeter : te shpalle edhe de jure kapitullimin e shtetit shqiptar perballe krimit te organizuar, perballe Mafias qe ka kapluar qeverine, drejtesine, Shqiperine de fakto!
    Vetem per faktin qe asnje prej ketyre krimeve te renda kur ai ishte minister i Brendshem nuk u zbuluan e nuk u ndeshkuan do te ishte nje aresye madhore qe ai kurre te mos votohej e kurre te mos zgjidhej President i Shqiperise, pavaresisht se e pat lavderuar edhe Edvin Rama ne hajgaret e tij ne Twitter. Si mundet te zgjidhet President nje kryepolic i paafte !

    Mesazhi i ekzekutimit te Adem Tahirit

    Cfare bie ne sy ne njoftimet e drejtuesve te policise shqiptare per krimin e fundit – ekzekutimin e kryekomisarit Adem Tahiri, nje djale flori , nderi i Malesise se Gjakoves, te ciline njoh qysh prej te pakten 30 vjetesh si nje nga djemte me te mire te kesaj treve!?
    Vrasesit e tij kane mbi kurriz nje thes me krime e nje arsenal armesh sa per ti shalur lufte e per te qelluar simbolin kryesor te cdo shteti, policin, bil,,, bole kryepolicin e nje qyteze me shuem probleme si Shijaku!
    Ndersa kapen , arrestohen, burgosen dhe ekstradohen nga drejtesia e ligjzbatuesit syshqiponje amerikane prej maleve te Kolorados apo xhunglave te Florides kriminele e vrases shqiptare per krime para 10 15 vjetesh, policia shqiptare qe ka detyre paresore parandalimin, goditjen e krimit te sotem dhe kontigjenteve te tij, kupola e korruptuar e drejtuesve te policise dhe antikrimit shqiptar kujtohet te hape dosjet e arshivat e mykura te saj si kofini pas te vjelave, pasi kriminelet e terroristet ekzekutojne kryekomisarin apo policet e tyre e tyre ne krye te detyres e ne mbrojtje te shtetit ligjor!!!!

    Gjumi i rende i kupoles policore mbi dosjet e krimit

    A ka ku te shkoje me tej gjumi i rende i legjzbatuesve shqiptare mbi dosjet e krimit dhe mbi gjakun e pathare te viktimave te shumta te tij, perfshi edhe kolege te tyre !?
    A ka ku te shkoje me tej bashkepunimi dhe bashkejetesa me krimin!? Bashkeutore te mirefillte ne krim !
    Sot policia e shtetit vrapoi te njoftonte per arrstimin e njerit prej autoreve te ketij krimi qe per mendimin tim eshte nje akt terrori i mirefillte nga Mafia e krimi i organizuar!?
    E pastaj! Pese me hic ! A e ringjall ky akt i vonuar, ky veprim si kofini pas te vjelave Adem Tahirin!?
    ” Jo po ne i arrestojme, ua qepim dosjet… e Prokuroria, gjykatat e lirojne ! Ua mbyllin ceshtjet, ua humbin dosjet , ua prishin provat ! Eshte plotesisht e vertete dhe pajtohem me policine deri diku!
    Deri ku !? Deri aty sa ata bashke me dorasin, bashke me autoret e krimeve e vrasjeve nuk arrestojne cilindo prokuror apo gjykates qe liron vrases te tille, por bashkepunojne me ta duke mbushur perdite thesin e krimeve te reja, sic ndodhi dje ne Shijak, sic ndodhi pardje ne Shkoder, sic ndodhi parpardje ne Korce apo Sarande … sic po ndodh perdite e pernate ne mbare Shqiperine ne gjendje lufte te pashpallur.

    Thaset krimeve dhe thaset e parave mbushin njeri- tjetrin !

    E ndersa kriminelet mbushin thaset e krimeve , nje grusht prokuroresh e gjykatesish te sterkorrutpuar nga shkalla me e ulte e deri tek shkalla me e larte mbushin thaset me paret qe u paguajne kriminelet dhe Mafia e krimeve te organizuara…
    Po hajde ku ti gjejme, hidhen avokatet e krimit !!! Hajde avokate krimi hajde! Po shihni me cfare makinash udhetojne ! Shihni ku u kalojne e pushimet e ku shtrohen ne dreka e ne darka…. Llogarsini sa prej tyre vijne nga pagat, rrogat, honoraret…. Te tjerat jane prej krimeve !
    Pa kontrolloni vilat e tyre, te doganiereve, te tatimoreve, te deputeteve, te ministrave, te familjeve te tye qe konkurojne me ato te sheikeve arabe apo multimilionereve amerikane dhe beni llkogarite nga u erdhen a nga u derdhen! Kollaj fare per te shkuar tek rrenjet e simbiozes shtet antishtet, drejtesi Mafi….
    Arrestoni bashke me kriminelet perserites e sterperserites edhe liruesit e tyre sterpersrites… Nje dy… pese, dhjete e shikoni se kjo dukuri brenda nje viti do te marre fund! Kjo do ti jepte fund bashkautoresise ne krim, korrupsionit ne cdo hallke te drejtesise e te shtetit… Perndryshe shteti ligjor ne Shqiperi jo vetem nuk ekziston por as nuk do te vendoset kurre !
    Edhe me shume se ky Krasniqi qe i ndihmoi ekzekutoret te largohen nga vendi i krimit i kane ndihmuar ata prokurore e gjykates me emer e mbiemer qe kane nenshkruar ne mbylljen e dosjeve te tyre te vjetra, ne pafajsine per krime ne flagrance e ne syte e dhjetra shqiptareve!
    Ata duhen arrestuar dhe ndeshkuar ashper per lirimin dhe mbylljen e e ceshtjeve penale te ketyre krimineleve te pashpirt e terroristeve cnjerezore. Kushdo ndihmon nje kriminel, vrases e terrorist eshte edhe me i keq se ata!

    Nderim per nje djale qe nderoi Malesine e Gjakoves

    Asgje nuk do ta ringjalle e sjelle prane femijeve, bashkeshortes, prinderve, te afermeve , shokeve e miqve Adem Tahirin! Por ama e kemi perdetyre te lehtesojme plaget e tij duke e cuar drejtesine ne vend.
    Adem Tahiri u vra por nuk vdes kurre ne zemrat e tyre sepse u vra per te mbrojtur jeten, te drejten tone thelbesore te njeriut e te shokeve e vartesve te tij – ate te jetes
    Nder e lavdi kryekomisarit Adem Tahirajt , nderi i Malesise se Gjakoves ! Drite i paste shpirti dhe jeta e tij prej dragoi e shqiponje malesie e drejtesie.
    Perulem me nderim e mirenjohje para aktit dhe shembullit tend heroik Adem Tahiri! Ndaj dhimbjen me njerezit, shoket e miqte e tu Adem Tahiri!
    Adem Tahiri – Deshmor i kombit !

  18. ama says:

    Ekskluzive/ Kryekomisari ishte në lokal me Xhaken para krimit !

    Detaje tronditëse dhe që rrisin shumë dyshimet për mënyrën se si u vra kryekomisar Adem Tahiraj mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Shefi i Komisariatit Shijak dhe Ilir Xhakja janë parë së bashku në ambientet e një lokali në Katund-Sukth para ngjarjes. Dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar këtë fakt, që nuk dihet nëse është dokumentuar nga grupi hetimor, pavarësisht se Policia e Shtetit njoftoi se ishte në operacion. Kryekomisari është parë të dalë nga lokali i zonës dhe të drejtohet për nga makina e tij e punës. Por sapo ka hapur derën, është ndjekur nga pas prej Ilir Xhakjas, 38-vjeçarit të liruar në mënyrë të mistershme nga gjykata, që përflitet nga FBI si mik i Sokol Olldashit dhe që ishte i lirë, megjithëse i dyshuar për katër vrasje. Aty është qëlluar me pistoletë me një krehër karikatori. Tahiraj ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar. Me të nuk kanë qenë as shoferi dhe as ndihmësi siç fliten. Nuk ka pasur as makinë Patrulle. Dëshmitarët thonë se vërdallë zonës kanë qenë vetëm dy oficerë që po qëndronin rastësisht në këtë zonë, në distancë të konsiderueshme dhe që nuk kishin dijeni për lëvizjet e kryekomisarit. Paraprakisht konfirmohet debati i fortë mes palëve. E moshuara e plagosur deklaroi publikisht se mes kryekomisarit dhe Xhakjas ka pasur konflikt me zë të lartë dhe ajo është bërë kurioze për të parë. Gjetja e Tahirajt te dera e makinës konfirmon faktin se ai ka qenë duke hipur në mjet. Por informacionet e rezervuara flasin për një grindje të ashpër brenda lokalit mes Xhakjes, Tahirajt dhe nipit Ledio Krasniqi, në kërkim. Nuk dihet përse kryekomisari e ka takuar Xhakjen, ky ligjërisht i lirë pas vendimit të gjykatës dhe ende në apelim, ndërsa ishte kontingjent i rrezikshëm. Policia e Shtetit thotë se ishte në krye të detyrës. Por një fakt i tillë nuk shpjegohet prej Burgajt duke e shoqëruar me patrullat në operacion. Cdo aksion shoqërohet me postblloqe e përforcime. Prej një viti Tahiraj ishte shef komisariati dhe me 20 vite karrierë në operacione speciale. Pra ai e njihte Xhakjan dhe nuk do të shkonte kurrë i vetëm për t’i bërë kontroll atij apo të afërmve të tij nëse kishte dyshime. Kjo përforcon edhe një herë se nuk ka pasur plan operacional dhe se kryekomisari sipas dëshmitarëve ka qenë me të dyshuarin para vrasjes. Gjatë sherrit në lokal Xhakja mund të jetë nxehur (motivet ende mbeten mister, por backgroundi i Xhakjes lë të nënkuptohet motivi), e ka ndjekur nga pas kryekomisarin duke e vrarë në vend. Më tej është larguar dhe fshehur në Shënavlash. Aty është strehuar nga miqtë e tij, deri dhe politikanë apo autoritete të larta vendore të qarkut. Madje ka një fakt tepër interesant, që për vetëdorëzimin e Xhakjas kanë negociuar politikanë dhe autoritete vendore, që janë aleatë apo pjesë e qeverisë aktuale. Të gjitha këto informacione mund të zbardhen me kalimin e ditëve apo javëve, pasi situata të qetësohet dhe të zbardhet në detaje ngjarja, pavarësisht se Xhakja ka thënë se nuk e njihte shefin e komisariatit, por e mendonte si një njeri që donte t’i bënte keq atij dhe nipit të tij !!!. Por në fakt kryekomisari kishte në detyrë në Shijak po aq kohë sa ishte i lirë Xhakja prej vendimit të gjykatës. Për më tepër që kryekomisari ishte me makinën e punës, që lexon “Policia”. Një kriminel që akuzohet për 4 vrasje, i dyshuar dhe nën vëzhgim, që e di rrezikun, por nuk njeh kryekomisarin apo makinat e policisë, kjo është e vështirë për t’u besuar si alibi…për më tepër që nuk mund të mungojë ndonjë surprizë edhe nga ekspertiza balistike. Fillimisht u tha se u qëllua me automatik, kurse sot se iu kap arma e krimit pistoletë “Glock”. E nëse arma nuk përputhet me predhat atëherë…..Përsëri gjykata do e dënojë për armëmbajtje pa leje…si zakonisht.

  19. willson says:

    O milet Xhakja duhet te ishte ne burg 22 vjete por doli i pa fajshem si
    Ilir Meta e Dritan Prifti pra policia e varfer e ka bere detyren dhe po vriten bijt e nenave per 400 mije leke kur Prokurori i Durresit qe u shkarkua para 3 vjetesh kushuri i Ina Rames 32 vjec kishte pasuri
    800.000 mije euro. Shikoni pasurite e makinat e rob qijve prokurore
    e gjygjtare nga 4 – 5 apartamente ne Tirane 1 ne plazh nga 1 benz avangard 300cdi te 2005 6 7 8 9 10 11 12 dhe per grun golf 5. Qe ketu fillon e keqja se keta njerez nuk ndeshkohen per fajet e tyre se e vetmja gje qe keta i i ve perpara ligjit eshte pasuria e cila o fitohet o trashegohet o Dhurohet asnje nga keto keta nuk e vertetojne.Duhet te behet njeri shembull o nga ligji ose nga vetegjygjesia vetem ashtu vendosen raportet. 3 jane hallkat e se keqes avokati qe eshte sekseri =prokurori= gjygjtari.Ps ca bohet me Dritan Dajtin vrau 4 baballare e bij nenash dhe ky sistem i felliqur prokurori-gjykate hesht.

  20. Obergruppenfuhrer says:

    Ha Ha Ha HAaaaaa. C’me vjen per te qeshur. Tamam si ato tragji komedite e Charlie Chaplin.
    Shikoni c’fare shteti o milet idiot qe shkoni dhe e votoni. Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Haaaaaa …….. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje