Aksidentohet makina e Gardës, vdes shoqëruesi i Nishanit

14 Shtator 2012, 09:27Politika TEMA

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peqin-Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lolaj ku një fuoristradë me targa TR 4234 K ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Arben Zhuzhi, ndërsa është plagosur 33-vjeçari Vilson Tabaku, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet.

Mësohet se makina ishte e Gardës së Republikës dhe Zhuzhi punonte si shoqërues i Nishanit.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

12 komente në “Aksidentohet makina e Gardës, vdes shoqëruesi i Nishanit”

  1. anticensurë says:

    no koment!

  2. Drini says:

    Aman ore vetem ate handikapin mos te na i gjej gje, se gjynah njhere i ra damllaja ne shesh te kokes edhe na i la cyryk.

  3. Ben Chicago says:

    cdo gje eshte shthurur ne kete vend

  4. HORRI bulevardit says:

    Mos ka filluar presidenti te fitoje pare duke cuar makinen e shtetit si taksi?.
    E them kete se personi tjeter qe ka mbetur i plagosur, eshte deklaruar si pasagjer.

  5. ncuku says:

    Deri tani jemi OK. Gjithcka sipas programit te PD. Me keto ritme zgjedhjete e 2013 i ka te fituara Sali Berisha se keshtu jemi gatuar ne . Jemi gjithmone ne krah te atij qe ben keq. TE TERE JEMI GERDECARE.

  6. Ceni nga fushekruja says:

    shpejtesia tej normave te lejuara, shkeja e ligjit nga ata qe duhet ta mbrojne.
    “mire tu behet” se nuk ka qene faji lageshtires,por pordha e madhe e te qenurit mbi ligjin,mbi rregullin.

  7. Erik says:

    Keta jane eskorta e Presidentit .Te dy ne makine kane qene Oficer te Gardes dhe kane qe nga viti 2000 qe i sherbejne vendit.Ngushellime familjes Zhuri per humbjen dhe sherim te shpejte Oficerit Tabaku .

  8. Aleksandër Matrënga says:

    kur e vlerëson veten mbi ligjin dhe të tjerë thyen qafën.Po shyqyr që nuk ka qënë presidenti se do na bënte hatan e zëzë.Ruani kokën o njerës se shqipëria ka marrë rragullimën

  9. lali says:

    fuoristradë me targa TR 4234 K ka dalë nga rruga vdes shoqëruesi i Nishanit. …Kush ka patent e kupton se çdo te thot.Ngushellime e sherim per pasagjerin..

  10. Alpini says:

    gjynah per shoqeruesin dhe i shpreh familjes se tija ngushellimet e mia me te sinqerta.Kur mesova lajmin si rrufe me erdhi mendimi-me mire do te qe qe te na kish lene shendene AI qe eshte gjysem i gatshem.

  11. Treviso says:

    Zoti president i Shqiperise
    Zoti kryeminiter i Shqiperise
    Ju dergoj ngushullimet per shoferin e aksidentuar dhe nepermjet jush
    Familjareve te viktimes.I uroj sherim te shpejte oficerit te gardes.

  12. Sa gjynah .kete burrin qe ka vdekur e kam ne lagje…Ka 2 vajza edhe 1 djal….me vjen shum keq..ngushellime familjes se tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje