Në një publikim të qendrës së analizave, Këshilli Evropian mbi Marrëdhëniet me Jashtë, ECFR, analisti politik Dimitar Bechev tërheq vëmendjen për harresën e Ballkanit nga Bashkimi Evropian, për shkak të krizës ekonomike.
“Periferia e periferisë”, e përshkruan Bechev vendndodhjen e rajonit, me ekonomi fort të lidhura me vendet problematike të BE-së, të cilat në këtë moment përballen me rritje të ulët ose negative, e njëkohësisht me rritje të papunësisë.
“Greqia, dikur një prej shembujve të rajonit, sot paralajmëron për rreziqet e evropianizimit pa transformim të thellë. Anëtarësimi në BE mbetet popullor në vendet e Ballkanit, por atje elitat flasin shpesh me gjuhën e BE-së, pa bërë punën”, qorton analisti Bechev nga ana tjetër.
Në lidhje me ecurinë e vendeve të rajonit drejt BE-së, Shqipëria renditet në pistën e ngadaltë. Analiza nuk kursen kryeministrin shqiptar dhe disa homologë të tij.
“Perspektiva duket edhe më e zymtë në pistën e ngadaltë. Në Shqipëri, Bosnje dhe Maqedoni, elitat politike i bëjnë premtime boshe BE-së, por as e kanë ndërmend të ndërrojnë rrugë për të shpejtuar procesin. Kosova, e cila nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në, nuk e ka nisur ende rrugën evropiane. Kapja e shtetit dhe ndasitë me rrënjë të thella politike dhe ndëretnike përbëjnë pengesa të mrekullueshme”, vlerëson Bechev.
“Është e vështirë të shohësh metodën e BE-së, të karrotës dhe të shkopit, të funksionojë mbi udhëheqës të pushtetshëm lokalë si Nikola Gruevski, Sali Berisha apo Milorad Dodik, motivimi parësor i të cilëve është përforcimi i pushtetit në një klimë politike gjithnjë e më pak konkurruese”, evidenton ai.
Publikimi prej 10 faqesh i qendrës së njohur të analizave, i vlerësuar si “i shkëlqyer” nga “The Economist”, rendit një sërë rekomandimesh për të ringjallur politikën e zgjerimit me Ballkanin, jo nëpërmjet rrëfenjave të luftës, por nëpërmjet ekonomisë, si dhe për të rritur ndikimin për transformime të vërteta demokratike në rajon.
EUROPA e ka gabim qe perdor KAROTEN DHE SHKOPIN me saliun…—- duhet LEKET DHE SHKOPIN….. VETEM LEKU e terbon SALIUN ,,,, si ngjyra e kuqe demat ne spanje…..çlidhje KA morali me politiken??????????????çlidhje KA hajduti me vjedhjen..????? çlidhje ka vitgjeria me KURVERINE??????????? UNE NUK E GJEJ DOTE,,,, KA NDONJE QE E DI???????????? PLLIS SER
Është e trishtueshme,dëshpëruese të humbasësh kaq shumë shanse për anëtarësimin në BE.22-vjet,-22 shanse të humbura…!Humbja ka një emër të përveçëm,S.Berisha,i cili po bëhet gjithmonë e më i urryer për kombin….(hiq 5%…të shqipfolësve…!)!
Berisha erdhi ne krye te PD si nje mashtrues, ai ishte nje komunist i terbuar, agjent i Ramiz Alise. Me te marre oushtetin ashtu si e kisdh keshilluar Ramizi, rrembeu pronat e ligjshme, passuroi klanin dhe familjen dhe shkaterroi shqiprerine, Shikojeni ne cfare gjendje eshte bujqesia shqiptare, qe do te ishte so me ferma moderne e pu ne per shqiptaret qe punojne ne vendet fqinje me frike e te percmuar si te ishin skllever. Beisha te ike sa me pare.
O Sali Berisha
Se cme nxore malle
Porsi Enver Hoxha
Doren se ce mban
Per nga veprimet
E imiton mire
Po ne praktike
Kurr s’ke per ta arrire.
ANALIZE : Si eshte e mundur qe nuk ka asnje ” rekomandim ” per OSBE – ne ???
Si eshte e mundur qe gazeta e njohur ” The Economist ” nuk jep asnje informacion mbi fitimet qe pati z. Woolfsprapth nga shitja e pikturave te Vangjush Mios qe ai i vodhi ne Korce ???
Kjo shprehja ” Periferia e periferise ” si duhet kuptuar ?
Periferia Shqiperia eshte lene ne doren e Mafias ? Qe gjithe keto perfaqsues te BE ne Shqiperi jane periferike mafioze ???!!! Qe dine me u marre vetem me plehrat ???
Artikull i shkelqyer dhe me shume vlere pasi u tregon se kush jane perfaqsuesit e BE ne Tirane !!!
O fytyre e qelbur,,,,, Mallkimi i ketij populli mos t’u ndafte ,ne femijet e tu e pagofsh sa me shtrenjte ,,,o Qen bir qeni
”NJE BOT DY LLOJ DEMOKRACISH”
Ne masen e gjere te popullsise jetegjatesia e nje lideri ne pushtet, barazohet me forcen dhe diktatin qe ai vendos mbi pjesen tjeter te shoqerise, duke filluar qe nga diktati mbi llojin e vet, por kjo vlen per shoqerite qe kane nje munges te theksuar te autokontrollit, kjo vlen kryesisht ne shoqerit kanunore, por qe realisht nuk kane lidhje me shtetin moderrn.
Ne praktiken boterore dy jane modelet kryesore te “qeverisjes DEMOKRATIKE” dhe te jetgjatesise ne pushtet te nje lideri apo klase politike. Njeri prej modeleve te qeverisjes dhe mbajtjes gjate te pushtetit ne vendet perendimore ku si rast tipik merret qeverisja 12 vjecare e Toni Blerit, nje qeverisje e sukseshme , e bazuar ne reforma te thella, ne reforma ne te gjitha fushat e jetes, ne te gjithe sektoret duke patur si lokomotiv te qeverisjes zhvillimin e vrullshem ekonomik, pra ne thelb kryeministri ne fjal ndoqi politiken e mbeshtetjes se bizneseve te medha te cilat ngrinin pesh ne punesimin e vendit, rritjen e mireqenies se pergjithshme e respektivisht dhe ne GDP-ine e vendit mbreteror.
Ndersa modeli i dyte qe eshte tipik per vendet ish komuniste, tipik per vendin tone, e bazon jetgjatesine e drejtuesit, ne strukturen korruptive qe ngrihet nga liderat ne fjale, sipas parimit te njohur”HANI SA TE DONI, MJAFTON TE JENI BESNIK NDAJ MEJE”. Ky model i dyte e kap shoqerine ne te gjitha nivelet, zhvillimet nga klasa ne pushtet paraqiten ne masat e gjera nepermjet mjeteve propagandistike si marramendese, popullit te thjesht i behet lavazh truri. Klasa drejtuese pasurohet gjithmon e me shume ndersa shumica e popullsise varferohet deri ne skamje, korrupsioni behet i pranishem gjithandej, jonormalja ne shoqeri fillon te duket normale, antivlera kthehet ne vler dhe behet nje prishje e ekulibrave shoqeror aq sa arrihet ne dilemen e pergjithshme: Ceshte e moralshme, kush e vendos cila eshte e moralshme dhe cila jo? Madje me keto taktika vritet shpresa, vritet besimi, i hiqet njerezve e drejta per te besuar pasi te gjithe u duken njesoj.
E pra ky eshte ndryshimi ndermjet, demokracise perendimore dhe asaj shqiptare. Te pakten dhe ne mendojm se kemi demokraci.
NGA: Adriatik Lapaj.