Loja e PS-së dhe PD-së me EMËRUESIN e borxhit publik

15 Shtator 2012, 19:57Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në takimin që PS-ja organizoi sot në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë për të demonstruar se sa keq po shkon ekonomia shqiptare dhe për t’u treguar shqiptarëve sesi mund të rilindë ajo, Mimi Kodheli dhe Shkëlqim Cani përmendën shifra tronditëse rreth borxhit publik – e para në lekë dhe i dyti në dollarë.

Kodheli tha se borxhi publik ka arritur mbi 800 miliard lekë dhe tregoi sesi ai është rritur nga viti në vit për të ardhur në këtë nivel. Ndërsa Cani tha se borxhi është dyfishuar gjatë qeverisjes së PD-së, duke përmendur shifrën 4 miliardë dollarë për shtesën.

Si shifrat e Kodhelit, edhe të Canit janë më se të sakta, por ato nuk janë të duhurat për të demonstruar problemin që kemi me borxhin publik – atyre u mungon emëruesi…

Është më se e vërtetë se borxhi ka arritur mbi 800 miliardë lekë ose që është shtuar 4 miliardë dollarë në 7 vjet, por edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është rritur rreth 5 miliard dollarë në 7 vjetët e fundit (kjo, sipas Bankës Botërore, jo sipas INSTAT-it).

Thënë ndryshe, eksponentët socialistë janë marrë vetëm me numëruesin e thyesës së treguesit relativ të borxhit publik, por jo me emëruesin.

Ndërsa PD-ja, nga ana e saj, nuk merret shumë me numëruesin, por luan me emëruesin. Meqënëse numëruesi i treguesit relativ të borxhit publik është një numër lehtësisht i verifikueshëm, eksponentët e PD-së përdorin shifrat e INSTAT-it për të fryrë emëruesin – PBB-në. Dhe bëjnë si bëjnë, e raportojnë borxhin publik pak më poshtë se 60% të PBB-së, që është edhe tavani ligjor i borxhit publik.

Ndërsa Banka Botërore dhe FMN-ja rekomandojnë që tavani të jetë 50%…

http://respublica.al/artikuj/2012/09/15/loja-e-ps-se-dhe-pd-se-me-emeruesin-e-borxhit-publik

16 komente në “Loja e PS-së dhe PD-së me EMËRUESIN e borxhit publik”

  1. kalorsi i zi says:

    Faktualisht, numuruesi analizohet dhe pyetja qe del, perse eshte rritur keto vite ? Jane investuar per stabilitetin dhe zhvillimin e emeruesit ? Ne cilat segmente ? etj etj.

  2. QOFTEXHIU says:

    ZALOSHNJA,P.D LUAN ME EMERUESIN,PS ME NUMERUESIN NDERSA TI NUK PO NXJER DOT HERESIN.’HERESI’ ESHTE ‘INVESTIMI,RRITJA’

    1. banka boterore says:

      o qoftexhi, heresin s’ka pse ta gjeje zaloshnja i shkrete, e ka llogaritur banka boterore. NUK DUHET TE JETE MBI 50%. prandaj nuk i dha 300 milione dollare kredi berishes kur e kerkoi. po ti vetem qofte di te besh, po s’ka problem, e ke nga padija…

      1. Argita_B says:

        Banka Boterore nuk eshte reference absolute mbi toke. BB-ja nuk eshte profeti i cili do te na gjeje te ardhmen tone, as Nene Tereza qe se ze gjumi per ne kur Shqiperia shkon keq.
        Ne vende si Franca, Italia, Belgjika…borxhi eshte rreth 80% i PBB, ne Japoni mbi 200% dhe keto vende vazhdojne te kene notat me te mire nga agjensite financiare!
        Mos harroni se me energjitiken shqiptare, eshte mare eklyzivisht BB-ja keto 20 vitet e fundit, dhe sot, me profetine e BB-se Shqiperia importon me teper se 40% te energjise elektrike.
        Pra nuk do te thote se BB-ja vendos se duhet te jete 50% i PBB-se borxhi shqiptar dhe duhet mare si profeti.

  3. xha Jaho says:

    Zaloshnja,

    nga keto qe shkruan ti ose mendon se lexuesit jane komplet idiote, ose ti i shkruan keto gjera mbas darke pasi ke hedhur ca gota.

    Ku e ke fjalen, cdo te thuash? Cili eshte “emeruesi” ne ekonomi, po “numeruesi”? Nga ty lexon nje faqe dhe pyet veten “ku e ka llafin ky njeri?”. Keto shkrime te japin pershtypjen e nje nxenesi te klases se 6-te.

    1. kalorsi i zi says:

      Qellimi i Zaloshnjes me kete lajm nuk eshte te na tregoje ‘ekonomine’ dhe rezultatet ,,,.Jo paqellim dhe thjeshtesimi i ekuacionit emerues/numerues per te na treguar mungesen e seriozitetit te politikaneve tane perballe rezultatit final.

  4. nastradini says:

    BOLL ME KETO PERQINDJE LEDHATUESE DHE SHIFRA MASHTRUESE!

    Mire e ka “zbuluar” Zaloshnja-Analisti, qe PS-ja punon vetem me numeruesin dhe PD-ja punon vetem me emeruesin e shifrave te borxhit dhe prodhimit, por do te beje mire te degjoje edhe nastradinin, qe te mos bjere ne GROPEN e “zbulimeve” te veta matematike me numerues te kuq dhe emerues blu. Sic i ka ndodhur shpesh ne historine e parashikimeve te tij famoze, sidomos per zgjedhjet alla albaneze kuq e blu. Sepse ketu menjehere lind pyetja themeltare:

    CFARE PRODHON SHQIPERIA E SALIUT SOT?

    “Energji elektrike, nafte brutto, minerale e me the te thashe” do te pergjigjeshin menjehere nga nga INSTATI, pse jo edhe nga Banka Boterore. Lazaratasit do te shtonin: “Por ne prodhojme edhe Kanabis Sativa te cilesise se larte, qe respektohet shume ne rajon dhe Bote.” Qoftexhinjte do te thonin te ofenduar: “Por ne prodhojme edhe qofte taze, qe i hane te gjithe, por shesim edhe birre me krikell, qe e pijne te gjithe, prandaj mos na harroni!” Por nastradini megjithate do t’u pergjigjej dhe do t’i thonte Zaloshnja-Djalit se Shqiperia e Saliut sot nuk prodhon asn edhe nje GOZHDE. Qe te kete me se te mburret me marken MADE IN ALBANIA. Se ujin e HEC-eve e ka nga Zoti, sic ka edhe naften dhe kromin. Kanabisin e ka nga trimeria e guximi i banoreve te Lazaratit dhe mishin e qofteve e ka nga importi. Nga vjen atehere rritja famoze e prodhimit GDP, qe Zaloshnja-Djali e mat me miliona USD? Se uji i Zotit eshte sa ishte 7 vjet me pare, se nafta dhe kromi i Zotit eshte me pak se ishte 7 vjet me pare, por edhe kanabisi i Lazaratit nga rrethimi i policise vigjilente eshte me pak se ishte 7 vjet me pare kur Fatos Nano i kishte dhene kartblansh lazaratesve te benin c’te donin. Atehere si keshtu? Qysh keshtu? Na qenka rritur prodhimi GDP ose PBB albaneze me 4 miliarde USD apo dollare amerikona? Mos eshte lajthitje e zotit Zaloshnja? Jo more jo se e ka thene edhe INSTATI i pavarur, por e ka thene edhe Banka Boterore, qe shifrat i mer nga INSTATI i Saliut. Atehere nga dalin keta 4 miliarde USD, qe shqiptaret nuk i kane pare me sy? Ketu gabon edhe zoti Zaloshnja-Djali sic ka gabuar shpesh ne historine e tij te parashikimeve GALLUP albaneze. Sepse keta 4 miliarde rritje famoze te GDP apo PBB si ta doje qefi i Zalonshja-Djalit jane nga rritja e cmimeve per keto 7 vjet vend numero te biznesit shqiptar, sidomos te sektorit me kryesor, atij te ndertimit. Sepse 7 vjet me pare me nje LEK beje nje meter rruge asfalti, tani me nje LEK nuk ben dot as edhe nje milimeter. Prandaj edhe nastradini i thte Zaloshnja-parashikuesit te situatave:

    BOLL ME KETO PERQINDJE LEDHATUESE DHE SHIFRA MASHTRUESE!

    qe Saliu i vertit si nje MAESTRO i vertete.

    1. tosi nones says:

      Sa gjate i paske rene o Nastradin…nga keto shifrat qe ka dhene zaloshnja ketu, llogaria eshte e thjeshte: borxhi ka qene 50% e PBB para se te vinte Saliu ne pushtet dhe tani ka shkuar 60%. BB dhe FMN-ja i thone ktheje te 50%, por Saliu vazhdon merr borxh se do me i fitu prape zgjedhjet…

      1. nastradini says:

        O Tozi-Miku i Lokes, por nuk ke mare vesh fare gje nga matematika e mashtrimit. Se perqindja – % te ledhaton, por njekohesisht te mashtron. Sepse degjo ketu mue, nastradinin o Tozi-Miku i Lokes: Kur pjeston borxhin e Saliut ne LEKA me PBB apo GDP ne amerikonce prape ne LEKA qe eshte prodhimi vjetor i Shqypnise sone dhe e shumezojme me 100 perftojme nje % te bukur si kukull, pershembell 60 %. Bota thote eshte shume uleni ne 50 % qe te jeni te nderuar. Por Bota harron, qe Greqia kete shifer e ka me mije here me te larte dhe Bota prape e nderon shume Greqine. Bile me shume se Shqiperine pernga ndihmat financiare qe leshon. Dhe si Greqia ka shume te tjere. Pse keshtu? Si keshtu? Mund te hidhesh perpjete zgupthi ti. Pse na i punojne keshtu ne, shqiptareve? Ta thote nastradini o Tozi i Lokes. Sepse Shqiperia e Saliut nuk prodhon asgje, bile as edhe nje GOZHDE. Dhe rritjen e prodhimit e ka me shume nga rritja e cmimeve ne Bote. Me fjlae te tjera para 7 vjetesh shqiptari 10 tranguj i shiste nje LEK. Sot pas 7 vjetesh lulezim ekonomik berishist ky fshatar, qe te mbaje frymen gjalle ne PARAJSEN EKONOMIKE te Saliut e shet nje trangull nje LEK, qe do te thote se 10 tranguj i shet per 10 leke. Qe sipas INSTAT-it te Saliut dhe respektivisht te BB dhe FMN prodhimi shqiptar i matur ne LEKA eshte rritur 10 here. Oh sa mire me ken shqyptar! do te thoje ti o Tozi i Lokes duke pare shifrat e rritjes ekonomike. Por nastradini do t’i thonte te gjithe shqiptareve: “Mos u mashtroni o shqyptare nga perqindjet ledhatuese dhe shifrat mashtruese por pune, pune nate e dite qe te shihni pakez drite!” Por nuk guxon ta shkruaje zyrtarisht ne TEMA sepse SHUKUSH do ta replikonte menjehere fet e fet njesoj si Naim Frasherin nga Stambolli: “O nastradin te vije vete, qe te shihje turnin e trete me Sali Komunistin krejt si MBRET!”

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Zaloshnja, ku I merr raportet e PBB-se Banka Boterore?!?! Ai I merr nga Banka Shqiptare se menyre tjeter nuk ka apo jo?!! Se na thoke ata nuk bazohen tek shifrat e INSTAT-it por I nxirrkan magjikisht..Qeverri e kapitulluar…

  6. O milet!... says:

    O milet I dashur, Mos u hallakat!
    Shkurt: Banda Xhahil-MM( e Mostrave Mafioze) dy krenore (Shpellar & co, edvin& co) po na rrjep per s’ gjalli dhe po na zhyt ne borxh Deri Ne fyt!
    C’i ndodhi Greqise nga borxhi ( qe Evropa bente sikur s’diti )?
    Po I marrin ishuj…
    Ne cfare do na ndodhe?
    Ajo qe ka fillu: grabitja me themel e pasurive sh. Medha Te Shqperise!
    Nuk flitet me per Sazan, Karaburun… Bregun, Malet…tunele( per bazat ushtarake)
    por per pasurite kombetare Si Nafta, UJRAt, minierat, portet….Qe me ligj Nuk lejohet Te shiten,
    (si ne cdo vend Qe ka SOVRAN le Jo Dele/ xhahil & BQ!)
    A Nuk po I degjoni daullet e Grabitjes se Madhe o deeeeeele?!
    TYMi I doli Greqise Jo me Shqiperise!
    Per Delet kuq dhe deledashet blu:
    Kur Ta bejne kete, e ka fajin Banda APO dy kopete blu e kuq Qe bejne tifozllik per MostwrKuqin a
    MOSter-BLUuhin, meqe keta u hedhin ndonje kellire- kocke?!
    Vetja na shpeton o Te urte e o ju deeeeeeeeele xhahile!
    Se ka Kaq shume deeeeele, Kurvat e MOTIT po na cfarojne edhe me Plehrat e tyre;
    me ket ky çfarim Shembullor & omel-bute, o dele!
    E meritojme o deledaSher!
    Fajin e ka Banda Dykrenore APO SovrAni – deledash Qe kendon kongen Kuqe Zi!
    Eh mor 100 vjetor Kanibalizem, o dele!…
    O milet, Mos u hallakatni (Prej Daulleve Te KURVAve ( Te MOTIT) Te medha e Te vogla) !!!
    O milet, bashkimi ben fuqi! Po me pare: dija, informimi. Xhahilizmi po na con Ne gremine!
    Ta thane Shqip Qe jeni Ne buze Te gremines!

    Vetja na shpeton o Te urte e ju o dele!
    Te gjithe kunder TIRANISE 70 vjecare!

  7. Po, Emruesi I perbashket eshte: Mostra Dykrenare Kuq e Blu,
    per 100 vjetor po na con Ne gremine/ cfarosje.
    Si çifutet Ne furrat e gazit;
    Cifuteve u moren arin e xhevahiratet dhe i dogjen ne furra, po ene shqiptareve po ashtu i moren ar e xhevairatet ( ari 44s shkoi per Angline e ca Te tjere, bashke me Arin Qe mori Italia ne 39, dhe ja vune Zogut; e ka thene ai palloi Leka Zogu te fevzo(Koran pasha), ari & xhevaire( me vlera te pallogariteshme, edhe vlera numizmstike….tregojne perkatesine etnike etj) qe mblodhi banda e hoxhes shkoi ne Jugosllavi e Rusi, e tonelatat e TYRE ne bankat e Zvicres etj, i futen ne Zvicer demek per t’i kishin per dit te keqe te demek-Revolucionit Popullor (xhahili BBalluku e hengri per firmosje etj Te depozitimit. Seeeeee,BandesKuqe i hapej barku per drejtesi, barazi…. Marksizme, o enveriste!!!)
    A mos bugajski lidhur me ket ‘Aksham- Pazar’ I dha aq nderime & falenderime te nxehta nexhmije kanibales?
    Po ene e percollen Pa I hy gjem Ne kome Hijenes ramiz & co?!
    Vetem Holokausti cifut ka fuqi Te nderohet….)
    Dhe, Vij Te grabitja e fundit: ajo qe boni nje katunar me gamor Ne Hapsanet e shtetit Te Mostrave!!!, po qe e di i modh e i vogel qe edhe ky shkoi te shoket!
    E Pupac- Mostrat tona, per keto e tjera sekrete qe kane marre dhene,
    kercenojne qe i kane ne Dajt, ne Austri…
    E prandaj kena e do kena KETA kurvaMostra pupace xhahile: Yje Ne Ngjitje, na e thone haptas!
    Permbledhje:
    Çifutet i dogjen ne furra, per 3 vjet,
    shqiptaret i dogjen dhe i djegin ne gazin e furrave (Te djegies se Plehrave pas 50 vjecarit Te Furrave Te Komunizmit dhe 22 vjecarit Te Demonkracise: NeoKomunizem +Fashizem +Anarki mafioze+ Grabitje e skllaverim).
    Po na e thone acik, Qe Ne 100 vjetor arritet Ne buze Te gremines,
    Tani do ju marrim Naften, Minierat etj., Qe tju nxjerrim ( se ju dum shuuuuuume, per skllever)
    Ne CFARe bejme?!
    Gjithe diten knee e Valle kurvash e cingijesh, e lloqe Ne Kafsheve: Boje Zot enderr!!!
    Nje qenie xhahile eshte e destinuar te cfarohet!
    Liria fitohet me sakrifica, Nuk dhurohet!

  8. Frrok Qupi says:

    Zaloshnja flet per te mos thene asgje. Ky na hidhet nje here tek politika, nje here tek sondazhet, pastaj tek ekonomia, pastaj tek analizat e koalicioneve…Sa fakultete ke ber more Zalo?! Me gjase asnje, ke lare pjata andej nga Amerika dhe vjen na derdellit ketej duke kujtuar se shqiptaret jane ne epoken e gurit.

  9. Te mungon informacioni says:

    Qe nga momenti qe INSTAT nuk jep informacion te besushem,te gjitha jane hamendje.
    Asnje nuk eshte ne gjendje te mbledhe shumen e borxhit,prandaj dhe Zaloshnja merret me numerusin dhe emruesin.Debati mbetet, eshte kaluar kufiri ligjor i borxhit,apo jo?
    Politikisht e dime,ligjerisht kush e veteton!
    Zaloshja nuk besoi, nuk eshte ne gjendje,i mungon informacioni i sakte.

  10. elinor says:

    Dobet, Zaloshnja, shume dobet! Pjeses me te madhe te lexuesve u hapet goja mesatarisht 5 here ndersa lexojne kete analize 3 paragrafeshe!!

  11. paul volker says:

    duke filluar nga kodheli e cani, e duke e vazhduar me zaloshnjen dhe gjithe ju anonimet me siper, nuk jeni marre me problemin e vertete te rritjes se borxhit… borxhi eshte rritur 4 miliarde dollare qe te ndertohen rruge etj., per te cilat gjysma ka shkuar ne xhepat private te Sali & Company

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje