FRD shpreh ngushëllime për kryekomisar Tahirajn: Jemi të shqetësuar për gjendjen e rëndë të kriminalitetit

14 Shtator 2012, 12:59Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike i ka shprehur ngushëllimet e saj familjes, të afërmve dhe kolegëve të kryekomisar Adem Tahirajt, i vrarë dje në Sukth të Durrësit.

FRD shpreh shqetësim në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend.

“Fryma e Re Demokratike përjetoi me dhimbje të thellë rënien në krye të detyrës së kryekomisar Adem Tahiraj, një prej oficerëve më të lartë dhe me karrierë të gjatë në forcat e Policisë së Shtetit. Për ne dhe për mbarë qytetarët shqiptarë ky është një akt i rëndë kriminal, një ngjarje tronditëse dhe një goditje direkte e krimit ndaj institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë.

FRD i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së kryekomisar Tahiraj, të afërmve dhe kolegëve të tij në Policinë e Shtetit. Në këto momente të vështira ne jemi pranë tyre, për tu dhënë forcë dhe mbështetje.

FRD kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë nxjerrjen e kriminelëve përgjegjës që kanë kurajon të godasin me armë shtetin, simbolet dhe mbrojtësit e tij.

Me këtë rast, FRD shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend, paaftësinë e drejtuesve politikë dhe atyre të deleguar nga politika në mirë-menaxhimin e situatës së sigurisë, si dhe mungesën e plotë të vëmendjes dhe prioritetit qeveritar për forcimin real dhe të qëndrueshëm të shtetit të së drejtës dhe zbatueshmërisë së ligjit,” thuhet në njoftimin e FRD.

9 komente në “FRD shpreh ngushëllime për kryekomisar Tahirajn: Jemi të shqetësuar për gjendjen e rëndë të kriminalitetit”

  1. jahjagu says:

    Po kur emerove ne gjykat te lart gjykatsa me 300 mij euro rryshfet nuk ishe i shqetsuar Topi, keto jan rezultatet e punes tende me gjyqsorin. pRandaj hesht mbylle gojen.

    1. tirona says:

      une si tironas,po te them ,,,,,,,,,,,FUCK U. ti je thjesht karnavali berishes,,,thjesht qerohu mor mut

    2. Artan Kristo says:

      Edhe Topi edhe Spahiu, ishin ne krye te KLD per kaq vite rresht!
      Edi Rama e ka fajin!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html

  2. Diaspora says:

    Ngushellime Familjes se Kryekomisarit.Eshte vertet e dhimbshme kur te iken njeriu me i dashur i familjes, aq me teper kur vritet nga plumbi, apo aq me teper kur te vrasin klanet mafioze te politikaneve, dua te them qe Ilir Xhakja & Co, jane “banda e Sokol Olldashit”,qe vodhen e mbrjten voten e tij ME PLUMB BALLIT”” Kjo dihet historikisht. Por ajo qe mua me ben pershtypja kur lexoj lajmet ‘Me policine e shtetit”, -99% e tyre jane nga TROPOJA- te zhvendosur para ca viteve ne Tirane e pikerisht te Kodra e Priftit ku bihen ne sy vilat e tyre tre kateshe -shkruant nje gazete sot_ A thua u vra Komisari ne krye te detyres apo u vra si i korruptuar me klanet e mafues se bandes se Olldashit??!! Ky eshte misteri i ceshtjes!!

  3. skela says:

    Me duket se po e merr ne dore Topja vete kete pune. Ka per ta zgjidh burra!

  4. trust_no1 says:

    Z.Tope shprehni gjithashtu edhe keqardhjen per gjendjen ne te cilen gjendet drejtesia ne kete vend. Si ish kryetar i KLD keni kontribuar mjaftueshem qe sistemi i drejtetsise te jete ne keto nivele qe gezojme sot. Kurse z.Oketa si deputet i Durresit mund te na shuaje ndonje kuriozitet per ndihmen e pakursyer reciproke qe ish partia e tij dhe keta njerez i kane dhene njeri tjetrit ne kohe te veshtira.

  5. Ky florini top u mesu me thela qyl; siduket kujton se bi daci n’kos perdite!!!
    Eh mor tope,
    si president- fole me heshtje, Si I djAthte-demek, fole me vete per pronat,
    SOT ke mrri me fol me grun; 7 gamore nuk te majne…; po edhe as 7 gamore nuk vijne mas teje!…

    Ooooooooo tope- Te rrofte FRYMA!!

  6. Ky TOPI o’ si puna edvinTwiterit: qy(Te)tar.
    Cicerojne.
    Ej, cIcerima I bohet top vetem kur kerkojne Te plackisin dhe Te fryhen!
    Eh mor Lesh-qytetare!
    Jeni me SQEP, e kaq do mbeteni. o Mooooostra!
    Jeni po Aq Mostra me Sqep sa Shpellari.

  7. jjjjjjjj says:

    Me vjen keq kur lexoj komente qe skan fare lidhje me temen..duket qarte se cili eshte qellimi kryesor i ketyre “komenteve” (nqs arrijme te kuptojm cfare kane dashur te shkruajne)…Gjithsesi Fryma e Re Demokratike nuk mund te njolloset nga keto komente, prandaj mos u lodhni kaq shume qe te komentoni cdo dite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje