Gjykata e Lartë i hapi rrugë lirimit të Xhakjas. Arjana Fullani, relatore e çështjes

14 Shtator 2012, 15:49Politika TEMA

Gjithë gjykatësit dhe manovrat që kanë shpëtuar Ilir Xhakjan

I dyshuari kryesor për ekzekutimin e kryekomisarit të policisë se Shijakut, Ilir Xhakja, ka fituar lirinë përmes një vendimi te Gjykatës së Lartë, qe prishi atë të mëparshmin të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që e ndëshkonte Xhakajn me 21 vjet burg për vrasje me paramendim.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ka pasur relatore Arjana Fullanin. Ai mban datën 14 tetor 2009 dhe ka prishur vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda dhe të Shkallës së Parë, duke e çuar dosjen për rigjykim në Gjykatën e Faktit në Durrës, për kompetencë. Dy shkallët e gjyqësorit të krimeve të renda kishin dënuar me plot 21 vite heqje lirie Ilir Xhakajn, për vrasjen e Qerim Malokut. Në relacionin e gjyqtares Arjana Fullani thuhet se vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda është marrë jashtë kompetencës së kësaj gjykate, pasi me ndryshimet e bëra në kodin e procedurës penale pak javë para se Prokuroria të dorëzonte çështjen në gjykatë, ia ka hequr të drejtën e gjykimit Krimeve të Renda për rastin në fjalë.

Duke shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore dhe disa qëndrime të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e bëri të pavlefshëm vendimin e Krimeve të Rënda me 21 vite heqje lirie për Xhakajn.

Por, vendimi që i dha atij pafajësinë është ai i marrë në Shkallën e Parë të Gjykatës Durrës, nga gjykatësi Neritan Tabaku, i cili ende nuk është zbardhur, edhe pse është marrë që prej me shumë se një viti e shtatë muaj, ndonëse kanë kaluar të gjitha afatet e arsyeshme ligjore.

Pra, Ilir Xhakja ka dalë në liri pa u zbardhur vendimi i lirisë dhe duke mos i dhënë mundësi Gjykatës së Apelit të rinisë çështjen. E gjitha kjo duket një veprim tërësisht i koordinuar mes Gjykatës së Shkallës së Parë dhe autorit.

Fakti i moszbardhjes se vendimit që nga shkurti 2011 konfirmohet zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. I kontaktuar në telefon nga Top Channel për të saktësuar këto të dhëna, këshilltari për mediat, Plator Nesturi, deklaroi se së fundmi çështja ndaj Ilir Xhakjes është gjykuar nga Gjykata e Durrësit dhe prokurori ka kërkuar 25 vjet burgim.

Pas vendimit të gjykatës për pafajësinë e tij, shtoi zoti Nesturi, “Prokuroria e Durrësit ka bërë ankim për këtë vendim në datën 18 shkurt 2011, dhe ne jemi ende në pritje të veprimeve që do kryejë Gjykata e Apelit”. Për dijeni, sqaron këshilltari Nesturi, ankimi është bërë pa pasur një vendim të zbardhur për çështje të afateve, megjithëse vendimi nuk ishte zbardhur.

Këtë vendim ende nuk e disponojmë, mbylli shpjegimin e tij për Top Channel, këshilltari i Prokurorisë së Përgjithshme.

 

 

Ja vendimi i Gjykatës së Lartë që relatoi Adriana Fullani

 

Nr.1391/633/60 i Regj. Themeltar

Nr.493 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani, Evjeni Sinoimeri, Irma Bala, Arjana Fullani, Aleksander Muskaj, ne daten 14.10.2009 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen penale, qe i perket:

TË GJYKUARIT: ILIR XHAKJA, i biri i Azemit, i vtl.1974, lindur dhe banues ne Sukth, i denuar.

A K U Z U A R:

Per kryerjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkepunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”.

Baza Ligjore: Neni 78/1-25 dhe 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.15, date 27.03.2006 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Ilir Xhakja per vepren penale te “Vrasjes me paramendim” ne bashkepunim ne dem te viktimes Qerim Maloku, te parashikuar nga nenet 78-25 te K.Penal dhe denimin e tij me 21 (njezet e nje) vjet burgim.

Pushimin e çeshtjes persa i perket akuzes se “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurit Ilir Xhakja.

Vuajtja e ketij denimi per te pandehurin Ilir Xhakja te kryhet ne burg te sigurise se larte.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.46, date 19.06.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.15, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.

Kunder vendimit nr.46, date 19.06.2006 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, ne mbeshtetje te nenit 432 te K.Pr.P., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs i gjykuari Ilir Xhakja, mbrojtesi i tij, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e çeshtjes penale per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 78-25 i Kodit Penal per keto shkaqe:

– Te dy gjykatat kane marre nje vendim ne kundershtim me provat e administruara ne seance gjyqesore dhe ne zbatim te gabuar te ligjit penal, pasi ne asnjeren nga aktet dhe provat e administruara nga gjykata nuk permendet emri i Ilir Xhakes qe te kete qene ne vendngjarje dhe jo më te vertetohet fajesia e tij, por gjykatat nisen thjesht nga akti i ekspertimit dhe ekspertimi balistik i gjurmes se gjetur ne njeren nga fisheket model 56 qe ndodhej brenda dy kreherve te bashkuar eshte e gishtit te madh te dores se te pandehurit dhe arrijne ne konkluzionin se autori i vrasjes se viktimes Qerim Maloku eshte Ilir Xhakja.

– Eshte jashte logjike qe i pandehuri te kete lene gjurme gishti ne njeren nga fisheket te futura ne kreherin e automatikut dhe te mos kete lene gjurme ne kreher, si dhe ne shtresen e natribanit me te cilen jane bashkuar dy karikatore se bashku, per me teper qe asnje nga gezhojat e shumta ne numer te gjetura ne vendngjarjen e dates 26.07.1998, nuk eshte konstatuar asnje gjurme e te pandehurit Ilir Xhakja.

– Ne asnje rast nuk eshte vertetuar qe pikerisht automatiku ku u gjet gjurma e gishtit eshte arma e zjarrit e perdorur ne vendngjarje, ne vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, ne 26 korrik 1998. Gjurma e gishtit te shtetasit Ilir Xhakja eshte gjetur ne fishekun e ndodhur ne nje nga kreheret dyshe te lidhur me natriban ngjyre bezhe, qe rezulton te kete qene i vendosur ne automatikun me numer 14236682, i cili nuk ka marre pjese ne vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, prandaj logjikisht lind pyetja se per çfare e ka marre gjykata kete konkluzion shkencor si prove fajesie apo pafajesie.

– Rrethane tjeter e pakontestueshme eshte vertetimi i banimit i leshuar nga Zyra e Regjistrimit te popullsise ne qytetin e Memmingemit te Gjermanise, vertetim i cili permban dhe vulen e Ambasades Shqiptare ne Berlin me nr.330, date 13.03.2003, qe tregon qarte se ne kohen e ndodhjes se vrasjes se shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qene ne Gjermani, me mijera km larg, per me teper qe organi i akuzes pretendoi se mbrojtja nuk kishte sjelle asnje prove qe te vertetonte se i pandehuri Ilir Xhakja nuk ka hyre dhe ka dale nga Shqiperia, duke dhe aluduar se nuk jane mbajtur te rregullta regjistrat e hyrjeve dhe daljeve nga aeroporti shqiptar dhe duke mohuar dhe parimin e njohur se çdo dyshim shkon ne favor te te pandehurit dhe ne procesin penal eshte organi i akuzes qe ka barren e proves.

– Nga ana e gjykates se apelit nuk u mor parasysh kerkesa jone per perseritjen e shqyrtimit, meqenese kishim arritur te siguronim nje sere dokumentash te leshuara nga autoritetet gjermane, me ane te te cilave provohej fakti se ne kohen kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qene ne qytetin e Memmingemit, ku ndermjet te tjerave eshte dhe vertetimi i dates 13.08.1998 i lidhjes se marteses se tij me shtetasen Monika Kirchner, gje qe perputhet dhe me deklarimet e deshmitarit Maksim Zhiti, i cili ka qene dhe inspektor i policise kriminale dhe ka kryer veprime proceduriale dhe policore per kete ngjarje dhe ka qene ai vete qe ka deshmuar se diten e ngjarjes ka folur ne telefon me te pandehurin Ilir Xhakja diten e vrasjes se shtetasit Qerim Maloku.

– Asnje nga deshmitaret e pyetur nje pjese e te cileve jane dhe familjare e te aferm te viktimes nuk ka deklaruar se kane pare te pandehurin ne vendin e ngjarjes, per me teper qe njeri prej tyre Agron Maloku qe eshte dhe nipi i viktimes i ka pare autoret e krimit, te cilet kane qene te pa maskuar dhe nuk ka arritur t’i njohe, gje qe tregon se ata nuk kane qene banore te fshatit, kur nderkohe te pandehurin apo qe se do te ishte ne vend ngjarje do ta kishin njohur fare mire meqenese jane dhe komshinj.

– Te pretendosh se duke paraqitur si prove shkresore nje vendim gjyqesor penal per nje ngjarje te tetorit te vitit 1999, i cili eshte ne rigjykim dhe nuk ka vendim gjyqesor penal akoma, pasi gjykimi nuk ka perfunduar ende ne shkalle te pare ligjerisht eshte krejtesisht e pafalshem, pasi ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Xhakja ka ndodhur nje vit me pare, pra ne 26 Korrik 1998. Kurrsesi nuk mund te hamendesohet se meqenese personi akuzohet per nje ngjarje te vitit 1999, atehere na rezultoka se personi paska qene ne Shqiperi dhe ne 26 Korrik 1998.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtares Ajana Fullani; Prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi lenien e ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; mbrojtesin e te gjykuarit Ilir Xhakja, Av. Aldo Shala, i cili parashtroi se çeshtja objekt gjykimi eshte gjykuar nga gjykata me te ulta ne mungese te kompetences lendore dhe per kete kerkoi prishjen e vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare dhe Apelit per Krime te Renda Tirane dhe dergimin e akteve per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres, si gjykate kompetente; si dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Se vendimet, nr.15, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane dhe nr.46, date 19.06.2006 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, jane marre duke mos u respektuar kerkesat e dispozitave te K.Pr.Penale per kompetencen lendore te ketyre gjykatave. Per rrjedhoje, ato duhet te prishen dhe aktet e procedimit penal qe i perket te gjykuarit Ilir Xhakja t’i dergohen gjykates kompetente.

Nga shqyrtimi i akteve te ketij procedimi penal rezulton se i gjykuari Ilir Xhakja eshte akuzuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda per disa vepra penale dhe perktesisht per krimin e vrasjes me paramendim parashikuar nga neni 78/1 K.Penal kryer ne bashkepunim, si dhe armembajtje pa leje, parashikuar ne nenin 278/2 te K.Penal. Dosja e prokurorise i ka kaluar per gjykim, sipas kompetences lendore, Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda ne daten 29.09.2004, kohe ne te cilen ishte ne fuqi ligji nr.8813, date 13.06.2002 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise” sipas te cilit gjykimi i vepres penale te parashikuar ne nenin 78/1-25 te K.Penal, per te cilen akuzohet i gjykuari, ishte ne kompetence lendore te Gjykates per Krime te Renda.

Me pas, rezulton se me date 22.10.2004, vetem disa jave pasi dosja e prokurorise mbi te gjykuarin Ilir Xhakja per veprat penale te permendura me siper, i kishte kaluar per gjykim Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, ka hyre ne fuqi ligji nr.9276, date 16.09.2004 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise” me ane te te cilit u ndryshua neni 75/a i ketij Kodi, ku ishte percaktuar kompetenca lendore e gjykatave per krimet e renda. Me kete ndryshim veprat penale te parashikuara ne nenet 78 te K.Penal, per te cilat akuzohet i gjykuari, u hoqen nga kompetenca lendore e gjykates per krimet e renda, duke kaluar ne komptence te gjykatave te zakonshme te rretheve gjyqesore.

Megjithese, ashtu si u permend edhe me siper, ky ligj ndryshoi kompetencen lendore te ketyre gjykatave, nga shqyrtimi i akteve ne dosje gjyqesore konstatohet se, edhe pas hyrjes ne fuqi te ketij ndryshimi, thuajse i gjithe shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Ilir Xhakja, eshte zhvilluar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane ne mungese te kompetences lendore per gjykimin e kesaj çeshtjeje, me perjashtim te seances se pare gjyqesore, e cila eshte zhvilluar me date 21.10.2004, date ne te cilen ende nuk kishte hyre ne fuqi ligji nr.9276, date 16.09.2004, i cili parashikonte ndryshimet e nenit 75/a te K.Pr.Penale, ne lidhje me kompetencen lendore te kesaj gjykate.

Mbi ankimin e paraqitur nga i gjykuari Ilir Xhakja dhe ne vijimesi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda, kjo çeshtje eshte gjykuar edhe nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda, duke mos u konstatuar as nga kjo e fundit, mungesa e kompetences per gjykimin e kesaj çeshtje.

Ndodhur perpara nje situate te tille faktike dhe juridike, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon, se per mungese te kompetences lendore, si vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, ashtu edhe ai i Gjykates se Apelit per Krime te Renda, jane ligjerisht te cenueshem.

Ky Kolegj çmon se nisur nga qendrimet e Gjykates Kushtetuese ne nje sere vendimesh, ndryshe nga e drejta penale materiale, ku zbatohet parimi se ligji i ri nuk ka fuqi prapavepruese, me perjashtim te rasteve kur ai eshte ne favor te te pandehurit, ne te drejten procedurale penale vepron parimi sipas te cilit, ligji i ri ka fuqi edhe ndaj marredhenieve procedurale te lindura para hyrjes se tij ne fuqi, per çeshtje qe gjenden ne hetim apo gjykim, me perjashtim te rasteve kur vete ligji ka vendosur shprehimisht ndryshe.

Mbeshtetur ne kete parim, si dhe ne faktin se ne ligjin nr.9276, date 16.09.2004, qe ndryshoi kompetencen lendore te gjykatave te krimeve te renda, nuk parashikohen dispozita transitore per çeshtjet qe ishin regjistruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, apo ishin duke u gjykuar nga gjykatat e krimeve te renda perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, arrihet ne perfundimin, se keto gjykata nuk kane qene kompetente nga pikepamja lendore per te shqyrtuar çeshtjen objekt gjykimi.

Keshtu nepermjet ndarjes se kompetencave te gjykatave, qe japin drejtesi ne Republiken e Shqiperise, perfshire edhe ato per krime te renda, sipas llojit te veprave penale, dispozitat e sipercituara, veç te tjerave, garantojne edhe realizimin e te drejtave te subjekteve procedurale e pjesemarresve ne procesin penal, perfshire edhe te drejtave qe u takojne personave te akuzuar. Kjo eshte edhe nje nga arsyet per te cilat moskompetenca lendore, sikunder parashikohet ne dispoziten e nenit 83 te K.Pr.Penale (veç rasteve kur kerkohet nga palet), duhet te shqyrtohet dhe zgjidhet edhe kryesisht nga gjykata qe shqyrton çeshtjen, jo vetem ne çdo shkalle, por edhe pavaresisht gjendjes ne te cilen ndodhet shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes, kur ajo (moskompetenca), konstatohet prej vete asaj (gjykates).

Percaktimi i kritereve ligjore nga te cilat eshte nisur dhe ku eshte bazuar ligjvenesi per ndarjen e veprave penale te pjeses se posaçme te K.Penal, per efekt te kompetences lendore, ne dispozitat perkatese te Kodit te Procedures Penale (nenet 74, 75, 75/a dhe 75/b) eshte atribut vetem i tij dhe jo edhe i gjykatave.

Gjykatat kane detyre vetem t’i zbatojne me korrektesi ato.

Ne çeshtjen objekt shqyrtimi qe i perket te gjykuarit Ilir Xhakja rezulton se kompetenca lendore ndryshoi me ligj gjate zhvillimit te proçesit te gjykimit ne shkallen e pare, ndryshim ky, i cili duke u nisur nga parimi i gjithepranuar i permendur edhe me siper, ne lidhje me zbatimin ne kohe te ligjit procedural penal, detyronte Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda te nderpriste vazhdimin e metejshem te gjykimit dhe aktet, ne gjendjen qe ishin deri ne ate faze, t’ia dergonte, per kompetence lendore gjykates kompetente qe ne çeshtjen objekt gjykimi, eshte Gjykata e Shkalles se Pare Durres, ne juridiksionin tokesor te se ciles perfshihet vendi ku kane ndodhur veprat penale per kryerjen e te cilave akuzohet i gjykuari Ilir Xhakja.

Per te njejtin shkak, perveç vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare, Kolegji çmon se edhe vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda behet i cenueshem. Kjo e fundit, ndryshe nga urdherimi qe permban dispozita e nenit 86 te K.Pr.Penale, sipas te cilit kur ajo konstaton se gjykata e shkalles se pare (fjala eshte per Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda) nuk ka qene kompetente, prish vendimin e apeluar dhe e dergon çeshtjen ne gjykaten kompetente. Ne kete fryme duhet te kuptohet edhe permbajtja e pikes 3 te dispozites se nenit 14 te K.Pr.Penale, sipas se ciles Gjykata e Apelit per Krime te Renda shqyrton ne shkalle te dyte çeshtjet e gjykuara nga gjykata (kuptohet e shkalles se pare) per krime te renda dhe ketu behet fjale jo per te gjitha llojet e çeshtjeve, te gjykuara nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, por vetem per ato, te cilat, sipas nenit 75/a te K.Pr.Penale, jane ne kompetence lendore te saj.

Keto qendrime ka mbajtur edhe me pare Kolegji Penal i Gjykates se Larte me vendimet nr.395, date 08.07.2009 dhe nr.223, date 21.05.2008, etj. Madje referuar praktikes se Gjykates Kushtetuese, konkretisht vendimit nr.11, date 23.04.2009 te asaj gjykate, vendimet e Gjykatave per Krime te Renda te marra nga ato ne mungese te kompetences se tyre lendore, jane shfuqizuar si antikushtetuese pasi: “Mosrespektimi i kompetences lendore e ben vendimin gjyqesor absolutisht te pavlefshem dhe pretendimi per respektimin e kesaj kompetence mund te ngrihet si nga i pandehuri /i gjykuari, ashtu edhe kryesisht ne çdo faze te procesit.”.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.46, date 19.06.2006 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda dhe vendimit nr.15, date 27.03.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.

Dergimin e akteve per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres si gjykate kompetente.

Tirane, me 14.10.2009

 

45 komente në “Gjykata e Lartë i hapi rrugë lirimit të Xhakjas. Arjana Fullani, relatore e çështjes”

  1. Goodluck Jonathan says:

    Ore ku e keni lene kallezoren?

    1. gabi says:

      atehere familja e komsarit,te zhduke ket trup gjykues,,,,,,,,,,,,,se shtet nuk paska.Mer taxa kot me nji llaf

      1. Vetem revolucion says:

        Po ky eshte vetem nje rast.Po sa raste te tjera ka ku kriminelet jane liruar “per mungese faktesh” dhe vazhdojne te vrasin cdo dite rrugeve te Shqiperise apo botes.

    2. Shinasi Xhebiaj says:

      Po Berisha nuk asht pranoncue me i ba nji varrim te shkelqyr kryekomisarit te ndjere?!!
      Po Nishani si president nuk asht pranoncue?!!
      Apo presin me u pranoncue njaz bazareti mai shemtum Sokol Oldashi?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/karnavalet-e-shqiperise-6.html

    3. Tropojani says:

      Familja e te ndjerit Tahiraj nuk ka asnje pune me familjen e Xhakjes. Ka pune vetem me Adriana Fullanin dhe trupen gjykuese. Dhe … çdo gje shkon ne vend.

    4. hakmarresi says:

      Per kete Vrasesin Kriminel qe e kane nxjerr ne foto lart
      Ty more kriminel mor fytyr e poshter une kom me ti qi krejt rropt e familjes zemren kom me ta nxjerr jashte dhe kom me ta ngrane si vampir Ti or bushter edhe ne burg kur te jesh duhesh me pas kujdes se edhe rrenjet e farefisit mom me ti shkerdhy vec po vdiqa se ty or fytyre e poshter syte do te ti nxjerr me majen e thikes

      1. miri says:

        se shpejti do tja ngjoni zanin keti per ket ju garantojm me jet se dhe mijnt e shpis nuk do tja lejm qe ti rriten flm

        1. endi says:

          provoje provoje se kan me ju qire ter robt e shpise afrohuni nqs keni byth

      2. adi says:

        ti mer ske byth ti afrohesh atyre se ato te qijn ty ter robt e shpise…komisarin e vran se i hengri bytha …nqs dhe ty te kruhet provoje do te ngelesh i kenaqur me gjith familjet e juaja

    5. miri says:

      se shpejti do ja ngjoni zerin per ket ju garantojm me jet se dhe mijnt e shtepis nuk do tja lejm qe ti rriten flm

  2. Klajdi says:

    Lirojeni prape kete vrasesin, se ndoshta rradhen do e kete ky gjykatesi…

    1. gabi says:

      i falemnderit TEMES per interesimn qe i dha kesaj ceshtje.Prandaj jeni me te klikuarit.

  3. gabi says:

    cojini ne burg kto vrases qe liruan nje kafshe,qe vetem vret.Keshtu ne si popull shohim pak rreze drite.Ai qe vrau nuk ka faj,pasi nje majmun banane do haje,sido qe ti i thua te haje supe,,,,,,,,,,pra nje pleher,plera do haje sic ky monster.Problemi eshte kjo trupe gjykatesish,qe duhet te perfundoje ne burg per shume kohe.Mjere familja qe humbi babain,apo bashkeshortin,per faj te tyre,,,,,,,,,qe nxorren ne treg nje killer.Respekte per policine,,,,FUCK gjykates e prokuroret tane,qe marin rrogat nga taxat tona

    1. ismeti says:

      kto jan gjykatat demokrdhike te salioviq berishovit ,ky i poshter do pushkatu ose var ne mes te tiranes si e ka katandis shqiprin

  4. Anti talebani says:

    Une jam me mendimin, qe te vriten me plumb mbas kokes tere gjykatesit qe jane marre me kete qeshtje dhe kane sjelle lirimin e kriminelit ne fjale.

  5. A.Goxhaj says:

    Shoh qe ka nje gjueti shtrigash kunder gjyqtareve. Drejtesia eshte e pavarur dhe nuk pergjigjet per vendimet qe merr.

    1. dc says:

      ti si cun gjykatsi,ca mendon per njerzit e thjesht? Se neser do jete vone per TY!

  6. Qerimi says:

    Aldo Shala av.i Kreshnik Spahiut, atehere zv/Kryetar i KLD !? Tani ne Kuc e Zi.Vendim i mesiperm nuk e liron nga pergjegjesia kriminelin,percakton kopetencen, duhet pare vendimi i Rethit Gjyqesor Durres, me maturi cuna, A.Dvorani eshte me “dinjitetin” e videos Meta _ Prifti, tung!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke shume te drejte..Qe vendimi i mesiperm nuke e liron nga pergjegjesia kriminelin, por ne te njejten kohe kur i percakton kopetencen dhe vendimin e Rethit Gjyqesor Durres, e mban te mbyllur ne qeli..Ky vendim eshte dhene qe ne 2009, dhe ka plot 2vite e gjysem qe ai eshte i lire ne shoqeri..Maturi duhet, por jo kur krimineli i akuzuar me “vrasje me paramendim” ecen rruges anash meje e teje…

  7. hakmarje says:

    hakmarje famila e kryekomisat duhet te jete ne gjak me kete trup gjykues se ky shtet kure ska per ta zbardhur nxierjen nga burgu te ketij kriminel. o popull si mendoni mund te punoje nje organizate mafjoze pa ndihmen e shtetit…………..

  8. al says:

    nderime per figuren e kryekomisarit te shijakut qe ra ne krye te detyres.per njerezit serioz ne pune dhe te ndershem me detyren te gjithe qytetaret kane respekt.por une jam i habitur me disa qe pse sulmohet gjykata e cila vendimin qe jep nuk mban pergjegjesi. me kete llogjik do te thote se ne si qytetar jemi krejt te zbuluar dhe gjykata me ne duhet te vendosi si i teket. jo nuk eshte e vertete ajo ka pamvaresi per vendimin duke mos degjuar nderhyrjet politike por ajo eshte e detyruar te zbatoje ne menyre te repte kodin e procedures penale, dhe ne qofte se vepron ndryshe te penalizohet gjyqtari qe shperdoron detyren qe paguhet nga taksapaguesit shqiptar.se si zbatohet ligji ne nje shtet treguesit kryesor jane qetesia e qytetareve dhe anketimet e popullit per kete problem. megjithate krminaliteti lidhet me me kryesoren qe eshte ekonomia dhe edukimi.

    1. elton says:

      Nuk pergjigjen gjykatesit per vendimet qe marrin? Prandaj paskan marre nje vendim kaq te bukur?…

      Cohu Enver nga varri,se ja paskemi fut kot qe te hoqem..

  9. Malsori says:

    Ne kohet e lashta nuk kishte gjykata as prokurori por pleqeroheshin nga pleq e vendit dhe te paret e vendit dhe ka pas drejtesi te plote.

  10. shigjeta says:

    o prosituta qe keni qefe vetem eurot e kuptoni qe nje dite ai krimineli qe nxirni do tju ndodhe tju vrasi ju femijen tuaj motren vellain turp po kete kurven tjeter neritan tabakun gjyqtari qe nuk zbardhe vendimin prej nje viti e dini ju kush eshte, o mero , shko e takohe nje dite dhe njihe se eshte sa nje miuk por makinat i mban super lluksoze se nje vendim qe jep ne favor te kriminelit 50.000 euro kerkon ,me kriminelat e dhe kontrabandistat e ka mire ai kreshnik spahiun e mbronte eh mafia mafia

  11. laneti says:

    Kush e nje nga afer gjykaten e durresit, nuk habitet fare qe gjyqtari qe e ka liruar eshte Z. Tabaku.

  12. toni says:

    Hajde gjykata te pavarura hajde.Vret 6 e vjen verdalle per dy rrenj hashash 5 vjet burg nje plake plake 70 Vjec apo e thash Gabim oh Jo paskam pa enderr me falni

  13. KOSTA says:

    Me sa po shifet, krimi ka marre me dore shtetin dhe pushtetet…….po lexoi ,mendimet e lexuesve dhe ne shumice rekomandojne hakmarrjen gje qe do te na futi shume me thelle ne kete grop te zeze ku politika na ka futur deri tani……qe te vihen nen zap krimi dhe kriminelet duhen bere ndryshime te thella ne mentalitet, ne kulture, edukim dhe ne dashurine ndal ligjit…….dhe qe te arrihez kjo, mendoi se pari, te arrijme qe te shkepusim politiken dhe politikanet, ligjberes dhe ligjzbatues, nga krimi, nga bandat e krimineleve qe mbajne neper stafet e tyre, te shkeputim nga lidhjet me krimin, policine e shtetit, prokurorin dhe gjykatat, por edhe drejtuesit e ndryshem apo te niveleve te ndryshme ne administrate……Nuk munde te kete fitore ndaj krimit kur ministrat dhe deputete i gjen, zhdo mbremje neper kazinora me lloi lloi femrash dhe asnjehere me grate e tyre, nuk munde te shkeputesh nga krimi me kete polici te korruptuar apo me keq te lidhur me krimin ne ate fare feje sa pothuase ne te gjitha aksionet e policise, jo u rrjedh informacioni por ate e ka me te plote krimineli qe do te arestohet……..nuk munde te shkeputesh nga krimi me ate menyre por edhe me ata njerez qe i kontrollojne pasurite e politikaneve apo miqve te tyre qe po ti shikoshe, me te pasurit ne kete vende jane jo me shume se 35 deri 40 vjece dhe baballaret e tyre …..i kane pantallonat me andra…..si munde te shkeputesh nga krimi kur mbasi mburresh me permbysjen e madhe te viteve 90 dhe ne grupin qe te keshillon apo stafin tende si kryetar shtetit apo si minister, ke te gjithe personat qe kane lidhje te forta me te kaluaren makbre……si munde te shkeputesh nga krimi kur…..mendoni….kur ministri i kerkon gruas se tije divorcin, ajo i thote:” po por ti duhet te me japesh 15miljon Euro dhe une te jap ndarjen”….a me keta soi do te ndahemi nga kriminelet??!!!!! Duhen gjetur rruget llogjike dhe jo te hakmarrjes per te dale nga kjo situate e frikshme dhe e turpeshme………

  14. landi says:

    o more,e di ti sa ka sipuna e xhakjes ne qarkullim apo jo,shteti nuk ka ci ben ketyreve or ti sepse keta financojne shtetin ne fushata.
    ky vend vetem kriminele dhe opinoniste ka.

  15. agim says:

    Keto jane veprime e rezultate te Gjykates se larte,drejtsi ka vetem kur te vritet e gjithe trupa e gjykates se larte,nuk kam pare vendim te drejte te tyre deri me sot.Familja e kryekomisarit duhet me vra se pari Adriana Fullanin qe po sjell vendit keto gjendje permes marrjes se rryshfetit,pastaj duhet vra ,ata qe gjykuan Meten,Mediun,Bashen e Rrulin,ee keshtu me rradhe,Mire ka qene me kerkue dhe ne nje EULEX

    1. toni says:

      Xhakja duhet te ishte ne burg 22 vjete por doli i pa fajshem si
      Ilir Meta e Dritan Prifti pra policia e varfer e ka bere detyren dhe po vriten bijt e nenave per 400 mije leke kur Prokurori i Durresit qe u shkarkua para 3 vjetesh kushuri i Ina Rames 32 vjec kishte pasuri
      800.000 mije euro. Shikoni pasurite e makinat e rob qijve prokurore
      e gjygjtare nga 4 – 5 apartamente ne Tirane 1 ne plazh nga 1 benz avangard 300cdi te 2005 6 7 8 9 10 11 12 dhe per grun golf 5. Qe ketu fillon e keqja se keta njerez nuk ndeshkohen per fajet e tyre se e vetmja gje qe keta i i ve perpara ligjit eshte pasuria e cila o fitohet o trashegohet o Dhurohet asnje nga keto keta nuk e vertetojne.Duhet te behet njeri shembull o nga ligji ose nga vetegjygjesia vetem ashtu vendosen raportet. 3 jane hallkat e se keqes avokati qe eshte sekseri =prokurori= gjygjtari.Ps ca bohet me Dritan Dajtin vrau 4 baballare e bij nenash dhe ky sistem i felliqur prokurori-gjykate hesht.
      a few seconds ago

  16. ama says:

    Ekskluzive/ Kryekomisari ishte në lokal me Xhaken para krimit !

    Detaje tronditëse dhe që rrisin shumë dyshimet për mënyrën se si u vra kryekomisar Adem Tahiraj mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Shefi i Komisariatit Shijak dhe Ilir Xhakja janë parë së bashku në ambientet e një lokali në Katund-Sukth para ngjarjes. Dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar këtë fakt, që nuk dihet nëse është dokumentuar nga grupi hetimor, pavarësisht se Policia e Shtetit njoftoi se ishte në operacion. Kryekomisari është parë të dalë nga lokali i zonës dhe të drejtohet për nga makina e tij e punës. Por sapo ka hapur derën, është ndjekur nga pas prej Ilir Xhakjas, 38-vjeçarit të liruar në mënyrë të mistershme nga gjykata, që përflitet nga FBI si mik i Sokol Olldashit dhe që ishte i lirë, megjithëse i dyshuar për katër vrasje. Aty është qëlluar me pistoletë me një krehër karikatori. Tahiraj ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar. Me të nuk kanë qenë as shoferi dhe as ndihmësi siç fliten. Nuk ka pasur as makinë Patrulle. Dëshmitarët thonë se vërdallë zonës kanë qenë vetëm dy oficerë që po qëndronin rastësisht në këtë zonë, në distancë të konsiderueshme dhe që nuk kishin dijeni për lëvizjet e kryekomisarit. Paraprakisht konfirmohet debati i fortë mes palëve. E moshuara e plagosur deklaroi publikisht se mes kryekomisarit dhe Xhakjas ka pasur konflikt me zë të lartë dhe ajo është bërë kurioze për të parë. Gjetja e Tahirajt te dera e makinës konfirmon faktin se ai ka qenë duke hipur në mjet. Por informacionet e rezervuara flasin për një grindje të ashpër brenda lokalit mes Xhakjes, Tahirajt dhe nipit Ledio Krasniqi, në kërkim. Nuk dihet përse kryekomisari e ka takuar Xhakjen, ky ligjërisht i lirë pas vendimit të gjykatës dhe ende në apelim, ndërsa ishte kontingjent i rrezikshëm. Policia e Shtetit thotë se ishte në krye të detyrës. Por një fakt i tillë nuk shpjegohet prej Burgajt duke e shoqëruar me patrullat në operacion. Cdo aksion shoqërohet me postblloqe e përforcime. Prej një viti Tahiraj ishte shef komisariati dhe me 20 vite karrierë në operacione speciale. Pra ai e njihte Xhakjan dhe nuk do të shkonte kurrë i vetëm për t’i bërë kontroll atij apo të afërmve të tij nëse kishte dyshime. Kjo përforcon edhe një herë se nuk ka pasur plan operacional dhe se kryekomisari sipas dëshmitarëve ka qenë me të dyshuarin para vrasjes. Gjatë sherrit në lokal Xhakja mund të jetë nxehur (motivet ende mbeten mister, por backgroundi i Xhakjes lë të nënkuptohet motivi), e ka ndjekur nga pas kryekomisarin duke e vrarë në vend. Më tej është larguar dhe fshehur në Shënavlash. Aty është strehuar nga miqtë e tij, deri dhe politikanë apo autoritete të larta vendore të qarkut. Madje ka një fakt tepër interesant, që për vetëdorëzimin e Xhakjas kanë negociuar politikanë dhe autoritete vendore, që janë aleatë apo pjesë e qeverisë aktuale. Të gjitha këto informacione mund të zbardhen me kalimin e ditëve apo javëve, pasi situata të qetësohet dhe të zbardhet në detaje ngjarja, pavarësisht se Xhakja ka thënë se nuk e njihte shefin e komisariatit, por e mendonte si një njeri që donte t’i bënte keq atij dhe nipit të tij !!!. Por në fakt kryekomisari kishte në detyrë në Shijak po aq kohë sa ishte i lirë Xhakja prej vendimit të gjykatës. Për më tepër që kryekomisari ishte me makinën e punës, që lexon “Policia”. Një kriminel që akuzohet për 4 vrasje, i dyshuar dhe nën vëzhgim, që e di rrezikun, por nuk njeh kryekomisarin apo makinat e policisë, kjo është e vështirë për t’u besuar si alibi…për më tepër që nuk mund të mungojë ndonjë surprizë edhe nga ekspertiza balistike. Fillimisht u tha se u qëllua me automatik, kurse sot se iu kap arma e krimit pistoletë “Glock”. E nëse arma nuk përputhet me predhat atëherë…..Përsëri gjykata do e dënojë për armëmbajtje pa leje…si zakonisht.

  17. Eri USA says:

    Vetem gjukata nuk ka ne Shqiperi(keto 20 vjetet e fundit te pakten),vriten njerezit pa pik hezitimi.Ashtu ka qene ,ashtu eshte dhe ashtu do mbetet .Kam qene me fat qe jam larguar prej andej.

  18. lali says:

    ama — 14 Shtator, 2012 në 6:52 pm
    Ekskluzive/ Kryekomisari ishte në lokal me Xhaken para krimit !

    Detaje tronditëse dhe që rrisin shumë dyshimet për mënyrën se si u vra kryekomisar Adem Tahiraj mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Shefi i Komisariatit Shijak dhe Ilir Xhakja janë parë së bashku në ambientet e një lokali në Katund-Sukth para ngjarjes. Dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar këtë fakt, që nuk dihet nëse është dokumentuar nga grupi hetimor, pavarësisht se Policia e Shtetit njoftoi se ishte në operacion. Kryekomisari është parë të dalë nga lokali i zonës dhe të drejtohet për nga makina e tij e punës. Por sapo ka hapur derën, është ndjekur nga pas prej Ilir Xhakjas, 38-vjeçarit të liruar në mënyrë të mistershme nga gjykata, që përflitet nga FBI si mik i Sokol Olldashit dhe që ishte i lirë, megjithëse i dyshuar për katër vrasje. Aty është qëlluar me pistoletë me një krehër karikatori. Tahiraj ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar. Me të nuk kanë qenë as shoferi dhe as ndihmësi siç fliten. Nuk ka pasur as makinë Patrulle. Dëshmitarët thonë se vërdallë zonës kanë qenë vetëm dy oficerë që po qëndronin rastësisht në këtë zonë, në distancë të konsiderueshme dhe që nuk kishin dijeni për lëvizjet e kryekomisarit. Paraprakisht konfirmohet debati i fortë mes palëve. E moshuara e plagosur deklaroi publikisht se mes kryekomisarit dhe Xhakjas ka pasur konflikt me zë të lartë dhe ajo është bërë kurioze për të parë. Gjetja e Tahirajt te dera e makinës konfirmon faktin se ai ka qenë duke hipur në mjet. Por informacionet e rezervuara flasin për një grindje të ashpër brenda lokalit mes Xhakjes, Tahirajt dhe nipit Ledio Krasniqi, në kërkim. Nuk dihet përse kryekomisari e ka takuar Xhakjen, ky ligjërisht i lirë pas vendimit të gjykatës dhe ende në apelim, ndërsa ishte kontingjent i rrezikshëm. Policia e Shtetit thotë se ishte në krye të detyrës. Por një fakt i tillë nuk shpjegohet prej Burgajt duke e shoqëruar me patrullat në operacion. Cdo aksion shoqërohet me postblloqe e përforcime. Prej një viti Tahiraj ishte shef komisariati dhe me 20 vite karrierë në operacione speciale. Pra ai e njihte Xhakjan dhe nuk do të shkonte kurrë i vetëm për t’i bërë kontroll atij apo të afërmve të tij nëse kishte dyshime. Kjo përforcon edhe një herë se nuk ka pasur plan operacional dhe se kryekomisari sipas dëshmitarëve ka qenë me të dyshuarin para vrasjes. Gjatë sherrit në lokal Xhakja mund të jetë nxehur (motivet ende mbeten mister, por backgroundi i Xhakjes lë të nënkuptohet motivi), e ka ndjekur nga pas kryekomisarin duke e vrarë në vend. Më tej është larguar dhe fshehur në Shënavlash. Aty është strehuar nga miqtë e tij, deri dhe politikanë apo autoritete të larta vendore të qarkut. Madje ka një fakt tepër interesant, që për vetëdorëzimin e Xhakjas kanë negociuar politikanë dhe autoritete vendore, që janë aleatë apo pjesë e qeverisë aktuale. Të gjitha këto informacione mund të zbardhen me kalimin e ditëve apo javëve, pasi situata të qetësohet dhe të zbardhet në detaje ngjarja, pavarësisht se Xhakja ka thënë se nuk e njihte shefin e komisariatit, por e mendonte si një njeri që donte t’i bënte keq atij dhe nipit të tij !!!. Por në fakt kryekomisari kishte në detyrë në Shijak po aq kohë sa ishte i lirë Xhakja prej vendimit të gjykatës. Për më tepër që kryekomisari ishte me makinën e punës, që lexon “Policia”. Një kriminel që akuzohet për 4 vrasje, i dyshuar dhe nën vëzhgim, që e di rrezikun, por nuk njeh kryekomisarin apo makinat e policisë, kjo është e vështirë për t’u besuar si alibi…për më tepër që nuk mund të mungojë ndonjë surprizë edhe nga ekspertiza balistike. Fillimisht u tha se u qëllua me automatik, kurse sot se iu kap arma e krimit pistoletë “Glock”. E nëse arma nuk përputhet me predhat atëherë…..Përsëri gjykata do e dënojë për armëmbajtje pa leje…si zakonisht.

    Përgjigjjuni

  19. Obergruppenfuhrer says:

    Shikoni c’fare surrati ka ai. Ai eshte tamam surrat jevgu turko gerk. Ai s’e ka vendin ne Europe por Auschwitz!

  20. lali says:

    Skandali/ Gruaja e guvernatorit Fullani liroi Ilir Xhakjen më 2009

  21. Indrit says:

    Xhakja duhet te ishte ne burg 22 vjete por doli i pa fajshem si
    Ilir Meta e Dritan Prifti pra policia e varfer e ka bere detyren dhe po vriten bijt e nenave per 400 mije leke kur Prokurori i Durresit qe u shkarkua para 3 vjetesh kushuri i Ina Rames 32 vjec kishte pasuri
    800.000 mije euro. Shikoni pasurite e makinat e rob qijve prokurore
    e gjygjtare nga 4 – 5 apartamente ne Tirane 1 ne plazh nga 1 benz avangard 300cdi te 2005 6 7 8 9 10 11 12 dhe per grun golf 5. Qe ketu fillon e keqja se keta njerez nuk ndeshkohen per fajet e tyre se e vetmja gje qe keta i i ve perpara ligjit eshte pasuria e cila o fitohet o trashegohet o Dhurohet asnje nga keto keta nuk e vertetojne.Duhet te behet njeri shembull o nga ligji ose nga vetegjygjesia vetem ashtu vendosen raportet. 3 jane hallkat e se keqes avokati qe eshte sekseri =prokurori= gjygjtari.Ps ca bohet me Dritan Dajtin vrau 4 baballare e bij nenash dhe ky sistem i felliqur prokurori-gjykate hesht.

  22. lali says:

    Skandali/ Gruaja e guvernatorit Fullani liroi Ilir Xhakjen më 2009
    Bashkeshortja e Ardian Fullanit, guvernatorit te Bankes se Shqiperise, liroi Ilir Xhakjan ne vitin 2009 se bashku me anetaret e tjere te Kolegjit te Gjykates se Larte me nje arsye qesharake. Ndersa Xhakja ishte denuar nga dy shkalle te Krimeve te Renda me 21 vite burg per vrasje, Adriana Fullanit “i ngrihet” qe per rrethana te paqarta ne gjykaten qe administron dyshja spektakolare nga Kukesi, Shpresa Beçaj e Gani Dizdari, te riktheje ceshtjen ne Gjykaten e Durresit, sepse Krimet e Renda nuk kishin kompetence ta gjykonin. Por cudia ishte se gjykimi kishte perfunduar dhe asnje ankese nuk ishte bere….Ka qenë Kolegji penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga Ardian Dvorani, kryesues, Evgjeni Sinoimeri, anëtare, Irma Bala, anëtare, Arjana Fullani, anëtare, Aleksander Muskaj, anëtar, që ka marrë vendimin në tetor të vitit 2009 për të prishur vendimet e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, që e dënonin me 21 vjet burgim të pandehurin Ilir Xhakja, dhe për ta dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, Durrës, si gjykatë kompetente. Me poshte vendimi i Fullanit dhe kolegeve te saj….
    VENDIMI I PLOTE
    Nr. 1391/633/60 i Regj. Themeltar
    Nr. 493 i Vendimit
    VENDIM
    NË EMËR TË REPUBLIKËS
    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në datën 14.10.2009 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale, që i përket:
    TË GJYKUARIT: ILIR XHAKJA, i biri i Azemit, i vtl.1974,
    lindur dhe banues në Sukth, i dënuar.
    A K U Z U A R:
    Për kryerjen e veprës penale
    “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe
    “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
    Baza Ligjore: Neni 78/1-25 dhe 278/2 i K.Penal.
    Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.15, datë 27.03.2006 ka vendosur:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Xhakja për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim në dëm të viktimës Qerim Maloku, të parashikuar nga nenet 78-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 21 (njëzët e një) vjet burgim.
    Pushimin e çështjes për sa i përket akuzës së “Mbajtjes pa leje të armeve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal në ngarkim të të pandehurit Ilir Xhakja.
    Vuajtja e këtij dënimi për të pandehurin Ilir Xhakja të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
    Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr. 46, datë 19.06.2006 ka vendosur:
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 15, datë 27.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.
    Kundër vendimit nr. 46, datë 19.06.2006 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.P., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs i gjykuari Ilir Xhakja, mbrojtësi i tij, duke kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e çështjes penale për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 78-25 i Kodit Penal për këto shkaqe:
    – Të dy gjykatat kanë marrë një vendim në kundërshtim me provat e administruara në seancë gjyqësore dhe në zbatim të gabuar të ligjit penal, pasi në asnjërën nga aktet dhe provat e administruara nga gjykata nuk përmendet emri i Ilir Xhakes që të ketë qenë në vendngjarje dhe jo më të vërtetohet fajësia e tij, por gjykatat nisen thjesht nga akti i ekspertimit dhe ekspertimi balistik i gjurmës së gjetur në njërën nga fishekët model 56 që ndodhej brenda dy krëhërve të bashkuar është e gishtit të madh të dorës së të pandehurit dhe arrijnë në konkluzionin se autori i vrasjes së viktimës Qerim Maloku është Ilir Xhakja.
    – Është jashtë logjike që i pandehuri të ketë lënë gjurmë gishti në njërin nga fishekët të futur në krëhërin e automatikut dhe të mos ketë lënë gjurmë në krëhër, si dhe në shtresën e natribanit me të cilën janë bashkuar dy karikatorë së bashku, për më tepër që asnjë nga gëzhojat e shumta në numër të gjetura në vendngjarjen e datës 26.07.1998, nuk është konstatuar asnjë gjurmë e të pandehurit Ilir Xhakja.
    – Në asnjë rast nuk është vërtetuar që pikërisht automatiku ku u gjet gjurma e gishtit është arma e zjarrit e përdorur në vendngjarje, në vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, në 26 korrik 1998. Gjurma e gishtit të shtetasit Ilir Xhakja është gjetur në fishekun e ndodhur në një nga krëhërat dyshe të lidhur me natriban ngjyrë bezhë, që rezulton të ketë qenë i vendosur në automatikun me numër 14236682, i cili nuk ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, prandaj logjikisht lind pyetja se për çfarë e ka marrë gjykata këtë konkluzion shkencor si provë fajësie apo pafajësie.
    – Rrethanë tjetër e pakontestueshme është vërtetimi i banimit i lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të popullsisë në qytetin e Memmingemit të Gjermanisë, vërtetim i cili përmban dhe vulën e Ambasadës Shqiptare në Berlin me nr.330, datë 13.03.2003, që tregon qartë se në kohën e ndodhjes së vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qenë në Gjermani, me mijëra km larg, për më tepër që organi i akuzës pretendoi se mbrojtja nuk kishte sjellë asnjë provë që të vërtetonte se i pandehuri Ilir Xhakja nuk ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, duke dhe aluduar se nuk janë mbajtur të rregullta regjistrat e hyrjeve dhe daljeve nga aeroporti shqiptar dhe duke mohuar dhe parimin e njohur se çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit dhe në procesin penal është organi i akuzës që ka barrën e provës.
    – Nga ana e gjykatës së apelit nuk u mor parasysh kërkesa jonë për përsëritjen e shqyrtimit, meqenëse kishim arritur të siguronim një sërë dokumentesh të lëshuara nga autoritetet gjermane, me anë të të cilave provohej fakti se në kohën kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Qerim Maloku, Ilir Xhakja ka qenë në qytetin e Memmingemit, ku ndërmjet të tjerave është dhe vërtetimi i datës 13.08.1998 i lidhjes së martesës së tij me shtetasen Monika Kirchner, gjë që përputhet dhe me deklarimet e dëshmitarit Maksim Zhiti, i cili ka qenë dhe inspektor i policisë kriminale dhe ka kryer veprime procedurale dhe policore për këtë ngjarje dhe ka qenë ai vetë që ka dëshmuar se ditën e ngjarjes ka folur në telefon me të pandehurin Ilir Xhakja ditën e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku.
    – Asnjë nga dëshmitarët e pyetur një pjese e të cilëve janë dhe familjarë e të afërm të viktimës nuk kanë deklaruar se kanë parë të pandehurin në vendin e ngjarjes, për më tepër që njeri prej tyre Agron Maloku që është dhe nipi i viktimës i ka parë autorët e krimit, të cilët kanë qenë të pa maskuar dhe nuk ka arritur t’i njohë, gjë që tregon se ata nuk kanë qenë banorë të fshatit, kur ndërkohë të pandehurin apo qe se do të ishte në vend ngjarje do ta kishin njohur fare mirë meqenëse janë dhe komshinj.
    – Të pretendosh se duke paraqitur si provë shkresore një vendim gjyqësor penal për një ngjarje të tetorit të vitit 1999, i cili është në rigjykim dhe nuk ka vendim gjyqësor penal akoma, pasi gjykimi nuk ka përfunduar ende në shkallë të parë ligjërisht është krejtësisht i pafalshëm, pasi ngjarja për të cilën akuzohet Ilir Xhakja ka ndodhur një vit më parë, pra në 26 Korrik 1998. Kurrsesi nuk mund të hamendësohet se meqenëse personi akuzohet për një ngjarje të vitit 1999, atëherë na rezultoka se personi paska qenë në Shqipëri dhe në 26 Korrik 1998.
    KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
    Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares, Prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë; mbrojtësin e të gjykuarit Ilir Xhakja, Av. Aldo Shala, i cili parashtroi se çështja objekt gjykimi është gjykuar nga gjykata më të ulëta në mungesë të kompetencës lëndore dhe për këtë kërkoi prishjen e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, si gjykatë kompetente; si dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
    V Ë R E N
    Se vendimet, nr. 15, datë 27.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe nr. 46, datë 19.06.2006 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, janë marrë duke mos u respektuar kërkesat e dispozitave të K.Pr.Penale për kompetencën lëndore të këtyre gjykatave. Për rrjedhojë, ato duhet të prishen dhe aktet e procedimit penal që i përkasin të gjykuarit Ilir Xhakja t’i dërgohen gjykatës kompetente.
    Nga shqyrtimi i akteve të këtij procedimi penal rezulton se i gjykuari Ilir Xhakja është akuzuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për disa vepra penale dhe përkatësisht për krimin e vrasjes me paramendim parashikuar nga neni 78/1 K.Penal kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar në nenin 278/2 të K.Penal. Dosja e prokurorisë i ka kaluar për gjykim, sipas kompetencës lëndore, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në datën 29.09.2004, kohë në të cilën ishte në fuqi ligji nr. 8813, datë 13.06.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës se Shqipërisë” sipas të cilit gjykimi i veprës penale të parashikuar në nenin 78/1-25 të K.Penal, për të cilën akuzohet i gjykuari, ishte në kompetencë lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda.
    Më pas, rezulton se më datë 22.10.2004, vetëm disa javë pasi dosja e prokurorisë mbi të gjykuarin Ilir Xhakja për veprat penale të përmendura më sipër, i kishte kaluar për gjykim Gjykatës së Shkalles së Parë për Krime të Rënda, ka hyrë në fuqi ligji nr. 9276, datë 16.09.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë” me anë të të cilit u ndryshua neni 75/a i këtij Kodi, ku ishte përcaktuar kompetenca lëndore e gjykatave për krimet e rënda. Me këtë ndryshim veprat penale të parashikuara në nenet 78 të K.Penal, për të cilat akuzohet i gjykuari, u hoqën nga kompetenca lëndore e gjykatës për krimet e rënda, duke kaluar në kompetencë të gjykatave të zakonshme të rretheve gjyqësore.
    Megjithëse, ashtu si u përmend edhe më sipër, ky ligj ndryshoi kompetencën lëndore të këtyre gjykatave, nga shqyrtimi i akteve në dosje gjyqësore konstatohet se, edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi, thuajse i gjithë shqyrtimi gjyqësor i çështjes në ngarkim të të gjykuarit Ilir Xhakja, është zhvilluar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në mungesë të kompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje, me përjashtim të seancës së parë gjyqësore, e cila është zhvilluar më datë 21.10.2004, datë në të cilën ende nuk kishte hyrë në fuqi ligji nr. 9276, datë 16.09.2004, i cili parashikonte ndryshimet e nenit 75/a të K.Pr.Penale, në lidhje me kompetencën lëndore të kësaj gjykate.
    Mbi ankimin e paraqitur nga i gjykuari Ilir Xhakja dhe në vijimësi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, kjo çështje është gjykuar edhe nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke mos u konstatuar as nga kjo e fundit, mungesa e kompetencës për gjykimin e kësaj çështjeje.
    Ndodhur përpara një situate të tillë faktike dhe juridike, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon, se për mungesë të kompetencës lëndore, si vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ashtu edhe ai i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, janë ligjërisht të cenueshëm.
    Ky Kolegj çmon se nisur nga qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese në një sërë vendimesh, ndryshe nga e drejta penale materiale, ku zbatohet parimi se ligji i ri nuk ka fuqi prapavepruese, me përjashtim të rasteve kur ai është në favor të të pandehurit, në të drejtën procedurale penale vepron parimi sipas të cilit, ligji i ri ka fuqi edhe ndaj marrëdhënieve procedurale të lindura para hyrjes së tij në fuqi, për çështje që gjenden në hetim apo gjykim, me përjashtim të rasteve kur vetë ligji ka vendosur shprehimisht ndryshe.
    Mbështetur në këtë parim, si dhe në faktin se në ligjin nr.9276, datë 16.09.2004, që ndryshoi kompetencën lëndore të gjykatave të krimeve të rënda, nuk parashikohen dispozita transitore për çështjet që ishin regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, apo ishin duke u gjykuar nga gjykatat e krimeve të rënda përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, arrihet në përfundimin, se këto gjykata nuk kanë qenë kompetente nga pikëpamja lëndore për të shqyrtuar çështjen objekt gjykimi.
    Kështu nëpërmjet ndarjes së kompetencave të gjykatave, që japin drejtësi në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe ato për krime të rënda, sipas llojit të veprave penale, dispozitat e sipërcituara, veç të tjerave, garantojnë edhe realizimin e të drejtave të subjekteve procedurale e pjesëmarrësve në procesin penal, përfshirë edhe të drejtave që u takojnë personave të akuzuar. Kjo është edhe një nga arsyet për të cilat mos kompetenca lëndore, sikundër parashikohet në dispozitën e nenit 83 të K.Pr.Penale (veç rasteve kur kërkohet nga palët), duhet të shqyrtohet dhe zgjidhet edhe kryesisht nga gjykata që shqyrton çështjen, jo vetëm në çdo shkallë, por edhe pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet shqyrtimi gjyqësor i çështjes, kur ajo (mos kompetenca), konstatohet prej vetë asaj (gjykatës).
    Përcaktimi i kritereve ligjore nga të cilat është nisur dhe ku është bazuar ligjvënësi për ndarjen e veprave penale të pjesës së posaçme të K.Penal, për efekt të kompetencës lëndore, në dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale (nenet 74, 75, 75/a dhe 75/b) është atribut vetëm i tij dhe jo edhe i gjykatave.
    Gjykatat kanë detyrë vetëm t’i zbatojnë me korrektësi ato.
    Në çështjen objekt shqyrtimi që i përket të gjykuarit Ilir Xhakja rezulton se kompetenca lëndore ndryshoi me ligj gjatë zhvillimit të procesit të gjykimit në shkallën e parë, ndryshim ky, i cili duke u nisur nga parimi i gjithëpranuar i përmendur edhe më sipër, në lidhje me zbatimin në kohë të ligjit procedural penal, detyronte Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda të ndërpriste vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit dhe aktet, në gjendjen që ishin deri në atë fazë, t’ia dërgonte, për kompetencë lëndore gjykatës kompetente që në çështjen objekt gjykimi, është Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në juridiksionin tokësor të së cilës përfshihet vendi ku kanë ndodhur veprat penale për kryerjen e të cilave akuzohet i gjykuari Ilir Xhakja.
    Për të njëjtin shkak, përveç vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Kolegji çmon se edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda bëhet i cenueshëm. Kjo e fundit, ndryshe nga urdhërimi që përmban dispozita e nenit 86 të K.Pr.Penale, sipas të cilit kur ajo konstaton se gjykata e shkallës së parë (fjala është për Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda) nuk ka qenë kompetente, prish vendimin e apeluar dhe e dërgon çështjen në gjykatën kompetente. Në këtë frymë duhet të kuptohet edhe përmbajtja e pikës 3 të dispozitës së nenit 14 të K.Pr.Penale, sipas së cilës Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shqyrton në shkallë të dytë çështjet e gjykuara nga gjykata (kuptohet e shkallës së parë) për krime të rënda dhe këtu bëhet fjalë jo për të gjitha llojet e çështjeve, të gjykuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, por vetëm për ato, të cilat, sipas nenit 75/a të K.Pr.Penale, janë në kompetencë lëndore të saj.
    Këto qëndrime ka mbajtur edhe më parë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimet nr. 395, datë 08.07.2009 dhe nr. 223, datë 21.05.2008, etj. Madje referuar praktikës së Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimit nr. 11, datë 23.04.2009 të asaj gjykate, vendimet e Gjykatave për Krime të Rënda të marra nga ato në mungesë të kompetencës së tyre lëndore, janë shfuqizuar si antikushtetuese pasi: “Mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm dhe pretendimi për respektimin e kësaj kompetence mund të ngrihet si nga i pandehuri /i gjykuari, ashtu edhe kryesisht në çdo fazë të procesit.”

    PËR KËTO ARSYE
    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale,
    V E N D O S I
    Prishjen e vendimit nr. 46, datë 19.06.2006 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe vendimit nr. 15, datë 27.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë.
    Dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës si gjykatë kompetente.

    1. shoku i lalit says:

      O “Lali” mos je gje jurist nga ata te Kristalit ti ? Vetem per nje gje te vleresoj se ke kopjuar tere vendimin ne koment. Ndoshta nga qe nuk di si ta gjykosh vete. Po mire more lali nuk e lexon aty se gjykata kushtetuese ndalon gjykaten e krimeve te renda te gjykoje krimet e vrasjes. Gjykata e Larte ishte e detyruar ti prishte te dy vendimet. Nuk ka dhene pafajesi. Po per gjykatat e krimeve te renda qe kane shkelur hapur ligjin e Kushtetuten duke gjykuar pa qene kompetente e duke sjelle ndoshta kete qe ndodhi nuk ke ndonje gje per te thene Beje edhe njehere juridikun po jo tek Kristali…

      1. mirel says:

        Nje pjetje kam une..Perse Gjykata e Krimeve te Renda nuk ka te drejte te gjykoje Vrasjet.
        Vrasja konsiderohet sipas kesaj veper e shkalles se krimit “Jo te rende”…???
        Vetem Gjykata e Larte I gjykon.
        Cudi mendoja se mund ti gjykonin dhe gjykatat e shkalles se pare.
        Dhe nese Gjykata e Krimeve te renda ka kryer funksione gjyqesore,.dhe vendimet i jane quajtur te pavlefshme, kjo per shkak te moskompetences se kesaj Gjykate, apo per te krijuar hapesire spekulative qe te nxjerre nga burgu Ilir Xhakjen.
        Domethene, pyetja eshte qe perse Gjykata e Krimeve te Renda nuk paska te drejte te gjykoje vrasje,
        Dhe tjetra, nese njihet qe Gjykata e Krimeve te Renda nuk mund ta ushtroje kete te drejte, perse e mori ajo ne dore gjykimin e Ilri Xhakajt?
        Apo e kishin harruar per nje cast moskompetencen ligjore..
        Ligjore aludoj une, se nuk e di ne fakt qe eshte e ligjshme apo jo..qe Gjykata e Krimeve te Renda te mos kete kompetence te gjykoje vrasje.
        Ju lutem me sqaroni.

        1. Vlonjati 91 says:

          Jo o mik i dashur ky komentuesi i mesiperm duhet te jete nd1 coban dhish qe e genjen mendja se mund te flasi ne gjhe Juridike…Te them une si analizohet kjo pjese e vendimit:-Ne relacionin e trupes gjykuese vendimi i prishjes se denimit te dhene nga dy shkallet e Gjykates te Krimeve te Renda eshte dhene ne mosperputhje me ligjin e ri i cili ka modifikuar disa nene ekzistuese te Kodit te Procedures Penale…Por nuk duhet harruar dicka,qe ligji nuk eshte kurre retroaktiv,dmth qe edhe nqs hyn ne fuqi nje ligj qe modifikon totalisht apo edhe pjeserisht nje ligj apo nje nen te kodeve legjislativ ky ligj nuk ndikon dhe nuk mund te perdoret per te gjykuar ceshtje dhe krime qe kane ndodhur dhe qe kane filluar te procedohen perpara dates se hyrjes ne fuqi te ketij ligji abrogativ apo modifikues.Keshtu qe edhe juristi me i mbaruar nga ata qe perfundojne si ne shtet po ashtu edhe ne privat mund ta kuptoje qe ky vendim dhe relacion eshte objektivisht i paqendrueshem dhe per rrjedhoje nul.Eh kur gjyqtare behen femra e meshkuj qe nuk kane as fillore,kur gjyqtare behen burrat,grate,femijet e niperit e politikaneve kjo situate e rendomte dhe pasigurie ka per te qene ne Shqiperi.Shqiptare sensibilizohuni e ngrihuni e shkaterroni keta parazite qe po ju pijne gjakun,se me leket qe marrin nga ju per ceshtjet e pronave,nga leket qe marrin nga taksat tuaja,nga leket qe marrin nga kriminelet dhe nga shteti qe vret e vjedh kombin e vete ju keta jetojne si perendi e rrisin femijet si princer,ndersa ju dhe femijet tuaj vuani si ne mesjete.Ngrihu shqiptar!

  23. SOKOL DOLLDASHKU DO NA SJELL demokracine me pall ne dore ??????????????????domethene me force…..hidhe hidhe vallen o TOPE MADHI MOTRES OOOOOOOO?????????? MOS u mburr mos u levdo neser mbrema do ti shohe,,,, o kolke po DO byth kjo pune…..????a i ke ti keto BYTH??????????????

  24. miri says:

    E di mire policia se kush e mbronte kete tipin. Si ky ka plot ne shqiperi dhe mjafton nje vize kokaine me shume te terheqin dhe nuk shohin ku e shkrepin automatikuna pastaj.

  25. mirel says:

    “Dhe prape Xhakaj eshte burre i ndershem”
    Fjalimi i Mark Antonit mbajtur nga Edi Rama per nder te Qesarit Adem Tahiri..

  26. Nadia Shabani says:

    N.q.s e ka liruar A.Fullani atehere mos e kerkoni ne asnje vend por i kerkoni llogari Sokol Olldashit me Sali Berishen se ai ja ka dhene urdherin Fullanit per te liruar Xhakajn sic dha urdher per te nxjerre te pafajshem Ilir Meten. Me kete shtet kriminelesh qe kemi ne, priteni kur te dale prape i pafajshem dhe nuk qe nuk ka lidhje me vrasjen e Tahirajt sic e bene me vrasesin e Konomit qe ishin shume prane zbulimit te vrasesit por pastaj “nderruan” mendjen dhe u struk ne guacken e tij Eduard Halimi kur po i binte peshtyma nga surrati.

  27. laureta says:

    me kete drejtesi qe kemi ne nuk eshte me asgje cudi .populli thote peshku kalbet nga koka edhe gjyqtarja Fullani i ka krahet e ngrohta nga shteti prandaj jep vendime pa pergjegjsi. duhet pastruar drejtesia sidomos nga gjyqtaret plepaxhi 6 mujorsh se boll kane ngrene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje