Tregtarët: “Fuqia blerëse rënie drastike”. Edi Rama: “PS angazhohet për sistem të drejtë taksimi”

14 Shtator 2012, 18:14Politika TEMA

Çmimet dhe taksat janë rritur shumë, fuqia blerëse ka rënë, ndërsa tatimorët janë kthyer në “skuadra terrori”, që e bëjnë edhe më të vështirë punën e tregtarëve. Këta të fundit thonë se janë në kushtet e mbijetesës dhe se nuk bëhet më fjalë për norma fitimi. Kjo është situata në tregun ushqimor të shumicës, pranë Qytetit të Nxënësve në Njësinë nr.6 në kryeqytet, ku kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot paradite takime me tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty.

Kryesocialisti ka parë nga afër një treg bosh dhe tregtarët e vegjël që rrinin në pritje. “Ka një rritje drastike të çmimeve. Vetëm me çmimet na merren fitimet. Edhe taksat kanë ardhur shumë për këtë vit. Fuqia blerëse ka rënë. Nuk është ajo fuqi blerëse që ka qenë dikur. Vaji ka vajtur 2300 lekë kg”, është shprehur një nga tregtarët. Sipas tij përveç rënies së fuqisë blerëse dhe rritjet së çmimeve problem mbetet rritja e arbitraritetit të policisë tatimore, por edhe të policive të tjera që i mësyjnë tregut të tyre. “Policia e tatimeve njëherë në dy ditë është këtu në treg. Kanë frikë tregtarët të vijnë të blejnë. Ne po shkojmë në zero, një ditë do dorëzojmë çelësat e kaq ishte puna jonë. S’kemi bërë sefte akoma, shikoje kasën asgjë”, është ankuar një tjetër prej tregtarëve.

Dhe radha e ankesave vazhdon të jetë e gjatë, pasi të tilla janë edhe problematikat që e bëjnë pothuajse të pamundur mbijetesën e atyre që jetojnë me punën në këtë treg. “Më kanë bërë biznes i madh, se thonë që e kam tejkaluar normën. Ti shihe vetë. I paguaj taksat si biznes i madh, ndërsa unë kam 10 milionë të vjetra mall. Këtu gjithë ditën s’vjen njeri fare. Çfarë të bëjmë, me çfarë të jetojmë. Kam dy fëmijë, të dy me shkollë të lartë, pa punë”, thotë një tregtar.

Ndërsa një grua që shet në këtë treg duket edhe më e rënduar shpirtërisht: “S’na del as të lajmë taksat e bashkisë. Më vunë 1 milionë lekë gjobë për kasë. Ku t’i gjej unë 400 mijë lekë që të blejmë kasën. Më çfarë t’i përballoj me burrin që kam pa punë”. Fenomeni i listave është prezent edhe në këtë treg ushqimor, megjithëse pjesa më e madhe këtu shesin me shumicë. “Edhe ne që jemi tregtarë shumice me lista po punojmë. Puna është e dobët, edhe klientët i mbajmë më shumë duke dhënë pa likuiduar dhe i marrim lekët më mbrapa. Me lista punojmë dhe ne. Me shpresë të Zotit presim për më mirë”, shpjegon një tjetër tregtar.

Kryesocialisti Rama u ka thënë tregtarëve se qeveria e Partisë Socialiste do të rivitalizojë biznesin e vogël duke i hequr së pari taksën e biznesit të vogël, por edhe taksat e fshehura të korrupsionit dhe atë të zvarritjes nëpër zyrat e administratës. Ai është shprehur:

“Pa asnjë diskutim duhen marra disa masa të menjëhershme për ta energjizuar sidomos biznesin e vogël që është në gjendje ‘ku thërret qameti’. Do e heqim taksën e biznesit të vogël, do bëjmë një sërë ndryshimesh që ne besojmë, do heqim edhe taksën e korrupsionit, edhe taksën e kohës e të zvarritjeve. Do vendosim një sistem drejtësie në barrën e taksave, kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë do paguajë më shumë. Dhe të gjithë pastaj së bashku me taksën që paguajnë do shërbehen nga shteti me dinjitet, duke qenë qytetarë të respektuar maksimalisht si sipërmarrës, jo të dhunuar dhe të persekutuar siç thoni ju me policët nga të katërt anët, që ku të gjejnë të shqyejnë ndonjë gjë”.

Kryetari Rama ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist i zgjedhur në këtë zonë Saimir Tahiri, si dhe nga Sekretari për Programin Ilir Beqja.

9 komente në “Tregtarët: “Fuqia blerëse rënie drastike”. Edi Rama: “PS angazhohet për sistem të drejtë taksimi””

  1. BERISHA LARGOHU. ESHTE TURP PER SHQIPTARET QE DO TE FESTOJNE 100 VJETORIN ME BERISHEN! says:

    Rama ka vendosur te takohet me trektaret dhe te ndalurit te berejes opozite. Por, a munt ti fitoje zgjdhjet e ardhshme duke shkuar me Berishen ne zgjedhje???

    1. Flamur Berdellima says:

      Norvegjezet e Ballkanit keshtu??!!
      Kjo eshte shpifje e Edvin Kristaç Rams!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/dhi-e-zgjebosur-dhe.html

  2. kalorsi i zi says:

    Edi, ti ben detyren tende per elektorat por shqiperia nuk do i dali dot me. Shkaterrim i plote, shqiptaret jane per rruge prape si ne 90. Asnje shprese nuk realizon dot endren sepse duhet filluar nga A prape.

  3. Demokraci ne Shqiperi says:

    Nje shtet si Shqiperia ke nevoje per keto politika sociale qoft per bizneset qoft dhe per shtresat e ndryshme ne nevoje si ish-pronaret etj etj Kjo do te thote konkurrence e ndershme….

  4. Ben Chicago says:

    sa te jete saliu [daku] ne kete vend era qen do ti vije

  5. NjeQytetarOptimist says:

    P’se mos ta bej Robin Hudin ?!?! Do jete kryeminister..Nje kryebashkiak nuk i heq dot taksat shteterore..Taksat e bashkise kur ai e drejtonte kundrejt biznesit, ishin mikroskopike per ato biznese ne krahasim me ato shteteroret..Ai ka per ti ul taksat shteterore sepse po te besh llogarine me programin qe eshte ne fuqi, ata qe fitojne mbi 600mije e siper ne muaj, pothuaj paguajn sa marrin ata 200-300mije ne muaj…P’se c’fare kane Agron Duka, Coca Cola etj etj, bri ne ball ??

    Ne qofte se nuk duan te paguajn (qe do pagojn si Cecua) nuk ka problem ? Quhet Kapitalizem..Iken Agroni, vjen x..E keshtu me rradhe…Tregu i lire, largon monopolet dhe ul cmimet…

  6. ore EDI RAMA PO KA NDRYSHIM NE ekonomine KAPITALISTE???PO kenaqesh me injorancen tone????? ore DERDIMEN leri pordhet per EKONOMI E INDUSTRI E BUDALLALLLQE TE TJERA…… kur te VISH NE pushtet na beje njeher shtet,,,, vere NE VEND drejtesine,,, duke filluar me sali BERISHEN,,, PO BERE KETE I KE BERE TE GJITHA….NE te themi MOLLA ti thua dardha… e dime nuk ka te majte e te djathte …. KA nacionalisem ,, dhe duam DREJTESI DREJTESI DREJTESI……………..SHQIPEWRINE DHE shqipetaret NA KTHE buzeqeshjen dhe te duam njeri tjetrin….saliu na MORRI buzeqeshjen dhe na beri te urrejme njeri .— tjetrin

  7. HORRI bulevardit says:

    Edi Rama, ka ardhur koha qe tregtaret te presin ose te shkojne ti kerkojne Lulit, pse nuk mbajti premtimet.
    Edi Rama, eshte urgjente te ngrihet populli ne protesta te perditshme, po dalime partiake, ku PS-ja te jete thjesht nje pjese e protestuesit dhe te ngrihet zeri kunder krimit, qe cdo dite po merr jete dhe askush nuk mund te thote se kur do te ndalet.
    Duhet rrezuar Berisha me cdo kusht dhe jo PS-ja, por nje qeveri e unitetit kombetar, ku partite te perjashtohen nga kjo qeveri, te pergatise vendin, per zgjedhje, por kjo mbasi te kete rregulluar rendin dhe ligjin.
    Nuk eshte problemi se u vra nje komisar, qe ndjeste paste, por po vriten cdo dite edhe te pafajshem, vetem se ndodhen ne rruge ne momentin qe krimi ka vendosur te godase.
    Lerini lloqet, beni dicka qe shqiptaret te shohin se po ndryshon dicka, ne te kundert edhe ju si parti, do te humbisni.

  8. tani says:

    Edi Rama nuk thot qe doheqim te gjitha taksat biznesit te madh e te vogel.! Ai thot se doheqim disa nga taksat qe rendojne shume biznesin,sic eshte nje takse kohe dhe nje tjeter,dhe se do uli taksat e tjera.
    Sigurisht qe biznesin e ndihmon me shume ritja e fuqise blerse e cila fuqizohet me hapjen e vendeve te reja pune,me rritjen e rrogave dhe pensioneve si dhe me uljen e taksave nje pjese te varfer te popullsise.
    Por ne kete derexhe qe e ka cuar Shqiperine tradhetari dhe krimineli Sali Berisha me banden e tij te kusarve,do jet shume e veshtire,ndaj duhet qe se pari te dergohen ne gjykat Sali Berisha dhe shumica e qeveritarve hajdut, te vihen para pergjegjesise te gjithe gjykatsit e korruptuar e te tj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje