Gjykata lë në burg Nazime Vishën

15 Shtator 2012, 12:02Politika TEMA

Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masën e arrestit për Nazime Vishen, të akuzuar për vrasjen e shtetasit Fiqiri Muça. Me këtë rivlerësim të masës së sotme të sigurisë, gjykata lë në burg pa afat 18 vjeçaren. Ndërkaq gjatë seancës gjyqësore nga prokurorët është kërkuar masa e arrestit me burg për të pandehurën Visha, ndërsa rivlerësimi ishte kërkuar nga avokatët mbrojtës të 18 vjeçares, raporton Ora News.

Në seancën gjyqësore të 16 gushtit, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e arrestit me burg për 30 ditë për Nazime Vishen, vajzën 18 vjeçare, e cila ekzekutoi me automatik Fiqiri Muçën, me te cilin kishte lidhje intime, për t’i dhënë kohë prokurorisë të provoje krimin ose të sjelle prova të reja që rëndojnë të akuzuarën.

Nazime Visha akuzohet për vrasjen e Fiqiri Mucës me 13 gusht të këtij viti në Krrabë të Tiranës, ku ka zbrazur mbi viktimën pesë plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, e dyshuara lajmëroi policinë dhe rrëfeu gjithçka dinte për viktimën dhe historinë e saj tragjike që përfundoi në vrasje. 18-vjeçarja Nazime Visha thotë se motivi i vrasjes së Fiqiri Muçës ishte ndarja nga i fejuari, për të cilën ajo bën përgjegjës viktimën. Sipas saj, Muça përveçse e ka përdhunuar në moshë të mitur, ka tentuar ta trafikojë në Kosovë duke e mbajtur peng për 10 ditë në pyjet e Burrelit.

9 komente në “Gjykata lë në burg Nazime Vishën”

  1. gabi says:

    u bo nazmia si shehrezadja,,,,U bo VIP.

  2. Sokol says:

    Normal që do e lenë në burg,se po e nxorrën ……prite kur të palosi Fiqiriun e rradhës.

  3. kopani says:

    Shloni Nazimen mi ra kurenit.

  4. natyrisht says:

    natyrisht qe nazime do mbahet ne burg se lirohen mafiozet si xhakja me shoke.

  5. Zeni says:

    Le te kryeje denimin se e meriton.Te gjitha kurvat nje surrat kane thone se te duan kur e kane brenda dhe sapo gjejne nje tjeter me te mire te vrasin pa pike turpi per te treguar se jane te ndershme.Nuk e dime se c’u be me ate turkeshen qe kishte nje histori te njejte me Nazimen.

    1. Nadia Shabani says:

      Po po mbaheni ne burg Nazmijen dhe lironi kriminelet si Xhakja. Nazmija vrau per vetembrojtje, nuk vrau per qef por ne shqiptareve na pelqen ta diskretitojme femren dhe ta quajme ate si placke tregu ku mashkulli te kete te drejte te beje c’te doje me te. Keto jane tendencat e nje shoqerie injorante dhe pa zhvillim te vendeve patrialkale myslimane si lindja e mesme.Edhe tek ne keto ndjenja urrejtjeje dhe percmimi per femren karakterizojne edhe organet e prokurorise dhe gjykates. Fatkeqesisht Nazmijes i duhet te rrije ne burg se eshte nga familje e varfer dhe pa krah dhe nuk mund ta nxjerrin nga burgu se po te ishte ndonje mafioze nga familje me banim ne gjirin e Lalzit do te kishte dale per nje muaj nga burgu per vetembrojtje.

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE Shkatrrimi i qellimshem i sistemit gjyqsor nga ana e Sali Berishes eshte nje nder krimet per te cilat ai duhet te jape llogari. Ai e ka shkatrru qellimisht.
    Shikoni se cfare kombinon. Denon viktimat Denon edhe agresoret !!! Por fal agresoret qe i sherbejne atij !!!
    Me nje fjale mesazhi i sistemit te drejtesise se Berishes eshte :
    Nese nuk punon per mua une te shkatrroj !!!!

  7. emigrat usa says:

    nuk keni marre si e leni ne burg kete vajze te pafajshme hajde gjykate hajte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje