Lirimi i Xhakjas, TV Klan heq nga lajmet emrin e Arjana Fullanit si relatore

14 Shtator 2012, 18:32Politika TEMA

Ndërsa mbarë shqiptarët ndjejnë hidhërim për vrasjen e një kryekomisari, për qeverinë ky është një moment për të treguar se policia po punon, por janë gjykatat që lirojnë kriminelët. Pak a shumë ky ishte thelbi i një deklarate të bërë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Por në të vërtetë shqiptarët janë të hidhëruar dyfish, së pari për vrasjen e një kryekomisari dhe së dyti për fatin e zi ku është katandisur drejtësia dhe rendi publik në Shqipëri.

Gazeta Tema ka mbrojtur gjithmonë tezën se gjykatësit këtu (sidomos ata të Gjykatës së Lartë) nuk është nevoja të blihen nga pushteti, por në këmbim të mosprekjes së zyrtarëve të lartë, janë të lirë të bëjnë ç’të duan, pa pasur frikën e ndëshkimit.

Kështu ka ndodhur edhe me rastin e Ilir Xhakjas.

Ndërsa televizioni pro- qeveritare, ose ndryshe zëri i Berishës, TV Klan sulmon gjykatat dhe drejtësinë për këtë rast, nuk e përmend fare që ka qenë pikërisht Arjana Fullani relatorja e vendimit për Xhakjan. Sepse kështu i intereson qeverisë, për ta sulmuar gjyqësorin aq sa duhet. Harrojnë se ata e kanë katandisur në këtë derexhe, ku askush nuk ka frikë nga ligji. Nëse janë të lirë pushtetarët kriminelë, të lirë do jenë edhe kriminelët e rëndomtë. Mjerë shqiptarët.

31 komente në “Lirimi i Xhakjas, TV Klan heq nga lajmet emrin e Arjana Fullanit si relatore”

  1. Ben Chicago says:

    sot 14 shtator
    para 14 vjetesh arkivoli i hajdarit u perdor si dash per te thyer deren e kryeministrise
    per dakun …. dash quhej ne lashtesi nje tra i madh i gdhendur qe
    perdorej per te thyer portat e keshtjellave.

    1. Plagiarism says:

      Pse u cmend Arjana te coje para drejtesise Mafiozet e Olldashit???? Ariana ka deshire te gjykon vetem raste divorcesh te atyre me lek! Nuk eshte faji i Arianes qe Qeveria Shqiptare eshte Mafioze por e kackavallit siper qe se di se policat edhe nuk vriten

  2. Artan Kristo says:

    Ky eshte Aleksander Frangaj qe kur ra vete ne burgun e Sales, ju gjenden prane et gjithe gazetaret.
    Ta shpifin, me keq se TVSH e Dulles!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. artiles says:

      FANTASTIKE MONTAZHI TEK LINKU! Hera e pare qe e shoh. Shume domethenes.

  3. HORRI bulevardit says:

    Ju lutem, mos beni sikur e keni harruar te shkuaren, diferencimi ne te mire dhe ne te keqinj, eshte nje shpikje te pakten per pjesen shqiptare e memes parti, ku ata me besniket, ndaheshin vec, per mos ti njollosur biografine dhe pjesa tjeter shkonte ne gijotine.
    I tille eshte edhe ky rast, megjithese Saliut dhe sidomos Jolldashit, do ti kete rene pika qe ju dogj nje element shume i rendesishem dhe kjo ndodhi pikerisht kur po pergatitet fushata e zgjedhjeve te fituara nga partia e Saliut.
    Per ne qe e kemi jetuar edhe kohen e rekrutimit te Saliut nga partija meme, kjo qe ndodh ne rastin e gruas se guvernatorit te bankes, nuk eshte gje e re, se e dime mire se cdo te thote diferencim.

  4. Drini says:

    Aleksander Frangaj, maloku me i poshter qe ka republika, Hjaduti me ciz,e ka ngritur nje perandori me parate e shqiptarve qe i merr mepermjet dashit SRB-

  5. ama says:

    Ekskluzive/ Kryekomisari ishte në lokal me Xhaken para krimit !

    Detaje tronditëse dhe që rrisin shumë dyshimet për mënyrën se si u vra kryekomisar Adem Tahiraj mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Shefi i Komisariatit Shijak dhe Ilir Xhakja janë parë së bashku në ambientet e një lokali në Katund-Sukth para ngjarjes. Dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar këtë fakt, që nuk dihet nëse është dokumentuar nga grupi hetimor, pavarësisht se Policia e Shtetit njoftoi se ishte në operacion. Kryekomisari është parë të dalë nga lokali i zonës dhe të drejtohet për nga makina e tij e punës. Por sapo ka hapur derën, është ndjekur nga pas prej Ilir Xhakjas, 38-vjeçarit të liruar në mënyrë të mistershme nga gjykata, që përflitet nga FBI si mik i Sokol Olldashit dhe që ishte i lirë, megjithëse i dyshuar për katër vrasje. Aty është qëlluar me pistoletë me një krehër karikatori. Tahiraj ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar. Me të nuk kanë qenë as shoferi dhe as ndihmësi siç fliten. Nuk ka pasur as makinë Patrulle. Dëshmitarët thonë se vërdallë zonës kanë qenë vetëm dy oficerë që po qëndronin rastësisht në këtë zonë, në distancë të konsiderueshme dhe që nuk kishin dijeni për lëvizjet e kryekomisarit. Paraprakisht konfirmohet debati i fortë mes palëve. E moshuara e plagosur deklaroi publikisht se mes kryekomisarit dhe Xhakjas ka pasur konflikt me zë të lartë dhe ajo është bërë kurioze për të parë. Gjetja e Tahirajt te dera e makinës konfirmon faktin se ai ka qenë duke hipur në mjet. Por informacionet e rezervuara flasin për një grindje të ashpër brenda lokalit mes Xhakjes, Tahirajt dhe nipit Ledio Krasniqi, në kërkim. Nuk dihet përse kryekomisari e ka takuar Xhakjen, ky ligjërisht i lirë pas vendimit të gjykatës dhe ende në apelim, ndërsa ishte kontingjent i rrezikshëm. Policia e Shtetit thotë se ishte në krye të detyrës. Por një fakt i tillë nuk shpjegohet prej Burgajt duke e shoqëruar me patrullat në operacion. Cdo aksion shoqërohet me postblloqe e përforcime. Prej një viti Tahiraj ishte shef komisariati dhe me 20 vite karrierë në operacione speciale. Pra ai e njihte Xhakjan dhe nuk do të shkonte kurrë i vetëm për t’i bërë kontroll atij apo të afërmve të tij nëse kishte dyshime. Kjo përforcon edhe një herë se nuk ka pasur plan operacional dhe se kryekomisari sipas dëshmitarëve ka qenë me të dyshuarin para vrasjes. Gjatë sherrit në lokal Xhakja mund të jetë nxehur (motivet ende mbeten mister, por backgroundi i Xhakjes lë të nënkuptohet motivi), e ka ndjekur nga pas kryekomisarin duke e vrarë në vend. Më tej është larguar dhe fshehur në Shënavlash. Aty është strehuar nga miqtë e tij, deri dhe politikanë apo autoritete të larta vendore të qarkut. Madje ka një fakt tepër interesant, që për vetëdorëzimin e Xhakjas kanë negociuar politikanë dhe autoritete vendore, që janë aleatë apo pjesë e qeverisë aktuale. Të gjitha këto informacione mund të zbardhen me kalimin e ditëve apo javëve, pasi situata të qetësohet dhe të zbardhet në detaje ngjarja, pavarësisht se Xhakja ka thënë se nuk e njihte shefin e komisariatit, por e mendonte si një njeri që donte t’i bënte keq atij dhe nipit të tij !!!. Por në fakt kryekomisari kishte në detyrë në Shijak po aq kohë sa ishte i lirë Xhakja prej vendimit të gjykatës. Për më tepër që kryekomisari ishte me makinën e punës, që lexon “Policia”. Një kriminel që akuzohet për 4 vrasje, i dyshuar dhe nën vëzhgim, që e di rrezikun, por nuk njeh kryekomisarin apo makinat e policisë, kjo është e vështirë për t’u besuar si alibi…për më tepër që nuk mund të mungojë ndonjë surprizë edhe nga ekspertiza balistike. Fillimisht u tha se u qëllua me automatik, kurse sot se iu kap arma e krimit pistoletë “Glock”. E nëse arma nuk përputhet me predhat atëherë…..Përsëri gjykata do e dënojë për armëmbajtje pa leje…si zakonisht.

    1. HORRI bulevardit says:

      Shume interesante kjo!

    2. Une says:

      Me te vertete e çuditshme kjo, ne fakt edhe une u çudita kur thane se ka qene me police te tjere thashe “si ka mundesi qe s’jane pergjigjur zjarrit ata” dmth mesa duket paska qene vetem per ndonje biznes. Ky plehra paska vrare 4 vete edhe paska qene ne liri, ncncncnccncn ça behet ne Albanistan, kane nderhyre politikane per vetedorezimin e tij, ncncncn çudi si degjon populli shqiptar se ça behet çdo dite dhe prape vazhdojne flejne gjume. Po bindem çdo dite e me teper se ne nuk jemi popull po jemi bageti dhe keshtu kemi qene gjithmone. Nuk ka buke nuk ka rend nuk ka drejtesi nuk ka shtet dhe prape vazhdon pirja e kafes………….hajt ju befte mire te pakten se s’ka ngelur gje tjeter t’ju thuash shqipeve. Te pakten mos t’ju biem ne qafe te huajve kur themi se na e kane me hile, nuk na e kane me hile ata po jemi ne qe ja kemi me hile vetes tone.

    3. hajrije honmi says:

      pash zotin cfare keni me Xhaket ata jane djem florinj. Sa per negociatat per dorezim te Ilir Xhakes, i ka bere burri im Genci vete PREFEKTI i Durresit me urdher te TERIT, depuitetit tone , qe i morrte te ligat ai Dako xhuxhmaxhuxhi.

    4. Alpini says:

      dukesh nga komenti qe je karaduz tropoje ,shkruan me shume se çduhet vetem e vetem per tu dukur dhe nuk thua asgje.
      keshtu beni ju edhe kur jeni ne ambjen me njerez nga treva te tjera,merrni llafin e si leni rradhe askujt,keshtu beni edhe kur doni te merrni pozite,i merrni te tera per vete,keshtu beni edhe kur doni te zeni toke ne bathore a kenet,doni shume e me shume e nuk pyesni per rregull.keshtu beni se keni gjetur njerez te urte ne tirane e durres se ne vlore u bejne te dhjesni ne breke.
      Jeni race shume e keqe dhe ai patrioti yt i kish hak por dhe pak ato 7 plumba.

  6. durresstar says:

    gjykatat ne shqiperi do te fuksionojne,kur te bi nga kali
    sali pusht berisha..!!

    eshte e kote c’do gjo ne vendin tone,ne qofte se populli
    nuk ngrihet ne kembe i bashkuar ne nji grusht te vetem
    qe ta rrezoj,kte diktator tradhetar dhe te pa bese
    qe ofendon te gjithe kombin shqipetare si kryeminister
    nji rrugac idiot,nji tradhetar i remdomte qe ka poshteruar
    nji popull te tere,me shit blerjen qe po i bon vendit tone
    valle kur do te themi se ju mush kupa ksaj plere,dhe nuk
    duhet te jete mo ne krye te shtetit,,,me vjen keq po historia
    me mbretin e veteshpallur,po perseritet ateher ishte shen nauni
    dhe vermoshi,,,dhe tani deti jone,nafta jone,dhe c’do pasuri tjeter nentoksore,qe ky pusht po ja shet armiqve tane shekullore.

  7. Arberi USA says:

    Un e njo mire kete Xhakjen,ishe i forti i Sokol Olldashit per te vjedhur votat.Shikoni deklaratat e Sokol Olldashit ne parlament kur i drejtohet opozites, kur deklaron se:”Dhe me palle po qe nevoja ne do ti fitojma zgjedhjet”,dhe palle ai ka parasysh Xhakjen me shoket e tij.

  8. toni says:

    Kjo vrasje esht pune hajnije dhe Jo qeverije.po frangaj esht bere kelysh I rrahur tani hangullin po sleh dot se I harroj te rrafmet e liqenit artificil

  9. AGIM DEGA says:

    GJYKATES E PROKURORE APO BASHKEPUNETORE NE EKZEKUTIMIN E SHTETIT LIGJOR !

    – Mesazhi i vrasjes se kryekomisarit Adem Tahiri per shqiptaret!

    – Nga Agim Dega, Nju Jork

    Dite zie per mbare Shqiperine ne lufte te pashpalllur !

    Cdo shqiptar sot eshte ne zi. Eshte ne zi per vdekjen perfundimtare te shtetit ligjor ne Shqiperi. Brenda nje muaji u vrane, masakruan mbi 50 shqiptare te pafajshem. Mbi 500 eshte numri i te vrareve qysh prej nje viti.
    Nje sirene alarmi , nje kushtrim lufte ne nje shtet qe nuk eshte ne lufte me asnje shtet tjeter.
    Shqiperia eshte sot ne gjendje lufte te pashpallur. Ne gjendje lufte te shqiptareve kunder shqiptareve. Kur qytetaret, kur shtetasit rrokin armet e vriten me njeri- tjetrin si ne Siciline apo Chicagon e viteve 30 kur benin ligjin Mafia dhe Al Kapone, si ne Irak, Siri apo Afganistanin ne lufte sot , kur ata marrin guximin e qellojne sikur te pinin nje kafe mbi perfaqesuesit e mbrojtesit e ligjit, aty ligji ka marre fund.
    Aty vepron vetem ligji i xhungles, ligji i luftes! Vrasja brenda oborrit te shtepise se vet e ish- deputetit te opozites Fatmir Xhindi, ekzekutimi ala Al Keida i ish- kryetarit te PDK-se per Malesine Madhe, Aleksander Keka, masakrimi barbar i gjykatesit te Vlores Kolombi ne mes te dites e ne qender te qytetit… e sidomos vrasja makaber e kryekomisarit shembullor Adem Tahiri ne krye te detyres e ne mbrojtje te shtetit jane nje sirene alarmi se Shqiepria eshte ne gjendje lufte.
    Nuk di cfare pret President i Republikes, ish ministri i Brendshem Nishani per dekretimin e ketij ligji kur lufta eshte shpallur e po korr per dite viktima gati sa ne ato vende ne lufte qe permenda me siper.
    Ka edhe nje rruge tjeter : te shpalle edhe de jure kapitullimin e shtetit shqiptar perballe krimit te organizuar, perballe Mafias qe ka kapluar qeverine, drejtesine, Shqiperine de fakto!
    Vetem per faktin qe asnje prej ketyre krimeve te renda kur ai ishte minister i Brendshem nuk u zbuluan e nuk u ndeshkuan do te ishte nje aresye madhore qe ai kurre te mos votohej e kurre te mos zgjidhej President i Shqiperise, pavaresisht se e pat lavderuar edhe Edvin Rama ne hajgaret e tij ne Twitter. Si mundet te zgjidhet President nje kryepolic i paafte !

    Mesazhi i ekzekutimit te Adem Tahirit

    Cfare bie ne sy ne njoftimet e drejtuesve te policise shqiptare per krimin e fundit – ekzekutimin e kryekomisarit Adem Tahiri, nje djale flori , nderi i Malesise se Gjakoves, te ciline njoh qysh prej te pakten 30 vjetesh si nje nga djemte me te mire te kesaj treve!?
    Vrasesit e tij kane mbi kurriz nje thes me krime e nje arsenal armesh sa per ti shalur lufte e per te qelluar simbolin kryesor te cdo shteti, policin, bil,,, bole kryepolicin e nje qyteze me shuem probleme si Shijaku!
    Ndersa kapen , arrestohen, burgosen dhe ekstradohen nga drejtesia e ligjzbatuesit syshqiponje amerikane prej maleve te Kolorados apo xhunglave te Florides kriminele e vrases shqiptare per krime para 10 15 vjetesh, policia shqiptare qe ka detyre paresore parandalimin, goditjen e krimit te sotem dhe kontigjenteve te tij, kupola e korruptuar e drejtuesve te policise dhe antikrimit shqiptar kujtohet te hape dosjet e arshivat e mykura te saj si kofini pas te vjelave, pasi kriminelet e terroristet ekzekutojne kryekomisarin apo policet e tyre e tyre ne krye te detyres e ne mbrojtje te shtetit ligjor!!!!

    Gjumi i rende i kupoles policore mbi dosjet e krimit

    A ka ku te shkoje me tej gjumi i rende i legjzbatuesve shqiptare mbi dosjet e krimit dhe mbi gjakun e pathare te viktimave te shumta te tij, perfshi edhe kolege te tyre !?
    A ka ku te shkoje me tej bashkepunimi dhe bashkejetesa me krimin!? Bashkeutore te mirefillte ne krim !
    Sot policia e shtetit vrapoi te njoftonte per arrstimin e njerit prej autoreve te ketij krimi qe per mendimin tim eshte nje akt terrori i mirefillte nga Mafia e krimi i organizuar!?
    E pastaj! Pese me hic ! A e ringjall ky akt i vonuar, ky veprim si kofini pas te vjelave Adem Tahirin!?
    ” Jo po ne i arrestojme, ua qepim dosjet… e Prokuroria, gjykatat e lirojne ! Ua mbyllin ceshtjet, ua humbin dosjet , ua prishin provat ! Eshte plotesisht e vertete dhe pajtohem me policine deri diku!
    Deri ku !? Deri aty sa ata bashke me dorasin, bashke me autoret e krimeve e vrasjeve nuk arrestojne cilindo prokuror apo gjykates qe liron vrases te tille, por bashkepunojne me ta duke mbushur perdite thesin e krimeve te reja, sic ndodhi dje ne Shijak, sic ndodhi pardje ne Shkoder, sic ndodhi parpardje ne Korce apo Sarande … sic po ndodh perdite e pernate ne mbare Shqiperine ne gjendje lufte te pashpallur.

    Thaset krimeve dhe thaset e parave mbushin njeri- tjetrin !

    E ndersa kriminelet mbushin thaset e krimeve , nje grusht prokuroresh e gjykatesish te sterkorrutpuar nga shkalla me e ulte e deri tek shkalla me e larte mbushin thaset me paret qe u paguajne kriminelet dhe Mafia e krimeve te organizuara…
    Po hajde ku ti gjejme, hidhen avokatet e krimit !!! Hajde avokate krimi hajde! Po shihni me cfare makinash udhetojne ! Shihni ku u kalojne e pushimet e ku shtrohen ne dreka e ne darka…. Llogarsini sa prej tyre vijne nga pagat, rrogat, honoraret…. Te tjerat jane prej krimeve !
    Pa kontrolloni vilat e tyre, te doganiereve, te tatimoreve, te deputeteve, te ministrave, te familjeve te tye qe konkurojne me ato te sheikeve arabe apo multimilionereve amerikane dhe beni llkogarite nga u erdhen a nga u derdhen! Kollaj fare per te shkuar tek rrenjet e simbiozes shtet antishtet, drejtesi Mafi….
    Arrestoni bashke me kriminelet perserites e sterperserites edhe liruesit e tyre sterpersrites… Nje dy… pese, dhjete e shikoni se kjo dukuri brenda nje viti do te marre fund! Kjo do ti jepte fund bashkautoresise ne krim, korrupsionit ne cdo hallke te drejtesise e te shtetit… Perndryshe shteti ligjor ne Shqiperi jo vetem nuk ekziston por as nuk do te vendoset kurre !
    Edhe me shume se ky Krasniqi qe i ndihmoi ekzekutoret te largohen nga vendi i krimit i kane ndihmuar ata prokurore e gjykates me emer e mbiemer qe kane nenshkruar ne mbylljen e dosjeve te tyre te vjetra, ne pafajsine per krime ne flagrance e ne syte e dhjetra shqiptareve!
    Ata duhen arrestuar dhe ndeshkuar ashper per lirimin dhe mbylljen e e ceshtjeve penale te ketyre krimineleve te pashpirt e terroristeve cnjerezore. Kushdo ndihmon nje kriminel, vrases e terrorist eshte edhe me i keq se ata!

    Nderim per nje djale qe nderoi Malesine e Gjakoves

    Asgje nuk do ta ringjalle e sjelle prane femijeve, bashkeshortes, prinderve, te afermeve , shokeve e miqve Adem Tahirin! Por ama e kemi perdetyre te lehtesojme plaget e tij duke e cuar drejtesine ne vend.
    Adem Tahiri u vra por nuk vdes kurre ne zemrat e tyre sepse u vra per te mbrojtur jeten, te drejten tone thelbesore te njeriut e te shokeve e vartesve te tij – ate te jetes
    Nder e lavdi kryekomisarit Adem Tahirajt , nderi i Malesise se Gjakoves ! Drite i paste shpirti dhe jeta e tij prej dragoi e shqiponje malesie e drejtesie.
    Perulem me nderim e mirenjohje para aktit dhe shembullit tend heroik Adem Tahiri! Ndaj dhimbjen me njerezit, shoket e miqte e tu Adem Tahiri!
    Adem Tahiri – Deshmor i kombit !

    1. Alpini says:

      Repliken per Agim Degen e kam postuar si replike ke komentuese ama.U lutem moderatorevet nqs ka mundesi te bejne spostimin e ne se jo te kuptohet nga lexuesit.gjithesesi ju faleminderit.Alpini

  10. emigranti says:

    eshte shume e logjikshme komenti i anma..kush merr vsh pak se si punon poicia e kupton se ketu nuk kemi me nje vrasje ne detyre apo per shkak te detyres..kuptohet qe shefi i policise ka qene i vetem e mundesia me e madhe eshte nje zenie per prishje pazaresh…te dy e kane njohur mire njeri tjetrin,,,se nuk ka mundesi qe nje person me precedente dhe vepra te kryera kriminale te mos e njof shefin e policise se qytetit ku jeton..fatkeqsisht ne shqipri vazhdon politika korruptive e nepotiste e emrimit te kuadrove sidomos ne polici e drejtesi..ashtu si ne periudhen e pare te qeverisjes se berishes e me vone te nanos,,kush paguan me shume apo kush ka nje lidhje me politiken,,mund te emrohet ne detyra kyçe e ne vende ku mund te favorizoje kontrabanden e krimin…dikur per tu emruar komandant policie ne kapshtice..kakavije apo shef komisarjati ne vlore,,gj,rokaster,,durres,,pogradec..etj i paguheshin agim shehut,,agron musarajt shuma te majme deri ne 500mije dollare..sot fatkeqsisht vazhdon e njejta politike emrimesh..ne kohen kur ishte minister petro koçi..shefat e rendesishem te komisarjateve i zhgjdhte nje tr Afikant dr oge si FATMİR KAJOLLİ,,sot i zgjedhin njerzit qe jane prane oborrit te sulltan berishes…dhe ata police te ndershem e profesional ngelen gjithmone ne pune periferike…siç eshte thene ne nje mbledhje te krerve te larte te FBİ……qe çdo shtet ka mafjen…ndersa mafja shqiptare ka shtet..dhe ky eshte shteti i sotem shqiptar i kapur ne te gjitha qelizat e tij nga llumi i sali berishes……

  11. Aleluja USA says:

    O Agim Dega nga New Yorku,ngadal mos e mer me te perpjekur,sa te kemi burrin e shtetit Sali shqiptaret jan te siguruar,kete e ka thene vete z.Arvizu,bile ai shtoj se populli eshte i koruptuar,jo qeveria e madherise se tij burrit te shtet-leshit.Here tjeter mendohu pak me thell qe te mos gabosh.Falenderime.

  12. Dorian says:

    Eshte futur ne Gjykaten e Larte tani edhe avokati i krimineleve Artan Zeneli i cili eshte i perfolur edhe per rryshfete. Te vdekurit e Gerdecit po kelthasin per drejtesi kunder avokatit te krimineleve Artan Zeneli.

    Mjer njerezit per plehrat e ndyra me te cilet kane te bejne. Po plehrat e ndyra e kane vendin tek plehrat dhe aty do te perfundojne shuuuuumeeee shpejt.

  13. lali says:

    Keta jan njerezit qe kan kapur popullin SHqipetar per fyti e nuk dua ti quani komunista,e as Zogista,por kriminel ne duart e krimit ekonomik.Nje e nga nje te gjith jemi te pa fuqishem para tyre ,mendoni se neser ju takon famijjes tuaj ti ket zen rugen,ketyre kriminelave.

  14. I-Liri says:

    Nga ndjekja me kujdes e lajmeve, ceremonise se te ndjerit, komenteve dhe sidomos levizjeve te PUSHTETAREVE, duket se leviz ne ajer nje shqetesim. Djegja e kriminelit. Ishte njeri i pushtetit. I duhej pushtetit. I duhej Olldashit. I duhej Palokes. I duhej Kokes. I duhej SRB-it. Ja kishin nevojen per me vone. U nxitua qe vrau… Megjithate ngushellohen se kane te tjere kriminele ku te mbeshteten… Dhe ata jane aty, verdalle, te gatshem. KUR TI THERRASE PARTIA….

  15. artan says:

    ilir xhakja je njesh un e njoh mir ilir xhaken se kam qen ne nje burg me te dhe esht shum njeri i mir …… i uroj lirim sa me te shpejt. ….. . sa per kryekomisarin ishalla merr edhe shum te tjer nga mbrapa. por kete rradh pushtetar te medhenj. …… do jau kthejme shtetin permbys me keq se ne1997. …..a se harrova ja qifsha ropt kush e shan xhaken se kshu jeni ju te shani mbas shpine legena

  16. nastradini says:

    DERI KUR KESHTU?

    Sepse tragji-komedia berishiste e kriminelit me proteksion demokratik Dritan Dajti nuk ka perfunduar akoma dhe gjaku i policeve te vrare nuk eshte fshire akoma. Ki kriminel more eshte i Olldashit te Dashnor Mamaqit, ai kriminel ishte more eshte njeriu i Saliut te Partise se Punes. DERI KUR KESHTU? Se ne fund te fundit po vriten njerez si zogj pule. Krimineli horror thote se e vrava SHEFIN e POLICISE, ngaqe me ndaloi makinen, media thote se e vrau se donte t’i arrestonte nipin kriminel te nones. Alpinet e squte thone se mire ja beri qe vrau kryekomisarin e pushtetit, se ishte karaduz i korruptuar dhe se vlnjatet do t’i vrasin te gjithe nje nga nje si zogj pule. DERI KUR KESHTU? Jeta e njeriut do te konsiderohet ne Albanine e Saliut si jeta e nje ZOGU PULE? Qe te mos flasim me teper per jeten e nje KRYEKOMISARI POLICIE?

    DERI KUR KESHTU?

  17. olldashi says:

    per sa te jete olldashi ne qeveri vetem krime ka ne sukth mrapa ai do shkoj per lesh me tv sali burishen zhozin lulin

  18. d.ademi says:

    e tmerrshme ishte kur degjoje ulurimat e olldashi duke mbrojt pronaret dhe duke share grabitesit e pronave te tyre por ky kelysh eshte nipi i sekretarit te pare te durresit dashnor mamaqi njeri nga grabitesat qe ai shan sot dhe kujton se nuk e dine njerezit se nga cila klase e ka origjinen e tij komuniste

  19. muzapopullore says:

    Sokol Old Ass Hi eshte nobelist i poezive erotike te frymezuara nga Ariana e Fullanit. Seshpejti kryetar i PeDe-se
    Votoni per te dhe jeta juaj eshte e sigurt (ne varreza) Rrofte Old Ass Hi

  20. d.ademi says:

    Kreu Kultura Ministri Sokol Olldashi dhe poezia e tij erotike

    Ministri Sokol Olldashi dhe poezia e tij erotike
    e Diel, 13 Nëntor 2011 21:34

    5
    (5) TË FUNDIT NGA RUBRIKA

    Ferizaj, inagurohet shtatorja e dëshmorit Rexhep Bislimi

    Kosovë, marrëveshje për bashkëpunim kulturor me Gjermaninë

    “Doctor Honoris Causa”, Universiteti i Prishtinës nderon Noel Malkolm

    Kadare, Çmim për “humorin e zi dhe ironinë Kafkiane”

    Festivali i Venecias, Luani i Artë për filmin “Pieta”
    Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me kryeartikullin “PD nxjerr në treg poezitë erotike të Sokol Olldashit”, duke zbuluar një tjetër fakt intersant në panairin e librit.
    Aty fshehur mes librave, edhe për shkak të 15 vjetorit të revistës “Mehr Licht” e autores Mira Meksi, dalin të tjera krijimtari artistike. E duket që politikanët shqiptarë kanë zell për të shkruar poezi.
    Në fakt, në revistën letrare të përkatërmuajshme, të nëntorit 2011, sipas asaj që shkruhet në kopertinën e revistës, na vijnë poezitë e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi. Funksionari i lartë i Partisë Demokratike nuk ka shkruar as roman, as rrëfenjë politike, por thjesht, një poezi erotike, ndoshta ndoshta, edhe tek perversja.
    Një nga poezitë të publikuara

    Mos u merakos, e dashur
    Nëse do të kemi uri,
    Gjoksin tënd do të hamë,
    Njërin unë, tjetrin ti
    E nëse s’do të ngopemi,
    Kofshën tënde të bardhë
    Krahun tim të fortë.
    Më vonë,
    Testet e mia e mitrën tënde
    E nëse serish s’do të jemi

  21. d.ademi says:

    Mos u merakos, e dashur
    Nëse do të kemi uri,
    Gjoksin tënd do të hamë,
    Njërin unë, tjetrin ti
    E nëse s’do të ngopemi,
    Kofshën tënde të bardhë
    Krahun tim të fortë.
    Më vonë,
    Testet e mia e mitrën tënde
    E nëse serish s’do të jemi
    ngopur,
    Kraharorët e njëri tjetrit
    do të çajmë
    Me dhëmbë
    E në grahmat e fundit
    Do të kafshojmë
    Zemrat.

  22. Nasuf Alibej says:

    Ngushellime familjes se Policit te vrare.
    Duke gjykuar nga deklerata per shtyp e policise dhe nga komentet ne kete faqe, KJO VRASJE VJEN ERE E KEQE.

  23. ismet kuqi says:

    ky Olldashi paska fantazi kanibaleske. Te mjeret ne kush na e drejton kete shtet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje