Diplomati rus mendon që Shqipëria është nën trysni nga BE-SHBA dhe po i kthen sytë nga “miqtë e vjetër”

14 Shtator 2012, 09:31Politika TEMA

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse, Vladislav Kurbackij, në një shkrim të titulluar “Shqipëria dhe Rusia – drejt riafrimit” ka bërë një studim mbi gjendjen aktuale të Shqipërisë ku del në përfundimin se “Shqipëria po përjeton një trysni gjithnjë në rritje nga ana e aleatëve të saj të rinj – SHBA dhe Bashkimi Evropian” dhe se ajo “po vret mendjen seriozisht për kthim te “miqtë e vjetër” Kina dhe Rusia”.  Diplomati rus thotë se Shqipëria aktualisht ka nevojë të madhe për partnerë të rinj potencialë dhe kjo sipas tij shpjegohet me trysninë e BE-së, që kërkon nga shqiptarët implementimin rigoroz të “reformave demokratike” dhe i kritikon për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Një tjetër trysni, sipas diplomatit rus, nga ana e SHBA është sepse “shqiptarët shpenzojnë në fushën e mbrojtjes më pak se sa është caktuar nga blloku, dhe se amerikanët nuk janë të kënaqur nga gjendja brenda vendit”.

Në artikullin shoqëruar me një foto protestash e fillim viteve ’90, ku dallohet një pankartë e shkruar në anglisht “Kurrë më komunizëm”, zyrtari rus thotë se të gjitha këto e detyrojnë Tiranën të vrasë mendjen për të gjetur partnerë të gatshëm për të bashkëpunuar me të në kushte të barabarta. “Shikimi i lidershipit shqiptar është hedhur në lindje, drejt “miqve të vjetër” – Kinës dhe Rusisë; një intensifikim shumë i fuqishëm i marrëdhënieve me Pekinin ndodhi në vitin 2009 kur Shqipërinë e vizitoi zëvendëskryeministri kinez dhe vizita e ministrit kinez të Punëve të Jashtme në Tiranë në verën e 2011 forcoi rezultatet e arritura. Krerët shqiptarë janë të vetëdijshëm për potencialin e vendit tonë, megjithatë, ka disa nuanca. Elita politike shqiptare është e shtrënguar t’i mbajë sytë të mbërthyer vazhdimisht në Perëndim dhe partnerët e saj në Aleancë, gjë që vështirëson “lirinë e manovrimit” , por kjo nuk do të thotë mungesë oportunitetesh…” – lexohet në artikullin ku theksohet që megjithëse Shqipëria është një treg relativisht i vogël, madje edhe për kompanitë e mesme ruse, bazë për ndërtimin e një bashkëpunim në shumë plane tashmë ka. “Publiku shqiptar ndjen “uri” nostalgjike për artin rus,” vëren diplomati i Moskës dhe përmend disa vizita dhe aktivitete që në Tiranë në fakt nuk kanë bërë shumë bujë…

http://respublica.al/artikuj/2012/09/14/diplomati-rus-mendon-qe-shqiperia-eshte-nen-trysni-nga-be-shba-dhe-po-i-kthen

25 komente në “Diplomati rus mendon që Shqipëria është nën trysni nga BE-SHBA dhe po i kthen sytë nga “miqtë e vjetër””

  1. Amsterdam says:

    Epo diktatori diktatorë do. Pse ky nuk është biri i Enverit? Pas ca kohe do të prishet edhe me to, duke ecur në gjurmët e lavdishme të të atit. Lavdi Partisë Demokratike të Shqipërisë me shokun Sali Berisha në krye! Lavdi udhëheqësit legjendar! Lavdi!

      1. raimondi says:

        Sa per dijeni nuk ka popull me armiqesor se ruset

        Te gjithe ruset q ekam tkauar ketu, dhe qe kane qene njerez te shkolluar , ishin antshqiptar te betuar

        Ata thoshin edhe kur ne kishim maredhenie te mira me Rusine , populli ishte kunder nesh dhe pro Serbise

        Te jesh mik ruset do te thote s eju budalla i grades se fndit

  2. mergimtari says:

    O motrat kurva mos u merzitni se nuk u kemi harruar , ju keni qene , jeni dhe do jeni sa te jemi gjalle shpatullat ku mbeshtetemi qe mos biem ne toke , nuk e ka keq greku qe orgazmohet me te dy anet nje mesim per Shqiperine . Trungu i vllazerise me ju eshte prere por rrenjet jane te te gjithe partite politike shqiptare . Paris

  3. Anti talebani says:

    Ty daku, te ka mbetur ora mbrapa shume.

    Rrusise nese paska akoma diplomate qe mendojne keshtu ka disa arsye:

    Ose paska ngel ne vend numero dhe ka humbur fijet me realitetin.

    Ose dikush tall trapin me ta duke i dhene informacione te rreme

    Ose Rusia mendon perseri te shtrije krahet ne Ballkan ose me diplomaci ose me dhune duke sajuar diversione te tilla, ku flet ne emer te diplomateve te tjere.

  4. Ben Chicago says:

    kush eshte me diktator?
    putin apo barisha
    ngjajne shume pervec nje ndryshimi
    putin do te shtoje teritoret megjithse eshte vend shume i madh
    saliu do tu fale grekerve teritore megjithse jemi vend i vogel

    1. Dean says:

      Putin ka bole.Ky i yni i ka te fiskura.Putin i bo gjonat me qellim,ndersa ky Debili yn i bo nga frika.Llogarite vet tani se kush eshte Putin dhe kush eshte Barbari qe kemi mbi krye.

  5. HORRI bulevardit says:

    E filloi Nikola Pashic, e brymosi dyshja qe formoi partine komuniste e Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes dhe po e mban gjalle Damir Fazllic.
    Mos u merakosni o sllave, asnjehere nuk kemi qene larg jush, relatat qe i bejme Europes perendimore dhe SHBA, jane vetem lajka, per ti thene se edhe ne jemi demokrate si ju, por ne kemi mbetur anadollake dhe me sllavizmin na kane lidhur te gjithe politikanet, se vete politikanet e dine shume mire, qe te besh kariere dhe te qendrosh ne pushtet ne Shqiperi, duhet te kesh patjeter mbeshtetjen sllave.
    Edhe ky qe kemi tani, eshte po i juaji e keni edhe dhender.

  6. Patjeter .. says:

    Kjo gjasme analize / konkluzion i stuates politike shqiptare prej rusit s’eshte asgje tjeter vec ngacmim ne kuadrin e politikave te torollisjes se trurit shqiptarit andej kendej ,ta mbaje ne cdo kohe ne kaos ,te turbullt qe mos te jet i afte te mendoj asnjiher i qet ashtu si do duhej te mendonte ,pra nji se nji trokoshitje e trurit asgje me shume .
    Sigurishte qe shqiptaret kto 22-vjet ishin viktim ne Prrallen Demokrati treguar nga USA & EU ,duke e shfrytezuar brutalishte shpirtin mikprites e trurin naiv shqiptare i cili besoj qorras ne kto vende te civilizimit Boteror ne vet Gopin e Demokracise Botrore .
    Megjithate se me kte popull u pre ne bese ne menyren me te pabese e me kriminale nga kto Bushtra Demokratike hipokrite ,te cilat nen termin Demokrati ne Shqiperi zbatonin e punonin ne kto 22-vjet ethshem nen rrogos ,per degjenerimin , zhdukjen perfundimtare te ktij populli ,
    “konkluzioni Rus” nuk qendron aspak ,sepse Shqiptaret nuk njohin me lindje e perendim sepse ja pane surratin mire ,se gjithcka qendron thjeshte si nje ideologji mashtruse e popujve ,qe kerkon ti shndroje ne skllever , popujt naiv e te vegjel .Maskat e monsterave ideologjike e sistemeve mashtruse per shqiptarin rane .Shqiptari duhet me ne fund ti hedhe syt nga Shqiperia e vet ,nga jeta e vet ,te lidhet me shqiptarin kudo eshte e ne kushtet e sotme te ksaj bote te vere ne perdorim trurin ,ne interes gjithmon te Shqiperise larg cdo propogante politikash mafioze.

  7. kinezi says:

    22 VJET JEMI ‘USHQYER’ DUKE NGRENE KOMUNISTA VIRTUALE PO TANI?
    -POLITIKA ESHTE SHPREHJE E KONCENTRUAR E EKONOMISE-ka thene ‘mjekrra’
    -Njeriu ashtu si ha ashtu mendon ka thene nje tjeter
    -Stomaku para trurit prape nje tjeter.
    TE GJITHA THENJET I KANE THENE BURRA ME IDEALE KOMUNISTE JO SHURRANJOZE ENVERISTE E ENVERJANE TE ISH BLLOKUT QE PO NA ‘DREJTOJNE’

  8. Shpresa says:

    Keto që ka bërë Rusia,ishin me te ndershme se sjellja e amerikes me shqiperin per me qarte shikojeni kete video.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    1. Ton says:

      Prape me video burgaxhinjsh ju?

  9. shpatar says:

    Ndoshta Ruset kane te drejte kur analizojne situaten ne Shqiperi.Nuk mund te mohoet ndihma Ruse dhe ajo Kineze ne zhvillimin e ekonomise shqiptare.Kjo bene qe shqiptaret te kene nostalgji.Ishin vite shume te veshtira ku shqiptaret kishin nevoje per ndryshim .Dhe ndryshimet ishin te dukshem .
    Shqiperia doli nga mizerja qe la pas Zogu.Pse keto mardhenje u prishen? Ka shume arsye qe une do tja faturoje politikes Ruse te ndjekur nga Hrushovi.Troc .Udheheqja shqiptare u tremb pikerisht nga trusnia Ruse .Edhe pse nuk u pelqye nga populli, prishja e mardhenjeve, shqiptaret e ruajten respektin ndaj Rusve.Me kalimin e viteve dhe te politikes se mbyllur qe u ndoq nga Hoxha shfaqen tipare te nostalgjise qe mbijetuan deri me sot.Por zemerimi Ruse ndaj nje populli te vogel u be edhe me i rrezikshem gje qe detyroje udheheqjen e asaj kohe te lidheshim ne Kinen.
    Kina u be per nje kohe salvaxhenti i shpetimit per Shqiperine .Ne arritem qe me ndihmen kineze te qendrojme te pa kercenuar dhe te siguronim standartet e ekonomise se qendrushme.Por dhe kjo miqesi u prish per mustaqet e Celo Hoxhes.Nuk me besohej asokohe kur degjonim se dhe kinezet tradhetuan .Ne e dinim se po te pritej dhe burimi kinez Shqiperia dilte ne rruge te hapur pa asnje aleate.Ndoshta Hoxha e dinte prespektiven e vendeve te lindjes por kjo nuk justifikonte preishjen e mardhejeve me Kinen.Nen obmrellen kineze proceset demokratike do te kaloheshin me komode nga cbene shqiptaret.
    Deshira per hapje drejt perendimit u be shume e dhimbshme sa qe dhe sot heqim pasojat e shthurjes se Shtetit Shqiptar poskomunist.Dihet qe vendi yne eshte ne familjen Europjane por na duhej shume qe tu bashkangjiteve me rrugen qe ne ndoqem .Nuk eshte rastesi qe ne spranuam ne vitet 84-86 bashkpunimin Gjerman.Ishte jashte llogjike te veteizoloheshim deri sa na rane te gjitha e qe nuk po ndrihemi atje ku duhet.
    Aleatet e rinje me ato cpane tek shqiptaret ne vitet 90-97 u befasuan sa dhe sot degjojme keqardhje per gjendjen aktuale.Politika shqiptare eshte ne nje krize qe zgjidhet vetem me burra qe u dhimset kombi e jo me ata qe pasurohen duke e shitur ate .Duhet nje permbysje e thelle ne politike qe ne te ecim ne rrugen e demokracise .Keshtu do te jemi te pelqyeshem dhe ne politiken e jashme ku do te gjejme mbeshtetjen e te gjithve.

  10. Zeni says:

    Rusi Kurbatski shikon endra me sy hapur.Gjate historise ne i kemi provuar te gjithe me radhe,romaket,venedikasit,turqit,italianet,jugosllavet ,ruset ,kinezet secila nga keto fuqi ka lene vulen e saj ne vendin tone.Disa prej tyre na sollen krishterimin ,disa islamizmin,disa komunizmin,Provuam edhe mbeshtetjen ne forcat tona,por edhe kjo nuk solli asgje te dobishme per popullin.Zgjedhja e aleateve vertete eshte bere duke u nisur nga interesat e vendit,por edhe aleatet kane interesat e tyre.Pa pasur ndonje interes askush nuk te ndihmon.Me ruset ne nuk mund te pajtohemi kurre ne qofte se ata nuk ndyshojne qendrimin e tyre ndaj Kosoves dhe trojeve shqiptare ne ish-Jugosllavi,Prandaj zoti Kurbatcki mos e fleje mendjen se Shqiperia do te kthehet nga Rusia,kur ajo e ka zgjedhur aleatin e saj,SHBA-ne,i cili nuk lejon asnje vend tjeter qe te na marre neper kembe,i solli lirine Kosoves dhe na garanton sigurine tone ne rast nevoje.

    1. Din Kruja says:

      Komenti i bere nga Zeni dhe Alti Daja jane perfekte pasi jane edhe ne pajtim me interesat tona kombetare. Por ketu ka nje problem se ne nuk dime se cfare mund te vendosin te medhenjte e globit per fatin tone, pasi edhe marreveshja e Jaltes eshte akoma ne fuqi edhe gati pas 67 vjetesh. Para disa kohesh ambasadori yne Gjoka ne Rusi deklaroi nder te tjera ne media se Ministria e Jashtme Shqiptare ka vendosur relata mjaft te mira me ate ruse, duke arritur deri ne kualifikimin e diplomateve te saj ne institutet e tyre, si dhe Sherbimi Inteligjent Shqiptar ka vendosur maredhenie bashkepunimi me ate rus. A mund te hynin ne kete nivele maredheniesh me ruset, kryeministri dhe Shaqiri, ne se nuk do te celnin driten jeshile amerikanet.Interesat gjeopolitike te fuqive qe komandojne boten nuk jane statike, por ndryshojne nga kohe ne kohe. Edhe veprimet tona pavaresisht nga vullneti yne do te shkojne sinkron me keto ndryshime. Ne mbyllje them se jam dakort me te gjithe komentet qe e vleresojne fatkeqesi kombetare cdo lloj “puthje” me ruset pasi do te kerkojne federate ballkanike me ne krye serbet. Por per sa kohe qe do te egzistoje NATO dhe ne pjese e saj, kjo gje nuk mund te ndodhe. Bashkimi yne me Kosoven do te ishte nje faktor fuqizimi plus per te perballuar veprimtarite antishqiptare serbo-greke-ruse.

  11. e verteta says:

    Te gjithe jemi patriote e trima te medhenje ne fb.Jemi nje mut shteti qe na kane trajtuar e vazhdojne te na trajtojne si shprehje gjeografike.Po nuk u bashkuam minimumi me Kosoven ,vec serbeve e grekeve do na e fusin sallatorin edhe Malta me Lihteshtenjin.

  12. Alti Daja says:

    Pershendetje!!!
    Me lejoni te bej komentin tim duke deshiruar te shpreh me bindje se vetem SHBA jane i vetmi aleat real dhe strategjik i Shqiperise dhe i kombit Shqiptar. Rusia ka qene gjithmone, pa e ekzagjeruar aspak, armiku yne nr.1, armiku me i rrezikshem qe ka dashur gjithmone prej nesh vetem te “na bej gropen” te na zhduki si komb. Kete nuk e them une, por e thote vete historia jone e dhimbshme qe kemi kaluar, qe nga Traktati famekeq i “Shen Stefanit” e ne vazhdim. Mos flisni budallalleqe o Shqiptare, Rusia eshte babai (shpirteror) dhe mamaja bashke… e Serbise, Greqise dhe e te gjithe armiqve tane. Kush mendon se do ti vi e mira nga Rusia, minimalisht eshte naiv, per te mos thene budalla. Edhe ato kompani Ruse te cilat mund te bashkepunojne me kompani Shqiptare do ta bejne si do qe te jete, por qe Rusia te jete frymezim per ne Shqiptaret (ne fusha te ndryshme) per mendimin tim eshte budallalleku me i madh, per te mos thene fatkeqesia me e madhe… eshte njesoj qe delja te adhuroje dhe ti shtrije doren ujkut. Edhe ate afrimitet qe ka patur populli Shqiptar me popullin Rus (sllav) ka qene i imponuar nga mostra yne, diktatori qe lame pas. Edhe njehere e perseris me bindje, nqs SHBA jane aleati yne me i mire, me i sinqerti, me strategjiku i te gjitha koherave (nga dita jone e formimit si shtet dhe si komb), Rusia e me pas Serbia, Greqia etj… jane armiqte tane me te medhenj, me te cilet duhet te bashkepunojme (nuk them qe jo) por syte duhet ti mbajme gjithmone hapur dhe asnjehere te mos u besojme, se ata asnjehere, e perseris asnjehere nuk na e kane dashur te miren, nuk ja duan dhe nuk do t’ja duan te miren popullit Shqiptar, kudo qe ndodhet ai.
    Faleminderit…

    1. shqiptar says:

      Nuk mundemi qe sot ti referohemi plitikave tese kaluares .
      Nji naivitet i tille te mednuari eshte fatal per nji kombe ,
      dhe ka treguar se ku jemi nga ai mentalitet i palevizshem .
      Kohet ndryshojn,ndryshojn politikat ,ndryshojn interesat ,
      dhe gjithcka orientohet sipas realitetit jo impresioneve ne te kaluaren.
      Basta me nji menyr nostalgjike te oarit te ksaj bote ,
      sepse ja ku perfunduam ne gropen e putanes demokratike .
      Flm per cben kto Fiqi per vendin tone ne te kaluaren dhe anasjellats kush beri keq , por e kaluara nuk eshte asnji argument orientimi per te ardhmen.
      Faktet tregojne qarte se Endra Demokratike qe na serviren “Miqte” na doli shpella e djallit ne shqipetareve .
      Pra kaq naivitet i treguar deri kto momente ,do duhej ti mjaftonte shqiptarit te shikoj monstren pa syze qorri .
      Cgo gabim ne Jete ka nji kufi ,ashtu si ka kufi gjithcka ne kte jete.

  13. Larg&Afer says:

    Nuk eshte cudi, ekonomia bloze, prona jo, cdo sektor eshte shkaterruar dhe lidershipi po i njejte. Dhe c’eshte me e mira “disidentet” e sistemit jane te gjithe jashte shtetit. Trangujt qe kane ardhur ne Tirane dhe jane bere brenda vitit qytetar nuk e rruajne shume se cfare drejtimi merr Shqiperia, lindje apo perendim, perderisa votojne ende Saliun.

    Interesante ama qe thote ky se ka trysni dhe Amerika eshte e pakenaqur. Kjo hedh poshte deri diku teorite se Arivzuja na qenka mbeshtetesi me i madh i Berishes, nje diversion i paaftesise Shqiptare qe e rivendosi ne krye, dhe i paaftesise edhe me te madhe qe nuk di si ta heqi.

  14. realiteti says:

    Kurbacki vete emri tregon origjinen eshte kurbat, heth nje fjale helmi dhe pret reagimin.
    Ajo qe dihet eshte fakti se i mesuam c’jane ruset o kinezet,keta te bejne mik edhe kur ke ne trup gangrenen te cilen ta lene brenda vetem tu behesh mik.
    Le mos kesh as drejtesi me popullin,as mos respektosh te drejtat e njeriut,keta te bejne mik.
    Dihet c’lloj drejtesije ka putini apo si zbaton Kina te drejtat e njeriut.Keto dy kancere Kurbatcki as i prek fare me llogot e tij.
    Tani shqiptaret s’jane ata qe kane qene dikur.

  15. krosi says:

    muzhiket ruse kane qene dhe jane historikisht armiq te shqiptareve.

    as mund te te shkoje nder mend me u kthy perseri drejt tyre – kinezet jane me ndryshe jane pragmatike dhe sot shohin me shume ekonomine se sa ideologjine.

  16. Gezimi says:

    E vertete Shpatar!

  17. toni mitrovicë says:

    HAHAHAHAHAHA me vjen per te qesh aq shum sa nuk e mbaj as veten.
    Keshtu e ka politika e Rusisë ai shum shum mir e din qe ajo koh ka perfunduar shum moti dhe per gjithmon dhe e din se nuk mund te ndodh kurr po deshirn te bej perqarje brenda per brenda njerzve brenda shiqperisë se edhe vet presidenti apo kryeministri te tentonin te benin ate pun nuk do te kishin sukses as edhe 24 ore sherbimet e fshehta Amerikane se duhet ta dini nje her e pergjithmon se ballkani perendimor qe nga vitet 90-ta i perket SHBA-së se ajo nuk ka hargju kot miljarda dollar per tu fut prap Rusia a po Kina .

  18. Idriz Tafa says:

    Versionin e plote ne shqip te ketij shkrimi e ka botuar me kohe gazeta “investigim” (shih: http://gazeta-lajmi.info/shqiperia-dhe-rusia-ja-rruget-e-afrimit/). Kurse gazetari Mark Brunga ka bere nje permbledhje ne “Shekulli” (shih: http://www.shekulli.com.al/website/index.php?option=com_content&view=article&id=1737:ish-diplomati-rus-hoxha-kishte-te-drejte-per-prishjen-me-bs&catid=102&Itemid=533).

    Po ju postoj versionin e plote te “Investigim”-it:

    Shqipëria dhe Rusia, ja rrugët e afrimit

    Çfarë thonë ekspertët rusë për kursin aktual të politikës së jashtme të vendit ballkanik. SHBA e pakënaqur me gjendjen në Shqipëri, ndërsa Tirana po kthen gjithnjë e më shumë sytë nga “miqtë e vjetër”, Moska dhe Pekini. Vlerësimi i faktorit shqiptar në Ballkan, në kushtet e rritjes së potencialit ekonomik, politik, njerëzor dhe territorial

    Nga VLADISLAV KURBACKIJ, Sekretar i tretë, MPJ e Rusisë

    Shqipëria, dikur vendi i mbyllur, që qëndronte e mënjanuar nga kampi socialist, kaloi një rrugë të vështirë nga autarkia në ekonomi të hapur të tregut. Sot ajo po përjeton trysni gjithmonë e më të madh nga ana e aleatëve të saj të tanishëm – SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe po vret mendjen seriozisht për kthim te “miqtë e vjetër” e saj – Kina dhe Rusia.
    Shqipëria, duke përshkuar në historinë më të re rrugën e shndërrimeve nga një vend socialist drejt një demokracie në zhvillim, rrugë e ngjashme për nga karakteri me tronditjet e tranzicionit në Rusinë post-sovjetike, filloi që në mënyrë aktive të kërkojë aleatë dhe mbrojtës të rinj. Të parët, që në atë kohë mund t’i zgjasnin “dorën e ndihmës”, ishin SHBA dhe BE, të gatshme për të marrë kujdestarinë mbi ish-vendin socialist.
    Megjithatë, kushtet e rrepta të BE-së për kryerjen nga Shqipëria të reformave “demokratike”, kriza e eurozonës dhe paqëndrueshmëria e dollarit e detyrojnë të mendojë për kërkimin e partnerëve të rinj ekonomikë potencialë. Në këtë kontekst Tiranës zyrtare i lindi ideja e vazhdimit të ripërtëritjes të bashkëpunimit të dikurshëm aktiv me Kinën dhe Rusinë. Dhe nëse Pekini u fut me padurim në tregun shqiptar (Kinës iu dha “toptan” në fakt, një pjesë e madhe e industrisë së bakrit), Rusia nuk nxiton të aktivizohet tani për tani në këtë drejtim. Praktika botërore tregon se tregjet e reja në zhvillim nuk mbeten bosh për një kohë të gjatë. A do të mundet Rusia të shfrytëzojë potencialin ekonomik dhe pse të vogël që ka Shqipëria, dhe të hapë për veten e saj një treg të ri, kjo është një çështje që kërkon zgjidhje mjaft të shpejtë.

    E kaluara socialiste

    Shqipëria doli nga blloku socialist shumë më herët se anëtarët e tjerë të tij. Prishja e marrëdhënieve, që ndodhi në fund të vitit 1961, u shkaktua nga disa faktorë. Së pari, pas vdekjes së Stalinit BRSS nisi kursin e përmirësimit të marrëdhënieve me Titon, i cili nuk druhej të fliste për rolin ekskluziv të Jugosllavisë në Ballkan, gjë që, sigurisht, e detyroi liderin shqiptar E. Hoxha t’i vinte gishtin kokës. Së dyti, metodat me të cilat BRSS “rregulloi” ngjarjet në Hungari në vitin 1956, vuri në mëdyshje seriozisht udhëheqjen shqiptare. U bë e qartë se në ç’ mënyrë Bashkimi Sovjetik mund të kufizonte sovranitetin e një “vendi socialist vëlla”.

    Lideri ambicioz i Shqipërisë Hoxha nuk mund të lejonte ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të tij. Ai filloi një kritikë sistematike kundër “regjimit revizionist” të N. Hrushovit, dhe në dhjetor 1961 ndodhi ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Si pretekst shërbeu miniera e lirshme e thënieve të Hrushovit: gjatë vizitës në Shqipëri në vitin 1959 ai shprehu vizionin e tij për vendin e Shqipërisë në sistemin e vendeve socialiste – “qendër pan-socialiste e turizmit shëndetësor me bazë ushtarake-detare”. Dhe nuk kishte rëndësi se për këtë gjë do të duhej të rrafshoheshin monumentet kulturore të antikitetit dhe të ribëhej bregdeti.
    Në këtë kohë, Shqipërinë filloi ta “miklojë” aktivisht Kina, që nuk dëshironte të humbiste shansin për të fituar një plasdarm evropian. Kredia prej 125 milionë dollarë që dha Pekini për zhvillimin e industrisë së rëndë e shtyu Shqipërinë të dilte nga KNER-i në vitin 1962 Pavarësisht nga parashikimet kjo ndikoi menjëherë negativisht në gjendjen ekonomike të vendit, sepse në atë kohë BRSS ishte partneri kryesor ekonomik i tij. (Pas Luftës së Dytë Botërore, vendi i varfër ballkanik vuante nga uria, në këtë valë filloi dhe miqësia midis Moskës dhe Tiranës.) Ndihma kolosale materiale, ndërtimi i objekteve industriale, krijimi i bazës hidroenergjetike të vendit, të cilën shqiptarët tani po përpiqen aktivisht ta zhvillojnë, – të gjitha këto u ndërprenë menjëherë. Duke përfituar nga thellimi i krizës në marrëdhëniet mes “ish-miqve”, Pekini rriti financimin dhe dërgoi në Shqipëri specialistë të vet. Pozitat e udhëheqësve shqiptarë në drejtësinë e zgjedhjes prej tyre të aleatit të ri u forcuan nga ngjarjet e “Pranverës së Pragës”, pas të cilave Tirana u prish përfundimisht me BRSS-në, duke dalë nga Pakti i Varshavës në vitin
    1968. Megjithatë, për shkak të tekave të Hoxhës dhe ky idil “kinez” nuk zgjati shumë – në vitin 1978 filloi epoka e “amullisë” së autarkisë shqiptare.

    Shqipëria në vitet 1990

    Në fillim të viteve 1990, Shqipëria ka përjetuar të njëjtën krizë sistematike si dhe Rusia. Thyerja e sistemit socialist kaloi me dhimbje, sidomos pas pothuajse njëzet vjet autarki. Pak veta e dinë se udhëheqja shqiptare, e ndërgjegjshme për të kaluarën e mirë, kur Bashkimi Sovjetik ringjalli vendin nga rrënojat, në mënyrë të përsëritur i është drejtuar Rusisë duke i kërkuar ndihmë dhe mbështetje në periudhën e saj të vështirë të tranzicionit. Në të njëjtën kohë shqiptarët ishin gati të pranonin pothuajse praktikisht çfarëdolloj kushtesh, vetëm që të mos mbeteshin fillikat. Por Moskës i duhej të merrej me punët e veta. Shqiptarët u detyruan të kërkonin ndihmë nga Perëndimi, i cili shprehu gatishmërinë të siguronte këtë ndihmë, kurse më vonë, ta tërhiqte plotësisht në orbitën e vet. Në vitin 2009, Shqipërisë iu dha anëtarësimi në NATO.

    Zhvillimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shqipërisë në ditët tona

    Aktualisht, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shqipërisë po njohin zhvillime në rritje, për aq sa është e mundur, duke pasur parasysh orientimin properëndimor të vendit dhe anëtarësimin në NATO. Siç është cekur tashmë, Shqipëria aktualisht ka nevojë të madhe për partnerë të rinj potencialë. Kjo shpjegohet me trysninë e BE-së, që kërkon nga shqiptarët implementimin rigoroz të reformave “demokratike” dhe i kritikon për situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Vazhdon gjithashtu trysnia nga ana e SHBA: shqiptarët shpenzojnë në fushën e mbrojtjes më pak se sa është caktuar nga blloku, dhe amerikanët nuk janë të kënaqur nga gjendja brenda vendit. Të gjitha këto e detyrojnë Tiranën të vrasë mendjen për të gjetur partnerë të gatshëm për të bashkëpunuar me të në kushte të barabarta. Shikimi i lidershipit shqiptar është hedhur në lindje, drejt “miqve të vjetër” – Kinës dhe Rusisë.
    Një intensifikim shumë i fuqishëm i marrëdhënieve me Pekinin ndodhi në vitin 2009 kur Shqipërinë e vizitoi zëvendëskryeministrin kinez. Vizita e ministrit kinez të Punëve të Jashtme në Tiranë në verën e vitit 2011 forcoi rezultatet e arritura. Në vitet 2009-2011 qarkullimi i mallrave midis Shqipërisë dhe Kinës pothuajse u dyfishua, duke arritur vlerën, megjithëse tani për tani modeste, prej 250 milionë dollarë. Ndërkohë, eksporti shqiptar u rrit pothuajse pesëfish.
    Përvoja kineze, e bazuar mbi miqësinë e vjetër, ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kontakteve ruse-shqiptare, duke pasur parasysh se krerët shqiptarë janë të vetëdijshëm për potencialin e vendit tonë. Megjithatë, ka disa nuanca. Elita politike shqiptare është e shtrënguar t’i mbajë sytë të mbërthyer vazhdimisht në Perëndim dhe partnerët e saj në Aleancë, gjë që vështirëson “lirinë e manovrimit” për biznesin shqiptar në bashkëpunimin me kompanitë ruse. Por kjo nuk do të thotë mungesë oportunitetesh për vendosjen e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit, në bazë të interesave pragmatiste të të dy vendeve. Shqipëria është një treg relativisht i vogël, madje edhe për kompanitë e mesme ruse (edhe pse kjo mund të shfrytëzohet si një “plus” për zhvillimin e biznesit tonë të vogël).
    Bazë për ndërtimin e një bashkëpunim në shumë plane tashmë ka. Po zhvillohen aktivisht lidhjet kulturore, organizohen turne të kolektivave krijues dhe personaliteteve të artit të të dy vendeve. Në shtator të vitit 2011 në Shqipëri u zhvilluan shkëlqyeshëm Ditët e kulturës shpirtërore ruse, që ngjallën interes të madh te publiku shqiptar, i cili ndien “uri” nostalgjike për artin rus. U aktivizuan dhe kontaktet politike: në Shqipëri shkoi kryetari i komitetit për të punët e jashtme i Dumës së shtetit K. Kosaçov, Moskën e vizitoi kryetarja e parlamentit shqiptar J. Topalli. Për fat të keq, kjo nuk gjen ende vazhdimësi të denjë në sferën ekonomike.
    Kurse fusha e bashkëpunimit këtu është shumë e madhe. Shqipëria është mjaft e pasur me burime minerale (krom – 32 milionë tonë, bakër – 53 milionë tonë, nikel – 220 milionë tonë [shih “Strategjia e zhvillimit të industrisë minerare bazuar në politikat rajonale për menaxhimin me efektivitet të burimeve minerale ekzistuese dhe atyre që do të zbulohen për një periudhë 15-vjeçare”. Tiranë, maj 2006]), rezervat e të cilave janë eksploruar prej kohësh nga specialistët sovjetikë. Minierat ekzistuese qeveria shqiptare është gati t’ia japë me koncesion me kushte të favorshme çfarëdo kompanie që shfaq interes për shfrytëzimin e tyre.
    Shqipëria – është vendi më i pasur me ujë në Ballkan. 158 lumenj që derdhen në detin Adriatik, japin një fluks të madh uji – 1308 m kub/s. Hidrocentralet e para i ndërtuan përsëri inxhinierët sovjetikë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Shqipërisë ka shpallur tenderë për përdorimin e potencialit energjetik të lumenjve, ndërtimin e HEC-eve të reja dhe renovimin e atyre ekzistuese. Përveç kësaj, Shqipëria është një nga vendet e pakta që nuk është pushtuar ende nga sistemi i gazsjellësve. Dhe, natyrisht, kanë rëndësi resurset rekreative: bregdeti ka gjatësi prej 400 km. Të gjitha këto pasuri natyrore të Shqipërisë kanë filluar tashmë t’i shfrytëzojnë kompani evropiane dhe kineze. A nuk është koha dhe komunitetit të biznesit rus të hedhë sytë në tregun shqiptar?
    Përveç oportuniteteve ekonomike, Shqipëria ka një potencial thelbësor politik në rajon. Është kombi i katërt për nga madhësia në Ballkan, që ka prirje të rritet. “Faktori shqiptar” tashmë nuk mund të injorohet kurrsesi. Të gjitha këto, së bashku me përfytyrimet nostalgjike mbi miqësinë e dikurshme të fortë dhe me zhvillimin e lidhjeve ekonomike, mund të japin një rezultat jo të keq duke mbajtur një qëndrim të mirë-peshuar ndaj Shqipërisë së sotme.

    Kremlini përgatit ambasadorë

    Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse Sokol Gjoka ka pohuar para shtypit rus se në Shqipëri është krijuar traditë e mirë për të dërguar diplomatët e ardhshëm për studime në universitetin e Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare MGIMO pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, të diplomuarit e të cilit janë disa nga ambasadorët e tanishëm shqiptarë në vende të ndryshme. I tillë është ambasadori shqiptar në Kosovë, Islam Lauka, që është doktoruar në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Rusisë në vitin 1994, teksa punonte si sekretar i ambasadës shqiptare në Moskë. Dhe temën e ka mbrojtur me problemin e Kosovës!

    Kina trajnon zyrtarët shqiptarë

    Mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e shkëmbimeve dypalëshe kino-shqiptare, 20 zyrtarë shqiptarë të marrëdhënieve me jashtë u trajnuan në Kinë. Leksionet për zyrtarët shqiptarë u zhvilluan në universitetin kinez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi, gjatë vizitës së tij në Tiranë gushtin e vitit 2011. Në atë vizitë dyditore zoti Jiechi ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin Sali Berisha se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë dëshmuar forca transformuese të shoqërive në të dy vendet. Jieçi shprehu mirënjohjen për kontributin historik dhe mbështetjen e dhënë nga regjimi i Enver Hoxhës për pranimin e Kinës komuniste në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
    Për 20 ditë zyrtarët nga Shqipëria patën mundësinë të njohin Kinën dhe të aftësohen profesionalisht për punën e tyre të përditshme. Etleva Haka, drejtore e Drejtorisë Juridike
    në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe kryesuese e delegacionit, pranon se shkëmbimet kino-shqiptare janë zgjeruar në shumë fusha.Etleva Haka figuron si kandidate për deputete e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2009 në qarkun e Fierit, e 13-ta në listë, fill pas ish-deputetit të famshëm komunist Bardhyl Faskaj.
    Zyrtarët shqiptarë që përgjigjen për punët e jashtme u kushtojnë rëndësi marrëdhënieve me Kinën, por ata nuk kanë qenë në Kinë dhe nuk kanë njohje për të. Këtë herë me dokumentin e nënshkruar nga ministri i Jashtëm kinez, këtyre zyrtarëve u jepet një rast ta njohin më mirë Kinën.
    Organizatore e këtyre trajnimeve, drejtorja e Zyrës së punëve të jashtme të Universitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës, Yuan Li, thotë se përveç përgatitjes së programeve të përshtatshme për zyrtarët shqiptarë, në agjendë u përfshirë edhe vizita në provincën Guangdong.
    “Këto trajnime zgjatën 20 ditë, nga të cilat 5-6 ditë ishin vizita jashtë Pekinit. Këto vizita ndihmojnë pjesëmarrësit të njohin më mirë situatën në Kinë. Në Pekin u zhvilluan leksione të lidhura kryesisht me diplomacinë kineze dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Pekin zyrtarët nga Shqipëria vizituan Ministrinë e Jashtme të Kinës dhe morën pjesë në një konferencë shtypi të saj.”
    Pjesëmarrësit janë të kënaqur me përmbajtjen e leksioneve. Ata mund të njohin tani më mirë fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe të njohin më mirë situatën e brendshme në Kinë. Zonja Haka thotë se përveç leksioneve lidhur me legjislacionin ndërkombëtar, asaj i bëri përshtypje vizita jashtë Pekinit. Ajo mendon se shkëmbimet me zyrat e jashtme të institucioneve të ndryshme të Kinës, mund të zgjerojnë përvojat e punonjësve të të dy vendeve.
    Nga trajnimi 20-ditor pjesëmarrësit mendojnë se përfituan shumë. Drejtori i Drejtorisë së Punëve të Jashtme të Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë Romeo Zegali thotë se bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë midis Kinës dhe Shqipërisë ka filluar që në vitet ’60 – ’70 të shekullit të kaluar.
    Vitet e fundit, bashkëpunimi është më i ngushtë. Vitin e kaluar, ministri shqiptar i Shëndetësisë Petrit Vasili, vizitoi me sukses Kinën duke nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi. Sivjet kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u takua me zv-ministrin e Shëndetësisë i Kinës Chen Xiaohong dhe u nënshkrua “Plani i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis Kinës dhe Shqipërisë 2011-2015″. Prandaj zoti Zegali u kushton rëndësi marrëdhënieve me Kinën. Ketë herë ai erdhi në Kinë dhe mund ta njohë atë nga afër.
    Specialistja e Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, Diana Sila, u shpreh se gjatë shkëmbimeve me profesorët kinezë të Universitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës, u zgjerua njohja për sistemin ligjor të Kinës, gjë, që sipas saj, do të ndihmojë në punën e saj.
    Në fund të trajnimeve, kryesuesja e delegacionit Etleva Haka mendon se përfitimet ishin të mëdha gjatë kësaj vizite duke mësuar çelësin e suksesit të zhvillimit të Kinës. Ajo çmon edhe sugjerimet për punët e saj me Kinën nga zëvendësdrejtorja e Drejtorisë së Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës Chen Bo.

  19. Italiani i rusishtes says:

    Alket je ca i poshter ti Fotaq. Mbase je i semure nga mania per te pasur gjithcka nen kontroll sic mban edhe si skllav tendin te ashtuquajturin Idriz Tafa. Qe e ke katandisur cope cope pasi si paguan as leket e punes qe te ben duke te perkthyer nga rusishtja. te sherben si agjent italian qe je prej vitesh dhe si i tille nuk di as rusisht. Je njeri qe sjavlen te merresh me ty…zemer keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje