Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të verifikojë dosjen e lirimit të Ilir Xhakjas nga burgu, autorit të vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri.
“Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i këtij Këshilli do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiri”, thuhet në deklaratën e KLD-së.
Ilir Xhakja rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë. Me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes, por çështja u pushua dhe Xhakja u lirua në vitin 2011.
Po shume mire KLD ja kur te mbaroni pune verifikoni pak kete timin se mos eshte kriminel
Oburra te KLD ti kapim ndonje lek tjeter ketij Xhakes,se paska pas doren e leshuar te Gjykata Larte…
Me ket rast u marrim dhe gjysmat e lekeve atyre qe te Gjykates se larte…
KLD te verifikoj edhe lirimin e Ndrea Prendit!Pershendetje Doktorse ke ty i kena syt.
Mendoni se do ty hyje ndonje gjemb ne kembe gjyqtareve?hahahahah po sikur ta kene gjykuar dhe nxjerre nga burgu sashenkat dhe tomat qe kane marre si shperblim per zgjedhjet e vjedhura? a thua se do ti denoi kush?
O popull boll degjuat lajme se jane vetem genjeshtra.boll lexuat mediat e ndryshme se keto jane per t’iu marre mendjen fatkeqesi qe jetojme ne kete vend te tille!!
Deklarata e KLD nuk eshte gje tjeter vecse nje qendrim zyrtar “dhembetunedes” i shtetit ndaj krimit, ne mungesen e dukshme te nje deklarate te forte dhe te zbatueshme, me ze dhe figure, nga Berisha, dhe nje nga Nishani. Zoterinj kriminele mos u frikesoni. Shqiperia eshte tuaja. Ta gezoni bashke me qeverine.
ah, tashti qe e ka urdheru verifikimin ky nen kryetari KLD qe sapo u ul ne karrige me perkrahje te Sokol Olldashit ose sic njihet ne Shijak Qorri, u zgjidh ceshtja.Do dal qe Xhakja s’ka qene fare ne vendngjarje, ka pasaporte me vule ne Amerike e bla bla bla.Na kenaqet e shoke.A ka prokurori ky shtet, apo aq kohe sa nuk ka prokuror me “permasa me porosi” s’ka institucion!!????Po duan me gjet fajtoret qe kane liru kriminelet me 21 vjet burg te dal pafaj???Boll me kesi rrenash o mashtrues se u bet bajat.Me mire hesht!!!!!
Pasi te vriten njerezit i verifikojme te gjitha ne dhe ngrihet i gjithe shteti ne kembe. ne fakt shteti duhet te jete ne kembe qe kriminele te tille te mos levizin ne rruge, por te jene ne qelite atje ku e kane vendin. Duhen verifikuar te gjithe gjyqtaret pasi nuk besoj se ka ndonje gjyqtar ne Shqiperi qe te mos kete marre para, te mos jete korruptuar.
NE S,KEMI SHTET – TE VRASESH DENOHESH 20 VJET BURG AI QE VRITET NUK KTHEHET ME NE JETE !!!
po anetaret e gjykates se larte kush do i hetoje? KLD nuk ka kompetence. duhet te ngrihet nje komision parlamentar dhe te hetoje dosjen e lirimit te autorit te krimit. niseni nga koka dhe jo nga bishti
Bujari bashke me Shpresen do shikojne vendimet e tyre.haha PO VRITENI TE GJITHE SHQIPRIN o kriminela,ndaloni vrasjet te gjithe duan te jetojne.BOOLL o ju lutem mos vriteni,e di se per ju nje top prej lecke ehte jeta e njerzeve.BOOLL BOOLL kriminela.
po pse kld gazetaret dhe opozita nuk verifikojn qe ministria dhe policia po genjejn opinionin publik dhe tani po del qe ska pas asnje postobllok dhe miku i olldashit qe i paprekshem ne ate zone dhe njihej shum mire me kryekomisarin.vrasja ka ndodhur pas nje sherri mes te dyve ne nje lokal she eshte ber me pistolete jo me automatik si pretendon policia
20 vjet burg gjykatësit që pushoi çështjen.
Prisni sa te heqin qafe dhe ministrin tuaj LOLO, Mulin e Antenes, e pastaj filloni hetimet per gjyqtaret o Nishanlli e o Elvis
GJYKATES E PROKURORE APO BASHKEPUNETORE NE EKZEKUTIMIN E SHTETIT LIGJOR !
– Mesazhi i vrasjes se kryekomisarit Adem Tahiri per shqiptaret!
– Nga Agim Dega, Nju Jork
Dite zie per mbare Shqiperine ne lufte te pashpalllur !
Cdo shqiptar sot eshte ne zi. Eshte ne zi per vdekjen perfundimtare te shtetit ligjor ne Shqiperi. Brenda nje muaji u vrane, masakruan mbi 50 shqiptare te pafajshem. Mbi 500 eshte numri i te vrareve qysh prej nje viti.
Nje sirene alarmi , nje kushtrim lufte ne nje shtet qe nuk eshte ne lufte me asnje shtet tjeter.
Shqiperia eshte sot ne gjendje lufte te pashpallur. Ne gjendje lufte te shqiptareve kunder shqiptareve. Kur qytetaret, kur shtetasit rrokin armet e vriten me njeri- tjetrin si ne Siciline apo Chicagon e viteve 30 kur benin ligjin Mafia dhe Al Kapone, si ne Irak, Siri apo Afganistanin ne lufte sot , kur ata marrin guximin e qellojne sikur te pinin nje kafe mbi perfaqesuesit e mbrojtesit e ligjit, aty ligji ka marre fund.
Aty vepron vetem ligji i xhungles, ligji i luftes! Vrasja brenda oborrit te shtepise se vet e ish- deputetit te opozites Fatmir Xhindi, ekzekutimi ala Al Keida i ish- kryetarit te PDK-se per Malesine Madhe, Aleksander Keka, masakrimi barbar i gjykatesit te Vlores Kolombi ne mes te dites e ne qender te qytetit… e sidomos vrasja makaber e kryekomisarit shembullor Adem Tahiri ne krye te detyres e ne mbrojtje te shtetit jane nje sirene alarmi se Shqiepria eshte ne gjendje lufte.
Nuk di cfare pret President i Republikes, ish ministri i Brendshem Nishani per dekretimin e ketij ligji kur lufta eshte shpallur e po korr per dite viktima gati sa ne ato vende ne lufte qe permenda me siper.
Ka edhe nje rruge tjeter : te shpalle edhe de jure kapitullimin e shtetit shqiptar perballe krimit te organizuar, perballe Mafias qe ka kapluar qeverine, drejtesine, Shqiperine de fakto!
Vetem per faktin qe asnje prej ketyre krimeve te renda kur ai ishte minister i Brendshem nuk u zbuluan e nuk u ndeshkuan do te ishte nje aresye madhore qe ai kurre te mos votohej e kurre te mos zgjidhej President i Shqiperise, pavaresisht se e pat lavderuar edhe Edvin Rama ne hajgaret e tij ne Twitter. Si mundet te zgjidhet President nje kryepolic i paafte !
Mesazhi i ekzekutimit te Adem Tahirit
Cfare bie ne sy ne njoftimet e drejtuesve te policise shqiptare per krimin e fundit – ekzekutimin e kryekomisarit Adem Tahiri, nje djale flori , nderi i Malesise se Gjakoves, te ciline njoh qysh prej te pakten 30 vjetesh si nje nga djemte me te mire te kesaj treve!?
Vrasesit e tij kane mbi kurriz nje thes me krime e nje arsenal armesh sa per ti shalur lufte e per te qelluar simbolin kryesor te cdo shteti, policin, bil,,, bole kryepolicin e nje qyteze me shuem probleme si Shijaku!
Ndersa kapen , arrestohen, burgosen dhe ekstradohen nga drejtesia e ligjzbatuesit syshqiponje amerikane prej maleve te Kolorados apo xhunglave te Florides kriminele e vrases shqiptare per krime para 10 15 vjetesh, policia shqiptare qe ka detyre paresore parandalimin, goditjen e krimit te sotem dhe kontigjenteve te tij, kupola e korruptuar e drejtuesve te policise dhe antikrimit shqiptar kujtohet te hape dosjet e arshivat e mykura te saj si kofini pas te vjelave, pasi kriminelet e terroristet ekzekutojne kryekomisarin apo policet e tyre e tyre ne krye te detyres e ne mbrojtje te shtetit ligjor!!!!
Gjumi i rende i kupoles policore mbi dosjet e krimit
A ka ku te shkoje me tej gjumi i rende i legjzbatuesve shqiptare mbi dosjet e krimit dhe mbi gjakun e pathare te viktimave te shumta te tij, perfshi edhe kolege te tyre !?
A ka ku te shkoje me tej bashkepunimi dhe bashkejetesa me krimin!? Bashkeutore te mirefillte ne krim !
Sot policia e shtetit vrapoi te njoftonte per arrstimin e njerit prej autoreve te ketij krimi qe per mendimin tim eshte nje akt terrori i mirefillte nga Mafia e krimi i organizuar!?
E pastaj! Pese me hic ! A e ringjall ky akt i vonuar, ky veprim si kofini pas te vjelave Adem Tahirin!?
” Jo po ne i arrestojme, ua qepim dosjet… e Prokuroria, gjykatat e lirojne ! Ua mbyllin ceshtjet, ua humbin dosjet , ua prishin provat ! Eshte plotesisht e vertete dhe pajtohem me policine deri diku!
Deri ku !? Deri aty sa ata bashke me dorasin, bashke me autoret e krimeve e vrasjeve nuk arrestojne cilindo prokuror apo gjykates qe liron vrases te tille, por bashkepunojne me ta duke mbushur perdite thesin e krimeve te reja, sic ndodhi dje ne Shijak, sic ndodhi pardje ne Shkoder, sic ndodhi parpardje ne Korce apo Sarande … sic po ndodh perdite e pernate ne mbare Shqiperine ne gjendje lufte te pashpallur.
Thaset krimeve dhe thaset e parave mbushin njeri- tjetrin !
E ndersa kriminelet mbushin thaset e krimeve , nje grusht prokuroresh e gjykatesish te sterkorrutpuar nga shkalla me e ulte e deri tek shkalla me e larte mbushin thaset me paret qe u paguajne kriminelet dhe Mafia e krimeve te organizuara…
Po hajde ku ti gjejme, hidhen avokatet e krimit !!! Hajde avokate krimi hajde! Po shihni me cfare makinash udhetojne ! Shihni ku u kalojne e pushimet e ku shtrohen ne dreka e ne darka…. Llogarsini sa prej tyre vijne nga pagat, rrogat, honoraret…. Te tjerat jane prej krimeve !
Pa kontrolloni vilat e tyre, te doganiereve, te tatimoreve, te deputeteve, te ministrave, te familjeve te tye qe konkurojne me ato te sheikeve arabe apo multimilionereve amerikane dhe beni llkogarite nga u erdhen a nga u derdhen! Kollaj fare per te shkuar tek rrenjet e simbiozes shtet antishtet, drejtesi Mafi….
Arrestoni bashke me kriminelet perserites e sterperserites edhe liruesit e tyre sterpersrites… Nje dy… pese, dhjete e shikoni se kjo dukuri brenda nje viti do te marre fund! Kjo do ti jepte fund bashkautoresise ne krim, korrupsionit ne cdo hallke te drejtesise e te shtetit… Perndryshe shteti ligjor ne Shqiperi jo vetem nuk ekziston por as nuk do te vendoset kurre !
Edhe me shume se ky Krasniqi qe i ndihmoi ekzekutoret te largohen nga vendi i krimit i kane ndihmuar ata prokurore e gjykates me emer e mbiemer qe kane nenshkruar ne mbylljen e dosjeve te tyre te vjetra, ne pafajsine per krime ne flagrance e ne syte e dhjetra shqiptareve!
Ata duhen arrestuar dhe ndeshkuar ashper per lirimin dhe mbylljen e e ceshtjeve penale te ketyre krimineleve te pashpirt e terroristeve cnjerezore. Kushdo ndihmon nje kriminel, vrases e terrorist eshte edhe me i keq se ata!
Nderim per nje djale qe nderoi Malesine e Gjakoves
Asgje nuk do ta ringjalle e sjelle prane femijeve, bashkeshortes, prinderve, te afermeve , shokeve e miqve Adem Tahirin! Por ama e kemi perdetyre te lehtesojme plaget e tij duke e cuar drejtesine ne vend.
Adem Tahiri u vra por nuk vdes kurre ne zemrat e tyre sepse u vra per te mbrojtur jeten, te drejten tone thelbesore te njeriut e te shokeve e vartesve te tij – ate te jetes
Nder e lavdi kryekomisarit Adem Tahirajt , nderi i Malesise se Gjakoves ! Drite i paste shpirti dhe jeta e tij prej dragoi e shqiponje malesie e drejtesie.
Perulem me nderim e mirenjohje para aktit dhe shembullit tend heroik Adem Tahiri! Ndaj dhimbjen me njerezit, shoket e miqte e tu Adem Tahiri!
Adem Tahiri – Deshmor i kombit !
gjyqetari qe ka liruar vrasesin e adem tahirit, duhet vrare sepse per para ka liruar nje kriminel te rrezikshem. ai ta paguaj me koke se edhe te tjeret gjyqetar kriminel do zene mend. por ne shqiperi gjykojne edhe gjyqetare si toma, sashenka, ristani e fullani e mbajne licensa avokati edhe avokat kriminel si njefare gjokutaj. me ministra si halimi, noka, bumaci e kryeparlamentare nje zhele si jozefina nuk behet kurre shqiperia. 100 vjetopri po qendiset me te zeza. rrofte ilir meta, rrofte sali berisha, rrofshin albana vokshi e mesila doda.
nuk eshte i vetmi qe duhet verifikuar. kemi shume vrases qe vijne verdalle te lire …
edhe dicka tjeter qe e harrova. para ketij qe eshte tani zv/kryetar kemi pasur zotin spahiu te AK dhe kryetar zotin bamke te FRD qe tani na dalin per te dhene deklarata se do rregullojne shqiperine. ky xhakja eshte produkt i asaj dyshe. mos e harroni …
Ore shoke po Niku Leshe Xheli ku eshte ???? Su ndie fare , apo ka frike se i dalin te palarat , se kur eshte liruar ky zotria Niku Lesh Xheli ka qene nenKryetar i KLD .
Ashtu eshte nje muhabet, i ka dale nje pune Nikut. Po mbron atdheun nga armiku jashtem. Sapo ta mbaroje do merret edhe me keto vogelsirat.
E vertete qe jeten e ka ne dore zoti, ai ta jep edhe ai ta merr, por ne kete shtet te korruptuar qe vetem shtet nuk eshte denimi kapital do te ishte kryeveper. Vdekje krimineleve.
Kriminelet me te rrezikshem jane ata ne pushtet,po nuk u qerruan ata ska per te pasur qetesi ne kete vend.
GJYKATA E DURRESIT KA SHUME GJYGJTARE KRIMINELA SI SH REKA NDUE GJURA DHURATA BILO DHE AVOKATE KRIMINELE SI AGIM HOXHA QE DERGOI DJALIN ME LAJMERUAR NJE KRIMINEL TJETER KUJDES O POPULL……..ILIR FLORIRI NE VEPRIM
http://www.youtube.com/watch?v=GWYEMGVvdtc&feature=player_embedded#!