Pandeli Majko: Zogizmi im...

13 Shtator 2012, 17:42Politika TEMA
Pandeli Majko: Zogizmi im...

Nga Pandeli Majko

Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”… Kush më njeh përfshi dhe zogistët e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë…Ironikja, është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë! Duket se jemi në një situatë të “re”…! Pas kësaj pashë, që sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet çfarë tjetër…Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministrit Berisha deklaroi se “i paska ardhur keq” që unë mund të bëhem “kurban” i mbretërisë”!?

Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokëngrënia” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanshme, të cilat prodhojnë keqpërdorimin e politikës mbi faktet dhe historinë.

Unë nuk jam historian! Por, di që Partia Demokratike e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”… U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli, për këtë arsye, midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!…

Shpresoj që media ta ketë ende në arkivë mospranimin e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht urdhrin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot!…

Në 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikanin Godo, ishin të pranishme për t’ia uruar mirëseardhjen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel Rognerit. Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësuar qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratike.

Kush e propozoi referendumin për monarkinë si një çështje ende e hapur në tavolinën e partive në 1997? Një gjë është e sigurt që PD dhe presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që “e pranoi” atë…

Mendoj se pavarësisht se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997-ës me përplasjet përpara zyrave të KQZ-së mes policisë dhe turmës ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, çdokush që kuptonte “lojën” politike të atëhershme e dinte se kush ishte “mjeshtri” i këtij kurthi….

Në 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të…Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”…

Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqi dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avioni Nënën Mbretëreshë në 2002… Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeverisin… me legalistët!

Në këtë histori tragjikomike ka një lojtar të vjetër që bën herë “mbrojtësin” e herë “sulmuesin”. Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur “lart” figurën e Zogut në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmin e shqiptarëve të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq! Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për “pronësinë” e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therëse për PD-në është se çfarë profili partie është ky grupim njerëzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht?

Ambienti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i poskomunizmit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformuese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga një kulturë “konvertimi” e cila është bërë virusi më domethënës i krizës së tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Kjo kulturë është baza e një imoraliteti politik që të bënte dje nga komunist në demokrat dhe nga opozitar në pushtetar sot, pa respektuar asnjë kod etike apo vullnet politik të votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht në moral!

Unë ja vlerësoj “teknikën” politike Sali Berishës ndaj nuk dua të replikoj me askënd tek zërat e shqetësuar për “zogizmin” tim… Qetësisht ftoj të ngrihet cilindo në nivelin e pjesëmarrësve të Konferencës së Pezës dhe fondamenteve të nisjes së LANC-it ku legalistët ishin pjesë integrale deri në Shtabin e Përgjithshëm të saj. Komunistët i pranuan legalistët si partnerë ndryshe nga Balli Kombëtar derisa ndodhi divorci i njohur. Partinë Komuniste mund ta akuzosh për shumë gjëra por në bashkëpunimin me kolaboracionistët ajo ka pasur më shumë se “vijë të kuqe”…

Ky debat i nisur ka kuptim! Ai padyshim do të ndjellë “korbat” e çdo ane por padyshim ata nuk janë problemi por rezultat i tij. Problemi që ngacmon aktualisht ndërgjegjen e çdo shqiptari është raporti me të vërtetën në historinë tonë kombëtare.

Unë hyj tek njerëzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual(!)…Unë besoj tek gjakftohtësia që koha na këshillon të vlerësojmë me qetësi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon duke ja vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës po ashtu. Dhe pa dyshim edhe për cilindo tjetër nesër, duke krijuar kështu “simfoninë” e munguar të historisë sonë kombëtare dhe paqen me të kaluarën tonë të përbashkët…

Unë nuk jam historian. Jam vetëm një njeri që kujtoj se para zgjedhjeve të 2009 në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja të FRESSH-it, në pallatin e kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesëmarrës si i ftuar ishte edhe princi…nipi i Ahmet Zogut! Mua, nuk e fsheh më janë mbushur sytë. Nipi i armikut tonë zyrtar të historisë politike të vjetër dhe të re ishte aty.

Një histori që miqtë e mi të Legalitetit ma kanë treguar vetë thotë se në vitet 60-të kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, legalistët në emigracion u organizuan e dolën edhe me deklarime se në se Shqipëria sulmohej ata do të vinin dhe të bëheshin “ushtarë të Enver Hoxhës”…Kjo është padyshim vec gjuhë shqiptarësh.

Gabimet shqiptare të historisë janë të lidhura me luftën për pushtet. Aty shfaqen defekte dhe probleme të cilat nxisin qeveritarët të bashkëpunojnë edhe me kundërshtarët historikë të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!

Përvjetori i 100-të i shtetformimit ka një vlerë të madhe për të kuptuar nga vijmë dhe ku jemi duke shkuar.

Eshtë e provuar jo vetëm në politikë por edhe më gjerë se urrejtja krijon një identitet më të qartë se sa universalizmi i dashurisë. Unë shpresoj tek dyta dhe historia e shkruar jo nga politikanët.

Shpresoj që teksti i saj të hedhë rrënjë ngadalë për të shpëtuar brezat që vinë nga modeli i kokëngrënies dhe papërgjegjshmërisë kombëtare të cilat nuk janë cilësi të shqiptarëve por padyshim të qeverisjeve të tyre.

Duke mirëkuptuar cilindo që ka mendim të ndryshëm shpresoj se kur shikoni fotografinë e dorëzimit të kurorës mbretërore të Shqipërisë në Romë për mbretin italian ju vjen padashur pyetja edhe inatçore – “Po pse ai mbreti “hajdut” iku dhe nuk është këtu?!”…. A duhej të rezistonte më shumë? A duhej të vritej? A duhej…. Pyetjet janë shumë! Përgjigja ime është e thjeshtë. Megjithatë, ai nuk qëndroi si kolaboracionist zyrtar për të na turpëruar historikisht! Ahmet Zogu pavarësisht gjithë rezervave të mia ndaj veprimtarisë së tij, në atë moment kuptoi kohën dhe vendosi! Kjo nuk e bën hero por padyshim nuk e bën atë as tradhtar!

87 komente në “Pandeli Majko: Zogizmi im…”

  1. gjino says:

    Populli thote se nuk mbulohet m… me shu..!Lere Majko se e ke menderosur

    1. Vlora says:

      majko nuk ka qene ndonjehere i kthjellet.

      veshtire se e kupton se cfare shtylle kurizore e mban ne kembe.

      1. daku says:

        te drejten tha,,,,,or petrit i partise

        1. Aishja prej Sauku says:

          Zoti apo shoku Pandi.Bere nje gafe dhe mundohesh me e mbulu me gafa te tjere..
          Nje Diktator homoseksual,,,sa vulgare tingellon kjo gje ne gojen dhe mendjen e nje politikani te majt,i cili ka qene ish kryeminister i Shqiperise.Nuk eshte per tu cuditur fare,se perse ka marre kryesin e PS Ed-Piktori-Rama me tan kto plluga qe jan ne PS.Mbreti i vetshpallur Zog vodhi floririn,mbreti vrau shum patriota shqiptar,mbreti ju fali sllaveve Shen-Naumin,dhe Pandulka nuk thot asgje.O Pando me degjo mue mre burro,,kur dhitesh ne brek ma mir eshte te mos bzash ene te shkosh te lahesh,masandaj dil prap ne publik.Nuk osht turp me bo gabime por osht gomarllik kur nuk i kupton ato..Un personalisht kom patun shum respekt per ty,por me zhgenjeve o Majko.Gjuha jote qe perdor ne kete artikull osht si nje adoleshent qe kerkon me justifiku gabimet qe ka bo,por kurre s’osht gjuha e nje burri te mencur dhe politikani te majt..Po pse hap tema te tilla si homoseksualizmi i Enverit..Enveri ishte diktator,dhe kjo mjafton,ai vrau kundershatret,por dhe ndertoi nje Shqiperi te cilin ti dhe Edi nuk jeni ne gjendje ta mbroni nga shkaterrimi dhe shitjet qe po i ben Saliu e Iliri..Enveri ishte i martu dhe beri tre femij te cilet diti ti edukoj..Me sa dim Enveri ka bo te lumtuna shum gra dhe kur filloi te plakej pati prirje homoseksuale,ndaj djemve te rinj..dhe kjo eshte normale per Pleqt….Po cte duhet ty mre tarallak qe merresh me Zogun dhe nuk shkrun per Alb-Petrolin….per hallet qe ka populli sot…Ju te tanve ju ka hyp amerikani ka mbrapa dhe jeni bo si derra te zhytun ne lluce,ene flisni percart,po ju terheqin per hune dhe ju vetem dine me pllit si Gamori i Gjyles….Ah mor Pando Psiko–na zhgenjeve o Majko,qonke koqe fare.Rroft Klintoni qe donte me bte cue ne OKB.

          1. raimondi says:

            Mbreti iku …. __Kaq mjafton qe ai mbret te mbulohet me turp

            Mbreti te hiqte familjen e tij dhe te organizonte nje rezistence te vogel
            kunder Italise sa per sy e faqe..dhe pastaj le te ikte

            Por ai iku si hajdut…..

            Ndersa ,Majko na e justifikon me terma juridike gjasme

            Keta politkane tesotem duan ti japin vleren e virtytit …Tradhetise

      1. Vampir Vegjetarian says:

        e verteta po vjen,,,,,,,,,,,fuck you and blogspotet e tuja.Populli po mer vesh te verteten

    2. vlonjati says:

      Teatrizimi i z.Majko,i shprehur ne monologun e tij,
      tregone qartazi per ekzistencen e nje Plani Rreshqites,
      i cili po e dergone ate,ne gropen e humnerave te erreta.
      Ne z.Majko duam sot nga Ty,por edhe nga tere politikanet
      e krahut tend qe te jeni pjesemarresa aktiv ne
      Performancat qe kerkone shperndarja e programit te PS.
      per te fituar me cdo kusht 2013-ten.dhe jo nga ato shqetesime
      qe ju paskan zene juve.Por,jemi te bindur se keshtu do te
      ndodhi me cilindo qe perdor gjera bajate…nejse,perfundimisht;
      Hajdeni ta edhim Vallen e Progresit.
      Ne perseri ju duam.Mos e harro nje gje te tille.

    3. Gjino i rritur says:

      Bravo Majko! Ja u ngece Blogjet ne fyt dhjeramaneve qe na cane trapin! Gjysma jane me Saliun e bejne si socialistw. Shkrimi me i sakte qe kam lexuar nga ty!

    4. zefi says:

      Pandeli Majko serbi!
      Leri PALLAVRAT se ,ne se nuk je zogist ben POLITIKE ZOGISTE ANTI SHQIPTARE!!

    5. xhoni says:

      Majko,sllavi!
      T’u mbushen syte me lot,por mos harro se ai princi jot,po te kete gje ne dore,ty dhe zagaret,rreth teje i FUT NE HELL!

  2. analist says:

    Ky qenka budalla fare! Patrit i madh Zogu thot se nuk pranoi te behej kolaboracionist?
    Ky qenka kundrabetal fare.
    Po ai nuk ndenji se nuk deshi “postin” e kolaboracionistit or teveqel,por e dinte se e priste plumbi dhe jo lulet.Se Italia erdhi “te shpetonte” popullin nga mbreti injorant dhe jo ti jepte atij grada e ofiqe qofshin dhe “kolaboracioniste”.
    Medet kush ulet ne kar-riget e Parlamentit shqiptar,medet kush ka te drejte te grij sallate neper media,medet kush ka te drejte te perfaqesoje Shqiperine qofte dhe ne konferenca islamike: Majko motra me shoke!

    1. axhim says:

      Analist , na knaqe krejt tash po ku të vjen i hueji me te lirue kur edhe i yti te ronon?
      Qëndrimi i Majkos ështe shume i drejt dhe parimor ,sepse ështe duek folur per realitetin politik te pas vitit 1912, për te cilin shumica absolute e politikaneve shqiptare janë pajtue dhe kane veprue dhe do te kishin veprue njejte sikur Zogu . Mirepo atdhetaret as nuk kanë veprue as nuk veprojn sot njejte sikur politikanët shqiptare .Kete e tregon realiteti i atëhereshem dhe i sotmi,dhe kjo do te vazhdoj deri sa te perputhen këto dy qëndrime diametralishte te kundërta për atdheun.Në shtetet e lira këto qëndrime moti janë përputhen fale sakrificës së përbashkët të ketyre kategorive shoqërore te cilat kan sjell ne këto vende lirin kombëtare dhe shoqërore, ndersa te na kjo mungon dhe do mungoj ende , për munges morali dhe atdhedashurie te politikanëve tanë .Për kete ështe i coptuem atdheu shqiptar ndërsa politikanët tanë mundohen te bëjnë politikën atdhetare mbi bazën e atdheut te Londres, i cili nuk ështe realiteti, ajo ështe gjysma . Prandaj edhe kur folin parimishte atyre u del mbrapsht fjala dhe porosija sepse ajo ështe e fuqizuar nga gjysma .Shqipria nuk ështe Shqipria ajo ështe Kosova ,Shqipria nuk është Shqipria ajo ështe Maqedonia , Qamëria , Sanxhaku , Presheva Bujanovci ,Vranja, Nishi, Ulqini, Tivari ,Hoti e Gruda e Beranitë cilët politikanët tanë i kanë harrue dhe duke u mbeshtet mbi realitetin e Londres kanë vra e kane pre shqiptare .Mbështetur në realitetin e Londres Majko ështe parimor dhe as pk nuk ka gabue as ps nuk kanë bër gabime . Gabime bajnë edhe kanë bëre ata politikanë që janë ndarë dhe kanë shkue e kanë dorëzue në Romë Mbretërinë Shiptare .

  3. fieraku4u says:

    POSHTE ZOGU…RROFTE FAN NOLI DHE BAJRAM CURRI, ATDHETARET E VERTET TE SHQIPERISE.

  4. mirel says:

    ne kete interviste te sinqerte te Majkos veme re qe PS eshte tradhetarja e pare e Shqiperise, qe ka qene pro Zogut, ndersa PD i paska bere goditjet kur i ka dashur bytha, po ama bythen nuk ja paskan lepire si PS apo LSI.
    Shikoni cfare lesh politikanesh hipokrite qe kemi.
    Keta palo njerez perpiqen qe te na krijojne nje imazh te justifikueshem per tradhetine dhe tradhetaret,.
    Pse justifikohet Majko qe ka marre pjese ne pritjen zyrtare te Zogut, pavaresisht se ishte me vendim te Kryesise se PS?
    A nuk kane keta njerez qendrim personal?
    Jo,,PS eshte sjelle tere kohen si kurve e ndyre, duke rehabilituar Zogun dhe Berishen, dhe paskan ndodhur ne ’97 te dyja.
    Cdo te thote ky gjoja patriot me “psheretima”.
    Ky pis me gjithe pisat e tjere te PS duhet ta dine se te gjithe njerezit qe votuan ne referendum kunder mbreterise nuk psheretine.
    Ajo nuk ishte psheretime o b…q..ra.., po ishte dhe eshte verdikti i ligjshem, vendim i palekundur qe e mori populli shqiptar, dhe ju o zagare te PS-LSI u moret me pritje dhe rehabilitime.
    Kur PD e refuzoi Zogun 2 here, ju nuk e bete asnjehere po e pritet zyrtarisht duke krijuar precedente te rrezikshem per pretendim te fronit.
    Tradhetia ka filluar nga ju o PLEEEERAAA.
    Ndaj eshte Zogu sot pretendent per “patriot”,,se nuk ka burre me te mire sot qe te drejtoje Shtetin Shqiptar dhe Politiken e tij.
    Vetem gjakpires dhe Kurva te felliqura jeni.

  5. razo says:

    Po meqe nuk je historian, lerua historianve historine.. do besh mire qe ndonje here ta qepesh dhe te pranosh qe nuk i di te gjitha, apo me mire qe mund edhe te gabosh ashtu sic gabon edhe Berisha sot apo gabuan te tjere politikane dje.

    Historia nuk shkruhet me thashetheme kafenesh apo darkash politikanesh.. ka rregullat dhe ligjet e veta, eshte shkence z. Pandeli.

    Kto shkrime te nxjerrin qesharake ne syte e njerezve.. sidomos atyre qe jetojne ne Evrope si ne Angli qe e dine shume mire ze cfare opinioni ka sot dhe kishte per Zogun qe kurre nuk u prit nga mbreteria e bashkuar britanike megjithe lutjet dhe parate e paguara apo nga ndonje qeveritare i asaj kohe..ASKUSH! Per me teper cfare mbreti eshte ky ku asnje mbret nuk shkon ne varrim dhe as ne varrimin e djalit te tij.. as edhe nje karte ngushellimi nuk i derguan!

  6. real says:

    Mos se na mallengjeve zonja Majko.
    Po pse duke share Berishen,justifikon vehte kujton ti?
    E ke lexuar qe ka pasur nje pakt Pasiç-Zogolli ne gusht 1224?-Lexoje dhe shife se kush eshte Zgu,por ti do e kesh lexuar,po aq ta pret rradakja,ose per kete te kane paguar,prandaj shprehesh keshtu.
    Me keto qaramanlleqet e ketushme nuk mbulon thelbin e problemit per te cilin diskutohet.

  7. Edd says:

    Ore Majko! Po ben diversion si Berisha me duket. Pse ore kaq budallenj u duken shqiptaret, clidhje kane zogistet me Zogun ne kete rast. Ti sapo the se Zogu duhet te rehabilitohet sepse ikja e tij i tregoi botes se Shqiperia u pushtua ndersa mesiper ben diversion duke thene se komunistet i pranuan si aleate ne konferencen e Pezes. As une nuk jam historian por nuk ngaterroj zogistet nacionaliste idealiste me Zogun qe e sollen ne Pushtet serbet. A e lexove marreveshjen me mbretim e Serbise, kush shet territore ne shkem im te pushtetit ka vetem nje emer ” TRADHETAR” ndersa kush perpiqet ta perligje quhet TRADHETAR, ndersa kush perpiqet ta ngreje ne piedestal eshte bashkepuntor dhe TRADHETAR gjithashtu. Cme thua ore se po te pushtohej Shqiperia nga BS, zogistet deklaruan se do te luftonin, cthua ore ku ishin keto zogiste dhe pse nuk erdhe te rrezonin komunistet.
    E ke pare cfare soji eshte pasardhesi i Zogut, nje Dudum injorant qe nuk e ka fare ndjenjen e atshedashurise per kere vend. Majko, mos e mbulo M….. me Shurre. Fol ore idiot per bashkimin e Shqiperise me Kosoven, hiqni cdo barriere politike, sociale, ekonomike, dhe beni qe kufiri te jete fiktiv.
    Turp pet PS, me duket se ti dhe Rama keni mision te mbani Salen ne pushtet.
    Turpppppp.

  8. usa men says:

    mesazh per P.Majkon.
    per nje shumice te konsiderueshme ne usa me sa di une jane te mendimit se je nje nga politikanet me te vleresuar.
    me kete deklarate per zogun e keni bere si puna e lopes sepse:
    Nuk paraqet asnje rrezik figura e zogut dhe e enver hoxhes.perkrahesit e tyre se bashku nuk kalojne 10 % e popullit shqiptar.
    Kurse ne ditet e sotme problem eshte shkaterrimi dhe perdhosja e shtetit dhe kombit shqiptar nga fuckberisha.
    Nqs ne kohen e zogut dhe te enverit kishim shtet pamvaresisht si ishin ata sot kemi nje junte tribale fashiste dhe psudo shtet dhe pseudo opozite.
    Ju po beni gallate aty me ate popull fisnik se keni:
    -nje miljon emigrante qe e mbajne ate vend
    -keni marre borxhe te pafund
    -po shisni tash 20 pasurine e popullit.
    Te keni turp zoti majko qe keni harruar ne menyren me te neveritur te mundeshme 21 janarin qe mbi gjakun e tyre po perrmjerrin
    -qeveria vrasese
    -opozita tradhetare
    -ambasadoret hipokrite
    Edhe nje here turp e faqja zeze…

  9. ermir says:

    Ik mor zhuls, deficent se na ke acaruar shpirtin. Debil !!

  10. AHA says:

    Pandi,kush nuk mban pula ,nuk ben “ishsh” c’tu desh Zogu ty kur berisha nuk le rast te acaroje njerezit me kufoma per te hequr mendjen nga e perditeshmja e hidhur?Dashur padashur shpure uje ne mullirin e tija …leri keto tani e shikoni te pozicionoheni si opozite pe verteti se njerezija mendojne se beni gjoja ,he ju kemi xhan ,opozita duhet te bertase ,prandaj eshte opozite e mos shikoni doktorin qe vetem te beje opozite opozites di e te ngerdheshet me ato qe ka ne mend pa i nxjere akoma nga goja…bjeri njehere tavolines e bej sikur inatosesh,keshtu e duam ne shqipetaret opozitarin ,ke mundesi te zgurdulloesh e shkumezosh…he bravo,keshtu de!

  11. Ben Chicago says:

    Majko,je bashke me Blushin nga mendjet e vetme moderne,iluministe,perparimtare,pacifiste,qe gjallojne ne PSSH,ish-PPSH,qe ti si student i Dhjetorit,bashke me disa kokrra u munduat ta reformonit,modernizonit,ta europianizonit e demokratiizonit,ta kthenit kete Parti,nga nje parti e krimit,dhunes,e terrorit komunist,ne nje Parti te majte europiane.Por ti e shikon se nje perpjekje e tille eshte e kote.Nuk eshte turp te jesh zogist,ballist,apo nacionalist,por eshte turp te jesh komunist ,apo pasardhes i krimineleve te kuq ,qe shkatruan ,vrane,prene,nje popull te tere.

    1. daku says:

      poshte teje ndodhet nje kellef qe te kopjon emrin.Je i modh BENO,se kshu e dune te kuqte.Po qekan fare e keqe dreq6t.Nuk vdiskan kollaj.Nejse,ne kemi durim,,,,,nuk vrasim e presim,Poshte kuqalet,qe po ikin avash avash

      1. Ben Chicago says:

        kini nje kuqal sekretar partie i spitaleve tani kryemonster e shqiperise
        eshte komunisti i fundit ne pushtet ne europe
        ne fakt edhe putin, ai i azerbaxhanit ,i bjellorusise kane qene si saliu

    2. mirel says:

      Eshte turp te jesh Zogist dhe Ballist se je direkt i shitur dhe tradhetar.
      Dhe Zogu ne parlamentin e tij kishte pikesynimin kryesor luften kunder komunizmit,,dhe shitjen e shtetit Jugosllavise.
      Sipas teje komunistet e paskan fajin.
      Ik ore, tradhetare te lepire te gjithe.
      Na hiqeni dhe si moderne pale.
      Gjysma mendsh dhe pinjolle tradhetaresh jeni, ja cfare jeni

  12. Ben Chicago says:

    o pandi
    po ik more budalla
    menderi qe na hodhe para disa ditesh kishte zene kore dhe do harohej
    hodhe nje gur ne lume
    tani hodhe nje tjeter
    duhet te nderosh ilacet,si saliu

  13. Labi Vlore says:

    Z.Pandeli.Ju,o je shume i zgjaur,ose je shume Naiv.Une besoj me shume kete te dyten.Me dukesh shume Naiv.Kerkon te hysh ne nje valle qe nuk e hedh dot.Lere kete valle te komplikuar se nuk eshte fushe e lehte dhe sidomos per ty.Ti e kupton shume mire se perse Sali Berisha ngre lart figuren e Zogut ne keto momente.Ajo eshte shume e thjeshte.Kerkon te fute percarjen Kombetare nder Shqiptare per te konsoliduar votat ne Veri te Shqiperise,sepse po e ndjen qe ne 2013-en rrezikon te mos votohet as ne Veri te Shqiperise.Me figuren Veriore te Ahmet Zogut,ai fut percarjen Kombetare nder Shqiptar per hir te votes.Sepse ai e din shume mire qe Ahmet Zogun e urrejne me se shumti ne Jug.Dhe din gjithashtu qe shume njerez ne Veri,e duan hmet Zogut dhe e adhurojne thjesht e vetem per origjinen e tij Krahinore.Ai don te u thote Verioreve.E shikoni.Jugoret e urrejne Ahmet Zogun,ngaqe eshte Verior,ashtu sikunder urrejne Sali Berishen ngaqe eshte Verior.Po u dergon mesazhi Verioreve se.Jugoret mendojne dhe jane te bindur se Historia e Shqiperise u perket me se shumti atyre.Kerkojne qe te ngelen ne Histori me se shumti figura nga Jugu.Natyrisht qe kjo nuk eshte e vertete,por ka nje shumice te madhe njerezish ne Veri qe e besojne kete dinakeri te poshter dhe te felliqur.Ti Pandeli e din shume mire kete.Para disa kohesh nje i njohur i imi nga Veriu me tha.Votojme per Sali Berishen ngaqe urrejme Vlonjatet mburravec.Ngaqe ju Vlonjatet ne vecanti dhe Labet ne pergjithesi jeni kunder Sali Berishes ngaqe ky i fundit eshte nga Veriu.Ju mendoni se Historia e Shqiperise ju perket juve.Prandaj votojme Sali Berishen.Kur e degjova kuptova se problemi qenka me i thelle nga sa duket.Dhe kohet e fundit kuptova,se Saliu e kupton kete nerv shume mire,ashtu sikunder e kupton ti z.Majko.Le te presim qe Verioret te kuptojne vete djallezite e plakut Mere pa nderhyre ju te PS-se me Pandeliun ne krye.Puna qe duhet te beni ju eshte vetem nje.Te thoni te verteten dhe kaq.Pavaresisht se sa e hidhur mund te jete ajo.E verteta eshte se Zogu ka qene tradhetar satrap i felliqur.Kjo duhet thene dhe pike,pavaresisht se Pandeli Majkos i shkon ne mendje,se po te thote keshtu i fryn percarjes Kombetare.Jo,asnjehere.E verteta vetem mund te i bashkoje Shqiptaret dhe jo te i percaje.Ashtu sikunder duhen thene te vertetat e Barbarise se Enver Hoxhes.Se ka qene diktatori me i tmerrshem qe ka njohur Europa ne qindra e ndoshta mijra vjet.E qe askush njeri tjeter ne bote nuk i ka bere me keq popullit te tij sesa Enver Hoxha.Se Enver Hoxha ka qene qindra e mijera here me gjakatar se Ahmet Zogu.Kjo eshte e verteta.Por mqs Enver Hoxha ka qene gjakatari me i madh i historise tone te afert dhe te larget,kjo s’do te thote qe te bejme Ahmet Zogun e Burgajetit Hero.Zullumqare kane qene te dy.Enver Hoxha me shume,e Ahmet Zogu me pak.Kete thuaj ti Pandi,leri te tjerat se Shqiptaret kuptojne vete se ku i dhemb dhemballa Sali Berishes kur leviz gjuhen.

  14. Shtegtari says:

    Megjithse per Majkon nuk kam as me te voglen debolese shkrimin e tij e gjej pergjithesisht te sakte.
    Askush nuk mendon se Zogu ishte tribun i vegjelise qe luftoi e mendoi per popullin, perkundrazi ai e shfrytezoi dhe u pasurua ne kurriz te tij. Por askush nuk mund te gjeje nje shembull tjeter nga sundimtaret e asaj kohe qe menduan per popujt e tyre, qe nuk i shfrytezuan dhe nuk u pasuruan ne kurriz te tyre… Kjo nuk do te thote se duhet mohuar çdo kontribut i Zogut ne konsolidimin e Shqiperise si shtet (qofte edhe jo-demokratik).
    Me vjen keq per shkrimin e Profesor Pellumb Xhufit te cilin ne pergjithesi e respektoj shume per analizat e tij. Do tju sugjeroja te lexonit edhe komentet e autoreve te huaj per kete çeshtje te cilet nuk kane as me te voglin interes politik apo ekonomik per ta bere nje gje te tille. Une vete kam lexuar albanologen angleze Miranda Vickers se ciles mund te ti vihet çdo lloj epiteti por vetem jo perkrahese e Berishes te cilit i ka nxjrre bojen (nese atij i ka mbetur vertet boje dhe nuk eshte mbuluar nga ndryshku e pislleku). Pergjithesisht ajo i jep Zogut rendesine qe i takon pa mohuar aspak “bemat” e tij.
    Sa per aresyet e qellimet e “ktheses” prej 180 gradesh te qendimit te Banditit qe po na “qeveris” siç di ai per mese 7 vjet as qe ja vlen te lodhesh, mjafton ti kujtosh qe te ndjerin Leka, me 1993, Naltmadhenia jone SALIU i I-re nuk e la as te zbriste nga avioni dhe normalisht ai do te duhej ta mbyllte halen.. po te mundte, megjithese une jam i sigurt qe nuk ka as fijen me te vogel te dinjitetit per ta bere nje gje te tille qe kerkon burreri qe ai nuk e ka patur kurre.

  15. Delli USA says:

    Shkrim i gjate justifikues dhe i panevojshem.Ne se ke qene ne Rogner me vendim te kryesise se PS-es per ti thene mireseardhjen nje injoranti si Leka Zogu(nuk po hyj ne merita ose jo)ps-ja dhe ju keni bere nje gabim te madh.Mendoj se e keni bere per servilizem,mbasi akoma nuk e kishit prekur pushtetin.Statusin ligjor ne 2002-in ja dha Nano pushti per tu treguar tolerant dhe servil ne te kater anet duke perfshire dhe Saliun qe e futi ne burge.Simbas jush greket dhe italianet jan budallenj qe ju kan treguar vendin te ashtuquajturve familje mbreterore qindra vjecare,kurse ne me 15 vjet te vetshpallur.Majko me vjen keq se gjithmon kam gjykuar mire per ju, por je treguar axhami,sa per Nanon ai eshte pusht, ai dhe carit mund ti jap statusin e familjes mbreterore,jo Zogut qe ja dha ne 2002-ishin.

  16. HORRI bulevardit says:

    Ne si shqiptare kemi problem mendimin e tjetrit dhe kalojme direkt ne tradhetare, si duket akoma sjemi zbythur nga koha enveriane, ose sekretari i ppsh, kelyshi i Enverit Saliu, sna le qe ti harrojme imagjinare.
    Foli zoti Majko, dha nje mendim te tijin, ju sulen te vetet, sikur te kish bere bllasfemi dhe harrojne se ne ate emer, kemi nje bulevard ne Tirane, qe do te thote se Mbreti Zog, paska patur dhe disa merita, perderisa e mbajme emrin e tij ne nje nga rruget me te rendesishme te Tiranes.
    Kam qen gjithmone dakort me Pellumb Xhufin, ne shume shkrime dhe mendime te tija, por ne kete rast kur drejton gishtin nga nje person qe esht politikan, por jo historian, eshte e gabuar.
    Zoti Xhufi si historian qe eshte, duhet qe perpara se te na mbushe mendjen se mbreti Zog, nuk eshte ashtu sic thone disa, ku futet edhe Majko, ndoshta edhe une, jo se e simpatizoj ish mbretin, te sqaroje me dokumenta dhe ti mbushe mendjen nje populli, qe Zogu ka qene tradhetar.
    Por kur degjoj Xhufin e shume te tjere nga nje ane dhe degjoj dhe shikoj edhe dokumenta qe na jane fshehur ne komunizem, atehere, mbetem ne dyshim, se kush ka qene me te vertete Ahmet Zogu.
    Kete besoj se ka ne mend dhe zoti Pandeli Majko, qe me ate deklarate, nuk thote dhe nuk deklaron se eshte zogist, por thote qe nuk ka qene tradhetar.
    Edhe kur degjoj balliste e zogiste qe thone se Hoxha ka qene tradhetar, mua nuk ma mbushin mendjen, ashtu sic nuk ma mbush mendjen edhe historia e dikurshme e komunizmit, qe fale dokumenteve te reja qe dolen ne drite, per personalitete, si M. Frasheri, S. Muco e shume te tjere, ku i shpallnin keta te fundit si tradhetare e te tjera budallalleqe si keto.
    Une se njoh ish mbretin Zog, por se quaj tradhetar, por kam degjuar pinjollin e tij, nipin ne nje interviste, ku pashe nje djale te zgjuar, te pjekur dhe shume elegant ne gjykime dhe pergjigje te sakta.
    E dhash kete fjali te fundit, se dua te them se ne qofte se edhe ish mbreti ka qene si ky djale, dmth. nipi i tij ne gjykime dhe sinqeritet, atehere do te me duhet te ndryshoj komplet mendimin tim per Ahmet Zogun, natyrisht per mire.

  17. tekniku says:

    Majko i biri ish shefit tim.
    Ne keto momente me qindra mijra hallet qe kane shqiptaret dhe Partia jote te perqendrosh energjite e njerezve ne nje debat pa koke ,nuk ka sherbim me te mire per Berishen.SI NJE qytetar i thjeshte eshte liria e mendimit te thuash c’fare te duash per kedo por si nje figure politike dhe ish kryeminister do te duhej me teper elokuence dhe gjuhe diplomatike.Lere Xhufin te merret me kete pune mos i merr zanatin,ke probleme te tjera per te ndare me hallet e medha te sotme te shqiptareve.Kthimi dhe referencat politike ndaj te kaluares nuk ndihmojne njeri por jane si shashkat qe prodhon Berisha.Me gjithate pyete dhe respektoje edhe njehere Sotirin si e she ai kete problem,mbase te ndihmon me ndonje keshille.Ne fund te fundit eshte babai yt.

  18. Nadia Shabani says:

    Majko eshte i zgjuar, nuk eshte budalla, mendova se ka gabuar padashje dhe i ka shpetuar goja se shume here na flet goja para mendjes por paskam gabuar. Nuk duhet te beje deklarata te tilla Majko duke e ditur se Ahmet Zogu vetem per faktin qe ka vrare, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinen, Sali Cekun, Avni Rustemin e shume e shume te tjere quhet tradhetar dhe diktator. Vjedhja e floririt dhe lenia e vendit ne duart e Iltalianeve e ben ate tradhetar. Sabotimi i armatimit duke u hequr gjilperat e shulit te armeve duke i bere ato te pavlefshme e ben ate tradhetar. Ai i tadhetoj ushtaraket si Mujo Ulqinaku qe luftoj i vetem ne Durres deri sa dha jeten.Nuk e di nga i erdhen keto mendime Majkos per Zogun por sinqerisht na ke zhgenjyer Majko, prisnim me shume nga ti. Nuk po them qe tani qe ti bere kete gabim ne te hedhim poshte, jo ne asnje menyre jo ne nuk te hedhim se i ke dhene PS-se por do te kishte qene me mire te mos kishe cuar uje ne mullirin e Saliut pa dashje. Ben mire te kesh kujdes ne te ardhemen kur beni deklarata te tilla per rishikimin e historise. Ti nuk duhet te barazohesh me Saliun qe e kthen gunen nga fryn era dhe nuk ka piken e dinjitetit por flet sipas interesave politike dhe jo sipas se vertetave historike dhe vlerave kombetare te kombit shqiptar.Ky duhet te jete ndryshimi midis Saliut dhe PS-se. Saliu eshte mashtrues i rendomte dhe ka kohe qe ka filluar me percudnimin e historise duke i bere kriminelet heronj sic ka bere Xhaferr Deven ne Tirane qe vrau dhe masakroj popullin e Tiranes me 4 shkurt 1944. Ty Majko nuk te lejohet te besh gabime te tilla.

  19. NjeQytetarOptimist says:

    Por e ben burracak te vdesi per ate toke qe e beri “mbret”…
    E ben hajdut qe nuk ka kthyer floririn e popullit…

    Ps: Zoti Majko…Ku e quan ti veprimtarine e nje personi derisa ta quash ne piken e fundit qe eshte tradhetar ??

    Ja pra, qe me harten e vjeter verefikohemi qe:

    E ben tradhetar me shitjen e Shen Naumit ku dhe ambasadoret e huaj e asajt kohe nuk kane rene dakort per nje gje te tille por toka eshte marre gjithsesi ne nje vendim ku thote (PENDING)…

    Pyet njehere me Mr.Widhers dhe do te thote ai me c’fare te merremi si polike e jashtme..

    Do te thote qe te jemi ne gjyq nderkombetar me Greqine dhe me Maqedonine…

    Ku eshte e qarte qe prezenca e popullit shqiptar u eshte marre territori dhe ne (majmunet politikane) merremi me njerez te vdekur…

    Ti e di je aq i zgjuar…

    Lere Sali Gadafin se ti e di shume mire brenda vetes qe ai nuk eshte kryeminister i zgjedhur nga populli..Por ju kur te vini, verini mendjen kokes dhe rregulloni ekonomine, gjeografine dhe dinjitetin e ketij populli te sakatosur…Hajde bye bye….

  20. orli says:

    Ik o skizofren,disa perdorimesh…

  21. pandushka says:

    Ka qene ne bindjen time me te thelle se tuneli qe lidh Shqiperine me Italine eshte mese i mundshem te behet megjithse nuk eshte zanati im. Po nese une pjerdh se lirohem fajin e keni ju qe merreni me mua.

  22. Historiani says:

    Prisja nje lloj reflektimi,por pashe vetem sterzgjatje per te justifikuar keqekuptimin .Nuk kuptoj se nga vine keto keqkuptime,mos jeni ca oi paqarte vete me historine dhe vleresimet

  23. Edd says:

    Pershendetje ” Labi Vlore”. Ke nxjerre ne shesh te verteten lakuriqe. Arsyeja pse Berisha kerkon te rehabilitoje Zogun dhe Gjon Markagjonin shte percarja e shqiptareve VERI-JUG. Edhe levizjet demografike dhe krijimi i zonave te ashtuquajtura informale si ne bathore apo kenete te Durresit, Hamallaj etj ka patur per qellim balancimin elektoral.
    Shqiptaret duhet te zgjohen dhe te kuptojne se nuk ka veriore apo jugore, shqiptare apo kosovare, ka vetem Shqiptare qe flasIn nje gjuhe dhe kane te drejta te barabarta te krenohen per figurat kombetare pa dallim krahine apo feje. Naimi apo Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina apo Avni Rustemi nuk thane kurre se nga cili vend i Shqiperise jane, por luftuan dhe vdiqen me emrin e Shqiperise ne goje.
    Edhe, sikur asgje tjeter te mos bente Saliu, vetem akti i percarjes do mjaftonte te quhej Tradhetar.
    Mero Baze besoj e di mire historine dhe makinacionet e ndarjes duke qene se ne ’97 ka qene prane Berishes, do ishte mire te shkruante edhe per kete.

  24. Progresisti says:

    Nje artikull qe me shume e shton dozen e mbeshtetjes per Zogun dhe monarkine.

    Nje artikull qe me shume hedh helm mbi te gjithe te majten, anti- monarkistet e anti zogistet.

    Nje artikull qe perforcon idene se Majko thjesht po ndjek filozofine e tij te shprehur haptasi qe nga viti 96,per LANC si nje lufte civile.

    Nje artikull qe kerkon nje reagim te gjere per kete “Te infiltruar te Berishes qe prej vitit 91”, per ti treguar vendin.

    Fatkeqesi e madhe kur mendon se kush na ka drejtuar para 12 vitesh.

    Nje deficent mendor!

    Mos guxho Pandi te shkelesh ne ambientet socialiste se do te marresh vetem urrejtje dhe percmim.

    Kryesija e PS nuk reagon,sepse pjesa me e madhe ndajne te njejtin mendim me Pandushken.

    PS nuk perfaqeson me te majten,por nje klan misterioz mafiozesh

  25. zgjohuni says:

    O Pandeli Majko,majko-majko,bertisnin duke u cjerre nen efektet e drogave dhe alkolit ushtaret e kryemostres se Serbise milloshevicit kur binin ne duar e UCK-se,apo gjindeshin perpara pergjigjeve te rrufeshme te trupave te Kforit ne Kosove.
    Boll me me patriotizem te rendjes pas pushtetit e parase pa kufi,boll me me riciklim te botes se krim-korrupsionit ne te tre pushtete nga hienat e diktatures komuniste dhe bijte e mostrat e saj,qe cdo dite lene viktima nga pas.
    Pse ishit ju o Majko dobic i palles komunisto-serbo-shqiptare,Shiperia ka peshqesh komunistin e konvertuar ne fundamentalizem islamik Sali Ram Berishen,kete moster qe cdo dite me JU grabit pasurine kombetare e private,terrrrizon dhe vret ne vite shqiptaret.
    Historine as ju dhe as berishizmi nuk mund ta tjetersoje.
    Ju me antikomunizmin tuaj pastruat paret e fundamentalizmit islamik dhe e kthyet Shqiperine ne nje cerdhe per trajnim,stervitje dhe trapoline per to.
    Boll me zogizmat tuaja,zogu nese do te ishte patriot do qendronte ne vend ashtu sikurse shume mbreter te tjere ne EUROPE gjate luftes se dyte boterore qe nuk e bojkotuan,grabiten popullin e tyre,por provuan padrejtesite e pushtuesve duke qendruar ne vend per ti rritur moralin shtetasve te tyre.
    Te cjerrat e zogisteve jashte shqiperise per patrotizem shikohen sot me mos kthimin e arit te grabitur nga banka e Shtetit Shqiptare,apo me berishen ne pushtet,e me grabitjen e pallatit te femijve Tiranse qe kurre nuk ka qene prone e famijes mbreterorre,por pasuri e grabitur e konvertuar shteterore ne kohen e injorances zogolljane.Modele te kokengrenjes jane aplikuar nga zogolljanet astu sikurse dhe gjate rregjikit komunist dhe mostrave e pjellave te saj sot.Te vendosesh nje politkansi Berisha paradrejtesise per mijra viktima te pafajshe gjat viteve te qeverisjes se tij korruptivo/kriminale,nuk eshte kokengrnje por nje sherbin ndaj DEMOKRACISE DHE SHTETIT TE SE DREJTES,HESHTJA DHE RICIKLIMI I BERISHES NE TE TRE PUSHTETET ME BEKIMIN TUAJ DHE NDRYSHIMET KUSHTETUESE,NUK ESHTE AS ME PAK DHE AS ME SHUME POR NJE BASHKEFAJESI.
    DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
    VEPRO TANI

  26. Devolliu says:

    Po ik o Pandi se historinë nuk do ta mësojmë nga injorantë si puna tënde dhe e Salih Shpellarit.

  27. MEMEDHETARI says:

    Ahmut Zogut i duhet bere nje bust prej muti…
    Shiritin le ta prese Saliu ose Pandeliu…

    1. buni says:

      hahahaha.i ke rene pikes

    2. monus says:

      …ha ha bravo memedhetari. Fiks.

  28. templari46 says:

    Pandeli Majko mbeti kallam. Kallam me tere kuptimin e fjales.
    Ashtu si erdhi ne PS ashtu mbeti. I papjekur politikisht, emocional
    si femije, naiv si natyre, deri ne sharlatanizem ndonjehere.
    Aspak konseguent, ndonjehere lango, ndonjehere autosugjestiv, mendjemadh
    ne ndonje rast tjeter, lepur ne shume raste, qesharak dhe debil ne disa te tjera.
    E vetmja gje e Pandit, e vetmja gje qe ai llogarit, eshte momenti se kur duhet te dal dhe te flas, se kur duhet te shfaqet para kamerave dhe si te permallohet para tyre.
    Pandeli Majkos shpesh i vihen merita te pamerituara dhe i vishet kostumi i politikanit te sprovuar, nacionalist dhe modern.
    Po Majko politikan, ose ky qe eshte me zerin qe ka ne varganin e politikes sot, do te ishte askushi nqs nuk do te ishte Fatos Nano, nqs ai nuk do ti hapte rrugen,do ti jepte besimin dhe kreditet per te vene bythet Majko ne kolltukun kryeministror.
    Dhe mos mendoni serish se Majko hapi depot, apo ishte vullneti i tij per te ndihmuar ne çdo aspekt UÇK-ne?
    Aspak, pa vullnetin, largpamesine dhe lidershipin e Fatos Nanos.
    Figura e Majkos nga Edvin Rama dhe bashkiaket e tij ne PS, u kthye ne qesharake, groteske.
    Nqs Pandeli Majko do kishte pak palce, pak burreri, te pakten duhej te fliste realisht per PS-ne, gjendjen e saj, organizimin dhe veprimin e saj, disfatat e saj, amulline e saj dhe ishkryetarin e saj, te cilit Majko i detyrohet shume.
    Majko me analizen e figures se Zogut dhe me shkrimin e sotshem deshmon, se eshte nje femije politik, nje karagjoz politik ne menyne e varfer te politikes anadollake shqiptare.

    1. mirel says:

      kur the “sharlatanizem” thashe mos the “shtatzanizem”.
      Lere mendova, per Majkon, e paskan barsur te gjithe PS-PD-LSI-Zog.

  29. Engjell Shehu says:

    Qe te japesh vleresim per figura kryesore qe kane drejtuar kete shtet ne periudha te ndyshme te historise se saj duhet te jesh realist, patriot dhe mbi te gjitha duhet te jesh objektiv per te qene i besueshem dhe dinjitoz perpara atyre qe i lexojne shkrimet mbi historine e popullit tone keto 100 vjet shtet.
    Pandeli Majko si nje patriot dhe realist ne gjykimin e tij mbi historine e shtetit tone eshte sa i sakt po aq dhe sakte ne ato fjale qe nxjerr ne shkrimet etij. Ahmet Zogu ka meriten e tij per ate periudhe qe drejtoj shtetin Shqiptare po aq pergjegjesi sa i takon ne braktisjen e popullit te vet.
    Ata qe mendojne ndryshe nga mua dhe Pandeli Majko le te nxjerrin e shkruajne argumente ne te kunderten e tyre.

  30. lulja says:

    As nuk dua ta lexoj hic lamashin cfare justifikohet dhe shkruan/ Palo edpsez.

  31. Zeni says:

    Une nuk i ve shume faj zotit Majko.Ne jemi rritur ne socializem dhe regjimi i ateherhem nuk na ka mesuar se kush ishte me te vertete Zogu.Ne kemi ditur shume pak per ate tradhtar dilenxhi,per ate pusht ,misherimi i te gjitha te keqijave.Majko beri mire qe doli dhe i hodhi poshte akuzat e zogistit Berisha,se ai shfrytezon cdo lapsus ose cdo mendim te pa thelluar per te justitikuar shitjen e vendit nga ky ndyresire.

  32. Gezimi says:

    Per mendimin tim, Zogu as te thembra nuk i vjen Nolit ne cdo aspekt. Noli ka qene dhe mbetet ndoshta figura me poliedrike e kombit shqiptar.

  33. berti says:

    Para disa kohesh, kam pare ne nje stacion italian, ne torotno, nje emision on TV per zogun ..personi qe fliste u referohej archivave italiane..kur e degjoje te fliste per tipin e zogut i ngjante shum karacterit to kryeministrit tone. Nuk e zmadhoj, dhe nuk po jam partizan i askujt partie, vetem i Shqiperis, po do te ishte injorance per gjithe ne te lejonim ti behej nderim Zogut, megjith cfar ka bere per ta ndar shqiperin ne copa bashke me esat toptanin e company. sa per majkon, nuk me eshte dukur kur nje njeri qe mund te drejtoj ..ca njerez i mer ryma dhe nuk dalin me..kjo nuk eshte vetem ne shqiperi..ka plot edhe ketu ne canad e US e kudo..

  34. Majko says:

    O Majko. Nuk kishte si ta pranonte ai dhenien e kurores se ja kishin marre atij per t’ja dhene nje tjetri. Pastaj refuzimi i tij nuk kishte lidhje me patriotizmin por pikerisht me faktin qe ja kishin marre dhe i vinte inat.

  35. fshatari says:

    O popull i dobet!o popull hajdut! o popull qe ushqen korrupsjonin me dobesine tende!o popull qe i sheh b….n tjetrit dhe harron qe e ke tenden zbuluar!o popull qe kenaqesh me fatkeqesine e tjetrit!nuk te prish pune nje deklarate e nje politikani por veprat e te gjithe politikes shqiptare qe ti o popull e mban vete ne fuqi dhe qe as ke qene dhe as do jesh ne gjendje ta ndryshosh kurre ne favorin tend por do ta zgjedhesh vete te te perdhunoje dhe te te vjedhe dhe vrase!por ti o popull kete meriton!

  36. arjani says:

    Mua Majko, ne emisionet ku ka marre pjesel, me eshte dukur gjithmone i paqarte, konfus dhe i paane. Mendoj se Majko duhet te thote mendimin e vet per zogun por ta thote qarte se vertete historine e bejne historianet por ai ka te drejten e tij te thote vleresimet e tij per njeriun qe sipas fakteve historike ka sjelle serbet ne Tirane dhe si dhurate per pushtimin e Shqiperise prej tyre u ka dhene Shen Naumin.
    Me vone u shpall mbret dhe pasi mbreteroi per disa vjet kur Shqiperia u pushtua dhe kishte nevoje per nje lider vodhi arin e shteti (se si shkelzenit edhe atij ja kishte lene i jati) dhe ja mbathi nga syte kembet.

  37. Bardhi Tolabi says:

    Majko!
    Debati,nuk behet per ate se cfare beri mire dhe cfare beri keq Ahmet Zogolli.Kete do t’a thone historianet duke e cveshur nga qendrimet e njeaneshme politike te cfaqura deri me sot.Debati me ty behet:
    Ka tradhetuar ose jo Zogu interesat e Shqiperise?
    Ketu,ti na i vertit gjerat si pordha neper breke.Ato cka thua,per qendrimet ndaj pjesetareve te fsmiljes mbreterore i dime.Ato flasin per nje fakt historik,qe ne nje periudhe te caktuar te shteit Shqiptar(na pelqen neve apo jo), ka patur nje familje mbreterore(qofte dhe i veteshpallur,por egziston si fakt dhe i njohur nderkombetarisht).Ndersa,ne analize te sjelljes se tij, ndaj interesave te Kombit dhe Sovranitetit te vendit,ai,Zogu,me veprimet dhe sjelljen e tij,rezulton se i ka shitur dhe tradhetuar ato.Nuk eshte veprim juridik,largimi i tij me breke neper kembe,kur duhej te mobilizonte dhe te drejtonte ne momentet e para luften kunder pushtimit Italian.Mbas kesaj,ne perputhje me situaten,le te detyrohej nga rrethanat dhe jo nga qejfi per t’u larguar.Mareshalli Peten,ishte Hero i Frances ne luften e I-re Boterore,por kapitullimin e tij ndaj Gjermanise, Francezet nuk ja falen,por e quajten tradhetar.Dhe ne fund te fundit,kush e coj situaten deri ne aktin e pushtimit te vendit nga ana e Italise?Ishin mareveshjet e tij me Italine,qe e vendosen vendin ne pozite te tille,qe i jepte te drejten Italise te nderhynte,sepse qeveria e Zogut,nuk ishte e zonja te respektonte detyrimet e saj.Po keshtu edhe ne lidhje me tradhetine e tij me Serbet e Pashiqit,te cilet e ndihmuan per ardhjen ne pushtet dhe si shperblim ju fali Shen Naumin dhe nje pjese te Vermoshit.Ne se do te balancosh Nolin,i cili ardhi ne pushtet me kryengritje,dakort,por bej dallimin,njeri ardhi ne pushtet me ndihmen e vete Shqiptareve,ndersa tjetri ardhi ne pushtet me ndihmen e te huajve dhe ishte i detyruar tu shiste atyre interesat e kombit dhe sovranitetin e vendit.Ky eshte qendrimi yne i kundert ndaj qendrimit tend per te mos e quajtur Zogun tradhetar.Kete shpjego,shkurt dhe qarte,te tjerat duan kohe dhe fakte per tu deklaruar,ndersa keto te dy problemet qe theksova me larg jane ne drite te djellit dhe aq te qarta sa nuk ka kristal qe t’ja u kaloje.

    1. mirel says:

      Po kjo familje mbreterore tallej e perqeshej per injorancine dhe princeshat tarallake, motrat e Zogut.

    2. Labi Vlore says:

      Bardhi Tolabi.Pergezime per shkrimin tend.Majkon dhe Saliun mund te i pyesim shume thjesht dhe shkurt.Nqs i vendosim ne peshore te mirat qe ka bere Zogolli per Shqiperine ne njeren ane dhe ne anen tjeter, tradhetite,nga do anoje peshorja??????????Ne te gjitha historite e botes keshtu behet krahasimi.Per cd’o personazh te Historise thuhet qe ka punuar shume mire per Kombin,por ka bere dhe gabime te vogla ngaqe njerez te pagabueshem nuk ka.Por gabimet jane gabime,kurse Fajet nuk falen.Kush eshte faji me i rende??Tradhetia.Nqs nje personazh ben qofte edhe vetem nje tradheti te vogel ndaj atdheut,quhet tradhetar dhe i shkojne ne Det te gjitha te mirat qe ka bere,ngaqe ato peshojne sa nje pupel para tradhetise qofte dhe te vogel ndaj Atdheut.Po te bej nje shembull te thjeshte Juridik.Ne Itali,nuk ekziston denimi me vdekje.Maksimumi i denimit eshte burgimi i perjetshem,por ka nje rast te vecante kur denoshesh me vdekje.Vetem ne nje rast te vetem mund te denohesh me vdekje.”Kur kryen Tradheti ndaj Atdheut”.Ne kodin penal Italian pershkruhet shume bukur se c’do te thote tradheti ndaj atdheut.1)Te punosh per sherbime sekrete te huaja.2)Te sabotosh ushtrine gjate luftes.3)Dezertimi ushtarak(menjefjale,t’ja mbathesh nga lufta duke lene ne balte shoket e luftes)etj.Ne Itali denoshehs me vdekje te bashkpunosh me sherbimin sekret Francez,per fjera qofte edhe shume te vogla,por qe nuk ka vrare askend dhe me jete burg nese je serial Killer.Te dezertosh nga ushtria kur shteti jot eshte ne lufte me nje shtet tjeter denohesh me vdekje,por nuk denohesh me vdekje nqs vret 40 persona.Por Pandi Vogel nuk i di keto gjera.

  38. lumi says:

    Jepini nje shami qe te fshije syte e mbushur me lot ky ish-kryeminister kalamak i perkedhelur qe heret.
    Te shikoje hekurat se per ate ka studiuar dhe te mesoje nga specialistet se cfare do te thote e kur perdoret fjala tradhetar.
    Mos u merrni me kete te fryre si gjeli maje plehut.

  39. al says:

    megjithese shkrimi eshte ne formen e nje sqarimi ,une them se para se te deklarosh dicka eshte mire qe te bazohesh ne fakte historike .dhe historia si shkence nuk bazohet ne fjale po ne dokumenta te cilat kur i perdor jane argument per cdo bashkebisedues. historia jone me te mirat dhe te keqiat e saj qe ne te vertete jane me te shumta eshte shkrua nga njerez qe per kohen e vet dhe momentin historik duhen vleresuar, dhe sado duan disa ta ulin nje figure ose ta ngejne eshte vepra e tyre qe rron e kujtohet. historia or pand nuk behet ne varesi te konjukturave politike por mbi bazen e te vertetes dhe te verteta per nje nnnnnnnngjarje nuk ka dy por vetem nje. shume figura sot ne boten moderne kujtohen dhe mbas shume kohesh per te mirat qe isollen vendit te tyre.sot shqiperia figuren me te pa vdekshne ka gjergj kastriotin dhe eshte e vetmja figure qe nuk ka zot nane ta perdhosi se per ne eshte hero i jo0ne i vertete , sa per te tjeret kontributet i kane jo ne kete nivel. prandaj pand mos flit kur nuk ke njohuri te verteta historike.

  40. Reshqitje djathtas says:

    Majko,te mungon debati per politiken aktuale,leri historianet te merren me historine,merrru me politiken e dites.

  41. kurtaliu says:

    zogu iku dhe fluturoi tamam si nje …
    shqiptar.
    a nuk po ja mbathin edhe sot e gjith diten shqiptart neper bot a??

  42. Gledis says:

    Zoti Majko…
    Vec lodrave te fjaleve ….nuk solle sgje te re ne kete parade sofizmash….
    Pyetja nuk eshte qe : fakti i largimit te Zogut eshte tradheti…???
    Qendrimi ndaj figures se Zogut kerkon nje pergjigje me te kthjellet …e me me pergjegjesi… A ishte Zogo nje patriot, apo per interesa personale , shiti interesat e kombit….
    Nese mundesh ben mire ti pergjigjesh pyetjes, e mos na mallengje edhe me pjesemarrjen e nipit te tij …(te ashtuquajturit Princ, ne nje republike parlamentare…)ne mbledhjet e FRESH-it
    Dhe po ja kalon edhe “intelektualeve ” EUNUKE me sofizmen tende te fundit…
    Po kritikon Sali derrin, per luhatje ne qendrimet e tij per figurat e historise si Noli Gurakuqi Zogu etj …por per cudi je ne krah te tij.
    Edhe pse jam nje urrues i madh i LSI…pergjigja e Luan Rames ishte dinjitoze…
    A mund te dime edhe ne mendimin tuaj …jeni me Zogun …apo me viktimat e tij, L. Gurakuqi, B Curri, A. Rustemi etj…Nje pergjigje kertu , vlen me shume se cdo lloj sofizmi…..

  43. Reno says:

    A e kuptoni fara e kuqe akoma ska marre fund e mjera Shqiperi me keto plera qe mban ne token e saj.e ne me keta shkerdhkomunist presim te integrohemi.Keta akoma duan Dullen…

  44. beso says:

    Kam degjuar qe apologjine te t’a bejne te tjeret,por t’a besh vete do te thote qe ke mbetur vetem.Po keni pritur Leka Zogun tek Rogneri ne’97 keni bere”dhendrrin sefte”(dmth dhenderr me mandat te PSSH).Kushtetuta e Shqiperise njeh Republiken Parlamentare,keshtuqe keni pritur nje person te gjate dy metro e asgje me shume.Nese po n’a permendni se keni bere keshtu e ashtu,dmth paskeni bere kodoshlleqe te papara juve,prandaj nuk keni ngjitur ne popull.Sa per bashkepunimin e komunisteve gjate luftes me legalistet;po,eshte e vertete.Por kjo ishte ne kuadrin e Frontit Naçl,se ishim te pushtuar nga nazifashizmi e domeos kur buçasin topat nuk degjohen trompetat.I merrni shume te kollajte shembujt z.Majko!Kur u duk se nga forcat e Frontit do dilte pushteti sigurisht qe filluan te degjohen trompetat dhe Kongresi i Permetit i ndaloi Zogut hyrjen ne Shqiperi me vendim te veçante,argumentuar pikerisht me aktin e dezertimit perpara pushtuesit.Jeni moshe e re z.Majko(ndonese me i vjeter nga mua)e mund te mos keni hobby historine,por mos thoni qe historia e kohes se komunizmit ketu genjente plotesisht.Ate histori e keni lexuar te pakten.enver hoxha nuk genjente aty ku e verteta i leverdiste.S’po ju quan njeri zogist,se zogist nuk jeni e s’ju lidh fare puna me monarkine,por beni kujdes ne te berin”politikisht korrekt”.Komentuesit jane pak po te mendosh se shume njerez qe s’kane kompjuter kushedi sesa te tjera do thoshin.Ju thoni te fundit,qe duke ikur Zogu nuk ndenjti…dmth nuk pranoi te bente mbretin nen fashistet.Dmth sipas jush Zogu kishte dy opsione;ose te dezertonte dhe te bente nje tradheti”soft”,ose te tradhetonte rendshem fare e te linte Xhaferr Deven pa pune e”lavdi”.Po mire,por opsioni i qendreses pse ju duket i paarsyeshem?Qendresa me arme ne dore nuk eshte akt juridik?Persa i perket tallavitjeve te berishes,keto padyshim jane pike per ju;sa me idiot te shfaqet berisha aq me kollaj e keni ju te fitoni mbeshtetje ne popull.Por ja qe berisha duke bere idiotin prape shalon kalin.Psh,sot e degjova duke folur ne Parlament per By-pass-in e Fierit.”Pika me nevralgjiiiike,qe bashkon dy autostradat ma t’rendesishme Levan-Vlore e Levan-Tepelene..”.Per ndonje qe s’ka qene ne ato ane duket sikur do lidhe Nju Jorkun me Dallasin,pra me mijera km autostrade,ndersa behet fjale mesa kuptoj per nje tangenciale qe eviton Fierin-qytet.Me vinte per te qeshur,se berisha edhe pulen kocke e lekure t’a shet per kaposh deti(ne pazarin e mishit ky tip quhet xhambaz)por detyra juaj eshte t’a ulni me kembet ne toke.Kur thoni qe s’jeni historian i keni thene te gjitha.Merre me mend sikur te ishit ju ne Bashkimin Demokrat te Nolit dhe nje berishe i kohes se atehershme te vriste deputetet e pastaj te veteshpallej mbret:me çfare mandati?Kush ia dha?Zogu beri shtet?!Po edhe peshqit e mi pendkuq bejne shtet per ate pune,por sa para ben kur shteti ishte pa mure e pa çati?

  45. Besmiri nga Luari says:

    Pergezimet e mia me te sinqerta z. Majko per shkrimin dhe qendrimin tend. Uroj qe ta kesh zeriozisht. Shqiptaret po fillojne te marrin vesh te verteten. Hallall per kurajon.

  46. Mallakastrioti says:

    …@ Z:Majko, deri diku kame pasur Respekt per ju, mbase per ju nuk ka Rendes por per mua po..Tani shikoj se Politikanet Shqipetare, nese do ti quajme te tille(Se per mua 95% nuk jane Politikane) fusin Hundet si ne c´do Tender edhe ne Historine e Shqiperise dhe Shqipetareve…si dhe ne Personalitetet tona Historike…e di si themi ne kendej nga Pshati:Pordhi Kali ne dere te Hanit , theu Xhamat e Dyqanit…o Majko..merruni me dicka me Aktuale, Shkerdhato-Demokarcia Shqipetare ka “Prodhuar” kaq shume Politikane dhe Partira Politike, saqe ne Mileti i thjeshte qe edhe Zoti na ka Braktisur , po kerkojme perseri XHaxhin (Enverin) se ai u Ndreq “Samarin” …ju jeni bere te tere per ne Qafe te Barit dhe per ne Spacin e Lavdishem….

  47. Laver Stroka says:

    Po perifrazoj Sadiun: ” I padituri do te ishte mire te fliste pak, por po te bente kete ai nuk do te ishte i paditur.”
    Majkua me delir madheshtie perpiqet te laje m… me sh…
    Eshte fatkeqesi qe kemi patur ne krye nje kryeminister qe nuk di as hymnin kombetar!(…Kush eshte burre nuk frikesohet/ Po vdes, po vdes si nje deshmor/ …Prej lufte vec ai largohet/ Qe eshte lindur tradhetor./
    Per keta pelivane delirante kacaflake asgje nuk ka vlere as hymni i kombit , as historia e tij e kristalizuar ne himn.
    Para nje muaji isha ne Korfuz duke ecur prane keshtjelles. Para meje pashe nje burre mbi 80 vjec qe mori qendrim gatitu sa filloi te emetohej hymni kombetar nga nje repart aty prane. Nuk levizi sa mbaroi hymni.
    Per politikanet tane ka vlere vetem kuleta dhe krekosja. Majkon me siguri e kane mallkuar kosovaret, kur vodhi ndihmat e grumbulluara me aq sakrifice per UCK-ne, me shprehjen: Te pelqefte vetja! Dhe kjo neme e zuri. Poshte tradhetaret e kombit dhe bashkeudhetaret e tyre ne rrugen e tradhetise se gjakut dhe sakrificave te nje kombi!
    Laver Stroka

  48. Vjena says:

    Ky Templani kujtoj se gjeti shesh te bej pershesh duke ne kujtuar Nanon qe qenka burre i madh.Ah..aaaaaaa,Nanua eshte nje mut i madh dhe asgje tjeter,dhe ju m…e vegjel grumbullohuni rreth tij se mender po ju pjerdh njeri.

  49. Shkopi says:

    Paske pjerdh nga trute fare more Majko. Ne vend qe te besh autokritike per vleresimin e pamenduar dhe tej mase te gabuar, po na prrallis duke argumentuar pa llogjike ne mbeshtetje te asaj qe the para dy ditesh. Me duket se edhe ti je nje nga ata te pa-aftet per te care ne profesionin e vet bejne aludime idiotesh per te terhequr vemendjen e publikut. Te tille jane ato “piktoret” qe bene karikaturat e profetit. I tille eshte dhe nje skulptor amator dhe i patalentuar qe ka bere nje monedhe me fytyren e mbretit skandinav dukr shkruar fjale fyese mbi monedhe. Edhe ti po del si i themi ne si “byc” qe te bish ne sy per dicka ndryshe. Pirdho o Majko pirdho!!!

  50. Bubullima LU says:

    Me vjen mire zoti MAJKO qe paske bere viziten te mjeku.Keshille qe e dhashe pare 2-3 diteve.Po vazhdo akoma te vizitohesh e mer ilace te mira.Keto ilace ti jep mjeku me i shquar se( kardiologu,”historiani e gjuhetari i shquar” Sali BERISHA ),KY MJEK ESHTE POPULLI. Per sa shkruaje tregon se e ke percaktuar mire se nga te ka ardhur. V azhdo te kurohesh me ilacet e popullit e jo te atyre qe nje here te lavderojne e nje here te shajne ,duke u nisur nga interesat e tyre.MAJKO ,O me zogun ,o me BAC Bajramin. Dy kendeza nuk kendojne ne nje vend-thot populli.Qe e prishe ,e prishe ,se si duket kishte rene
    brume e te degdisi pak. I thuaj Saliut se per te tilla llafe nuk me ke mua.” Ta qan hallin ai ta qan” e eshte i gatshem te shese PATOZIN E
    Olldashin se keto dite eshte shtuar dhe fuqia blerese,vetem e vetem te bej nje cifte te mire politikanesh nga opozita per ta perkrahur ate.Personin e brazdes e ka gjetur Kastriot Islamin,po i duhet edhe tjetri ….Ti do te thuash se ka ILIRIN,shokun tend te rinise socialiste,po si duket po i bien dhembet dhe nuk terheq e aq mire.

  51. templari46 says:

    @ Vjena.
    Duket se jam ulur dhe po bej pershesh ne sheshin e familjes Vjena?
    E po mire, çte keqe ka? Pse familja Vjena se ha persheshin?
    Ty Nano te duket ashtu si te duket, ndersa mua Vjena me sjell ndermend
    WC-te e pastra, ku mund te pshurresh dhe dhjesesh pa merak.
    Ti je WC egzemplare vjeneze, ku besoj dhe Nano, shume me shpesh se une derdh ujet.

  52. Erdhi koha says:

    Qe nuk je budall kjo dihet. Po te pakten behu I ndershem me veten dhe te tjeret. Duket qe ka ardhue koha te largohesh nga e majta dhe ti bashkohesh te djathtes. Ndoshta legalitetit. Shpresoj qe elektorati ku do kandidatosh te jete I zgjuar dhe te mos gaboj si me meten.
    Duket qe I paske mbushur mire xhepat per tu klasifikuar si I djathte.
    Kohet ndryshojne. Si ndryshuan dhe me salen

  53. dritani says:

    Replike me vetveten.

    Ia ke fut kot plako!

  54. Z.Majko!Sqarimi eshte i shkelqyer dhe me shume kulture.Neqofte se zotrinjet do te ndiqninin me vemendje nuk do te kishte asnje koment. Ju e kemi treguar me vepra atdhedashurine, patriotizmin dhe moralin tuaj te larte si udheheqes e burre Shteti Mua me vjen keq per zotrinjet Xhufi e Milo per qendrimin qe mbajne.Ne nuk te duam Ty sepse je shume i mire per Ne. Ne dua tradhtaret,hipocritet, mashtruesi,hajdutet,vrasesit,ata qe na shkelin nderi,na zene frymen,qe perdhunosin vlerat tona……mjere Shqiperia. RROFTE SHQIPERIA!!!

  55. kaposh kokoshi says:

    pra sipas Majkos Zogi nuk asht as pul as gjel.
    po ca asht pra?
    Gjysmagjel…

  56. lali says:

    Mendimi im eshte:Zogun e denoj veprimi i tij,sado qe perpiqen zogistet ta reabilitojne ne histori ai ngelet nje figurin per pulle poste, per zogistet e pasur me arin e SHqiperis.AROGANCA e zogisteve na ben te zgjohemi ne e te hapim syt se po modifikohet edhe morali, qe tradhetia,e hajdutlleku,na qenkan te ndershem e normale ne kete jet. Me pak fjal dride like e boje trike.

  57. Alqi says:

    Partia Socialiste dhe Majko ,kanë aktualisht vetëm një përparësi : Të fitojnë zgjedhjet elektorale të vitit 2013.
    Ne keto kushte ,te behesh pjesë e teatrit se kush është Zogu ,është më e pakta budallallëk.

  58. arber says:

    O pandeli majko ti ne PS ke qene vetem nje kukull letre, ke qene pjese e pazareve te nano dhe metes ne parti…thjesht dhe troc nuk je nje intelektual i PS sic psh mund te jete ethem ruka etj..
    je vetm nje diletant historian me lapsuse te pafalshme, tani kuptoj pse nuk te pranuan edhe ne OKB dhe jeremici ja doli.

  59. babai says:

    Duhet te dini se kush eshte Pandeli Majko :

    -Ne v.1991 ate e shoqeronte e ema per ta vizituar te nje mjek neurollog

    sepse kishte ankthe dhe probleme te tjera me personalitetin.

    -Hyri ne politike aksidentalisht dhe vetem per llafollogjine e tij

    dhe servilizmin me eproret vazhdoi kete rruge.

    -Kur ishte K/Minister dhe Minister i mbrojtjes gjithe puna e tij

    perqendrohej se si do dukej para nderkombetareve.Per kete shihej para

    pasqyres per pamjen dhe gjestet qe do bente.

    Mbi te gjitha ai interesohej dhe pyeste vartesit e tij se cfar

    pershtypje kishte lene dhe si pritej fjala e tij nga nderkombetaret,

    pra me nje fjale ai nuk punonte per pupullin por per fituar simpatine e

    tyre.Kjo shpreh qarte se Pandi eshte nje KARAVIDHE qe tani kerkon te

    duket si interesant.

    Ne kete kohe kur populli dhe vendi kane shume probleme ai nuk

    analizon e nuk flet per zgjidhjen e tyre por si nje njeri qe gjithashtu

    e ka te zgjidhur problemin e tij te mireqenies merret me kalamanlleqe,

    sepse i tille ka mbetur.

  60. L.Itali says:

    Qe PD,ka mbajtur qendrim konstant antizogist,kjo nuk eshte gjë e re.Dihet dhe eshte e vetmja,e vetmja gjë pozitive tek PD që personalisht kam vlerësuar me kohë.Që PS,ka mbajtur qendrim ekuilibrist,ndaj Zogut,ka qënë mangësia me e madhe qe kam vrejtjur.Meta figura më e urryer në ketë gjurulldi absurde,ku Zogu ka peshën e turpit dhe tradhetisë njekohesisht!Së pari faktet shqiptare,se dyti,dokumentat që ofron Italia,Musolini që pushtoi Shqipërinë pa dëshirën e Mbretit të tij(“Cdo atje?Per dy gurë do shikosh apo per qumeshtin që e kanë me acid?Flenë në shpella dhe zjarrin e ndezin duke trokitur dy gurë!”)Mbreti është vrases dhe ketë nuk e mohon dot askush edhe pse plehra si zgjebaraku Meta shkelmoi gjer Riza Ceroven me këmbë!Nuk flas per Bac Bajramin,Luigj Gurakuqin qe Saliu dhe Jozefina i shkëlqen me këmbë!Nuk flas per Hasan Prishtinen,as per Hekuran Manekun qe Zogu e vari ne Fier si opozitar i tij dhe kryengritës!Rreshqitja e Majkos është e rrezikshme edhe pse sulmon me te drejtë Berishen,Meten!Nuk eshte aspak larg tyre,sepse Vermoshi,Shen Naumi,janë tradheti,sikurse kurora cuar Mbretit të Italisë që nuk e donte!…Pjesmarrja e Bazit të Canes në Luftën e Madhe nepermjet frontit,është meritë personale e Bazit te Canes dhe Legalitetit,qe ndryshe nga Balli dhe te tjerë kanë vleresim per këtë moment,që e braktisen,dhe nuk ka aspak Zogu që braktisi vendin dhe vodhi floririn.Mbreteresha e Anglisë,ne 60 vjetorin e saj,ftoi gjithe pasardhesit e mbretëror,të botës,nuk di ne ftoi princin tonë që rend zyrave,pas injorantëve politikane e qeveritarë,,kur princi i italian punon mes njerzve dhe thotë:”Respektoj zgjedhjen që ka bere populli italian per republikën”.Princi ynë “kottrashgimtar”,struket zyrave nga frika e pasardhesve të atyre që ka vrare e varur gjyshi…Berisha pasi i vodhi paratë Leka Zogut,me premtim rikthimin e “vlerave”,,bën tradhetinë e PD,që ka qënë konseguente atdhetare,dikur,per Zogun…Majko,nuk vë në balancë vrasjet e medha,shitjet e territorit,qënien agjent i serbeve,dhe kapet mbas Bazit të Canes…Nje faliment i politikanit Majko,por jo në lartesitë e falimentit Berisha,Meta…dy njerzit më të pafytyrë të ceshtjes kombetare!Zogu,një kufomë politike,me 1001 të keqia ndersa “merita”se na beri me Kushtetute,organizoi shtetin,nuk i perkasin atij me shume se sa vonesise ku gjendej Shqiperia dhe kurajos se gjithe patrioteve të asaj kohe!Majko lojtar në fushë me Berishen,Meten dhe cilindo tjeter që gabimisht duan vleresim të Zogut.Referendumi tregoi rezultatin e “dashurisë”,por dhe cdo referendum të behet per Zogun perherë do ketë humbje të madhe!Ndergjegja kombetare tek shqiptaret eshte e fundit gjë që vdes!Majko nuk ka ndergjegjen e plotë kombetare dhe justifikimet janë të padenja!

  61. Pandi. Deshe ti përgjigjesh Saliut. Gafë. Nuk na dëgjove. Ta thamë. Duhet heshtje. Bëj sikur nuk dëgjon. Sepse, të mos dëgjosh Salinë është shëndet, begati, lumturi shoqërore. Hesht si kryetari RAMA. Ti, dëgjove, me veshët hinkë, përsëri Salinë. Dhe përseri gabove. Sepse ta thame: Saliu ate pune ka, i’a do detyra! Sepse Saliu eshte kryeminister dhe i ka te gjitha gjërat e këtij vendi ne duart e tija. Edhe Zogun e kap dhe e lëshon si të dojë. Dhe per kete arësye te madhe te gjithë ne , vendas dhe te huaj, shohim duart e Saliut dhe jo duart e tua, Pandi. Edhe Opozita ku ti jeton shikon duart e Saliut. Apo Jo? Gjithësesi, Ti, përsëri e ndote mjedisin tonë. Ne vend që ta laje atë me flori ( heshtja është flori). Hodhe bajga te tjera ne mes te bulevardit. Kur them “në mes te bulevardit” e kam fjalen per gazetën TEMA, te cilën e lexojnë e i falen te gjithë te mencmit e këtij vendi – aq sa kane mbetur. Po Rama EDI cfarë te tha, cfarë te sugjeroi? Apo ai hesht me … e tua. Sepse zgjedhjet po afrojnë, listat për deputetë e ministra po enden qoshkave, ndërsa ti Pandi, ndërkohë, largohesh. Largohesh nga idealet e larta socialiste me rivleresimet e tua barkgjëra per diktatorin mizor dhe tradhëtarin e kombit A.Zogu, në vend që të mbetesh e rritesh më tej si kollonë e së drejtës dhe së mirës në P.S. Një betejë e humbur nuk përcakton fatin e gjithë luftës. Kurajo.

  62. Pamvarësia says:

    Z.Majko, në lidhje me atë çfar keni pohuar para pak ditësh duke vlerësuar , sipas mendjes tënde, aktin e ikjes të A.Zogut një ditë para pushtimit fashist dhe për shkrimin në Tema, ku më shumë përplitesh të bësh avokatinë e vetvetes, dua të them: Para se të shprehesh për diçka, mendohu mirë. Mos u ngut se nxitimi as një herë nuk ka ,,bereqet”. Por, me që jemi në një temë që ka të bëjë përgjithësisht me historinë dhe figurat e saj, natyrisht të përmasave kombëtare, desha të të kujtoj ty dhe jo vetëm ty(si politikanë ligjvënës) se, për çështjet e historisë i keni një borxh të madh asaj dhe popullit të cilit i përket historia. Besoj se të kujtohen debatet komike që janë zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, në mos gaboj në 1992 kur në pushtet sapo kishte ardhë P.D.-ke., për ndryshimin arbitrar dhe me qëllime dashakeqe të para menduar nga skenaristë vendës e të huaj(serbë), të dt. të çlirimit të Atdheut. Ju, të majtët, e kundërshtuat një qëndrim të tillë dhe kur erdhët në pushtet në 1997-ën e korigjuat atë. Ajo që dua të të them është se ju duhej të këmbëngulnit qysh në 1992-in për ngritjen e një komisioni(jo partiak)të përbërë nga historianë të afirmuar dhe personalitete të tjerë afër kësaj fushe. Duhej të ishte pikërisht ky komision, me mandat të gjatë kohor, i cili të bënte jo vetëm rivlerësimin e figurave historike me kontribute të spikatur në shërbim të Kombit Shqiptar, por të bënte dhe korigjimet e nevojshëm të gabimeve apo shtrëmbërimeve të mundëshme në historiografinë e e regjimit të kaluar. Ju nuk e bëtë e as u shkoi nëpër mend të bënit. Tani?Tani bëni përralla dhe bërtisni më kot se Sali Berisha po fut hundët në histori! Saliut, j u i latë dorë të lirë jo vetëm për këtë problem shumë të rëndësishëm por dhe për shumë e shumë probleme të tjerë me rëndësi jetike për të sotmen e për të ardhëmen e afërt të vendit e Kombit tonë. Padyshim që ju të majtët do të vlerësoheni si bashkë fajtorë me autorin kryesor të shkatërrimit të gjithëanshëm të Shqipërisë e të shqipëtarëve. Përpiquni të ndreqni e të korigjoni atë çka është e mundur tani e në vazhdim. Ndryshe, historia do t’ju ndëshkojë rëndë.

  63. Anti talebani says:

    Z. Majko,

    Respekti qe kam per ju, as nuk u ul as nuk u ngrit per nje debat te tille. Une vetem nje gje sjam dakort. Ke pjekurine e nje politikani qe i ka provuar pothuajse tere hallkat e pushtetit (deri ne Kryeminister),
    dhe mendoj se duhet te matesh mire ne lidhje me opinione te caktuara.

    Historianet dine ta bejne ate pune, pasi kane hulumtuar shume ne kete aspekt. Ju sbesoj se keni aq shume, njohuri, edhe pse ne trungun e familjes se gruas tuaj (keni historian dhe arshivist shume te njohur).

    Ajo qe me shqeteson eshte fakti, qe Sali Berisha eshte mjeshter per te krijuar diversione dhe percarje. Kete gje e beri dhe ne 97, duke futur ne loje te birin e Zogut. Normale nje president qe urrehej nga 75% e popullit i interesonte qe ta shperndante bindjen e atyre qe e urrenin, dhe krijoje idene e mbretit dhe me referendum e pame qe ja arriti qellimit. Bindi nje pjese te mire te popullit, qe uthullen ta pinin per vere.

    Duke ditur kete fakt, qe Berisha perseri po e ve ne loje perpara zgjedhjeve, sduhet ta merrje fare parasysh cfare mendoje, sepse pasojat do te vinin.
    Ne Shqiperi ka patur shume komuniste, por jo te tere ishin te keqij.

    Por Berisha ishte nje komunist i keq. Jo per familjen por per popullin.

    Ishte i keq sepse e edukuan me ate fryme dhe duke ditur prejardhjen e tij nga fundi i Shqiperise dhe etjen e ketij njeriu per te arritur qellimet dhe me nje edukim te Shkolles se Partise, ai njeri u be shume i afte, por i mbrapshte, djallezor dhe me parime jo te shendosha.

    Nese, Z. Majko, kjo te te sherbeje per tu menduar mire dhe ti besh analizen me kthjellet ne deklaratave qe ben. E kuptoj qe ka ardhur koha te dalesh ne debate, te afirmohesh perseri ne mediat shqiptare, pasi zgjedhjet po vijne dhe prezenca vleresohet kur vihet ne pushtet, por edhe mund te zhvleresohet nese nuk thuhen gjerat saktesisht.

    Per mua do ishte me mire te marresh informacion nga historianet (qe ty ste mungojne, sic u shpreha me siper, i ke ne familje dhe shume te afte bile)dhe jo te shikosh se cgafa kane bere te tjeret per te zhvleresuar gafat e tua. Seshte justifikim i sinqerte. Vleresoj nje njeri qe me sinqeritet do te pranonte nje gafe te thene dhe ti ke aftesi ta besh kete (je politikan) se sa ti kundervihet nje grupi te tere historianesh profesioniste qe te kundershtojne dhe gjejne guximin edhe te te sulmojne, duke te akuzuar.

    Me respekt per nje nga Politikanet me te mire qe ka patur populli Shqiptar

  64. mergimtari says:

    E megjitheate pas ketyre zhurmenajave te ketyre 22 vjeteve qe nga viti 1912 e deri sot , historia me kembe ne toke ka ngulitur ne kujtesen e kombit tre figura emblematike ; 1) Ismail Qemal Bej Vlora ; 2) Ahmet Bej Zagolli -Zogu i Pare ; 3) Enver Halil Hoxha , tre personalitete me te mirat e te keqiat qe kishin , diskutimet , kritikat , vleresimet behen nga kendveshtrime te ndryshme sipas interesit te selit grup te shoqerise , por jo te gjithe popullit , historia ne bote nuk shikohet bardhe e zi . Paris

  65. Mara says:

    Me vjen keq qe degjoj te rinj apo te moshuar qe flasin me kete mllef te pa shpjegueshem.E para mendoj qe duhet te heqim sharjet karshi zoterise sepse nderkohe qe ne parazitojme me shkrimet ne internet Z.Majko ka bere nje karriere politike te mrekullueshme, dhe ne mendimin tim eshte kategorizuar si nje nga politikanet me atdhetare, ato qe ne fakt e deshen vertet kete vend, me naivitetin apo me zgjuaresine e tij, pse e them kete?Sepse te jesh atdhetare eshte sa naive aq dhe e zgjuar ne kete bote te thunduar nga globalizmi.E respektoj mendimin e Z.Majko si edhe shpjegimin e tij, sepse ne jemi nje popull qe ka shum deshire te fshije historine e tij, na pelqen apo jo ne Zogu eshte pjese e historise se Shqiperise.Ne duke thene tradhetare per te gjith kemi harru se kush jemi e prej nga vijme, nuk njohim as historine tone.Kemi arritur der ne piken sa themi shkolla e pare shqipe na qenka ne Korce, duke harru se ne fakt e para shkolle dhe universitet shqip ish ne Miredite.Jetojme cdo dite ne nje realitet absurd ku ne krah te bulevardit”Zogu i pare” kemi Bajram Currin.Edhe per kete ka faj Z.Majko?Ne duhet te qartesojme historine, qe te rrojme me nder.Nese i referohem Konices(ne perceptimin tim nje nga intelektualet me te mire Shqiptare, dhe qe realiteti i tij ka arrit te jete koherent edhe ne kohen tone)i ben lavde figures se Zogut si nje shtet formues i zoti.Mgjt qe te mos konfundohemi un nuk jam Zogiste, por jam pro mbrojtjes se historise.Dhe ne historine nuk mund ta zhbejme si na do situata politike, ajo eshte aty e pamundur qe te ndryshohet nga penat e paditura e te shprishura nga ngjyrimet politike te kesaj politike absurde qe perjetojme cdo dit.Rrnofte Shqiptaria e shqiptaret.

  66. E.Hima says:

    Zogu ka vrare shume atdhetare te shqiperise.Kete se mohon as kryeministri.Gjeja me Ironike eshte se Bajram Curri eshte simbol i Tropojes edhe Berisha e mbron Zogun duke ditur se ai e vreau Bajram Currin edhe shume te tjere.Zogu mori fuqi nga Serbet.Ai i fali atyre shume toke Shqiptare per ta sjelle ne pushtet.Zogu i vjeter se djali i tij ishte Zotni burre edhe nuk i meriton sharjet per gabim te babait.Ju prehte shpirti ne paqe.

  67. dauti says:

    Z.Majko edhe thot se nuk eshte historjan edhe meret me historine.Nuk e kuptoj c,dreqin do qe te arrije kur mundohet te na mbush mendjen se Zogu eshte nje figure e ndritur e popullit shqiptar, gje kjo qe nuk eshte e vertet dhe qe e kunderta eshte e provuar plotesisht me fakte.C,fare do qe te na tregoje z Majko duke na brockullitur kur analizon se cili ishte i pari qe e nderoi ose e perzuri familjen mbreterore sikur eshte nje gare midis P.S dhe P.D. Kjo me duket roitje e tij.Askush nuk e ka mohuar qenjen e Zogut per pesembedhjet vjet ne krye te Shqiperise,ashtu sikunder nuk mund te mohoet menyra si erdhi dhe roli i tij ne fatet e Shqiperise.Z Majko harron ose do qe te duket i ekulibruar qe anashkalon faktin se Zogu para se ti interesonte mbarvajtja e Shqiperise i interesonte pushteti I tij dhe per te cilin perdori te gjitha mjetet ligjore e joligjore deri edhe te vrasja e kundershtareve politik.Dhe ne fund kur e pa qe humbi pushtetin nuk beri asgje per Shqiperine por mori pasurine e grumbulluar ne kurriz te mjerimit te shqiptareve dhe ate pak pasuri te depozituar ne emer te shtetitt dhe u arratis nga Shqiperia.Nuk ka rendesi ne se e quajme tradheti apo largim a ikje .Kjo eshte e verteta qe nuk mund te interpretohet sipas humorit te z.Majko dhe te permbyset sipas z Berisha.Por duket se momentalisht ne Shqiperi ata qe luajne me fatet e Shqiperise si Zogu JANE NE PUSHTET dhe do te jemi te detyrar ti degjojme ne brockullat e tyre dhe per shume kohe.Pra na duhet te degjojme dhe brockullat e z Majko qe sigurisht nuk mund te konsiderohen lajthitje e tij sic disa duan ta quajne…

  68. Mumini Kumanove says:

    Mbreti Zog duhet te kujtohet per qeverisje deri ne 1939( mire apo keq).Me 1939 ai beri tradhti ndaj shqipetareve sepse nuk shkrepi asnje plumb clirimtari ndaj okupatorit dhe e la vendin dhe shqiptaret ne Ballkan si zone e lire per te deprtuar ideologjia komuniste jugosllave. Une mendoj qe duhet te kujtohet por jo ti jipet vendi i nje mbreti qe sakrifikoi mreterine e tij per liri te popullit.(Gjithe ato parada ushtarake,alamet garda etj, ne diten e luftes nuk shkrepi asnje plumb) mbretesri koti. Respekt per z.Majko si politikan ,po pse e mbeshtet konceptin tend politik tek Zogu i shkuar.
    Une mendoj se po te i vishte cizmet e ushtrise Zogu ne lufte ajo ne fund me te apo pa e do te i takonte bllokut perendimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje